You are on page 1of 8

SEMUNDJET STREPTOKOKSIKE

Semundjet Streptokoksike perbejne nje mozaik patologjish infektive lokale apo


sistemike te shkaktuara nga streptokoket permes mekanizmave bakterore supurative,
bakterore toksike apo bakterore imunologjikisht te ndermjetesuara. Etiologjia Shkatare
te tyre jane bakterie te gjinise streptococcus,qe permbledh shume specie.Atajane
bakterie koke Gram +,aerobe-anaerobe fakultative, asporigjene, te
kapsuluar,katalazenegative. Klasifikimet praktike lidhen me:
-cilesine hemolize-shkaktuese te tyre: hemolize alfa, e pa plote (S.mutans); hemolize
beta, e plote (S. pyogenes); hemolize gama,mungese hemolize (S.salivarius)
-vecorite serologjike te tyre; bazohet ne antigjenin e grupit, karbohidratin e murit
qelizor: sipas Lancefield dallohen grupet A - U ( pale J).
Nje klasifikim praktik i streptokokeve eshte ky.qe dallon 7 grupe te tyre:
1. S.pyogjenike (streptokoku beta hemolitik i grupit A),
2. S.pneumoniae ( pneumokoku),
3. Streptokoket orale (s.viridans)
4. Streptokoket fekale (enterokoket ; S.bovis),
5. Streptokoket anaerobe (peptostreptokoket,qe gjenden ne goje dhe vagine),
6. Streptokoke te tjere.
-Struktura antigienike: muri qelizor i bakterit permban proteina dhe karbohidrate me
cilesi antigjenike si Antigjenin M( proteine, eshte faktor virulence, mbron bakterin nga
fagocitoza; favorizon grumbullimin e streptokokeve ne vater,pengon aktivizimin e
komplementit; nxit formimin e antikorpeve mbrojtese perkatese); Antigjenin proteinikT
(jo shume i rendesishem ); Polisakaridin C(pa vlere ne virulence dhe imunitet; ne te
bazohet ndarja ne grupe).
 Struktura enzimatike: streptokoket leshojne ne mjedis ekzoenzima si
Streptolizine 0,oksigjen labile (jep alfa hemolize,nxit prodhimin e
antistreptolizinave) dhe Streptolizine S,oksigjen stabile ( jep beta hemolize,po jo
imunitet); Streptodomaze (ul viskozitetin e eksudatitdhe qelbit ne lezionet
supurative; veprim nefropatik dhe nxit antikorpet perkatese);Streptokinaze ( jep
fibrinolize dhe ndihmon ne perhapjen e infeksionit ); Hialluronidaze (shkaterron
acidin hialluronik); Difosfopiridinnukleaza ( shkaterron leukocitet; ka veprim
nefropatik); NAD glikohidraze; streptokinase, hialuronidaze, 4 D-naza (A, B, C e
D), NAD glicoidrolasi, C5a peptidaze, Cisteinoproteaze (vepron mbi proteinat e
matriksit ektraqelizor si fibronektinen dhe nxit prodhimin e citokinave dhe
kininave poinflamatore); Endoglikooksidaze

 Struktura toksike ne to perfshihen Ekzotoksinat pirogjenike streptokoksike


(Spe), te quajtura dhe toksina eritrogjene (SpeA, SpeB, SpeC e SpeF); Strep-TSS
(streptococcal toxic shock syndrome),qe sillen si superantigjene dhe
aktivojnnjenumer te madh linfocitesh T per prodhimin e nje sere citokinash (TNF-
a, IL-1B, IL-2, interferon).

Gjithsesi mozaiku enzimatik dhe toksik sikund dhe mekanizmat patogjenetike te streptokokeve
te ndryshem kane dallime ndermjet tyre Veprimi patogjen i streptokokeve lidhet me aftesi te
ndryshme demtuese te tyre geushtrohen nga komponente te caktuar qelizore (kapsulare) dhe
ekstraqelizore si:
-adezinat,si protein F,qe ndihmojne ngjitjen e bakterit me gelizat, indet e subjektit,
-streptokinaza dhe hialluronidaza, qe ndikojne ne invazivitetin e bakterit,
-hialluronidaza lehteson pershkueshmerine e bakterit ne indin lidhor te organizmit,
-streptolizina O dhe S, streptodonaza,C5a peptidaza,proteaza lehtesojne shmangien ebakterit
nga faktoret imunitare te bujtesit,
-ekzotoksinat pirogjenike; toksinat eritrogjenike (pergjegjes per ekzantemen ne skarlatine);
toksinat super antigjene.
Infeksioneve stafilokoksike organizmi yne i pergjigjet me te tere komponentet e mbrojtjes
imunitare,si fagocitozen,prodhimin e antikorpeve neutralizuese etjere duke ndikuar nesherimin
e semundjes. Por stafilokoksite mund te jene edhe te pacenueshme nga mbrotja joneimunitare
duke cuar ne vdekje te semurin,qe nuk eshte aspak e rralle. Streptokoket jane te ndjeshem ndaj
mjaft antibiotikeve dhe ka alternativa te ndryshme efikase te mjekimit te semundjeve
streptokoksike.
Epidemiologjia Stafilokoksite jane te kudondodhura dhe rroken ne infeksionet me te shpeshta.
Incidenca dhe prevalenca e tyre varet nga semundja e dhene streptokoksike,statusi imun i
subjektit, faktore te ndryshem epidemiologjike,niveli social-ekonomik dhe niveli i
shendetesisesenje vendi.
Do te shohim semundjet streptokoksike kryesore,duke perfshire perfaqesues nga te tere grup-
patologjite me te shpeshta apo me te rrezikeshme.Nje pjese e tyre do te shtjellohen nekapituj
te tjere te nozologjive dhe sindromeve te kurrikules se semundjeve infektive per studentete
stomatologjise.

Semundjet e lidhura me Streptoccocus pyogenes.


Ai mund te shkaktoje 3 lloje patologjish infektive:
1. Semundje/infeksione invazive (ne keto raste S pyogenes izolohet nga nje vend normalisht
steril i organizmit,qe klinikisht nuk perkon me strept -TSS 2.
Ketu perfshihen: (1. Semundje/infeksione invasive)
-bakteriemia paresore streptokoksike (pa vater te njohur ) dhe
- nje sere patologjish me vater te njohur (me ose pa bakteriemi ) si faringotonsiliti; abcesi
peritonsilar apo retrofaringeal;meningiti: pneumonia; osteomieliti;artriti septik, sepsisi
puerperal; peritoniti,infeksioni i plages operatore; fasciti nekrotizues, mioziti,celuliti crizipela,
linfadeniti e tjere.
2. Ne infeksionet invazive duhet dalluar i ashtuquajturi strep-TSS (streptococcal Toxic Shock
Syndrome) ku S. pyogenes izolohet nga nje apo disa vende te organizmit sterile ose josterile
dhe klinika mbizoterohet nga shenjat e shokut dhe disfunksionit multiorganor. Kemi te hejme
me nje stuhi citokinike me baze toksininemine superantigjenike streptokoksike.
3. Semundje jo supurative post-streptokoksike. Ne keto raste fillimisht ka qene I pranishem
nje infeksion streptokoksik nga shtame te catuara. Me pas patologia ndertohet dhe evoluon
mbi baze imune dhe autoimune pas sensibilizimit te organizmit te bujtesit te streptokokut nga
antigjenet bakterore.Ketu bejne pjese ethja reumatizmale akute (me pankardit dhe artrite)
glomerulonefrit akut; corea e Sydenham( sëmundje imune nga sensibilizimi qe prek ganglionet
cerebrale bazale ) dhe eritema nodoze.

FARINGOTONSILITI STREPTOKOKSIK
Eshte nje nga semundjet infektive me te shpeshta. Karakterizohet nga nje sindrom toksik febril
shprehur, qe shoqerohet me nje inflamacion eritematoz-purulent te faringut/tonsilave, qe
mund te nderlikohet me patologji serioze ne organet e tjera.
Epidemiologjia
FARINGOTONSILITI streptokoksik eshte i kudogjindeshem; prek te gjitha moshat,por takohet me
shpeak tek femjes mbi tre vjec,me pas tek adoleshentet si dhe te rinjte; verehet me shpesh
nemuajt e ftohte
Burimi infeksionit jane te semuret si dhe bartesit nazofaringeale te streptokokut. Infeksioni
transmetohet zakonisht permes sperklve,qe jashtenxirren nga i semuri apo bartesi.
Klinika konsiston ne nje gjendje te pergjitheshme toksiko-septike te shprehur ( keputje;cefale ;
temperature te larte ,shpesh me frisone; mioartralgji; anoreksi;diskonfort te shprehur) si dhe
nga nje simptomatologjia lokale,qe eshte e shprehur (dhimbje fyti,veshtiresi ne gelltitje,
objektivisht dallohen shenja te nje inflamacioni eritematoz-eksudatív te faringut dhe tonsilave
qe mund te shoqerohet me linfadenopati cervikale).Kjo gjendje zgjat 3- 5 dite; me rralle edhe
disa dite me shume.
Diagnoza vertetohet me izolimin e streptokokut permes kultures se materialit te mare
ngafaringu apo tonsilet.
Ne nderlikimet bejne pjese infeksionet supurative si abcesi retrofaringeal, peritonsilar,
infadeniti cervical, otiti i mesem,sinuzitet dhe me rralle abcesi trurit,menigiti; vatrat
septikopiemike ne largesi si endokarditi bakteror, miokarditi.perikarditi, pneumonia, mioziti,
artritet spondilodistiti e tjere. Fasceiti nekrotizues eshte nje nga nderlikimet me te rrezikeshme
te tij
Semundja mund te nderlikohet edhe me patologji toksinemike si shok toksikstreptokoksik,
nefrit intersticial te hershem si dhe me patologji imunologjikisht te ndermjetesuarasi ethja
reumatizmale, glomerolonefriti post streptokoksik, korea e Sydenham apo eritemenodoze.
MjekimiMjekimi me antistreptokoksike eshte i detyrueshem. Keshillohen benzatin peniciline G
(1.2 mU L.m/dite ) ose peniciline V(250mg nga goja 3x/dite ose 500 mg nga goja 2odite) per 10
dite. Ne subjektet peniciline alergjike jepet azitromicine 0.5 x 1/dite per 3 dite ose
klaritromicine 0.5 /dite per 5 dite.Ai shoqerohet me rehidrim,antipiretike-analgjezike e tjere.

Skarlatina
Skarlatina karakterizohet nga nje sindrom infektiv febril akut,qe shoqerohet me nje ekzanteme
ekzotoksinemike e cila mund te nderlikohet me patologji poststreptokoksike si glomerulonefrit
apo ethe reumatizmale.
Epidemiologjia.Ajo eshte e pranishme ne te tere vendet e botes; prek me shpesh femijet 3-10
vjec. Shpeshtesia ka ardhur duke u ulur per shkak te menaxhimit me te mire te infeksioneve
streptokoksike
Burimi i infeksionit eshte i semuri me skarlatine,bartesit e shendoshe dhe konvaleshenlat me
infeksione streptokoksike,qe e eliminojne bakterin ne mjedisin e jashtem Ara e burtin bakterin
e rinofaring dhe e perhapin ate me anen e sperklave.Mund te shfaqet me raste sporadike apo
shperthime te permasave te vogla edhe pse jane pare epidemi te konsiderueshme.

Patogjeneza
Baza e semundjes eshte e lidhur me nje infeksion streptokoksik,qe zakonisht lokalizohet ne
faring apo tonsila; rralle edhe ne pjese te tjera te trupit (organet gjenitale,sidomos tek femrat;
plaget, si ato kirurgjikale e tjere). Shtamet shkaktare te skarlatines jane prodhues te nje
ekzotoksine me te cilen lidhet shfaqja e ekzantemes (ekzotoksina pirogjene SpeA,B apo C).
Klinika-Inkubimi zgjat 2-5 dite. Semundja fillon ne menyre te shpejte me temperatura,qe rritet
shpejte, dhimbje koke,dhimbje,keputje, dhimbje fyti, diskonfort te pergjitheshem,disa here me
nauzea e tjere. Konstatohet nje enanteme eritematoze,qe lokalizohet ne qiellezen e bute,disa
here edhe ne faring;
inflamacion jo purulent i faringut dhe tonsilave dhe e ashtuaquajtura "gjuhe e skarlatines"
(organi merr pamjen e nje luleshtrydheje : gjuhe e kuqe, me papila tengritura). Rreth 2-3 dite
me vone shfaqet ekzantema makulo-papuloze karakteristike: ajo fillon ne qafe dhe ne pjesen e
siperme te gjoksit dhe me pas shtrihet edhe ne bark dhe gjymtyre,duke qene me e theksuar ne
palat e lekures. Ajo respekton pjesen rreth hundes,buzeve dhe mjekres si dhe shputat dhe
shojet.Ekzantema zhduket nga presioni,qe ushtrohet mbi te. Reth 3 dite me vone, ekzantema
fillon e shuhet duke shkaktuar nje deskuamim te holle,qe ndodh fillimisht ne pjeset ku u shfaq
ajo.
Semundja shoqerohet qe ne ditet e para me leukocitoze neutrofilike dhe rritje te sedimentit te
eritrociteve; me vone,pas 2-3 javesh shihet edhe rritja e titrit te antistreptolizinave,cka ka
vlerediagnostike.
Kultura mikrobike nga fyti apo hunda izolojne streptokokun.
Nderlikimet
Ne to bejne pjese infeksionet streptokoksike supurative (si ato te sinuseve,veshit te
mesem,mastoidit apo te trurit, deri ne abcese); patologjite toksinike (miokardit toksik; nefriti
intersticial):patologjite post-streptokoksike,me baze immune (si ethja reumatizmale dhe
glomerulonefriti post-streptokoksik,qe shfaqen zakonisht pas nje nderkohe rreth tre javore si
dhe korea e Sydenham dhe eritema nodoze).
Mjekimi
Mjekimi themeltar i skarlatines eshte ai etiologjik, antistreptokoksik. Per kete qellim perdoret
benzilpenicilina benzatinike 1.200.000 U im nje doze evetme ose amoksicilina 0.4 x 4/dite nga
goja per 6 dite; ne subjektet peniciline alergjike jepet azitromicine 0.5 x 1/dite per 3dite ose
klaritromicine 0.5 /dite per 5 dite.
Parandalimi
Duhet te behet vecimi i te semureve per dy dite nga fillimi i antibiotikeve dhe tevrojtohen
familjaret.
ERIZIPELA
Erizipela eshte nje streptokoksi jo nekrotike e derme-hipodermes e karakterizuar nga toksikoza
dhe pllaka erizipeloze, me ecuri akute recidivuese, qe mund te shkaktoje nderlikime te renda ne
rastet e pamjekuara pershtatshem.

EPIDEMIOLOGJIA
Erzipela eshte nje infeksion I kudogjindeshem me incidence 10-190/100000 vete. Njeriu eshte I
vetmi rezervuar I infeksionit; ai e bart streptokokun zakonisht ne nazofarinks. Semundja shfaqet
pas kontaktit te lekures me streptokoket, qe mund te jete i drejtperdrejt(dmth kalimi I
shkaktarit direct nga burimi i infeksionit, perms sperklave apo sekrecioneve nazale-faringeale,
ne lekure) ose I terhorte(perms sendeve te ndryshme te kontaminuare me sekrecionet qe
permbajne bakterin)
PATOGJENEZA
Erizipela eshte nje dermo-hipodermit streptokoksik. Pra bakteriet ne rastin e erizepeles te
panderlikuar nuk tejkalojne indin dhjamor te nenlekures. Dhe ajo qe ka me shume rendesi
eshte fakti qe ne erizipele nuk kemi prekje te fascies subkutane. Ajo mund te konsiderohet nje
semundje infective mikrobike me toksikoze te shprehur ku reaktiviteti I subjektit te semure
eshte I tipit hiperegjik. Nisur nga kjo si dhe nga fakti I perseritshmerise se erizipeles, ne nje
perqindje te konsiderueshme te rasteve, eshte krijuar mendimi se ne patogjenezen e
semundjes luan rol dhe nje sensibilizim lokal I organizmit te te semurit ndaj antigjenve te
caktuar te streeptokokut. E pare nen kete prizem erizipela eshte konsideruar nga disa autore si
nje semundje infective me patogjeneze bakterore-imune.
KLINIKA- Inkubimi zakonisht eshte 2-7 dite. Semundja fillon me temperature te larte, 39-40
grade C, te shoqeruar shpesh me frisone; dhimbje te kokes, qe eshte e forte; keputje te
theksuar; diskonfort te pergjithshem; anoreksi; marramendje; te perzjera; pergjumje, qe mund
te rendohet me sopor(rralle). Si rregull pas nje nderkohe, qe mund te jete me pak ose me
shume ore e gjate, fillon te shfaqet sindromi lokal. Zakonisht ky sindrom nis prane portes se
hyrjes se streptokokut me nje njolle ne njgyre te kuqe te ndezur, te nxehte, te shkelqyeshem, te
dhembeshme, e thate e cila eshte kufizuar mire me lekuren e shendoshe dhe per me teper
eshte me ngritur se ajo(ashtuquajtura shenje e shkalles ne erizipele).
Prej kesaj njolle te kuqe fillestare, fillojne te dalin zgjatime te kuqe, ne formen e gjuhezave te
flakes, qe shkojne ne lekuren e shendoshe. Keto zgjatime zgjerohen dhe perfshihen ne njollen e
kuqe, qe sa vjen e zgjerohet duke formuar keshtu nje pllake te madhe erizipeloze. Shpejtesia e
ketij zhvillimi inflamator eshte e madhe. Keshtu nga nje njolle fillestare me diameter 1-2 cm ajo
arrin kulmin e zmadhimit te saj Brenda 24-48 oreve. Gjithsesi pjekja klinike e sindormit lokal
ndodh pas 3-4 ditesh. Kjo nenkupton plotesimin e tij me shenja te tjera si enjtjen e theksuar te
vendit te prekur, shfaqjen e fliktenave te vogla, qe mund te shndrohen ne bula, qe me pas
cahen.
Gjate tere ketij procesi inflamator lokal vazhdon te jete e pranishme dhe toksikoza infective e
shprehur.

Pas dites se 7-8 fillon terheqja e semundjes: shohim uljen e temperatures, qe mund te behet
me crisis apo lisis te shpejte; permirsimin e gjendjes se pergjithshme si dhe permiresim te
sindromit lokal, places erizipeloze(pakesim te intesitetit te skuqjes dhe dhimbjes se lekures,
tharjen e fliktenave apo bulave te saj)
Dallohen disa forma klinike te semundjes si erizipela eritematoze, fliktenoze, buloze,
hemoragjike, flegmonoze, gangrenoze, migruese(gjarperuese).
DIAGNOZA
Erizipela perfshihet ne semundjet infective ku diagnoza bazohet praktikisht ne te dhenat klinike.
Te dhenat biologjike ndihmese jane leukocitoza, neutrofila si dhe shtimi VES, qe nuk jane
specifike. Te dhenat bakterologjike nuk jane shume ndihmuese. Ne diagnozen diferenciale te
erizipeles perfshihen dermatitet alergjike, eczema akute, zosteri oftalmik, qekarakterizohet nga
disa vezikula te vendosura ne menyre strikte ne njeren ane te fytyres, stafilokosia malinje e
fytyres, edema malinje e antraksit, edema alergjike QUINCK, lupusi eritematoze I perhapur,
abcesi dentar etj.
NDERLIKIMET
Erizipela mund te nderlikohet me limfangit, limfore,celulit,fascit nekrotik,
tromboflebitflebotromboze, sepsis stafilokoksik, encefalopati toksike, demtime pulmonare,
elefantiaze, mbiinfeksion, infeksione streptokoksike osteoartikulare, dekompensime te
organeve te ndryshme, te njohura apo panjohura, para eventit streptokoksik dhe shume rralle
vdekje (qe mund lidhet me mekanizma tromboembolike, septike, apo dekompensimin organor
te shperthyer apo renduar prej streptokoksise).
Mjekimi
Rekomandohet shtrim ne spital per monitorim nga afer dhe per marrjen e
antibiotikeveintravenoze ne rastet e renda, ne pacientet me moshe te thyer, apo me imunitet
te rene.Ne format e renda jepet benzilpeniciline 2 miljon U cdo 4-6 x /dite iv ose ampiciline 2 gr
x 4 /dite iv ose cefazoline 1 gr x 3 /dite iv. Ne subjektet alergjike ndaj betalaktaminave japim
levofloksacine 500 mg /dite ose klindamicine 600 mg x 4/dite iv per 10-15 dite ne vartesi edhe
te lokalizimit.
Ne format me te lehta perdoret ampiciline /sulbactam 1 gr x 2/dite ose ampicilin/ acid
klavulanik 1 gr x 2/dite per 7-14 dite ne vartesi te rendeses dhe lokalizimit.Alternativa jane dhe
makrolidet si me lart.
Mjekimi ndihmes perfshin antipiretike Oper sa me pak,qe te jete e mundur),hidtratimin etjere.
Ka vlere qetesia e gjymtures se prekur,qe duhet te qendroje ne nivel te pershtateshem,per te
pakesuar edemen (ngritja e gjymtyres se prekur per te reduktuar edemen lokale inflamacionin
dhe dhimbjen).
Mjekimi ndihmes eshte i domosdoshem sidomos ne format e renda te semundjes.Per te luftuar
temperaturen e larte duhet te perdoret paracetamoli dhe terapia fizike duke patur parasysh
menjanimin e antinflamatoreve jo steroide dhe kortizonikeye (pasi eshte verejtur nje rendim i
sindromit lokal dhe shtim i ndrelikimeve ne personat, qe kane mare pergatesat e mesiperme).
Parandalimi
Masat parandaluese individuale perfshijne trajtimin e stazes venoze dhe limfatike qe mund te
kete i semuri; mjekimin e intertrigos ndergishtore; mbajtjen nen kontroll te portave hyrese
eventuale te streptokokut.
Nje antibioterapi preventive e recidivave eshte e domosdoshme tek njerezit,qe kane kaluar
disa perseritje te erizipeles. E njejta gje mund te behet edhe per personat ku faktoretfavorizues
jane te veshtire per t'u kontrolluar.Antibioterapia duhet te vazhdoje per nje kohe te gjate pasi
nuk mund te behen dot parashikime te sakta.Ne keto raste mund te perdoren penicilina V nga
2-4 MU/dite ne dy dhenie. ditore nga goja ose benzatine penicilina 2.4 MU çdo 2-3 jave me
rruge intramuskulare;makrolidet jane alternative ne rast alergjie ndaj penicilines.

SEMUNDJET E LIDHURA ME STREPTOKOKET VIRIDANS


Streptokoket viridans, nje grup heterogjen streptokokes alfa-hemolitik, jane perberes te flores
mikrobike normale te gojes, ku ata jetojne ne shoqerim te ngushte me dhembet dhe gingivat.
Disa prej tyre nderhyjne ne krijimin e kariest dentar.
Ne rrethana te caktuara, te lidhura me faktore te ndryshem imunosuprimues(port edhe ne
dukje te parendesishme si larja e dhembeve e tjere) ata mund te shkaktojne bakteremi me
pasoje zhvillimin e patologjive te renda dhe te rrezikshme ne organe te ndryshme si
endokardite, abcese ne hapsiren e gojes, tonsila, organet abdominale, pulome e tjere.
MJEKIMI- Mjekimi I infeksioneve prej ketyre streptokokeve ne te semuret me status imun te
pacenuar behet me peniciline, ndersa at ate imunokompromentuar duhet te mjekohen me
vankomicine, pasi streptokoket mund te jene, jo rralle, penicillin rezistente.

You might also like