You are on page 1of 3

Alergjia në barna ndodh kur sistemi imun reagon ndaj

ndonjë përbërësi të barit duke shkaktuar një reaksion


alergjik. Edhe pse disa alergji nga barnat mund ta
rrezikojnë jetën, shumica e tyre janë të lehta dhe
simptomat tërhiqen brenda disa ditësh me ndërprerjen
e përdorimit të barit.

Nëse një herë keni alergji ndaj një bari, gjithmonë do të


jeni alergjik ndaj tij ose barnave tjera të ngjashme me
të. Alergjia në barna është pasojë e reaksionit të
dëmshëm të barit ose të efekteve anësore të tij, për këtë
arsye është e rëndësishme për mjekun që të përcaktojë
se në cilat barna pacienti është alergjik dhe të shmang
përdorimin e tyre.
Simptomat
Simptomat e alergjisë në barna janë të ndryshme, nga
të lehta deri në vdekjeprurëse:
Njolla, urtikarie, puçrra, fshikëza ose ekzema;
Kollitje, gulçime, sekret nga hunda, vështirësi në
frymëmarrje;
Temperaturë;
Nekroliza epidermale toksike, që përfshin fshikëzat dhe
luspimin (zhveshjen) e lëkurës;
Anafilaksa, që është reaksioni më serioz dhe nevojitet
trajtim urgjent.
Barnat që më shpesh shkaktojnë alergji
Secili bar mund të shkaktojë reaksion alergjik.
Megjithatë, penicilinat (ampicilin, amoxicilin) janë
shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë nga barnat. Po
ashtu alergji mund të shkaktojnë edhe sulfonamidet,
barbituratet, insulina, vaksinat, anti-konvulzantët dhe
barnat anti-tiroide.
Nëse je alergjik ndaj një bari mund të jesh alergjik ndaj
barnave të ngjashëm. P.sh. Nëse je alergjik në penicilinë
mund të jesh po ashtu alergjik në cefalosporina
(cefaleksin, cefuroksim etj.) Personat me AIDS ose lupus
mund të jenë alergjik në shumë barna të cilat e
rëndojnë sëmundjen.
Disa njerëz, në veçanti ata me astmë, kanë reaksione të
ngjashme me alergjinë ndaj aspirinës dhe ibuprofenit.
Këto reaksione nuk konsiderohen si alergjike pasi që
nuk e prekin sistemin imun, megjithatë janë shumë të
rënda te astmatikët.
Diagnostikimi
Mjeku e cakton diagnozën duke pyetur për barnat që i
merr ose i ka marrë i sëmuri, shëndetin para përdorimit
të tyre, simptomat dhe duke bërë ekzaminimin fizik.
Nëse nuk mund ta vërtetojë në këtë mënyrë, mjeku
mund të bëjë testet e lëkurës ose duke dhënë një sasi të
vogël të barit që do të mund të shkaktonte alergji.
Nganjëherë nevojiten analiza të gjakut apo lloje tjera
analizash.
Mjekimi
Kryesorja që mund të bëhet është ndërprerja e barit i
cili shkakton alergji. Më pastaj:
Mjeku do t’ju jep bar tjetër;
Nëse ka rrezik për jetë duhet të merret injeksion
epinefrin dhe të kërkohet trajtim urgjent. Po ashtu
mund të ketë nevojë për të marrë antihistaminikë ose
kortikosteroide drejtpërdrejt në venë (intravenoze).
Nëse reaksioni alergjik është i lehtë, antihistaminikët
mund t’i përmirësojnë simptomat. Nëse nuk kanë
sukses ose ka probleme me efektet anësore nevojitet
përshkrim tjetër mjekësor.
Nëse bari nuk mund të ndërrohet, mjeku duhet të
provojë desenzitimin, duke ordinuar doza të vogla të
barit dhe gradualisht duke i rritur ato. Kështu, sistemi
imun “mësohet” me barin dhe nuk do të ketë më alergji.

You might also like