You are on page 1of 7

Alergjitë dhe ushqimi

Vështrim i përgjithshëm
• Alergjitë ushqimore konsistojnë në një përgjigje imunitare ndaj një ushqimi jo-të
pranueshëm. Trupi e ndjen që një proteinë në një ushqim të caktuar mund të jetë
e dëmshme dhe shkakton një përgjigje të sistemit imunitar, duke prodhuar
histaminën për të mbrojtur veten. Histamina shkakton simptoma alergjike si psh
kollitje, skuqje, veshtiresi ne frymemarrje etj.
• Si rezultat, sistemi imunitar krijon substanca si antitrupat IgE dhe histamina, të
cilët çlirohen në rrugët e gjakut për ti luftuar këto substanca të huaja apo
potencialisht të rrezikshme. Kjo fillon si reagim nxitës në pjesë të ndryshme të
trupit dhe zhvillon simptomet e alergjisë.
• Alergjitë nga ushqimet janë shumë të shpeshta, të përhapura në 2-6 % të
popullsisë. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët në mes 2 muajsh dhe 3 vjeç.
Ushqimet që më së shumti shkaktojnë alergji janë: qumështi i lopës, vezët,
bajamet (sidomos kikirikat), gruri, soja .
Shenjat dhe Komplikacionet e alergjive
ushqimore.
• Simptomet e alergjive nga ushqimet mund të përfshijnë puçrrat, rrjedhjen e
hundës, teshtimë, sy të perlotur, kruarje fyti, kollë, gërhitje, dhembje abdominale,
të vjella dhe diare.
• Në raste të rralla, reaksionet alergjike mund të jenë rrezik për jetë. Simptomet
fillestare shpesh janë ndjenja e të kruarit. Mund të ketë fryrje në fytyrë, përreth
syve, gojës dhe buzëve, e cila shpesh është e lidhur me përhapjen e puçrrave.
Membrana e mukozës në gojë dhe fyt mund të fryhet, ashtu që personi mund të
ketë vështirësi në gëltitje dhe në frymëmarrje.
Alergjitë nga qumështi dhe intoleranca e
qumështit.
• Qumështi është ushqimi që më së shpeshti shkakton simptome të alergjisë apo
intolerancës tek fëmijët dhe të.
• Disa persona janë alergjik në proteinat e qumështit të lopës. Në këtë alergji,
konsumimi i çfarëdo sasie të vogël me proteina të qumështit të lopës mund të
shkakton disa simptome.
• Trajtimi konsiston nga dieta pa qumësht lope. Shumë foshnja me alergji nga
qumështi mund të tolerojnë formula të sojës por kanë nevojë për formulë speciale
hipoalergjike që përmban proteina të tretshme.
• Vogëlushët dhe fëmijët më të rritur që kanë alergji në qumësht mund të
konsumojnë zakonisht soja të fortifikuar me kalcium, oriz apo qumësht dhie, por
disa fëmijë janë alergjik edhe në soja.
Intoleranca e qumështit.
• Në intolerancën e proteinave në qumësht, organizmi teknikisht nuk zhvillon alergji
por ka simptome të ngjashme kur konsumon qumështin, duke përfshirë dhembjet
abdomnale, të vjellat, diarenë dhe kapsllëkun.

• Disa persona nuk mund ta tretin laktozën, që është sheqeri që përmban qumështi.
Kjo gjendje quhet intolerancë laktoze, që poashtu nuk është alergji. Është
pamundësia për të tretur qumështin në saje të mungesës së enzimës që nevojitet
të ulë nivelin e laktozës.
Alergjitë nga vezët

• Në alergjitë nga vezët, organizmi zhvillon reaksion alergjik nga proteinat e vezës
(albumin) që gjendet në të bardhën e vezës.
• Simptomet zakonisht shkaktohen pas disa orësh prej që është konsumuar produkti
vezës. Simptomet më të shpeshta përfshijnë puçrra, dhembje abdominale, diare, të
vjella, simptome në frymëmarrje siç është rrjedhja e hundës, teshtima dhe problemet me
frymëmarrje.
• Personat që kanë reaksion anafilaktik ndaj vezëve duhet të paisen me EpiPen, që është
auto injeksion që përmban epinefrinë (adrenalinë). Ky medikament duhet të injektohet
menjëherë pas fillimit të shfaqjes së simtomeve, ashtu që të ulë reaksionin alergjik dhe
të ndihmojë në mbrojtjen e rrugëve te frymëmarrjes. Pas përdorimit të EpiPen, personi
duhet të transportohet menjëherë në dhomën emergjente për trajtim të mëtejshëm.
Alergjitë nga kikirikët, bajamet, arrat,
lajthitë…
• Alergjitë nga kikirikët dhe të tjerat janë të shpeshta tek fëmijët dhe në kontrast me
alergjitë e qumështit dhe vezëve, përgjithësisht nuk përparon me moshë.
• Kjo alergji, shpesh simptomet i zhvillon shpejt dhe mund të shpie tek reaksioni
alergjik apo anafilaktik.. Kjo gjendje mund të jetë rrezik për jetë dhe kërkon
asistim emergjent mjekësor.
• Zakonisht nuk diagnostifikohet me histori, por mund të konfirmohet nga testi i
lëkurës apo testi i provokimit ku fëmijës i jepen kikirikë dhe monitorohet nëse
shkakton kjo reaksion alergjik. Testimi i fëmijës duhet të bëhet nën mbikqyrje
mjekësore në spital sepse kjo mund të shkaktojë disa reaksione alergjike.
• Trajtimi më i mirë për këtë alergji është që të mësojmë fëmijën ti shmanget
ushqimeve që përmbajnë kikirikë, bajame, arra,lajthi.

You might also like