You are on page 1of 5

FL-AZITROMICINA BLUEPHARMA

Tableta te veshura 500 mg


Gusht 2003

AZITROMICINA BLUEPHARMA
Tableta te veshura 500 mg

Lexojeni kete fleteudhezues me kujdes perpara se te filloni te merrni kete bar.


- Mbajeni kete fleteudhezues. Mund te keni nevoje ta lexoni perseri.
- Ne qofte se keni pyetje te metejshme pyesni mjekun tuaj ose farmacistin.
- Ky bar eshte pershkruar vetem per ju. Mos ua jep te tjereve. Mund ti demtoje ata edhe.
pse shenjat e semundjes mund te jene te njejta me te tuajat

Ne kete fleteudhezues:
1. Cfare eshte Azitromicina Bluepharma dhe per cfare perdoret?
2. Perpara se te merrni Azitromicina Bluepharma
3. Si te merrni Azitromicina Bluepharma
4. Efektet anesore te mundshme
5. Si te ruani Azitromicina Bluepharma

Emri I barit
AZITROMICINA BLUEPHARMA

Perberja e AZITROMICINA BLUEPHARMA


Cdo tabletepermban permban azitromicine (forma dihidrat) ekuivalente me 500 mg
azitromicine, si substance aktive.
Perberesit e tjere: niseshte e prexhelatinizuar, krospovidon, hidrogjen fosfat Ca, anhidroz,
Na laurilsulfate, ekstrakt Mg, metil hydroxipropilcelulose, dioksid titaniumi (E171),
laktoz dhe glycerol triacetate

Mbajtesi I Licences per Tregetim


Bluepharma Genéricos- Comércio de Medicamentos, S.A.
S. Martinho do Bispo
3045-016 COIMBRA
Portugali
AZITROMICINA BLUEPHARMA
Tableta te veshura 500 mg
Gusht 2003

1. Cfare eshte Azitromicina Bluepharma dhe per cfare perdoret?

AZITROMICINA BLUEPHARMA eshte nje antibiotic I perdorur per trajtimin e disa


infeksioneve te shkaktuara nga mikroorganizma te ndryshem ( CFT : Group 1.1 H )
Forma farmaceutike : tableta te veshura
AZITROMICINA eshte nje antibiotic I perdorur per trajtimin e disa infeksioneve te
shkaktuara nga mikroorganizma te ndryshem,te tille si;
Bronkitis, Pneumoni, Otitis Media , Sinusitis , Faringitis , Amigdalitis
Infeksione te lekures dhe indeve te buta
Semundje seksualisht te transmetueshme, te shkaktuara nga Chlamydia Trachomatis dhe
Neisseria Gonorrhoea, ne burrat dhe grate.

Ky product ka nevoje per pershkrim mjekesor

2. Perpara se te merrni Azitromicina Bluepharma


Si mund te merrni AZITROMICINA BLUEPHARMA
Ju duhet te dini nese jeni alergjik ndaj substances aktive Azitromicina ose nese jeni
alergjik ndaj cdo antibiotiku tjeter te te njejtit grup (makrolide) ose ndonje perberes tjeter
te barit (ju lutemi shikoni perberjen)

Ne situatat e pershkruara me poshte ju duhet te jeni te kujdesshem kur perdorni


AZITROMICINA BLUEPHARMA

Gjate trajtimit me AZITROMICINA BLUEPHARMA ju duhet te informoni mjekun tuaj


nese keni pasur apo keni ndonje semundje te melcise apo te veshkave (ne rast te
semundje te rende ju duhet te perdorni AZITROMICINA BLUEPHARMA me kujdes )

AZITROMICINA BLUEPHARMA mund te shkaktoje reaksione alergjike. Keshtu qe


nese vini re prezencen e pullave te kuqe apo te bardha, irritim, kruarje, enjtje te lekures,
veshtiresi ne frymemarrje, ju duhet te nderpritni trajtimin dhe te kontaktoni me mjekun
tuaj.

Si verehet me poshte perdorimi i AZITROMICINA BLUEPHARMA ne kombinim me


barn ate tjera te perdorura per Migrenen, mund te shkatojne kriza intoksikimi te
shoqeruara me kontraktime spastike, deri ne delir total.
AZITROMICINA BLUEPHARMA
Tableta te veshura 500 mg
Gusht 2003

Shtatzania dhe ushqyerja me gji


Konsultoni mjekun tuaj ose farmacistin perpara se te merrni cdo lloj bari.
Nese jeni shtatzane apo po ushqeni me gji ju nuk duhet te merrnin AZITROMICINA
BLUEPHARMA , pervec ne rastet te nje emergjence, gjithmone te pershkruar nga mjeku
juaj.

Drejtimi I makines dhe perdorimi I makinerive


Sipas informacioneve te disponueshme, AZITROMICINA BLUEPHARMA nuk
shkakton crregullime te aftesise per te drejtuar makinen apo te perdorimit te makinerive.

Femijet
AZITROMICINA BLUEPHARMA duhet te merret tek femijet me nje peshe trupore mbi
45 kg (shikoni gjithashtu seksioni 3 3. Si te merrni AZITROMICINA BLUEPHARMA )

Te moshuarit
Mund te ju administrohet te moshuarve pa rregullime te dozes.

Perpara se te perdorni barna te tjera nderkohe qe po merrni AAITROMICINA


BLUEPHARMA ju duhet te jeni te kujdesshem.

Tregojini mjekut tuaj, per te gjitha barnat qe po merrni ose keni marre kohet e fundit
(duke perfshire barnat pa pershkrimin e mjekut)
Ky informacion eshte I rendesishem ne raset e barnave te meposhtme
Antiacidet: (Barna te perdorura per trajtimin e prodhimit te acidit gastrik te tepert) nuk
duhet te merren ne te njejten kohe me azitromicinen.
Ciklosporina: (bar imunosupresiv I perdorur per refuzimin e transplanteve) nese eshte
shume e rendesishme marrja e ketij bari sebashku ju duhet te rregulloni dozen e
azitromicines.
Digoxin : (bar per zemren)mund te rrise efektet e digoxin
Derivatet e Ergotamines (bar I perdorur per lehtesimin e migrenes) nuk duhet te perdoret
me azitromicinen per te shmangur egotizmin
Warfarin dhe antikoagulante te tjere oral te klases se dyte : (barna te perdorura per
parandalimin e koagulimit te gjakut) mund te rrise efektet e warfarines, megjithese nuk
eshte nje reaksion shkakor I provuar
Zidovudine ( antiviral ) mund te rrise efektet e zidovudines .
AZITROMICINA BLUEPHARMA
Tableta te veshura 500 mg
Gusht 2003

3. Si te merrni AZITROMICINA BLUEPHARMA


Perdorim oral
E gjithe tablet duhet te merret me uje ose ndonje pije tjeter jo aloklike, me apo pa ushqim
dhe mundesisht gjithmone ne te njejten ore te dites.

Te rriturit (duke perfshire te moshuarit dhe femjet mbi 45 kg)


Doza e rekomanduar eshte 500 mg nje here ne dite ( 1 tablete AZITROMICINA
BLUEPHARMA ) per nje kohezgjatje te trajtimit 3 dite.
Trajtimi I semundjeve seksualisht te transmetueshme eshte 1 g (2 tableta
AZITROMICINA BLUEPHARMA ) te administruara nje here ne dite pernjeheresh

Tableta 500 mg AZITROMICINA BLUEPHARMA duhet te administrohen te femijet


me peshe mbi 45 kg, trajtimi eshte I njejte si tek te rriturit.
Ne otitis media akut dhe faringitis streptokoksik tek femijet me peshe mbi 45 kg doza
eshte 500 mg nje here ne dite (1 tablete) per 3 dite me rradhe. Ne rast te faringitis
streptokoksik ne femijet me peshe nen 45 kg doza eshte 500 mg dhe nuk duhet te kalohet.

Kohezgjatja e trajtimit
Per nje trajtim te efektshem, kohezgjatja e trajtimit duhet te jete 3 dite trajtimi, e
rekomanduar ne pjesen me te madhe te rasteve.

Nese ju merrni me shume AZITROMICINA BLUEPHARMA se sa duhet.


Nese padashje, keni marre me shume se doza normale, duhet te kontaktoni mjekun tuaj
ose te shkoni ne spitalin me te afert. Nese eshte e mundur merrni paketimin me vete
bashke me tabletat dhe me barnat e tjera te cilat po perdorni.

Nese harroni te merrni AZITROMICINA BLUEPHARMA

Merrni sa me shpejt te jete e mundur dozen qe keni harruar dhe ditet e tjera, vazhdoni
trajtimin ashtu si ju ka rekomanduar mjeku juaj. Mos merrni nje doze te dyfishte per te
kompensuar dozene e harruar.

Efektet e nderprerjes se trajtimit me AZITROMICINA BLUEPHARMA.

Duhet te mbani trajtimin per te gjithe kohen qe ju ka rekomanduar mjeku juaj.


AZITROMICINA BLUEPHARMA
Tableta te veshura 500 mg
Gusht 2003

4. Efekete anesore te mundshme

Si te gjitha barnat, AZITROMICINA BLUEPHARMA mund te shkaktoje efekte anesore,


megjithese eshte e tolerueshme mire. Efektet anesore jane, ne pergjithesi, te rralla, me te
zakonshmet jane te lidhura me sistemin gastrointestinal, humbje e oreksit, nausea, te
vjella/diarre, fece te buta, tretje e veshtire duodenale, dhimbje barku ne formen e
krampeve, kapsllek, gaz intestinal, colitis pseudomembranoz, ne raste te rralla cngjyrosje
te gjuhes dhe crregullime te shijes.
Si me antibiotiket e tjere te te njejtes klase, mund te kete ndryshime ne degjim, zhurme ne
vesh, marrje mendsh/ vertigo dhe konvulsione.

Jane raportuar gjithashtu pergjumje, ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje të gjymtyrëve,
hiperaktivitet, reaksione agresive, nervozizem, irritim, ankth dhe dhimbje te kyceve.
Reaksione te tjera perfshijne infeksione vaginale, kandidoza dhe lodhje.

Raportohen trombocitopenia (ulje e numrit te pllakezave ne gjak), ndryshime ne


funksioni renal dhe te melcise dhe madje reaksione alergjike te lekures te manifestuara
me rash, kruarje, ndjeshmeri ndaj drites, enjtje e lekures, te gjuhes ose te laringut dhe
veshtiresi ne frymemarrje.

Tregojini mjekut tuaj ose farmacistit per shfaqjen e cdo efekti anesor te permendur ne
fleteudhezues.

5. Ruajtja e AZITROMICINA BLUEPHARMA.


Mbajeni larg femijeve
Mos e ruani mbi 25°C
Tabletat duhet te hiqen nga paketimi vetem nese do te perdoren menjehere.
Mos perdorni AZITROMICINA BLUEPHARMA pas dates se skadences te treguar ne
kuti dhe ne blister.

Bari I skaduar I cili nuk eshte perdorur, duhet te kthet ne farmaci per tu shkaterruar.
Nese keni pyetje apo dyshime rreth AZITROMICINA BLUEPHARMA, konsultohuni
me mjekun tuaj ose farmacistin.

Ky fleteudhezues u modifikua per here te fundit ne gusht 2003

AZITROMICINA BLUEPHARMA
Data e aprovimit: 03 Dhjetor 2003

You might also like