You are on page 1of 10

UNIVERSITETI I TETOVES

FADIL SULEJMANI

PUNIM SEMINARIK
Tema:”Kontrata për Faktoringun”

Punoi:Liridona Zulfiji Mentor:Dr Faton Shabani

Tetovë,2021

1
PȄRMBAJTJA
Hyrje _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _3

Kuptimi_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _4
Rregullimi Juridik_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _5
Përparësitë dhe Mangësitë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _6
Detyrimet e palëve_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _7
Kontrata për faktoringun ndërkombëtar _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _8
Ligji për Faktoringun_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _9
Përfundimi_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _10

2
Hyrje
Kontrata për Faktoring është kontratë tralaterale e konkluduar ndërmjet cesionarit-
faktorit,cedentit,klientit dhe cesusit.Faktori apo cesionari është kontraktori i cili e blen kërkesën
e cedentit-klientit të adresuar debitorit të tij cesusit. 1
Eshtë kontratë tralaterale,konsensuale,oneroze,komutative,aksesore,me të cilën klienti-cedenti
si shitës i mallit apo kryes i shërbimeve kontraktore,faktorit-cesionarit ia shet kërkesat
afatshkurte nga transaksioni për deliverimin e mallit apo për kryerjene shërbimeve para
skadimit të afatit kontraktor.

KUPTIMI
1
https://www.slideshare.net/kosovariiii/kontratat-presentation

3
Faktoringu paraqet shërbimin financiar për blerjen dhe shitjen e një kërkese monetare
ekzistuese të papaguar ose të ardhshme,që rrjedh nga një kontratë për shitjen e mallrave ose
ofrimin e shërbimeve në vend ose jasht tij .Sipas Ligjit për shoqëritë financiare:”Faktoringu
është veprimtari financiare në të cilën,në bazë të kontratës së lidhur në formë me shkrim
,shoqëria financiare (faktori)i blen kërkesat e paaritura të personit juridik të vendit ose të huaj
(kreditori),me ose pa të drejtën për regres.2
Kontrata për faktoringun është kontratë midis njërës pale në rolin e furnizuesit (klientit)dhe
pales tjetër në rolin e faktorit,sipas të cilës ,furnizuesi I bart te faktori,me ulje kërkesat e tij
afatshkurtëra kontraktuese të karakterit monetar para arritjes së tyre,të cilat rrjedhin nga
kontrata e lidhur më pare për shitjen e mallrave ose ofrimin e shërbimeve midis tij si furnizues
dhe blerësit të tij në rolin e debitorit,ndërsa faktori detyrohet që për shpërblimin e caktuar të
pranojë t’i paguajë kërkesat e tilla(duke e ulur vlerën për lartësinë e provizionit të kontraktuar
për faktorin),me qëllim të fitimit nga arkëtimi i plotë i atyre kërkesave nga debitori.

Kontrata për faktoringun e përbën kontratën sipas të cilës:


 Furnizuesi mund ose do ti bartë te faktori kërkesat e arkëtueshme që rrjedhin nga kontrata
për shitjen e mallrave përveç atyre të blera kryesisht për përdorim personal ,familjar ose
shtëpiak;
 Faktori duhet ti përmbush të paktën dy nga funksionet e mëposhtme:
sigurimin e mjeteve financiare për furnizuesin nëpërmes pagesave paradhënëse,
udhëheqjen e evidencave për kërkesat e arkëtueshme;
pagesën e kërkesave të arkëtueshme,
mbrojtjen e furnizuesit nga shkelja në formë të vonesës gjatë pagesës nga debitorët;
 Debitorëve duhet tu jepet njoftimi për bartjen e kërkesave të arkëtueshme(qoftë nga
furnizuesi,qoftë nga faktori).

2
Dr:Faton Shabani”E drejta afariste”:Tetovë 2020;fq 850

4
RREGULLIMI JURIDIK
Maqedonia e Veriut nuk posedon rregullativë juridike të mjaftueshme për rregullimin e
veprimtarisë së faktoringut dhe kontratës për faktoringun.Mungesa e një ligji të veçantë për të,
e pamundëson rritjen e nivelit të shfrytëzimit të faktoringut.Përveç përkufizimit të dhënë në
Ligjin për shoqëritë financiare,faktoringu vetëm përmendet në mënyrë sporadike nëpër ligje të
ndryshme,si p.sh Ligji për bankat(nenet 2(34),7(1)),Ligji për parandalimin e larjes së parave dhe
financimit të terrorizmit(neni 2(9)),Ligji për veprimtarinë devizore(neni 2),Ligji për bankën
maqedonase për përkrahjen e zhvillimit (neni 11(1)).
Për rregullimin e raporteve detyruese të cilat krijohen me kontratën për faktoringun ,vijnë në
shprehje dispozitat e Ligjit për marëdhëniet e detyrimeve.Këtu në radhë të pare bëhet fjalë për
kreun VI,Seksioni 1:Bartja e kërkesës me kontratë(cedimi)(nenet 424-433).

PȄRPARȄSITȄ DHE MANGȄSITȄ

5
Përparësitë e faktoringut janë:
 Sigurimi i parave të gatshme menjëherë respektivisht,I likuiditetit financiar,duke e vendosur
në pozitë më të mire furnizuesin me qëllim të mbulimit të shpënzimeve të tij;
 Financimi i shpejtë,që është i mirëseardhur në rastet kur subjekti tregtar ndodhet në një
gërç financiar;
 Kursimi i kohës dhe shpenzimeve nga ana e furnizuesit;
 Zvogëlimi i rrezikut për mospagesën e kërkesave,nisur nga fakti që subjektet që ushtrojnë
veprimtarinë e faktotingut janë të specializuara për punët e arkëtimit të kërkesave;
 Ushtrimi jo vetëm i funksionit kreditues ,por edhe i funksionit shërbyes,për shkak se faktori i
udhëheq librat e kontabilitetit të kërkesave dhe ushtrimi edhe i punëve të tjera në lidhje me
pagesën e kërkesave të marra,përbën një shkarkim të furnizuesit nga shumë detyra dhe
përgjegjësi,duke i mundësuar atij të përqëndrohet kryesisht vetëm në ushtrimin e
veprimtarisë së tij afariste.

Mangësitë e faktoringut
Përveç faktit se zgjidhjet e tilla të financimit janë zakonisht të pranuara nga subjektet tragtare
mangesitë e faktoringut nuk duhet të anashkalohen.Mangësitë e tilla mund të përmblidhen në
çështjet e mëposhtme:
 Humbja e fitimit të furnizuesit për shkak të shitjes së kërkesës me çmim më të ulta
nga vlera e vërtetë e saj;
 Tarifa të larta financiare për furnizuesin.Faktorët zakonisht ulin nga 2% deri në 4%
nga shuma e përgjithshme,që njëkohësisht është shuma më e lartë krahasuar me
burimet e tjera të financimit;
 Dëmtimi i mundshëm i raportit të furnizuesit me klientët e tij.Shitja e kërkesës së
furnizuesit te faktori,në praktikë jo rrallë here rrezikon ti dëmtojë raportet afatgjate
afariste midis furnizuesve dhe klientëve të tij;
 Rreziku nga paaftësia paguese e debitorit ,mund të jetë pengesë për faktorin gjatë
përcaktimit për tu future në një transaksion të faktoringut.

DETYRIMET E PALȄVE

6
Detyrimet e furnizuesit
Detyrimi kryesor I furnizuesit është bartja e kërkesës që ai e ka ndaj debitorit.
Në kontratë për faktoringun duhet të specifikohet kërkesa,respektivisht,nëse bëhet fjalë për
kërkesë ekzistuese ose për kërkesë të ardhshme.Furnizuesi me kërkesën te faktori i bartë edhe
të drejtat dhe dytësore ,siç është e drejta e përparësisë së pagesës,hipoteka,pengu ,të drejtat
nga kontrata me garantim,e drejta për kamatë,dënimi kontraktues dhe të ngjashme.
Furnizuesi detyrohet me këtë rast që faktorit ti japë document ose vërtetim të shkruar i cili e
provon ekzistencën e kërkesës së bartur.Në mënyrë që të konsiderohet e vlefshme bartja e
kërkesës nuk kërkohet që furnizuesi të marrë pëlqimin e debitorit,mirëpo mjafton vetëm ta
njoftojë debitorin se të drejtën për arkëtimin e kërkesës së tij e ka bartur te faktori.
Megjithatë kontrata për faktoringun nuk ka veprim juridik ndaj debitorit,nëse ai dhe
kreditori(furnizuesi)kishin kontraktuar që ai nuk do të mund ta bartë pa pëlqimin e debitorit.

Detyrimet e faktorit
Detyrim kryesor i faktorit është pagesa e kërkesës në llogari të furnizuesit.Përveç këtij detyrimi
faktori mund të ketë edhe detyrime të tjera të parashikuara me kontratën për faktoringun,si
p.sh:inspektimin e aftësisë kredituese të debitorit ,udhëheqjen e librave kontabël,llogaritjen e
tatimit dhe provizionit ,paralajmërimin e debitorit dhe të ngjashme

KONTRATA PȄR FAKTORINGUN NDȄRKOMBȄTAR

7
Faktoringu konsiderohet ndërkombtar kur furnizuesi dhe debitori janë në shtete të
ndryshme,përderisa për faktorin nuk është me rëndësi nëse është në shtetin e furnizuesit ose
në atë debitorit.
Në secilin sistem,janë kërkuar mjete ligjore për të siguruar zhvillimin e kësaj teknike relativisht
të fundit të financimit në mënyrë më të kënaqshme të mundshme,në aspektin jo vetëm të
lehtësimit dhe fleksibilitetit,por edhe të sigurisë dhe kostos ,gjë që e shpjegon faktin se ndërsa
në shumicën e vendeve ,është bartja e kërkesave që sigurojnë bazën ligjore themelore për
faktoringun e transaksioneve,procedurat me të cilat realizohen bartjet e tilla dhe rregullat që I
rregullojnë aspektet e ndryshme të tyre,ndryshojnë ndjeshëm.Si rezultat kur furnizuesi ka
raporte afariste me blerësin e huaj ,problemi i distancës dhe vështirësitë me të cilat përballet ai
në marrjen e informacionit për pozitën financiare të këtij të fundit,pengesat gjuhësore dhe
shpesh mosnjohja e ligjit të zbatueshëm të huaj,i bëjnë shërbimet e ofruara nga faktorët më
tërheqëse .Në këtë mënyrë,është e vërtetë që divergjencat në legjislacionet e brendshme dhe
pasiguria e shpeshtë sa i përket ligjit të zbatueshëm për një transaksion të caktuar ose për një
aspect të caktuar të tij ,krijojnë probleme me të cilat industria e faktoringut duhet të përballet
vazhdimisht dhe të cilat kërkon të tejkalohen duke i kaluar te furnizuesi kostot e rritura të
shërbimeve të tij.3

3
Dr:Faton Shabani “ E drejta afariste”; Tetovë 2020,fq 855

8
LIGJI PER FAKTORINGUN
Ka vendosur Kuvendi i Republikë së Shqipërisë:
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës,me propozimin e këshillave të
Ministrave.
Neni 1
Qëllimi:
Ky ligj ka për qëllim të rregulloj marëdhëniet e palëve në një kontratë faktoring si dhe kalimin e
kredive të llogarisë klient.
Për ato çështje që nuk rregullohen nga ky ligj,palët e kontratës faktoring dhe marrdhëniet
juridike ,që lindin ndërmjet tyre,do t’u nënshtrohen dispozitave përkatse të legjislacionit në
fuqi.4
Neni 2
Kontrata për Faktoring:
Për qëlimin e këtij ligji ,quhet kontrata e lidhur me shkrim ndërmjet furnizuesit dhe faktorit
Furnizuesi mund ti shesë apo I shet faktorit kredi të llogarisë klient ,që ekzistojnë në çastin e
lidhjes së kontratës faktoring dhe ose që mund të krijohen më pas.
Kontrata për faktoring lidhet si për kredi vendase ashtu edhe për kredi ndërkombtare.
Kontrata faktoring nuk është kontratë huaje apo kontratë për transferimin e kredive të
llogarisë klient ,që lidhet vetëm për të lehtësuar mbledhjen e llogarive

Përfundimi
Faktoringu është blerja dhe financimi i llogarive të arkëtueshme me qëllim krijimin e likuiditetit
të shpejtë për shitësin,e shoqëruar dhe me shërbime këshilluese.

4
https://www.academia.edu/6576561/Tema_kontratat_faktoring

9
Fondet e kaluara tek furnitari nëpërmjet faktoringut mund të përdoren sipas nevojës së tij.
Financimi në faktorin bazohet kryesisht mbi cilësinë e të arkëtueshmeve dhe jo mbi cilësinë e
furnitorit dhe balances së tij financiare.Shuma e financimit të ofruar është plotësisht e
përshtatur sipas volumeve të transaksioneve të kryera me klientët-debitorët.

10

You might also like