You are on page 1of 25

Intubimi endotrakeal

• Intubimi endotrakeal është vendosja e tubusit


plastik fleksibil në trake, për mbajtjen e
rrygëve të frymëmarrjes të lira te pacientët që
janë të pavetëdijshëm apo të paaftë të marrin
frymë të pavarur.
Rrugët e intubimit janë:

• Orofaringeale - është rruga më e shpeshtë


dhe më e përshtatshme për intubim
endotraheal. Tubusi kalon përmes gojës
dhe plikave vokale në trake.

• Nasofaringeale- përdoret te rastet kur nuk


kemi qasje ne gojë, tubusi endotrakeal
plasohet përmes hundës dhe nasofaringut
në orofaring, plika vokale deri në trake.
• Cricothyrotomia- përdoret te
rastet emergjente dhe kur
intubimi oropharingeal është i
pamundur. Plasimi i tubusit
bëhet përmes hapjes në nivel të
membranës cricothyroide.

• Tracheotomia- zakonisht
përdoret kur nevojitet të sigurhet
frymemarreje e kontrolluar per
një përiudhë më të gjatë.
Indikacionet për intubim endotrakeal ndahen në
indikacione:
a. operative: nevoja për të ventiluar pacientin; mbrojtja e traktit respirator
nga aspirimi i përmbajtjes gastrike; në procedurat kirurgjike në kokë dhe
qafë ose në poziten e shtrirë ku nuk mund të mbahet frymëmarrja
manuale, në procedurat kirurgjike në kranium, toraks ose abdomen, etj.

b. Jooperative: te crregullimet e thella të vetdijes me pamundësi të


frymëmarrjes, të lëndimët e rënda pulmonare të shoqëruara me
insuficiencë respiatore,sic është sepsa, obstruksioni i rrugëve të
frymemarrjes, hipoksia etj.
Pajisjet për intubim
• Laringoskopi – përbëhet prej dorezës dhe shpatullës me
dritë. Varësisht nga lloji i shpatullës janë dy lloje
laringoskopësh që përdoren shumë:
1. Macintosh- me shpatullë të lakuar
2. Miller- me shpatullë të drejtë

Dy llojet janë të madhesive të ndryshme (me shpatulë të madhe


adulte, e vogël adulte, pediatrike, për foshnje dhe për të
porsalindur)
Macintosh Miller
• Tubusi endotrakeal- është kateter që vendoset në rrugët e
frymëmarrjes për ti mbajtur ato të lira, zakonisht përdoren në anesteizon të
përgjithshëm, gjendjet kritike, ventilimi mekanik dhe rastet emergjente.
Tubusi endotracheal ka një sistem të fryerjes që përbëhet nga valvula, pilot
baloni, tubi fryrës dhe kafi. Egzistojnë tubusë me madhësi të ndryshmë të
diametrit të brendshëm. Tek adultët zakonisht përdoret -ë meshkujt
madhësia 7.5-9 mm, kurse te femrat 7-7.5 mm.
• Mandreni- është tel i lakueshëm i cili futet në tubusin endotrakeal për të
lehtësuar futjen e tubusit ne trake. Zakonisht përdoret në rastet e vështira të
intubimit. Egzistojnë lloje të ndryshmë të sondave me madhësi dhe
lakueshmëri të formave të ndryshme.
• Pajisjet tjera të nevojshme janë për intubim janë:
maska dhe baloni për ventilim, lubrifikuesi dhe
fiksues tubusi.
Mënyra e intubimit
• Fillimisht pacienti preoksigjenohet përmes maskës me Oksigjen 100%,
përafersisht për 3 minuta. Shtrati i pacientit vendoset ashtu që koka e
pacientit të jetë në lartësi të mesit të abdomenit të anesteziologut. Fleksohet
pjesa cervikale e shtyllës kurrizore. Boshti gjatësor i kavitetit oral, faringut
dhe trakesë shtrihet përafërsisht në vijë të drejtë.
• Laringoskopi mbahet me dorën e majtë, kurse në të djathtën
tubusi endotrakeal. Laringoskopi vendoset kah ana e djathtë e
gojës, lëvizet shpatulla poshte-drejt mesit të gojës, duke e
shtyrë gjuhën majtas në mënyrë që të vizualizohet rruga.
• Ngrihet laringoskopi derisa të duket epigloti dhe plikat vokale, pastaj futet
tubi nga ana konkave e tij.
• Fryhet kafi, ventilohet dhe auskultohet për të siguruar vendosja e drejtë e
tubusit dhe bëhet fiksimi i tij.
Konfirmimi i vendosjes së drejtë të tubusit bëhet me:
 Veshtrimin direkt gjatë futjes së tubusit
 Auskultimin bilateral të mushkërive
 Sasinë e CO₂ të ekspiruar
 Mungesa e lëvizjes së ajrit gjatë auskultimit në
epigastrium
Komplikimet e intubimit
• Komplikimet e intubimit mund të ndodhin gjatë laringoskopisë dhe intubimit, gjatë kohës
kur tubusi është ende i vendosur dhe gjatë ekstubimit.

 Komplikimet me të shpeshta janë:


 pozita jo e duhur e tubusit-intubimi ezofageal ose bronkial
 traumtizimi i rrugëve të frymëmarrjes-dëmtimi i dhembëve, laceracioni i buzëve, dislokimi
i mandibullës
 reflekset fiziologjike- tahikardi, laringospazmë, hipoksi
 perforim i kafit
 ekstubim jo i qëllimshem
 edema e rrugëve të frymëmarrjes,
 aspirimi i përmbajtjes gastrike,etj.
Intubimi i vështirë

• Intubimi i vështirë- është atëherë kur anesteziologut me


përvojë i duhen më shumë se 3 tentime ose më shumë se 10
minuta për ta intubuar pacientin.

• Intubimi i pamundur- është atëherë kur anesteziologu më


përvojë edhe pas disa tentimeve nuk mund ta bëj intubimin e
pacientit.
Gjendjet që mund të shoqërohen me intubim të vështirë janë:
 tumoret
 infeksionet (abcesi submandibullar, peritonsillar, epiglotitisi)

 Anomalitë kongjenitale (atrezioni laringeal)


 Trupi i huaj

 Obeziteti

 Traumat (fraktura mandibullare,maksillare, shtylles kurrizore)

 Ekstenzioni jo adekuat i qafes etj.


Metodat me anë të të cilave vlerësohet intubimi i
vështirë
• Klasifikimi sipas Cormack edhe Lehane
• Shkalla I – plikat vokale janë të dukshme
• Shkalla II – plikat vokale duken pjesërisht
• Shkalla III – duket vetëm epigloti
• Shkalla IV- nuk duket as epigloti

Pacientët që klasifikohen në shkallën e katert dhe shumica e shkallës së tretë, është


vështirë apo e pamundur të intubohen.
Testi i Mallapatit
• Klasa I : vërehen hapja e faringut, qiellza e butë dhe uvula
• Klasa II: Vërehen hapja e faringut dhe qiellza e butë kurse uvula fshehet pas bazës së
gjuhës
• Klasa III: vetëm qiellza e butë vizualizohet
• Klasa IV: nuk shihet as qiellza e butë.

Klinikisht klasa I dhe II tregojnë për intubim të lehtë kurse klasa III dhe IV tregojnë së
intubimi mund të jetë i vështirë.
• Distanca tiromentale- nëse
kjo distancë është më e vogël se
6 cm, intubimi është i vështirë
ose i pamundur.

• Distanca sternomentale-
nësë kjo gjatësi është më e vogël
se 12.5 cm atëherë parashihet që
intubimi do të jetë i vështirë.
Teknikat speciale që përdoren për intubim të vështirë:

• Intubimi retrograd

• Maska laringeale
Ekstubimi
• Ekstubimi është proces i largimit të tubusit endotrakeal
nga rrugët e frymëmarrjës dhe bëhet atëherë kur
pacienti merr frymë me një vëllim të mjaftueshëm, në
mënyrë të pavarur nga respiratori.
• Ekstubimi i pacientëve tek të cilët paraqiten vështrësi
në intubim duhet bërë me shumë kujdes.
• Pacienti duhet të jetë plotësisht i zgjuar, bashkëpunëtor
dhe i aftë të marrë frymë i pavarur.
Ju faleminderit për vëmendje!

You might also like