You are on page 1of 14

Universiteti‘’Kadri Zeka’’Gjilan- Fakulteti Juridik

Programi Master

‘’Qeverisja Lokale dhe Shoqeria Demokratike’’

Punim Seminarik

Lenda:Roli I Shoqerise Civile ne qeverisje lokale

Tema:Shoqeria Civile,si promotore e vendimmarrjes

Kandidati: Mentori:
Rinor Ajeti Prof.Asoc.Dr.Merxhan Avdyli

Prizren,janar 2020

Permbajtja
Hyrje-------------------------------------------3
Metodologjia------------------------------------
4
Perkufizimi I Shoqerise
Civile-----------------------4,5
Roli I Shoqerise Civile ne
vendimmarrje----------------5,6
Pjesmarrja e qytetareve ne
vendimmarrje-----------7,8
Rendesia e pjesmarrjes se
qytetareve----------8,9
Mekanizmat per pjesmarrjen e
qytetareve----------10
Rekomandimi-----------------11
Referenca---------------------------12,13
Hyrje
-Gjate ketij punimi fokusi im kryesor ka qene shoqeria
civile,roli I saj ne vendimmarrje ne proceset qe afektojne
jeten e qytetareve,krijimin e politikave publike,nxitja e
qytetareve qe te jene pjesmarres ne krijimin e ketyre
politikave,per qeshtje qe jane me interes per mireqenien e
tyre.

Metodologjia e punes

Ne kete punim kam perdorur metoden krahasuese,ku synim


thelbesor ka qene marrja e njohurise per rolin e
pazevendesueshem qe ka shoqeria civile ne procesin e
politikberjes,gjithashtu nxitja e angazhimit qytetar per
problemet dhe sfidat me te cilat perballen qytetaret.

Nocioni I Shoqerise Civile


Shoqëria civile apo shoqëria qytetare është tërësia e
organizatave dhe institucioneve shoqërore qytetare
vullnetare që formojnë themelin e funksionimt të shoqërisë
si anë e kundërt mbështetëse e një shteti (pavarësisht nga
sistemi politik i tij) dhe institucioneve tregtare.
Si shoqëri civile nënkuptohet një pjesë brenda për brenda
një shoqërie që ka lindur në mesin e një sfere shtetërore,
ekonomike dhe private, si edhe midis shtetit, tregut dhe
familjes. Kjo pjesë njihet si hapësirë publike, e cila sot
formohet nëpërmjet nismash, bashkësish, lidhjesh,
shoqatash dhe nga një numër i shumtë shoqërish të
pavarura nga shteti me trajta dhe nivele organizatash të
ndryshme. Lëvizja shoqërore është pjesë e këtyre
organizatave.

Shoqëria civile dhe demokracia

Shoqëria Civile nënkupton një koncept shumë të gjerë, i cili


në thelb shpreh pjesëmarrjen aktive të individit për të
zgjeruar dhe konsoliduar liritë dhe të drejtat e njerëzve,
kontributin e tij për një shoqëri të hapur dhe të drejtë, që
frymëzon solidaritet, humanizëm, tolerancë dhe mirëkuptim,
të cilat janë aq të domosdoshme për vendin tonë në këtë
fazë tranzicioni të vështirë dhe të zgjatur.

Roli I Shoqerise Civile ne vendimmarrje

Shoqëria civile nuk do të ishte asgjë nëse nuk është


shumëngjyrëshe dhe gjithëpërfshirëse, si nga aspekti
konceptual, dhe heterogjene. Pas diskutimeve që kanë
zgjatur me qindra vite, ende nuk ekziston një përkufizim i
pranueshëm nga të gjithë për shoqërinë civile. Koncepti
është debatuar dhe përkufizuar në mënyra të ndryshme gjatë
historisë, duke filluar nga filozofët e Greqisë së lashtë.
Aristoteli, një ndër emrat më eminent të Greqisë antike,
fjalën “civile” e shihte si domethënie “të shtetit”; kështu,
“shoqëria civile” i referohej ndërveprimeve kolektive të
personit me shtetin, si qytetar i polisit (qytet në greqisht).
Në bazë të Sokratit, argumenti publik përmes dialektikës,
ishte imperativ për të siguruar qytetërimin në polis dhe një
jetë të mirë për njerëzit. Në ditët e sotme, shoqëria civile
zakonisht përkufizohet si sektor i tretë, ku si sektorët tjerë
përfshijnë sektorin publik dhe atë privat, në të cilët njerëzit
mund të bashkohen rreth vlerave, normave dhe interesave të
përbashkëta.

Shoqëria civile përbëhet nga shoqatat që formësojnë


ndërveprimin njerëzor jashtë dy sektorëve të tjerë, ndërsa
kufijtë e sektorit janë të mjegullt dhe vështirë të
përkufizohen në mënyrë të saktë. Në referimet e përditshme,
termi përdoret për përfaqësimin e institucioneve, siç janë
organizatat vullnetare dhe organizatat joqeveritare të
shërbimeve. Disa hulumtues e zgjerojnë fushëveprimin e
sektorit për të përfshirë familjen, grupet joformale të
shoqërisë, lëvizjet shoqërore dhe mediat. Ekziston një
pajtueshmëri e përgjithshme se shoqëria civile është një
arenë e veprimit vullnetar kolektiv rreth interesave,
qëllimeve dhe vlerave të përbashkëta që dallohen nga
familja, shteti dhe institucionet profit kërkuese. Është një
hapësirë e veçantë në shoqëri, ku njerëzit bashkohen për të
debatuar, për të hyrë në shoqata dhe për të tentuar të
ndikojnë shoqërinë në përgjithësi.

Shoqëritë civile janë rregullime organike të njerëzve, të


formuara nga ndryshimet e shumta që vazhdojnë të
evoluojnë në çdo vend. Si manifestim i mënyrës së
angazhimit të qytetarëve në shoqata, me qëllim të
përmirësimit të jetës së tyre, të shprehjes dhe ndjekjes së
interesave të tyre, të këmbimit të informatave, të
ndërmjetësimit të dallimeve dhe të krijimit të marrëdhënieve
sociale të qëndrueshme, institucionet shoqërore janë po aq
të ndryshme ashtu siç janë edhe njerëzit që i themelojnë
ato.

Përkufizimi i Kombeve të Bashkuara për shoqërinë civile

Shoqëria civile i referohet shoqatave të qytetarëve (jashtë


familjeve, miqve dhe bizneseve të tyre) të krijuara
vullnetarisht për avancimin e interesave, ideve dhe
ideologjive të tyre.

Për shkaqe të thjeshtësisë, shumë akademikë, donatorë


ndërkombëtarë dhe profesionistë të fushës zhvillimore, e
trajtojnë shoqërinë civile si një shoqëri që buron mes
familjes dhe shtetit, e barabartë me sektorin e vetiniciuar
vullnetar të përbërë nga individët që bashkohen në mënyrë
të lirë dhe formale, të cilët tentojnë të arrijnë qëllime
përmes organeve fetare, fondacione, klubeve rekreative,
shoqatave profesionale, komisioneve të veprimit,
sindikatave, lëvizjeve shoqërore dhe kështu me radhë. Në
këtë drejtim, shoqëria civile mund të shihet si bazë, mbi të
cilën ndërtohet kapitali shoqëror. Ajo plotëson ekzekutivin,
legjislativin dhe mediat e pavarura për ofrimin e kushteve të
nevojshme në mënyrë që zhvillimi dhe demokracia të
lulëzojnë. Po kështu, ajo u përgjigjet shpesh çështjeve të
barazisë shoqërore, që anashkalohen nga institucionet profit
kërkuese.

Ngritja e shoqërisë civile në skenën vendore dhe botërore


politike, përbën një nga zhvillimet kryesore të tri dekadave
të fundit. Përderisa ekzistojnë dallime të shumta në vende
dhe regjione të ndryshme, ajo çka është në zemrën e kësaj
lëvizjeje është ndryshimi i marrëdhënieve mes shteteve dhe
qytetarëve të tyre. Kur zbatohet pozitivisht, shpesh ky
ndryshim përcjellët me begatimin e konceptit dhe të
praktikës së të drejtave.

Shoqëria civile po ashtu ka fuqizuar kapacitetin e saj


operativ si një instrument për ofrimin më të mirë të
shërbimeve dhe për modernizim, duke ia hequr shtetit barrën
e detyrave që më mirë mund të trajtohen nga organizatat
joqeveritare. Pranimi gjithnjë më i madh i shoqërisë civile
bazohet në besimin që njerëzit janë qytetarë me të drejta
dhe obligime të mbrojtura me ligj, e jo qytetarë që varen nga
privilegjet apo të drejtat. Përderisa dimensioni i kontributeve
të prekshme mund të debatohet, shumë mendimtarë dhe
profesionistë të çështjeve zhvillimore pajtohen se një
shoqëri civile e gjallëruar dhe e organizuar është bazë e çdo
shteti/kombi modern. Njëkohësisht, ky sektor nuk duhet të
shihet si ilaç për të gjitha të këqijat apo si një përçues drejt
demokracisë dhe zhvillimit ekonomik. Disa studiues
gjithashtu theksojnë rolin negativ që nganjëherë mund ta
luajnë organizatat e shoqërisë civile; për shembull, ato mund
ta rrisin rolin e shoqatave joformale në krahasim me
mekanizmat formalë dhe disa organizata mund të ndjekin
qëllime jodemokratike apo ksenofobie ose mund të punojnë
për qëllime jomorale ose të paligjshme.

Gjatë shqyrtimit të fenomenit social, siç është rritja e


aktiviteteve të shoqërisë civile, rrallëherë ka përgjigje të
vetme apo përfundimtare, por më shumë ato janë të
shumëfishta dhe ndryshuese, që varen nga konteksti. Ky
kontekst përfshinë faktorët mjedisorë, institucionalë, të
raporteve dhe faktorë tjerë.
Nivelet e Pjesmarrjes se Qytetareve

Pjesëmarrja e grupeve, pa dallim race, gjinie, besimi fetar,


në procese vendimmarrese duhet të konsiderohet si e drejtë
elementare.

Diskutimi për këtë çështje mund të zhvillohet nga dy


aspekte: si e drejtë elementare e qytetarit të marr pjesë në
vendimmarrje për hapësirën në të cilën jeton, punon dhe
investon; si dhe obligim i Komunës të marr mendimin dhe
aprovimin e taksapaguesve për çfarëdo plani që krijon apo
edhe ndryshon. Investimet në hapësirën publike nga ana e
Komunës janë investime nga buxheti i krijuar me taksat e
qytetarëve, prandaj është detyrë e Komunës të përfshijë
komunitetin e saj në këtë proces.

Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD)


ofron një klasifikim të pjesëmarrjes qytetare duke i’u
referuar natyrës dhe drejtimit të marrëdhënies midis
qeverisë dhe qytetarëve si në vijim:
Informimi – një marrëdhënie me një drejtim sipas së cilës
qeveria vetëm prodhon dhe ofron informacion për qytetarët e
saj.

Konsultimi – një marrëdhënie me dy drejtime në të cilën


qytetarët mund ti sigurojnë ‘feedback’ qeverisë duke
kontribuar me këndvështrimet dhe opinionet e tyre.

Pjesëmarrja aktive – një marrëdhënie e bazuar te


bashkëqeverisja, në të cilën qytetarët angazhohen në
procesin e vendimmarrjes.

Mekanizmat per pjesmarrjen e


qytetareve

Mënyra më e mirë dhe sigurt për të arritur modele të


suksesshme dhe të qëndrueshme për të siguruar
pjesëmarrjen e qytetarëve është përmes mekanizmave të
strukturuar dhe të institucionalizuar. Prandaj ky sektor ka
për qëllim të theksojë mekanizmat e institucionalizuara për
pjesëmarrje të qytetarëve.

Mekanizmat e pjesëmarrjes qytetare dhe zhvillimit të


demokracisë së drejtëpërdrejtë janë të përcaktuara në një
kapitull të veçantë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Këto
mekanizma janë: informimi publik; konsultimi publik; e drejta
e peticionit; iniciativat qytetare; referendumi; dhe komitetet
konsultative.

Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve në përgjithësi janë


efektive kur qytetarët i shohin ato si të besueshme, dhe ku
ka angazhim politik për zbatimin e tyre.

Mekanizmat e pjesëmarrjes së qytetarëve nuk do të


funksionojnë kur:

Bëhet përpjekje që qëndrimet partiake të paraqiten si zëra


të pavarur dhe legjitim të qytetarëve

Nuk ekziston një angazhim i caktuar politik për zbatimin e


mekanizmave

Sistemi ekziston në parim (dmth kur tingellon bukur në


letër), por kur mekanizmat vihen në veprim mungojnë
burimet e nevojshme për t’u realizuar ashtu siç duhet.

Plotësimi i disa parakushteve shumë të thjeshta është


vendimtar që pjesëmarrja e publikut të jetë e suksesshme.
Këtu përfshihet nevoja që:

-Procesi i pjesëmarrjes të jetë kuptimplotë dhe të shihet si


kuptimplotë;
-Që komuna dhe qytetarët përpos që të ndajnë mendimet,
duhet edhe të dëgjojnë njëri tjetrin;

-Që të ketë burime që e mbështesin pjesëmarrjen e


qytetarëve, kjo nënkupton edhe forma të financimit të
iniciativave;

Të kuptohet dallimi në mes

-Dhënies së informatave,

-Konsultimit,

-Pjesëmarrjes;

-Dhe të kuptohet se cili mekanizëm po përdoret në cilën


situate, ku anetaret e kuvendit duhet te perfshihen ne
procesin e pjesmarrjes se qytetareve;

-Të kuptojë që takimet publike janë vetëm një formë e


pjesëmarrjes dhe nëse nuk menaxhohen ashtu siç duhet,
mund të paragjykohen dhe të vihen në shërbim të atyre që
janë më të zëshëm dhe më të artikulueshëm;

-Të ekzistojnë politikat të cilat e shtyjnë stafin e komunës


që të promovojnë pjesëmarrjen qytetare.

Rekomandimi
Rekomandoj qe te organizohen forume dhe kampanja te
ndryshme ne menyre qe qytetaret te kuptojne se vetem
duke marre pjese aktivisht ne procese vendimmarrese mund
ta permiresojne mireqenien e tyre qofte
ekonomike,zhvillimore,shoqerore dhe kulturore,dhe ne anen
tjeter si niveli qendror ashtu edhe ai lokal duhen te mbajne
ura komunikimi me shoqerine civile,si dhe vazhdimisht ti
avancojne dhe forcojne keto ura nepermjet konsultimit te
vazhdueshem para hartimit te politikave publike,qe ndikojne
drejtperdrejt ne jeten shoqerore te vendit,si dhe te arrihet
impakti I nevojshem per qytetaret.

Referenca

https://sq.wikipedia.org/wiki/Shoq
%C3%ABria_Civile

http://www.iadk.org/ArkivaeLajmeve/ta
bid/77/articleType/ArticleView/articleI
d/531/language/sq-AL/SHOQERIA-
CIVILE-DHE-KUPTIMI-I-SAJ.aspx
http://qeverismire.info/shq/Artikulli/ca
tegory/mekanizmat-p%C3%ABr-pjes
%C3%ABmarrjen-e-qytetar%C3%ABve

https://partnersalbania.org/wp-
content/uploads/2016/01/studimi_pjes
emarrja_qytetare.pdf

http://qeverismire.info/shq/Artikulli/r
%C3%ABnd%C3%ABsia-e-pjes
%C3%ABmarrjes-qytetare

You might also like