You are on page 1of 2

Kollokviumi 2 E drejtë kontraktore

TEMA 1 – Efektet e kontratave

1. Efektet e kontratave?
Kontrata e lidhur midis palëve kontraktuese krijon efekte të caktuara lidhur me krijimin,
ndryshimin, ose shuarjen e marrëdhënies juridike kontraktore.
Për të shqyrtuar efektet e kontratave , duhet shqyrtuar dy çështje me rëndësi:
A. Çfarë efekti ka kontrata e detyrimit sipas mënyrës së saj?
B. Ndërmjet cilave subjekte ajo i krijon efektet e veta?
2. Efektet e kontratave – qëndrimet?
Sipas grupit të parë të të drejtave – kontrata ka efekt juridiko – obligues, që do të thotë
se për fitimin e pronësisë në mënyrë derivative është e nevojshme të ekzistojnë dy kushte:
A. Kushti i parë është bazë juridike – Është shitja, dhurata, prandaj edhe thuhet se me
anë të kontratës nuk fitohet pronësia, por ajo është bazë për fitimin e pronësisë.
B. Kushti i dytë është mënyra e fitimit të pronësisë – Është dorëzimi i sendit, nëse
lëndë e kontratës është sendi i luajtshëm, ose dorëzimi i tapisë.

Sipas grupit të dytë të të drejtave, kontrata ka efekt juridiko real, e kjo do të thotë se kontrata ka
efekt translativ. Me anë të kontratës fitohet pronësia, ashtu që nga çasti i krijimit të kontratës së
plotfuqishme, pronësia është fituar, pa marrë parasysh se lënda e kontratës nuk i është dorëzuar
blerësit.

Sipas grupit të tretë, për bartjen e të drejtave reale paraqiten dy kontrata:

1. Njëra është kauzale – që obligon,

2. Tjetra është reale – që është e pavarur dhe shërben për dorëzimin e sendit.

3. Efekti i kontratës ndërmjet palëve kontraktuese?


Kontrata e detyrimeve krijon të drejta dhe detyrime të caktuara ndërmjet palëve. Ajo ka efekt
relativ. Kontrata nuk krijon efekte juridike ndaj personave të tretë.
Si palë në një kontratë konsiderohet çdo subjekt që ka marrë pjesë në lidhjen e saj, në emër
dhe llogari të vetë.
Si palë konsiderohet edhe ai subjekt i cili nuk ka marr pjesë drejtpërdrejt në lidhjen e saj, por
që e ka lidhur kontratën në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet përfaqësuesit.
4. Kush nuk konsiderohet person i tretë?
Suksesorët universal, pasardhësit e të drejtës së palëve kontraktuese. Suksesor të
përgjithshëm janë ata individë, mbi të cilët kalojnë të gjitha të drejtat dhe detyrat e
paraardhësve të tyre.
5. Efektet e kontratave në dobi të personave të tretë?
Kontratat e detyrimeve nuk kanë efekt ndaj personave të tretë. Të drejtat dhe detyrimet që
burojnë nga kontrata e lidhur vlejnë vetëm për palët kontraktuese.
6. Kontrata në dobi të personave të tretë?
Është kontratë e detyrimeve ku një kontraktuese obligohet ndaj kontraktuesit tjetër se do të
ekzekutojë prestimin e caktuar në dobi të personit të tretë.
7. Marrëdhënia promitent – stipulent?
Është marrëdhënie kontraktuese – debitor, kreditor.
Kjo marrëdhënie është marrëdhënie interne që mund të mos e dinë palët e treta apo edhe vetë
promitenti.
Palët kontraktuese janë: promitenti, stipulenti, beneficiari. Personi i tretë nga kontrata e
lidhur fiton të drejtën që pavarësisht dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë të kërkojë përmbushjen
e prestimit në dobi të vetë, edhe pse nuk ka marrë pjesë personalisht në aktin e lidhjes së
kontratës, e as që është paraqitur me anë të autorizuesit.
8. Kontrata në dobi të personit të tretë?
Kontrata në dobi të personit të tretë është kur lidhet kontrata për sigurimin e jetës, ndërmjet
siguruesit dhe të siguruarit, si dhe kur lidhet kontrata për depozitën ndërmjet depozitorit dhe
deponentit që sendi i deponuar, pas skadimit të afatit, t’i jepet personit të tretë.

You might also like