You are on page 1of 6

REAKSIONET E AGLUTINIMIT

Pas një imunizimi me Antigjenë të grimcuar antitrupat e përftuar bashkëveprojnë kryesisht


me strukturat molekulare të vendosura në sipërfaqen e kësaj grimce (kryesisht qeliza por dhe
grimca inerte si psh. lateksi). Reaksioni i antitrupave me këto epitope të sipërfaqshëm shkakton
pra aglutinimin e këtyre Antigjenëve të figuruar. Reaksionet e aglutinimit të këtij tipi janë quajtur
aktivë ose të drejpërdrejtë. Ato janë 1000 herë më të ndjeshme se reaksionet e precipitimit.

Është e mundur të zbatohet kjo ndjeshmëri me reaksione që u përgjigjen edhe Antigjenëve


jo të figuruar. Mjafton që të fiksohen këta antigjenë të tretshëm në sipërfaqen e pjesëzave të
figuruara që janë imunologjikisht inerte; në qoftë se antigjeni i fiksuar në këtë mënyrë vihet në
prani të antitrupit korrespondues, reaksioni antigjen-antitrup do të shkaktojë aglutinimin pasiv të
pjesëzave që shërbejnë vetëm si tregues. Këto janë reaksionet e aglutinimit pasiv ose jo të
drejtpërdrejtë ose edhe të kushtëzuar.

Më në fund në disa reaksione, bashkimi i antitrupit me antigjenin pengon që të ndodhë një


aglutinim: këto janë reaksionet e inhibimit të aglutinimit.

REAKSIONET E AGLUTINIMIT AKTIV

Aspekti cilësor

Sipas sistemit antigjen-antitrup që studiohet, reaksioni mund të kryhet në tuba ose edhe në
pllakë qelqi (ose edhe plastike apo qeramike).

Në reaksionin në tuba, pas përzierjes së antiserumit dhe të Antigjenëve të figuruar


(eritrocite, baktere), formohet një aglutinat. Pas një farë kohe të inkubimit tundet lehtësisht tubi.
Leximi bëhet ose me sy, ose me një pasqyrë zmadhuese. Në qoftë se sasia e sedimentacionit
copëzohet në pjesëza shumë të qarta, reaksioni është pozitiv. Për të interpretuar në mënyrë të
drejtë rezultatet shpesh janë të domosdoshëm tuba kontrolli pozitiv ose negativ.
Fig. 1. Reaksionet e aglutinimit ku pjesëza antigjenike mund të jetë nje bakter

Reaksioni mbi pllaka qelqi kryhet duke depozituar një pikë serumi dhe një pikë
suspensioni antigjenik. Leximi bëhet me sy ose me mikroskop. Në rast reaksioni pozitiv ekzistojnë
grumbuj pak a shumë voluminozë, kurse baza e preparatit sqarohet; në rast reaksioni negativ,
përgatitja mbetet homogjene.

Një reaksion i këtij tipi përdoret veçanërisht për të përcaktuar grupet e gjakut si dhe për
përcaktimin e antitrupave antibakterore si psh. reaksioni i Vidal në përcaktimin e antitrupave anti-
Salmonelë apo reaksioni Wright për antitrupat anti-Brucela.
Fig. 2. Reaksioni mbi pllaka qelqi. a. Përdoret për serotipizim. b. Antigjen = Salmonella e izoluar
në suspensionin antigjenik. c. At = Antitrupa specifik drejtuar Salmonellës. d. Hidhni mbi pllakë
1 pikë serum + 1 pikë suspensioni antigjenik. e. Përzieni për 1min. f. Shihet prania ose jo e
reaksionit të aglutinimit.
Fig. 3. Reaksionet e aglutinimit për grupet e gjakut

Aspekti sasior

Reaksionet e aglutinimit, shumë të ndjeshëm, bëjnë të mundur që të zbulohen sasi shumë


të vogla antitrupi.

Metoda e hollimeve të njëpasnjëshme është ajo që realizohet në praktikën laboratorike


dhe është në të vërtetë gjysmë-sasiore. Ajo realizohet me ndihmën e një serie tubash në të cilët
futen sasira fikse antigjeni dhe hollime të njëpasnjëshme të serumit. Është hollimi që përmbahet
në tubin e fundit dhe që jep akoma një aglutinim të pastër ai që përcakton titrin e serumit.
Për shembull, kur një serum i holluar 1/80 është akoma pozitiv, titri është 80. Megjithëse kjo
metodë realizohet thjesht dhe shpejt, ajo nuk është e saktë. Në të vërtetë leximi i tubit të fundit
pozitiv është delikat. Për më tepër meqënëse hollimet bëhen në seri, kemi rritje të mundësisë së
gabimit. Kështu në serologji, në mënyrë që një variacion sasior i nivelit të antitrupave gjatë dy
marrjeve të njëpasnjëshme të gjakut të jetë sinjifikative, duhet që ajo të jetë të paktën me dy
hollime.

Fig 4. Antitrupat sipas hollimeve të njëpasnjëshme të serumit + Antigjen (bakter, eritrocit) në sasi
fikse. a.Inkubojmë 2.5 – 3 h, b.Tundet lehtësisht tubi, c. Lexohet me pasqyrë zmadhuese, d.
Aglutinimi ka ndodhur për herë të fundit në hollimin 1:80 dmth titri i Antitrupave është 80. e.
Metodë gjysmë sasiore, konfirmohet diagnoza me ELISA

Masat teknike

Reaksionet e aglutinimit kërkojnë një numër kushtesh për t'u krijuar në mënyrë korrekte.
Temperatura optimale e reaksionit është zakonisht 37°C (antitrupa "të ngrohtë"). Por disa antitrupa
nuk reagojnë veçse në temperaturën e laboratorit (20°C); kurse të tjerë nuk zbulohen veçse në
+4°C (antitrupa "të ftohtë"). Veçanërisht aglutinimi mund të pengohet nga përqëndrime shumë të
lartë të serumit; ai rishfaqet më vonë me serume më të holluar. Ky fenomen i pre-zonës (i quajtur
edhe fenomen i zonës) vihet re me disa serume, për shembull antibrucelë; ai zhduket në prani të
përqëndrimeve kripore të larta ose pas shtesës të disa proteinave siç është albumina.

Zbatime

Këto reaksione kanë zbatime të shumta:

- Për diagnostikimin e disa sëmundjeve bakteriale, duke u bërë reaksioni qoftë me vetë
mikrobin patogjen (serodiagnostikimi i Widal për përcaktimin e antitrupave antisalmonelë apo
reaksioni i Wright për përcaktimin e antitrupave anti-Brucela), qoftë me një baktere të ndryshme
por të afërt antigjenikisht (serodiagnoza i Weil dhe Feliks e cila vë në reaksion serumin e të
sëmurëve që dyshohen për tifo ekzantemike me një proteus të shtamit OX19);

- Për të zbuluar antitrupa antileukocitarë, për shembull ata që vëzhgohen gjatë disa
neutropenive medikamentoze.

- Për të kërkuar aglutinina antieritocitare (grupet e gjakut).

Antitrupat që vihen në dukje në reaksionet e aglutinimit direkt janë IgG por kryesisht IgM
që kanë një aviditet më të lartë dhe një fuqi aglutinuese më të madhe. Një dizavantazh i kësaj
metode përveç karakterit gjysëmsasior, është mungesa e dallimit të antitrupave IgG nga ato IgM.

You might also like