You are on page 1of 13

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI I MJEKËSISË
DEGA : STOMATOLOGJI

Lënda : Urgjencat në stomatologji


Tema : Reaksionet alergjike dhe shoku anafilaktik

Student-i/ja : Asistent-et :
Gentiana Bajraktari Jehona Ahmedi
Zana Agani
Reaksionet e Hipersensibilitetit

Reaksionet imunologjike që shkaktojnë dëmtim të indeve ku


ato zhvillohen quhen reaksione alergjike.
Reaksionet e hipersensibilitetit ( alergjike ) paraqesin një
urgjencë mjekësore , e cila mund të shfaqet te pacientet të
cilët i nënshtrohen intervenimeve të ndryshme stomatologjike.
Sipas mekanizmave imunologjikë , reaksionet alergjike ndahen
në 4 tipa , ku tre të parët kanë për bazë imunitetin humoral ,
ndërsa i katërti imunitetin qelizor :
1. Tipi i parë i mbidjeshmërisë ( tipi i menjëhershëm ose
reaksioni anafilaktik)
2. Tipi i dytë i mbindjeshmërisë ( tipi citotoksik)
3. Tipi i tretë i mbindjeshmërisë për shkak të
imunokomplekseve
4. Tipi i katërt i mbindjeshmërisë së vonshme
Nga 4 tipet bazë të reaksioneve alergjike , vetëm tipi i parë
“Reaksioni anafilaktik “ mund të shkaktojë gjendje
akute ,kërcënuese për jetën.
Reaksioni Anafilaktik – paraqet reaksion që ndodh në
sipërfaqen e qelizës ku antigjeni lidhet me molekulat e IgE që
gjenden në sipërfaqe të mastociteve dhe bazofileve dhe me
këtë lirohen mediatorët e reaksioneve alergjike që shkaktojnë
inflamacion , rritjen e permeabilitetit të kapilarëve ,
kontraksionin e muskulaturës së lëmuar , aktivizimin e qelizave
inflamatore dhe eozinofili.
Njëlloj si në të gjitha alergjitë , fillimi i reaksionit kërkon
ekspozimin me antigjenin, të njohur më parë nga sistemi
imun.Riekspozimi ndaj antigjenit shkakton kaskadë
reaksionesh , të cilët më pas mund të shfaqin simptoma lokale
ose sistemike , ose të dyja bashkë varësisht nga shkalla e
sëmundjes.
Manifestimet e reaksioneve të hipersensibilitetit mund të jenë :
1.DERMATOLOGJIKE
2.RESPIRATORE
3.ANAFILAKSIA E GJENERALIZUAR
SHENJAT KUTANE
Janë manifestimi më i lehtë i tipit I të reaksioneve
alergjike.Lezionet e lëkurës dhe mukozave mund të shfaqen
brenda disa minutave ose orëve , prandaj edhe mund te jenë :
1.Shenja kutane të fillimit të menjëhershëm të reaksioneve
2.Shenja kutane të fillimit të vonshëm të reaksioneve
Shenjat kutane që shfaqen menjëherë:
1.ERITEMA , 2.URTIKARIA & 3. PRURITI
Menaxhimi:
-Ndalojmë administrimin e të gjithë medikamenteve që po
përdoren
-Injektojmë epinefrinën 0.3 mL sol.1:1000 SC,IM ose IV , ose
epinefrinën 3ml qdo 5 minuta nëse shenjat progredojnë
-Injektojmë antihistaminën IV ose IM: Benadril (me bazë
difenhidraminë) 50 mg ose Clor-trimeton (me bazë
klorfeniraminë) 10 mg
-monitorojmë shenjat vitale
-konsultohemi me mjekun e pacientit
-vëzhgimi në klinikë për 1 orë
-jepet Benadril 50 mg q6h ose Klor-trimeton 10mg q6h ,PO
Shenjat kutane të fillimit të vonshëm të reaksioneve:
1.ERITEMA
2.URTIKARIA
3.PRURITI
4.ANGIOEDEMA

Menaxhimi:
-ndalojmë administrimin e të gjithë medikamenteve që po
përdoren
-administrojmë IV ose IM Benadril50mg ose Clor-trimeton10mg
-dërgimi në urgjencë
-dhënia e antihistaminës orale si psh , Benadril 50 mg q6h ose
Klortrimeton 10 mg q6h
SHENJAT E TRAKTIT RESPIRATOR

Reaksionet alergjike që prekin traktin respirator janë më serioze


dhe kërkojnë ndërhyrje më agresive.

-Përfshirja e rrugëve të vogla respiratore shkakton fishkëllima ,


si pasojë e kontraktimit të muskujve të lëmuar të bronkeve
( bronkospazëm) , me pasojë inflamimin mukozal të rrugëve
respiratore.Pacienti ankohet nga dispnea dhe mund të bëhet
cianotik.

Menaxhimi:
-ndalojmë administrimin e të gjitha medikamenteve që po
përdoren
-vendosim pacientin në pozicionin ulur
-administrojmë epinefrinën
-sigurojmë një hyrje IV
-konsultojmë mjekun e pacientit ose mjekun e urgjencës
-e mbajmë në kontroll pacientin në klinikë për 1h
-japim recetë me antihistaminikë
Përfshirja e rrugëve më të mëdha respiratore , zakonisht ndodh
në pjesën më të ngushtë ku kalon ajri,kordat vokale të laringut.
Angioedema e kordave vokale shkakton obstruksionin total ose
parcial të rrugëve të frymëmarrjes.Pacienti zakonisht nuk mund
të flasë dhe lëshon tinguj si klithma ( stridor ), kur ajri kalon
përmes kordave të ngushtuara.Nëse edema përkeqësohet ,
ndodh bllokimi total i rrugëve të frymëmarrjes që është rrezik
akut për jetën.
Menaxhimi:
-ndalojmë administrimin e të gjitha medikamenteve që po
përdoren
-vendosim pacientin në pozicion vertikal dhe kërkojmë ndihmës
për të dhënë asistencë mjekësore
-injektojmë epinefrinë
-japim oksigjen 6L/min nëpërmjet maskës faciale ose nazale
-monitorojmë shenjat vitale
-injektojmë antihistaminikë
-Sigurojmë hyrje IV,nëse shenjat përkeqësohen trajtohet njësoj
si anafillaksia
-konsultojmë mjekun e pacientit ose mjekun e urgjencës
-përgatisim pacientin për transport në dhomën e urgjencës
ANAFILLAKSIA E GJENERALIZUAR
Ëshë reaksioni më dramatik i hipersensibilitetit , që zakonisht
ndodh në pak sekonda ose minuta pas administrimit parenteral
të medikamentit antigjenik.Fillimi i reaksionit mund të vonohet
kur medikamenti administrohet oral.
-Reaksioni anafillaktik fillon me ankesat e pacientit për ndjenjë
dobësie.
-Shumë shpejt do të shfaqen manifestimet kutane: nxehtësi
trupore, urtikarie , prurit , skuqje në fytyrë dhe në trung.
-Mund të shfaqen nausea , pacienti mund të ketë të vjella,
krampe abdominale dhe inkontinencë urinare.
-Pasojnë simptomat e vështirësisë në frymëmarrje, dispne &
fishkëllima,simptomat e insuficiencës respiratore- cianozë e
thonjëve dhe e mukozës dhe në fund obstrukcion total i
rrugëve të frymëmarrjes duke dërguar pacientin drejt humbjes
së vetëdijes.
-Çrregullimet kardiovaskulare parësore janë Tahikardia &
Palpitacionet , pastaj hipotensioni për shkak të rënies së debitit
kardiak dhe vazodilatacionit periferik, disritmitë kardiake,
humbja e vetëdijes dhe arresti kardiak.
-obstruksioni laringeal dhe edema e kordave vokale janë shkaku
i zakonshëm i vdekjes së pacientit !
Menaxhimi:
-ndalojmë administrimin e të gjithë medikamenteve që po
përdoren
-vendosim pacientin shtrirë me shpinë në tavolinë ose në
dysheme dhe lajmërojmë specialistët për të dhënë asistencën
përkatëse mjekësore
-injektojmë epinefrinë
-fillojmë DhNSh-në dhe monitorojmë shenjat vitale
-përdorim krikotirotominë në qoftë se jemi të trajnuar dhe kur
laringospazmat nuk qetësohen shpejt nga epinefrina
-sigurojmë hyrjen IV
-Administrojmë oksigjenin 6L/min
-injektojmë antihistaminikët
-përgatisim pacientin për transport
Strategjia më e mirë për evitimin e këtyre reaksioneve alergjike
dhe shokut anafillaktik , ashtu si edhe të gjitha urgjencave tjera
është PARANDALIMI.
Kjo prevencë nënkupton në radhë të parë marrjen adekuate të
anamnezës gjatë vizitës stomatologjike.Pacienti duhet të pytet
rreth medikamenteve ndaj të cilave ai shfaq reaksion alergjik e
sidomos rreth medikamenteve që përdoren gjatë ndërhyrjeve
kirurgjikale.
Shumë pacientë reagojnë me hipersensibilitet ndaj
anestetikëve lokal , prandaj nëse pacienti thotë që ai veq ka
alergji ndaj një medikamenti të veçantë , mjeku duhet ta pyetë
për mënyrën sesi shfaqet reaksioni alergjik dhe se çfarë është e
nevojshme për ta parandaluar atë.
Nëse mjeku e vërteton praninë e ndonjë reaksioni alergjik ,
pacienti duhet t’i nënshtrohet analizave të hipersensibilitetit.
Është shumë me rëndësi që çdo informat në lidhje me
reaksionet alergjike eventuale të evidentohet në kartelën
mjekësore të pacientit përkatës.
Duke pasur parasysh këto të dhëna , mjeku do të kujdeset që të
injektojë anestetikun adekuat që nuk i takon grupit të
anestetikëve që shfaqin alergji dhe do të përshkruajë receta
adekuate në raste të premedikimit apo trajtimit terapeutik.

You might also like