You are on page 1of 13

REANIMIMI

KARDIOPULMUNAR
• Reanimimi kardiopulmunar eshte nje metode e ringjalljes e cila behet me
qellim te rikthimit te shenjave vitale te meparshme.
• Kjo procedure behet tek personat te cilet kane pesuar arrest kardiak
• Tri fazat kryesore te perkujdesjes te personave te cilet kane pesuar arrest
kardiak jane:
1. Basic life support – BLS
2. Advanced life support – ALS dhe
3. Kujdesi pas arrestit kardiak
• Basic life support (BLS) – aspektet themelore te BLS jane:
1. D – danger
2. R – response
3. S – send for help
4. A – airway
5. B – breathing
6. C – circulation
7. A – Airway – hapni rruget e frymemarrjes
8. B – breathing – 2 frymemarrje nese pacienti nuk po merr fryme max.
10 sekonda
9. D – defibrillation – mundesisht AED
• Njohja e menjehershme e arrestit kardiak - mund te behet ne baze:
1. Vetedija nuk eshte e ruajtur
2. Pulsi – mungesa e pulsit ne arteriet e medha
3. Respiracioni nuk ka respiracion
4. Pupilat – te dilatuara dhe te shtrenguara
5. Ngjyra e lekures – e zbehte dhe cianotike

• Vetedija zakonisht humb brenda 10 sekondash, pas 30 sekondash nderpritet


frymemarrja, pas 60 sekondash bebezat e syrit zgjerohen, pas 180
sekondash manifestohen demtimet e para te sistemit nerbor qendror. Nese
RKP fillon ne 3 minutat e para shancat per mbijetese jane te medha rreth
75 %, kurse nese fillojme ne 4 min. e para suksesi eshte 50 %. Pas 5 min.
shkalla e suksesit bie ne menyre drastike
• RKP – ja behet ne 2 minuta ( 5 cikle 30 kompresione me 2 frymemarrje)
• Nese pacienti ka fryme marrje dhe ka puls atehere vendoset ne recovery
position dhe behet monitorimi I tij derisa te vije ambulanca
• Hapja e rrugeve te frymemarrjes behet me kujdes me ekstenzion I kokes
dhe ngritje te mjekres kurse nese ka trauma te unazave cervicale behet
permes teknikes me shtyerje te mjekres pa ekstenzion te kokes
• Kontrolli I hapsires se gojes per bllokime nuk duhet te behet ne menyre te
verber me ane te gishtave por duhet te behet me kujdes ne menyre qe te
mos ndodh shtyerja e trupave ne thellesi
• Nese ka arrest kontrollohet pulsi brenda 10 sekondash dhe menjehere
fillojme me kompresione
• Dhenja e frymemarrjes behet me maske faciale dhe ambu ballon kurse ajo
goje - goje behet nese nuk kemi maske
• Frymemarrja goje me goje
• raporti eshte 30:2
• Nese eshte 1 shpetimtare I vetem lejohet ti pushoje kompresionet per
me pak se 10 sekonda per ta dhene frymemarrjen
• Jepni 1 frymemarrje brenda 1 sekonde
• Shikoni a keni levizje te kraherorit
• Nese ventilimi eshte I pasuksesshem shikoni per pranine e trupave te
huaj
• Nese pacienti ka sigurim te avancuar te rrugeve te frymemarrjes me
maske laringeale apo tubus endotracheal atehere frekuenca eshte 10 -
12 ventilime ne minute, 1 frymemarrje ne 5 – 6 sekonda por pa I
nderprere kompresionet
• Kompresionet e gjoksit
• Duhet bere 100 – 120 kompresione ne minute per te gjitha grupmoshat
• Tek te rriturit duhet shtypur gjoksin 5 cm gjate kompresioneve, te femijet
deri ne 4 cm, kurse te foshnjat deri ne 3 cm 1/3 e diametrit anterio –
posterior
• Numroni me ze te larte gjate kompresioneve
• Lejoni kthimin e kraherorit ne pozite normale gjate cdo kompresioni
• Duhet perseritur 5 cikle para se ta kontrolloni pulsin
• Nese nuk kemi rikthim te pacientit atehere fillojme prap protokollin e BLS nga
fillimi deri sa te kthehet pacienti, te vije ambulanca apo te shpallet I vdekur
pacienti
• Te kompresioni i gjoksit duhet pasur kujdes me vendosjen e duar
dores dominuese vendoset poshtë, dora tjetër mbivendoset lart,
ndërlidhen gishtërinjtë e të dy duarve, presioni behet në qendër
të toraxit, respektivisht në gjysmën e poshtme të sternumit 2 cm
- 2 gishta mbi procesin ksifoid), krahët duhet të jenë në pozicion
të drejtë, jo të kthyer në bërryla dhe parallel
• Tek femijet nga mosha 1 vjeqare deri ne pubertet kompresioni
behet me te dy duart ose 1 dore
• Tek foshnjat me pak se 1 vjet duke perjashtuar te posalindurit
nese eshte 1 shpetimtar behet me dy gishta ne qender te gjoksit
menjehere nen e thimthav te gjinjeve, kurse nese jane 2
shpetimtare 2 gishtat e medhenj nen vijen e thimthave te
gjinjeve
• Nëse e keni në dispozicion defibrilatorin automatik extern CAED),
duhet aktivizuar menjëherë dhe duhet ndjekur udhëzimet e tij, nëse
është ritëm shokues (shockable Rhythm), që duhet të defibrilohet
defibriloni dhe menjëherë vazhdoni me kompresione të gjoksit
• Nëse janë dy ose më shumë persona: njëri fillon me kompresione, tjetri e
aktivizon sistemin e reagimit emergjent dhe e merr AED ose
defibrilatorin manual (në kushte spitalore). Ne fund te 5 cikleve e
reanimimit kardiopulmonar (RKP), vlerësoni përmes AED për ritem
shokues dhënës ku indukohet defibriloni dhe përsëritni vlerësimin para
se të rifilloni me 5 ciklet e ardhshme.
• Te foshnjat dhe fëmijët RKP duhet bërë përmes ciklit 15:2, nëse jane 2
shpetues kurse nese vetem 1 eshte 30:2
• Te submersioni dhe te obstruksioni i rrugëve të frymëmarrjes nga ndonjë
trup huaj, nëse viktima është pa vetëdije, duhet filluar me RKP dhe
duhet vazhduar 5 cikle para se te thërrisni ndihmë, ndihmën e shpejtë
ose emergjencën.
• Te submersioni reanimimi kardiopulmonar duhet të fillojë sa më shpejt,
sapo personi i pavetëdijshëm të nxirret nga uji. Frymëmarrjet shpëtuese
janë shumë te rëndësishme te këto situata, sepse shkaku primar i
arrestit kardiak dhe vdekjes te këto raste dhe te trupat e huaj,
është hipoksia
• Nëse viktima është e pavetëdijshme dhe në hipotermi, dhe nëse
konfirmohet arresti kardiak, duhet filluar menjëherë me RKP,
rrobat e lagura duhet të hiqen dhe duhet të vazhdohet me RKP
derisa të arrijë ekipi i emergjencës
• Ngulfatja mund të ndodhë si pasojë e obstruskionit të rrugëve të
frymëmarrjes nga ndonjë trup i huaj
• Shenjat e para te këta pacientë janë kollitja e heshtur, cianoza
pamundësia që të marrë frymë apo të flasë. Nëse kollitet me
forcë, nuk duhet interferuar me këtë proces. Nëse vëreni shenja
të obstruksionit të rrugëve ajrore, shtypja në abdomen duhet
aplikuar në sekuenca rapide derisa obstruksoni të lirohet,
gjegjësisht trupi i huaj të dalë jashtë nga presioni. Nëse kjo nuk
është efektive, duhet vazhduar me shtypjen e gjoksit, sidomos te
personat obezë dhe gjatë shtatzënisë
• Po ashtu I kemi edhe defibrilatoret te cilet mund te jene:
• Defibrilatori manual dhe
• AED – defibrilatori I jashtem automatik

You might also like