You are on page 1of 26

Interpretimi i kontratës

Punoi: Euresa Karpuzi


Prof: Nergjivane Dauti
Interpretimi i kontratës
• 1.1 Nocioni i interpretimit të kontratës
• Kontrata është vepër e palëve kontraktuese.
• Ajo lidhet me pajtimin e vullnetit të shprehur të dy ose më shumë subjektëve
me qëllim të krijimit, ndryshimit ose shuarjes së marrëdhënies së caktuar të
detyrimeve.
• Interpretimi i kontratës o të thotë përcaktimi i kuptimit të vërtetë dhe efektive
të dispozitave të saj. Në rregullat e interpretimit të kontratës dallohen:
rregullat e përgjithshme dhe ato plotësuese.
• Në interpretimin e kontratës sipas këtij kuptimi duhet nisur nga vërtetimi i
qëllimit të përbashkët të palëve kontraktuese.
• Disa autorë, duke u nisur nga koncepcionet individualiste e lonsiderojnë se
kontrata duhet të interpretohet vetëm sipas kritereve subjektive, do të thotë vetëm
sipas vullnetit të shprehur të palëve kontraktuese.
• Në interpretimin e kontratës sipas këtij kuptimi duhet nisur nga vërtetimi i
qëllimit të përbashkët të palëve kontraktuese.
• Sipas autorëve të tjerë të cilët nisen prej koncepcioneve solidariste të kontratës,
kontrata duhet të interpretohet sipas kritereve objektive, do të thotë sipas dokeve
dhe shprehive të rrethit shoqëror në të cilin është lidhur kontrata.
• Ekziston edhe kriteri i kombinuar për interpretimin e kontratës. Mëqenëse nuk
janë të mjaftueshme vetëm rregullat e përgjithshme të kriterit objektiv e as atij
subjektiv, duhet të kombonohen këto kritere.
1.2. Rregullat plotësurse të interpretimit të kontratës
• Këto rregulla janë:
• Gjatë interpretimit të kontratës nuk duhet tu përmbahemi domethënieve bukfale të shprehjeve
të përdorura por duhet të vërtetohet qëllimi i përbashkët i palëve kontraktuese (neni 88 parag. 2
LMD).
• Nëse ndonjë kontratë ose ndonjë dispozitë e saj ishte, e pakuptueshme, duhet bërë përpjekje që
kontrata të ngelë në fuqi dhe që kur interpretohet të ketë ndonjë kuptim. Interpretimi duhet të
jetë i tillë që ti përgjigjet përmbajtjes, natyrës, lëndes dhe karakteristikave të kontratës.
• Nëse dispozitat e kontratës përbëhen nga fjalë të cilat mund të kenë kuptim të ngushtë ose të
gjerë, dhe nuk dihet me siguri se cilin kuptim palët e kanë pasur parasysh kontrata duhet të
interpretohet në kuptimin e ngushtë (in dubio pro reo).
• Intepretimi zakonisht është punë e gjykatës, prandaj ajo duhet t'i ketëparasysh të gjitha këto
rrethana me qëllim që të vërtetohet vullneti i përbashkët i palëve, duke mos eliminuar suazat e
rendit juridik të asaj të drejte ku ajo lidhet.
2. Kontratat e ndaluara
2.1. Nocioni i kontratave të ndaluara
• Kontrata është e ndaluar nëse është në kundërshtim me parimet kushtetuese,
me dispozitat dhunuese, me normat e moralit shoqëror dhe me normat e
dokeve të mira. Ligji mbi marrëdhëniet e detyrimeve i Kosovës dispozitat për
kontratat e ndaluara i parasheh në lëndën e kontratës, dispozitat mbi kushtin
dhe për pasojat e pavlefshmërisë së kontratës.
• Kontratat e ndaluara paraqiten në të drejtën e detyrimeve, në të drejtën
ekonomike, në të drejtën reale, financiare, administrative dhe në të drejtën e
punës.
2.2. Rastet e kontratave të ndaluara
• Është e ndaluar kontrata që lidhet midis avokatit dhe klientit, me të cilën avokati, për sherbimet
që ofron merr më tepër shpërblim, se që parashihet me tarifën e paraparë që nxirret nga Oda e
avokatëve.
• Është e ndaluar kontrata që lidhet midis avokatit dhe klientit me të cilën avokati e blenë tërësisht
ose pjesërisht gjënë kontestuese që i është besuar atij në mbrotje.
• Sipas një rregulle të vjetër dhe tradicionale, merret se kontrata është e ndaluar kur lidhet midis
avokatit dhe klientit, me të cilën avokatit i premtohet t'i paguhet njëra pjesë e shumës të cilën
pala e realizon nga ky kontest (pactum de quota litis).k
• Është e ndaluar kontrata për dhënien e shumës së caktuar të parave ndermjetësuesit për të lidhur
kurorë midis personave të caktuar.
• Është e ndaluar kontrata kur lidhet midis dy subjekteve, kur njeri subjekt i premton dobi pasurore
ose i jep subjektit femër me qëllim të krijojë bashkësi ilegjitime.
• Është e ndaluar kontrata kur me të premohet dobia pasurore për të dhënë me qira lokalin afarist
ose për të zbrazur atë me qëllim që të vendoset qiradhënesi ose personi i tretë.
• Është e ndaluar kontrata midis palëve kontraktuese kur njëra palë merr detyrim nga pala tjetër që
2.3. Pasojat juridike të kontratave të ndaluara
• Kontratat e ndaluara janë kontrata të pavlefshme. Pavlefshmëria e tyre është
relative ose absolute, varësisht nga fakti se a cenojnë kontratat me rastin e
lidhjes. Nëse me lidhjen e tyre cenohen interesat individuale të palëve
kontraktuese, kontrata është me pavlefshmëri relative, kurse në rast se cenohet
interesi i përgjithshëm i shoqërisë, kontrata është me pavlefshmëri absolute.
Anulimi i ketyre kontratave bëhet sipas detyrës zyrtare (ex oficio) në rast se
është pavlefshmëria absolute, ose me iniciativën e palës së dëmtuar kur është
pavlefshmëria relative. Anulimi i tyre krijon pasoja juridike. Këto pasoja
shprehen në kthimin në gjendjen e mëparshme (restituti in integrum).
Kthimi mund të jetë i njëanshëm ose i dyanshëm.
Në rast të pavlefshmërisë së kontratës cdo palë kontraktuese është e detyruar t'ia
kthejë tjetrës atë që ka marrë në bazë të kontratës së atillë, por në qoftë se kjo
nuk është e mundshme, ose në qoftë se natyra e asaj që është përmbushur e
kundërshton kthimin.
Pasojat e tyre paraqiten në rast se është kryer ekzekutimi i pjesshëm ose në tërësi
i kontratës.
E drejta për të kërkuar anulimin e një kontrate të rrëzueshme shuhet me skadimin
e afatit prej një vitit nga dita kur të jetë ditur shkaku i rrëzueshmërisë,
përkatësisht prej pushimit të dhunës. Kjo e drejtë në çdo rast shuhet me skadimin
e afatit prej 3 vitesh nga dita e lidhjes së kontratës. Për nulitetin gjykata kujdeset
sipas detyrës zyrtare dhe në atë mund të thirret çdo person i interesuar.
3. Kontratat me fajde
3.1. Nocioni i kontratave me fajde
Kontrate me fajde është ajo sipas së cilës njëra palë kontraktuese fiton për vete ose për
personin e tretë një dobi të pamasë nga pala tjetër kontraktuese, duke shfrytëzuar nevojën,
varësinë, mendjelehtësinë, papërvojen e palës tjetër kontraktuese. Ligji mbi marrëdhëniet e
detyrimeve i Kosovës, kontratat me fajde i parasheh në nenin 123, parag, 1, 2, 3, 4.
Për të ekzisturar kontrata me fajde duhet të plotësohen disa kushte:
të jetë kontrate me shpërblim,
të ekzistojë nevoja e njerës palë kontraktuese,
të ekzistojë mendjelehtësia,
të ekzistojë papervoja dhe
të shkaktohet disproporcioni i prestimeve.
• Mendjelehtësia, ekziston atëherë kur subjekti që vendos për të lidhur kontratë nuk mendon
për përmbajtjen e saj, e as që di për rrjedhimet e kontratës që e lidh.
• Papërvoja paraqet një situatë të atillë, në të cilën një subjekt ka lidhur kontratë duke mos
pasur njohuri të mjaftueshme për lidhjen e kontratave. Kjo papervojë mund të pasqyrohet në
mungesën e përvojës jetësore, në mungesë të përvojës së punës, në mosnjohjen e fakteve ose
të drejtës.
Për lidhjen e këtyre kontratave, shfrytëzohen rrethanat subjektive dhe objektive.
• Rrethana subjektive janë: mendjelehtësia dhe papërvoja për rrjedhimet e kontratës së lidhur.
• Rrethana objektive janë: nevoja (gjendja e vështirë ekonomike e palës, papunësia, varësia,
kushtet e këqia banesore).
• Kontratat me fajde ekzistojnë në praktiken gjyqësore. Kontratat me fajde janë kontrata të
ndaluara. Qëllimi kryesor i tyre është shfrytëzimi i palës së demtuar.
3.2. Të drejtat e palës së dëmtuar
Pala e dëmtuar ka të drejtë të kërkoj anulimin e kontratës. E drejta e anulimit të
kontratës realizohet në afatin njëvjeçar dhe rrjedh prej çastit të lidhjes së
kontratës.
Pala e dëmtuar ka të drejtë të kërkojë që kontrata të mbetet në fuqi, duke
eliminuar disproporcionin e prestimeve të shkaktuar me kontratën me fajde.
I dëmtuari ka të drejtë të kërkoj shpërblimin e dëmit nëse i është shkaktuar dëm
palës së dëmtuar në lidhjen e kontratës me fajde.
Kreu VI
MJETET E SIGURIMIT TË EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
Sanksioni juridik paraqet një garancë se në qoftë se kontrata nuk përmbushet
vullnetarisht ajo do të përmbushet me mjete të dhunës, megjithatë ka raste kur
kreditori nuk ka besim ndaj palës tjetër kontraktuese (debitorit), ose për shkak se
nuk e njeh sa duhet atë, kërkon që me anë të mjeteve të tjera të sigurimit të
sigurohet përmbushja e kontratës. Mjetet e sigurimit të ekzekutimit të kontratës
janë reale dhe personale.
Mjete të sigurimit personal të ekzekutimit të kontratës janë: pendimi, kushti
penal dhe dorëzania.
Mjete reale të ekzekutimit të kontratës janë: hipoteka, pengu, kapari dhe
kaucioni. Këtu do të bëhet fjalë vetëm për kaparin dhe kaucionin, sepse hipoteka
dhe pengu janë objekt studimi i së drejtës reale (sendore).
I. MJETET E SIGURIMIT PERSONAL TË EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS
1. Dorëzania
1.1. Nocioni dhe karakteristikat e dorëzanisë

Dorëzania është mjet personal për sigurimin e ekzekutimit të kontratës. Dorëzania krijohet në
bazë të marrëveshjes së kreditorit dhe dorëzanit, me të cilën dorëzani merr obligim që të paguajë
borxhin nëse nuk do ta paguaj debitori. Dorëzania është kontratë akcesore, sepse lidhet bashkë me
kontratën kryesore, me klauzolë të veçantë në kontratë ose si kontratë e veçantë. Natyra akcesore
e dorëzanisë shprehet në disa aspekte:
Vlefshmëria e dorëzanisë varet nga vlefshmëria e detyrës kryesore.
Në qoftë se nuk krijohet detyrë kryesore e vlefshme nuk është e vlefshme, as dorëzania.
Në qoftë se detyrimi kryesor do të krijohej si detyrim natyral, nuk mund të krijohet dorëzania.
Dorëzania shuhet pas shuarjes së detyrës kryesores;
Detyrimi i dorëzanit nuk mund të jetë me i madh se detyra e debitorit. Detyrimi i tij mund të jetë i
njejtë ose më i vogel se detyra e debitorit. Dorëzania nuk mund të ndahet nga detyra kryesore, që
vetëm të bartet në personin tjetër.
• Dorëzani ka të drejtë të mbrohet nga kërkesat e kreditorit me të gjitha ato mjete
juridike të cilat do t'i përdorte edhe debitori.
• Për krijimin e kontratës mbi dorëzaninë do të mjaftonte që të arrihet pajtimi
ndërmjet kreditorit dhe dorëzanit. Këtu pëlqimi i debitorit nuk është i
domosdoshëm.
• 1.2. Qëllimi i dorëzanisë
• Qëllimi i dorëzanisë është sigurimi më i mirë i kreditorit. Kur ekziston dorëzania
kreditori i ka dy debitor, të cilëve mund t'u drejtohet për pagim. Debitorët në këtë
rast nuk kanë pozitë të njejtë. Njëri prej tyre është debitor kryesor, kurse tjetri
është dorëzani si debitor akcesor, i shkallës së dytë. Dorëzani nuk përgiigjet
krahas debitorit kryesor, por ai përgjegjet pas tij. Në dorëzani kreditori detyrohet
që së pari t'i drejohet debitorit kryesor, e pas tij fiton të drejtën që t'i drejohet
dorëzanit.
1.3. Efektet e dorëzanisë
Me dorëzani krijohen dy lloj marrëdheniesh:
a) marrëdhënia e kreditorit dhe e dorëzanit dhe
b) b) marrëdhëniet e dorëzanit dhe debitorit kryesor.
Marrëdhënia e kreditorit dhe e dorëzanit - manifestohet në faktin se dorëzani i përgjigjet kreditorit ashtu
sic, i përgjigjet debitori kryesor.
Ekzistojnë dy raste kur kreditori i drejtohet menjëherë dorëzanit:
I pari është nëse debitori kryesor ka falimentuar (neni 1016, parag. 2 i IMD). Debitori kryesor bie në
falimentim në qoftë se është insolvent për shkak se është zhytur në borxh, e kjo kreditorit nuk ia bën të
mundur realizimin e kërkesës. Për këtë shkak hapet edhe procedura e falimentimit që u mundëson
kreditorëve të realizonë kërkesën e tyre. ë kërkesën ndaj kreditorit nese atë nuk do ta bëjë debitori.
Rasti tjetër është në qoftë se nuk dihet vendbanimi i debitorit ose ai është zhdukur. Dorëzani i përgjigjet
kreditorit për tërë borxhin.
1.4. Llojet e dorëzanisë
Llojet e dorëzanëve janë: dorëzani supsidiar, dorëzani pagues, bashkëdorëzanët, dorëzani i
dorëzanit, dorëzani për shpërblimin e dëmit.
Dorëzani i thjeshtë - supsidiar është debitor i rendit të dytë, sepse ky detyrohet ta paguaj borxhin
nëse këtë nuk e bën debitori në afatin e paraparë në ftesën me shkrim.
Dorëzani pagues është debitor, i cili përgjigjet bashkë me debitorin kryesor. Dorëzani pagues
është debitor akcesor. Kur dorëzani pagues e përmbush detyrimin, ai ka të drejtë regresi nga
debitori kryesor për tërë atë që ka paguar për të.
Bashkëdorëzania - ekziston atëherë kur shumë vetë në cilësinë e dorëzanit dorëzanojnë për
borxhin e debitorit kryesor. Nëse kreditori ka tentuar që kërkesën ta realizoj nga debitori kryesor
dhe ky është i pasuksesshëm, atëherë ka të drejtë që t'i drejohet cilitdo nga bashkëdorezanët.
Dorëzani i dorëzanit - ekziston kur një person detyrohet ndaj kreditorit se do të përgjigjet për
përmbushjen e detyrimit të dorëzanit.
1.5. Shuarja e dorëzanisë
Dorëzania shuhet:
• kur shuhet kontrata kryesore,
• kur kreditori ia fal borxhin dorëzanit,
• me ndërrimin e debitorit (me marrjen e borxhit),
• me konfondim.
1.6. Parashkrimi
Me parashkrimin e detyrimit të debitorit kryesor parashkruhet edhe detyrimi i
dorëzanit. Kjo rregull, ka karakter të përgjithshëm dhe është paraparë në nenin
1031 parag. 1, 2, 3, 4 te LMD. Nje rregull specifike për kontratën mbi
dorëzaninë theksoher se: "kur afati i parashkrimit të detyrimit të debitorit
kryesor është më i gjatë se dy vjet, detyrimi i dorëzanit parashkruhet pas
skadimit të dy vjeteve prej arritshmërisë së detyrimit të debitorit kryesor".
2. Pendimi (alta poenitentialis)
Pendimi është mjet i sigurimit personal për ekzekutimin e kontratës, si dhe është
kontratë akcesore sepse lidhet pranë dhe ndan fatin e kontratës kryesore.
Pendimi kontraktohet me klauzolë të veçantë në kontrata ose si kontratë e
veçantë pranë kontratës kryesore.
Pendimi është premtim i shumës së caktuar në të holla ose i ndonjë vlere
pasurore të cilën do ta paguaj njëra ose të dy palët në rast se heq dorë nga
kontrata e lidhur. Efektet e pendimit shprehen në faktin se pala që ka premtuar
pendimin ka të drejtën e opcionit që të përmbushë kontratën ose të paguaj
pendimin.
3. Kushti penal (stipulatio poenae)
3.1. Nocioni i kushtit penal
Kushti penal është mjet personal i sigurimit të ekzekutimit të kontratës. Ai ekziston kur
debitori dhe kreditori merren vesh që debitori të paguajë shumën e parave ose dhënien e
ndonjë vlere pasurore, në rast se nuk e ekzekuton detyrimin e vet në tërësi ose atë e
përmbush në mënyrë të parregullt. Kushti penal caktohet në shumë të caktuar të të hollave.
3.2. Qëllimi i kushtit penal
Qëllimi kryesor i kushtit penal është që t'i bëj presion debitorit që ai ta përmbushë
kontratën me kohë dhe në mënyrë të rregullt, e në rast se atë nuk e bën, kushti penal i bën
të mundur që më lehtë ta realizojë shpërblimin.
Kushti penal paraqitet si mjet për sigurimin e ekzekutimit të kontratës që premtohet të
dorëzohet në rast se nuk ekzekutohet ose vonohet ekzekutimi i kontratës dhe ai paraqitet si
dëmshpërblim i kontraktuar përpara, i cili i paguhet kreditorit për mosekzekutimin ose për
vonesën e ekzekutimit të kontratës.
3.3. Mënyrat e kontraktimit të kushtit penal
Kushti penal mund të kontraktohet në dy mënyra: a) për mosekzekutimin e plotë të kontratës
dhe b) për ekzekutimin e parregullt, jo të plotë, të kontratës.
Në rast se kushti penal kontraktohet për mosekzekutimin e plotë të kontratës, kreditori mund
të kerkojë nga debitori, ose përmbushjen e kontratës, ose pagimin e kushtit penal, kreditori e
humb të drejtën që të kërkoj përmbushjen e detyrimit në qoftë se ka kërkuar pagimin e kushtit
penal.
Në rast se kushti penal është kontraktuar për rastin e përmbushjes së parregullt të kontratës, e
këtu me së shumti vjen në shprehje vonesa e debitorit për përmbushje, kreditori mund të
kërkojë nga debitori edhe përmbushjen e kontratës edhe pagimin e kushtit penal.
3.4. Rastet kur kushti penal nuk mund të kontraktohet
Kushti penal nuk mund të kontraktohet:
për detyrimet me para,
për arsye se në këto detyrime mosekzekutimi ose vonesa në ekzekutim, si rregull, krijon
obligimin e pagimit të kamatës,
4. Shpërblimi i caktuar me ligj dhe denimi kontraktues (penalet)
Penalet janë mjete personale të ekzekutimit të kontratës. Penalet paraqesin
shumen e caktuar të parave ose të ndonjë vlere tjetër pasurore, të cilën njëra palë
kontraktuese duhet t'ia paguajë palës tjetër në rast se nuk e ka përmbushur
detyrimin e vet ose e ka përmbushur në mënyrë jo të regullt.
Penalet janë paraparë në nenin 276 të LMD. Penalet, si detyrim akcesor, rrjedhin
nga urdhëri i Ligjit, nga tarifat e caktuara dhe nga doket tregtare.
Penalet caktohen në shume paushale dhe paraqiten si shpërblim i dëmit për në
lartësinë e tij.
Penalet më tepër janë përdorur në shtetet me udhëheqje administrative, kurse
tani përdoren në punët bankare dhe në transportimin e mallrave.
II. MJETET REALE TË SIGURIMIT TË EKZEKUTIMIT TË
KONTRATËS
Mjete reale që e sigurojnë ekzekutimin e kontratës janë ato, me te cilat kreditori do te fitoje ta drejtë reale per sendet e
debitorit ose te ndonje subjekti te trete. Mijetet reale ge sigurojne ekzekutimin e kontrat₴s jant: hipoteka, pengu, kapari,
kaucioni dhe avansi. Ketu do te flasim per kaparin, kaucionin de avansin.
1. Kapari (Arha) 1.1. Nocioni dhe funksioni i kaparit
Kapari është ajo shume parash ose ndonë vlerë tjetër pasurore, e cila dorëzohet me rastin e lidhjes së kontratës, si shenjë
se kontrata është lidhur dhe si mjet sigurimi për ekzekutimin e saj. Kapari është mjet real i ekzekutimit te kontrates. Ajo
lidhet duke dorëzuar lëndën e kontratës. Kontrata mbi kaparin është kontratë akcesore, që do të thotë se krjimi i saj,
efekti dhe shuarja varen nga fati i kontratës krysore.
Përveq parave dhe letrave me vlerë, lëndë e kaparit mund të jetë sendi konsunsues, jokonsumues, res in specie dhe res in
genere.
Kapari ka funksion të dyfishtë: si shenjë se kontrata është lidhur dhe si mjet i sigurimit të ekzekutimit të kontratës.
Në rastin e paraqitjes së kërkesës për shpërblimin e dëmit, kapari mund të llogaritet në dëm ose ështē dhënë si shume e
caktuar parash.
Kapari mund të zvogëlohet në rast se është shumë i lartë. Gjykata me kërkesë të palës së interesuar mund ta zvogëloje
kaparin tepër të lartë (neni 68 parag. 4 i LMD).
2. Kaucioni (Cautio)
Kancioni është mjet real i sigurimit të ekzekutimit të kontratës, që jepet në të
holla me rastin e lidhjes së kontratës. Zakonisht kaucioni deponohet për kthimin
e ambalazhit të sendit që është blerë. Me këtë blerësi i garanton shitësit se do të
kthejë ambalazhin, e nese nuk e kthen, shitësi e ndal kaucionin. Me kaucion
sigurohet lidhja e kontratës me anë të ankandit publik. Në ketë rast me st
pari deponohet kaucioni, e pastaj dikush fiton mundësinë të marrë pjesë në shitje
me ankand. Këtë e shfrytëzojnë personat juridike shoqërore me qëllim që të
pengojnë pjesëmarrjen e personave në ankand të cilët nuk kanë të drejtë ose nuk
kanë qëllim serioz për lidhjen e kontratës.
3. Paradhënia (avansi)
Paradhënia (avansi) është mjet real i sigurimit të ekzekutimit të kontratës.
Paradhënia jepet në çastin kur lidhet kontrata e cila si lendë ka sasinë e caktuar
të parave ose sendin e luajtshëm që ka ndonjë vlerë pasurore.
Faleminderit për
Vëmendje

You might also like