You are on page 1of 2

Klasa 9 Emri : ____________________________

Test periudha 2 Pikët __________


Grupi A Nota _________

1. Në figurën e mëposhtme tregohen katër kube prej lëndesh të ndryshme. (Niveli 1) (2p)
Çdonjeri prej tyre e ka masën 1,0 kg. Në hapesirat e mëposhtme, renditni lëndet nga më e rralla te më e dendura.

Lënda më e rrallë ………… ………… ………… …………

2. Akulli noton në ujë. Si është dendësia e akullit krahasuar me ujin? (Niveli 3) (2p)
Jep një shpjegim të thjeshtë.

…………………………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………………

3. Gjatë ngrohjes, trupat bymehen (masa nuk ndryshon). (Niveli 3) (2p)


Çfarë mund të thuhet për dendësinë e trupave, kur ngrohen?

……………………………………………………………………………………………………
……………………………………………………………………………………………………

4. Një sasi mërkuri me masë 163,2 g e ka vëllimin 12 ml. Gjej dendësinë e mërkurit. (Niveli 2) (2p)
Kujto që, 1 ml = 1 cm3.

5. Një hotel ka një sallë vallëzimi të shtruar me parket. (Niveli 3) (2p)


Në një tabelë njoftohet që njerëzit nuk duhet të mbajnë këpucë me taka të holla.
Shpjego arsyen: ………………………………………………………………………………
…………………………………………………………………………………………………

6. Një elefant peshon 60 000 N. Ai qëndron mbi katër këmbë. Secila shputë e ka sipërfaqen 0,1 m2. (Niveli 2)
a) Llogaritni sipërfaqen e plotë të shputave të elefantit. (2p)

b) Llogaritni trysninë që ushtron elefanti mbi truall. (2p)

7. Përfytyroni sikur jeni një grimcë ajri brenda një dhome. (Niveli 1) (4p)
Lëvizni me shpejtësi nëpër dhomë, duke u përplasur me muret, tavanin e dyshemenë dhe duke kërcyer mbrapsht.
Nëse temperatura e mjedisit rritet, çfarë do të ndodhë me shpejtësinë tuaj?
a) Do të lëvizni më shpejt apo më ngadalë se më parë?
………………………………………………………………………………………
b) Si do të përplaseni me muret, më shpesh apo më rrallë?
………………………………………………………………………………………
c) Si do të jetë forca që ushtroni mbi muret, më e madhe apo më e vogël?
………………………………………………………………………………………
d) Si do të jetë trysnia mbi muret, më e madhe apo më e vogël?
………………………………………………………………………………………
8. Në enët e treguara në figurat përbri janë hedhur sasi të ndryshme uji. (Niveli 1) (1p +2p)
Si është shtypja që ushtrohet në fundin e secilës enë:
a) e ndryshme b) e njejtë c) në enën e gjerë është më e vogël

Sepse …………………………………………………… (Niveli 2)


…………………………………………………………..

9. Shëno në figurën përbri forcën tërheqëse të litarit, për të dyja rrotullat. (Niveli 1) (2p)

Kur trupin e ngrejmë nëpërmjet një rrotulle në lartësinë h = 5m, gjatësia e litarit që duhet të tërheqim është:
L= _________ (1p)
Nëse përdorim dy rrotulla për ngritjen e trupit po në lartësinë h = 5m, gjatësia e litarit që duhet të tërheqim
është L = _________ (1p)

10. Në figurë tregohet një kolovajzë me dy djem mbi të. (Niveli 2) (3p)
A është në baraspeshë kolovajza?
Për të përcaktuar nëse kolovajza është apo jo në baraspeshë, duhet të llogaritet momenti i secilës forcë.

11+11+6=28
39%+39%+21%
5 6 7 8 9 10
8-11 12-15 16-19 20-22 23-25 26-28

You might also like