You are on page 1of 15

EPIDEMIOLOGJIA

NOCIONI, QËLLIMET DHE METODAT


Epi ( mbi) & Demos ( popull)

Degë e shkencës mjeksore e cila merret me rastet, përhapjen dhe


kontrollin e sëmundjeve në popullatë

Epidemiologjia është degë e shkencës mjeksore e cila ka të bëj me


marrëdhëniet ndërmjet faktorëve të ndryshëm dhe kushtet të cilat
përcaktojnë frekuencat dhe shpërndarjen e një procesi të
infeksionit, një sëmundje apo një gjendje fiziologjike tek njerzit.
QËLLIMET E EPIDEMIOLOGJISË

1.Të identifikohet etiologjia ose shkaku I sëmundjes ose cregullimit


shëndetësor, si dhe të faktorit të rrezikut, gjegjësisht faktorët të cilët e
risin rrezikun për cregullim të shëndetit tek një individ.
2.Të studiohet rrjedha natyrore e sëmundjes (cregullimit shëndetësor)
3. Të bëhet evaluimi I masave preventive egzistuese por edhe atyre të rejave
dhe mënYrës së dhënies së mbrojtjes mjeksore ( skriningjet)
4. Të sigurojë një bazë për zhvillimin e qëndrimeve doktrinore dhe rregullativës
në lidhje me problemet në mjedisin jetësorë.
Një prej roleve dominante në epidemiologji është që të
sigurohet evidenca e ndryshimeve që ndodhin me kalimin e
kohës tek problemet shëndetësore në bashkësitë.

Për shembull në fillim të shekullit të XX , shkaqet kryesore


për vdekje në SHBA kanë qenë pneumonitë, tuberkulozi
dhe gastroenteritet, ndërsa kah fundi I shekullit në tre
vendet e para rangohen sëmundjet kardiovaskulare,
malignomet, sëmundjet cerebrovaskulare dhe SPOK.

CFARË NDRYSHIMI KA NDODHË?


EPIDEMIOLOGJIA DHE PREVENCIONI

Njëri prej qëllimeve kryesore të epidemiologjisë ka të bëj


identifikimin e nëngrupeve të popullsisë të cilët janë nën rrezik
më të madh për tu sëmurë.

Pse është e nevojshme të bëhet identifikimi ikëtyre grupeve me


rrezik të lartë?
1. nëse mund ti identifikojmë këto grupe, mund
të kemi mundësinë që të identifikojmë edhe
faktorët specifik ose karakteristikat të cilat sjellin
deri tek rreziku I ritur dhe të mundohem që ti
modifikojmë

2.nëse mund ti identifikojmë grupet me rrezik të


lartë, atëherë do të mund ti drejtojmë fuqitë
preventive-sic janë skrining programet për
detektim të hershëm të sëmundjeve kah popullata
që kanë dobi më të madhe nga masat e mara
kundër asaj sëmundje.
METODAT EPIDEMIOLOGJIKE
1. EPIDEMIOLOGJIA DESKRIPTIVE- e cila merret me
përshkrimin e karakterisstikave të përgjithshme të distibuimit të
ndonjë sëmundjeje në raport me njerzit, vendin dhe kohën

2.EPIDEMIOLOGJIA ANALITIKE-fokusohet në dererminantet e


sëmundjes nëpërmjet të testimit të hipotezave të formuara në
fazën deskriptive, me qëllim përfundimar që të hulumtohet se
ndonjë rrezik faktor I caktuar a mund ta shkaktojë ose ta
prevenojë sëmundjen.
STUDIMET DESKRIPTIVE
-popullatë ( studime korelative)
-individuë
* studime të rasteve individuale,
* studime të serieve të caktuara rastesh)

STUDIMET ANALITIKE
-studime observuese
* studime sektoriale
* studime anamnestike
*studime kohorte(retrospektive dhe prospektive)
-studime klinike
PROCESI EPIDEMIK

 Definohet si paraqitja, zgjatja dhe eliminimi I ndonjë sëmundje të


caktuar në popullatë.
 Në mvarshmëri prej intensitetit të paraqitjes së tij mund të
paraqitet në 4 forma:
1.epidemi
2.paraqitje sporadike
3.paraqitje endemke
4.pandemi
1.EPIDEMIA- për epidemi flitet kur numri I të sëmurëve është më I
madh se numri I zakonshëm, gjejgësisht kur numri I të sëmurëvve
është më I madh se ai I cili pritet gjatë një periudhe të caktuar ,në
një teritor të cakturar ose kolektiv të caktuar. Epidemia si formë ju
referohet edhe sëmundjeve infektive edhe atyre kronike.
2.PARAQITJA SPORADIKE- paraqet raste të izoluara të
sëmundjes në një popullatë të caktuar dhe një vend të
caktuar. Gjatë kësaj, themelore është se nuk ekziston
lidhshmëri ndërmjet të sëmurëve tek të cilët është
paraqitur sëmundja në formë sporadike .
Numri I të sëmurëve është I vogël:sasi e vogël e
agjensit, vështirësi në përcjellje, sistemi imunitar.
3.ENDEMIA- egzistim I gjatë ose I përhershëm I ndonjë sëmundje të
caktuar në atë vend. Ato janë sëmundje që janë autoktone, të
shpeshta në atë teritor dhe popullësia e atij vendi I quan si dukuri
e zakonshme. Brucelloza ( Vendet Mediterane), Kolera
( Bangladezh, Indi), tifoja abdominale ( gjatë luftës së dytë
botërore Manastiri dhe Velesi).
Endemia është e kushtëzuar prej shumë faktorëve-natyrorë, sociale,
higjieno –komunalë etj.
Endemia mund të kalojë në epidemi nëse ndryshojnë kushtet e
vatrës epidemike ekzistuese dhe nëse crregullohet baraspesha e
krijuar ndërmjet agjensit dhe nikoqirit.
4.PANDEMIA- kur një sëmundje e caktuar për një kohë relative të
shkurtër do të përhapet në më shumë vende apo kontinente.
Ekstenziviteti dhe rrezikimi I një grupi të madh të popullatës, janë
karakteristikat kryesore të pandemisë.
Shembull: gripi për shkak të mutanteve të reja të virusit “ethet
spanjjolle “1918, “gripi aziatik 1957”, kolera deri më tani ka patur
7 paraqitje pandemike, Covid 19.

You might also like