You are on page 1of 5

Teknikat e precipitimit imun me difuzion në xhel

Në këto teknika antigjeni dhe antitrupi difuzojnë njëri drejt tjetrit nëpërmjet xhelit, dhe
precipitimi ndodh kur ekziston një raport optimum përqëndrimi midis dy reaktivëve. Në qoftë se
përgatitja përmban shumë sisteme antigjen-antitrup, mund të identifikohen vija precipitimi të
veçanta. Veçoria e xhelit është se ai ngadalëson lëvizjen e molekulave dhe precipitimi duket si vijë
e bardhë në xhelin transparent. Si xhel përdoret agari apo agaroza që janë të tejdukshëm dhe kanë
aftësinë të jenë në gjëndje të lëngshme në temperatura të larta (afër vlimit) dhe në gjendje xheli
(fazë gjysëm e lëngshme) në temperaturë dhome.

Sipas asaj që difuzioni ka të bëjë me një reaktiv ose me të dy, dhe sipas asaj që ajo bëhet
sipas njërit aks ose njërit plan, dallohen:

- teknikat e difuzionit të njëfishtë,

- teknikat e difuzionit të dyfishtë,

- teknikat njëdimensionale,

- teknikat bidimensionale.

Së fundi, teknika të tjera kombinojnë difuzionin në xhelozë me elektroforezën: këto janë


teknikat e imunoprecipitimit me elektroforezë (imunoelektroforeza).

Reaksionet e difuzionit të njëfishtë dhe bidimensional

Teknika e Mançinit

Reaksioni kryhet në një pllakë qelqi ose plastike të mbuluar me një xhelozë me lartësi
konstante mbi të gjithë sipërfaqen e pllakës dhe në të cilën është përzier antiserumi. Antigjeni është
i depozituar në gropëza të vogla dhe duke u nisur prej tyre ai shpërndahet në xhel. Kjo shpërndarje
vazhdon deri 48 orë; formohen si pasojë disqe precipitimi sipërfaqja e të cilëve rritet në mënyrë
progresive deri në një maksimum të arritur në 2 ditë, dhe qëndron kështu gjatë disa muajve.
Diametri i unazës së precipitimit D është proporcionale me sasinë e antigjenit që është i
pranishëm në gropëz. Imunodifuzioni quhet i njëfishtë sepse difuzon vetëm antigjeni dhe
bidimensional pasi difuzioni ndodh në 2 drejtime (rrethor).

Kjo metodë është kryesisht sasiore; ajo lejon një matje të saktë të antigjenit që përmbahet
në një tretje; mjafton që të matet D2 e diskut të përftuar me antigjenin që studiohet dhe ajo të
vendoset në një kurbë standart të përftuar me tretje antigjenike me përqëndrime të njohura (Fig.
1). Me këtë metodë maten në mënyrë sasiore proteinat serike apo dhe antigjenë të tjerë. Metoda
ka një kohëzgjatje të lartë (24 – 72 orë), ndjeshmëri jo të mirë, por ka kosto të ulët se s’kërkon
reagentë të purifikuar apo aparatura matëse.
Parimi i dozimit (matje e përqëndrimit) të një antigjeni me anën e teknikës së Mançinit

Ndërtohet në fillim një kurbë standart (antigjenëve 1,2,3, me përqëndrim të njohur i përgjigjen
sipërfaqet S1, S2, S3); sipërfaqja Sx e precipitatit që fitohet me antigjenin që duhet dozuar lejon
të përcaktohet kështu përqëndrimi i tij.

Fig. 1a. Kurba e precipitimit sasior në xhel (At: antitrup në sasi fikse; Ag: antigjeni në sasi në
rritje).
Fig. 1b. Teknika e Mançini-t: reaksioni i precipitimit me difuzion të njëfishtë dhe bidimensional

Imunodifuzioni radial shërben për matjen e IgM, IgG, IgA, të ceruloplazminës dhe komponentëve
të komplementit. Është metodë e thjeshtë në zbatim, nuk kërkon pajisje të vecanta laboratorike, po
ka kosto të lartë.
Reaksionet e difuzionit të dyfishtë dhe bidimensional

Teknika e Ouchterlony

Ajo realizohet duke derdhur xhelozën qoftë në fundin e një pjate të Petrit qoftë në një pllakë
të sheshtë prej qelqi. Teknika e përdorur zakonisht është ajo e Ouchterlony në të cilën antigjeni
dhe antitrupi shpërndahen duke u nisur nga gropëzat e hapura në xhelozë dhe që janë në distancë
prej rreth 15 mm. Këto metoda janë para së gjithash cilësore: ato kanë për qëllim kryesor të
krahasojnë midis tyre tretje antigjenike. Në një vendosje më të thjeshtë serumi imun është i
vendosur në qendër dhe solucionet antigjenike janë në periferi. Fitohen kështu linja precipitimi në
vendin ku antigjeni dhe antitrupi takohen në proporcion optimal; në qoftë se solucioni antigjenik
përmban shumë Antigjenë, vihen re shumë vija precipitimi. Veçanërisht, sipas pamjes së vijës së
precipitimit, është e mundur të nxirret konkluzioni se, në qoftë se të dy agjentët janë identikë (vijat
e precipitimit bashkohen dhe shkrihen në një vazhdimësi totale), në qoftë se ata paraqitin midis
tyre një reaksion të kryqëzuar (vijat e precipitimit bashkohen por formojnë një zgjatje) ose në
qoftë se janë totalisht të ndryshëm (vijat e precipitimit kryqëzohen). Kur të dy antigjenët janë
identikë është gjithashtu e mundshme të dihet në qoftë se përqëndrimi i tyre ndryshon nga një tretje
antigjenike në tjetrin: në të vërtetë vija e precipitimit është aq më tepër e afërt me rezervuarin e
antigjenit sa me pak të jetë e përqëndruar tretja antigjenike .

Reaksioni i Ouchterlony: reaksion i precipitimit me difuzion të dyfishtë dhe bidimensional

Fig. 2. Precipitimi cilësor i dyfishtë bidimensional (Ouchterlony).


Fig. 3. Pamje e difuzionit të dyfishtë Ouchterlony. Antitrupi është përzierje anti-1 dhe anti-2 dhe
vendoset në thellimin qendror. Antigjenët hidhen në thellimet periferike. a) Identitet serologjik.
Tregon se antigjenët janë të njëjtë (kanë të njëjtin epitop). b) Jo identik. Dy vijat e para tregojnë
dy reaksione të ndryshme precipitimi. Antigjenët nuk kanë të njëjtin epitop. c) Identitet i pjesshëm.
Në këtë rast të dy antigjenët mbartin të njëjtin epitop por disa molekula antitrupash nuk kapen nga
antigjeni dhe lëvizin drejt vijës fillestare të precipitimit për tu kombinuar me epitopet shtesë të
pranishme në antigjenin më kompleks.

Kjo metodë përdoret për të identifikuar antigjenë mykotik si Aspergilus, Blastomyces,


Coccodioides dhe Candida. Përvec kësaj kjo është metoda klasike për të zbuluar antitrupat ndaj
antigjenëve bërthamorë ekstraqelizorë të pranishme në disa sëmundje me natyrë autoimune.

You might also like