You are on page 1of 7

BRUCELOZA

 Zoonozë, që shkaktohet nga Brucella spp. dhe manifestohet me


temperaturë, artromialgji dhe prekje të mundshme organore.
 Patogjeni
 Kokobacil, gram negativ, akapsular, asporigjen, brendaqelizor
fakultativ.
 Speciet patogjene për njeriun janë:
B. Melitensis (më e shpeshta)
B. Abortus
B. Suis
B. Canis
 Epidemiologjia
 Përbën zoonozën njerëzore më të përhapur.
 Prek më shpesh pellgun e Mesdheut, në stinën e pranverës.
 Transmetimi bëhet nga kafshët dhe realizohet me 3 rrugë:
Konsumim i ushqimit të kontaminuar (produkte të pa
pasterizuara nga gjedhët, mishi i pa gatuar)
Inhalacion
Kontakti direkt i mukozës ose lëkurës së dëmtuar të njeriut
me pjesë të infektuara të kafshëve, psh. placenta.
 Patogjeneza
 Pas hyrjes në organizëm, brucela fagocitohet nga makrofagët e
sistemit retikulo-endotelial dhe shumohet në brendësi të tyre.
Makrofagët nuk e vrasin dot patogjenin, pasi lipopolisakaridi i
butë (jo endotoksik), i cili mbulon bakterin, frenon lizën e tij.
Formohet granuloma jo kazeoze.
 Përgjigjia imunitare ndaj patogjenit drejtohet nga IFN-γ. Është
vënë re se në persona me polimorfizëm të IFN-γ ka një
ndjeshmëri të rritur ndaj brucelozës.
 Klinika
 Inkubacioni 1-3 javë
 Bruceloza, sifilizi dhe tuberkulozi quhen imitues të mëdhenj, pasi klinika e tyre është shumë variable.
Manifestime të përgjithshme
 Temperaturë febrile e shoqëruar me djersitje profuze me erë të keqe, fillimisht konstante
dhe më tej ondulante, karakteristike për brucelozën!
 Asteni, anoreksi, artromialgji
 hepatosplenomegali, limfadenopati
Manifestime sipas lokalizimit
 Artikulacione, 3 forma klinike:
o Artriti periferik monoartikular (kryesisht gjuri, legeni, kavilja)
o Sakroileiti (probleme në ecje)
o Spondilodisciti i zonës lumbare
 Në hepar vihet re hepatit granulomatoz që nuk dallohet dot nga sarkoidoza, ose i ngjashëm
me hepatitin viral
 Në SNQ (5-7% të rasteve) vihet re meningit ose encefalit
 Endokardit i valvulës aortale (1% dhe shkaku kryesor i vdekjes)
 Okulare (uveit, keratit, neurit optik)
 Kutane (papula, petekie, eritema nodoze)
 Prekja e aparatit respirator jep një kuadër klinik të ngjashëm me gripin.
 Ekzaminime
 Laboratorike
Anemi e lehtë
Leukocite normale ose leukopeni me limfocitozë
↑ PCR dhe ESR

 Rx i kolonës vertebrale: prekje të shumë vertebrave, osteofite


antero-laterale dhe erozion i shkallëzuar i pjesës anterio-superiore
të vertebrës (shenja e Pons-it, karakteristike për brucelozën)
 Diagnoza
 Vendoset me izolimin e patogjenit nga gjaku (hemokulturë) ose biopsi e palcës së kuqe të
kockave/limfonodujve (ose sheh granuloma jo kazeoze, ose mielokulturë).
 Serologjia për detektimin e antitrupave IgG dhe IgM (testi Rose-Bengal) për screening
 PCR
 Tajtimi

1. Patologji jo e -Doksiciklinë 100mgx2 PO, për 6 javë + Gentamicinë 5mg/kgx1 IV 7 ditët e para ose
lokalizuar -Doksiciklinë 100mgx2 PO + Rifampicinë 600-900mg x1 PO, për 6 javë
2. Spondiliti dhe -Doksiciklinë + Gentamicinë (7 ditët e para) + Rifampicinë, për minimumi 3 muaj
sakroileiti
3. Neurobruceloza -Doksi + Rifampicinë si më lart + ceftriakson 2g IV x2 deri në normalizim të CSF
4. Endokarditi -Kirurgji (rikonstruksion valvular) + Rifampicinë + Doksiciklinë + Bactrim 45 ditë -
6 muaj + Gentamicinë 2-4 javët e para

You might also like