You are on page 1of 13

PËRMBAJTJA

 Hyrje ………………………………………………………………………………….…………3
 Klasifikimi i kontratave ……………………………………………………..………….4
 Llojet e kontratave …………………………………………………..…………………..5
 Kontrata e shitjes ……………............................................................... 6
 Kushtet e lidhjes së kontratës së shitjes .………………….………………….7
 Elementet e kontratës se shitjes ………………………….………………........ 8
 Llojet e veçanta të kontratës mbi shitjen ………………………..…………..9

1
HYRJE

Kontrat është fakt juridik i cili ka rëndësi në degë të ndryshme si në të


drejtën ndërkombëtare, ashtu edhe familiare, në të drejtën civile, në të
drejtën ekonomike, dhe në rastin tonë në të drejtën në turizëm.
Baza e lidhjes së kontratës është arritja e ndonjë rezultati të caktuar në mes
të palëve kontraktuese e cila ka për qëllim të krijojë, të ndryshojë ose të
shuaj një marrëdhënje të caktuar juridike. Ne teorin juridike, kontrata
definohet si pëlqim i vullnetit në mes tê dy apo më shumë palëve deri te e
cila vie me qëllim të konstatimit, ndryshimit apo pushimit të ndonjë
marrëdhënje detyrimore juridike.
Kontrata e shkëmbimit ishte forma më e thjeshtë e shkëmbimit të vlerave.
Shkëmbimi i mallrave haste vështirësi pasi ndodhte që jo gjithmon
prodhuesi të kishte ato mallra që i dubeshin te tjerëve, njerzit filluan të
këmbenin produktet e tyte me disa sende të caktuara që kërkoheshin më
shum si: kripa, vajguri etj.
Më pas lindi nevoja e shkëmbimit të mallrave me një ekuivalent të
përbashkët. Fillimisht këtë rol e lujatën shufrat e metalit dhe më mas
monedhat metalike.
Hyrja e parasë në qarkullimin e vlerave shënon krijimin e institutit juridik
majft të rëndësishëm.

2
KLASIFIKIMI I KONTRATAVE

Kriteret për klasifikimin e kontratave janë të ndryshme:


 Duke pasur parasysh faktin se një kontratë a është paraparë sipas
ligjit apo jo, kontratat klasifikohen në kontrata me emër dhe pa
emër;
 Sipas kushteve të domosdoshme që nevojiten për krijimine tyre
kontratat ndahen në kontrata konsensuale dhe formale;
 Duke pasur parasysh se njëra palë për atë që ka dhënë e merrë
kundërvlerën adekuate apo jo, ato kalsifikohen në kontrata me
shpërblim dhe pa shpërblim;
 Sipas të drejtave dhe detyrave që krijohen në mes palëve kontratat
ndahen në kontrata detyruese të njëanshme dhe të dyanshme;
 Sipas asja se nê rastin e lidhjes së kontratës, a i dinë palët
kontraktuese të drejtat dje detyrat e tyre, klasifikohen në kontrata
komitative dhe aleatore.

3
LLOJET E KONTRATAVE

Llojet e kontratave janë:


 Kontrata e shitjes: Kontrata e shitjes është një marrëdhënje
juridiko-civile mes shitësit dhe blerësit, ku shitësi obligohet ndaj
blerësit që ta bartë pronësin e sendit, ndërsa blerësi për këtë
obligohet ta marrë sendin duke paguar çmim të caktuar;
 Kontrata mbi dhurim: Është kontratë e tillë në të cilën njëra palë
kontraktuese që quhet dhuratëdhënës, detyrohet ta bartë në pronësi të
palës tjetër kontraktuese që quhey dhuratëmarrës , ndonjë semd të
vetin ose ndonjë të drejtë tjetër pasurore pa pagesë;
 Kontrata e qirasë: Është kontratë në të cilën njëra palë
(qiradhënësi) detyrohet t’i jap palës tjetër (qiramarrësit) një send të
caktuar, në gëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar;
 Kontrata e huasë: Me këtë kontratë njëra pë i jep në pronësi palës
tjetër një shumë të hollash ose sende që përcaktohetn me numër
peshë ose masë dhe huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhênësit aq të
holla ose aq sende te atij lloji brenda afatit të caktuar në kontratë.
Kontrata e huasë është një kontratë e njëanshme që sjellë detyrime
vetëm për huamarrësin;
 Kontrata e pengut: Kontrata e pengut duhet të bëhet me shkresë ose
te noteri, ndryshe është e pavlefshem. Pengu krijohet duke vendosur
pasurin ose titullin në posedim të kreditorit ose të një të treti të
caktuar me një marrëveshje midis palëve.

KONTRATA E SHITJES
4
Kontrata e shitjes është më e rëndëshishmja dhe më e përhapura, ajo
përdoret vazhdimisht nga çdo person për të siguruar disponjshmëri e të
gjitha të mirave që ato kanë nevojë.
Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që
e shet do t’ia dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase ai
detyrohet që shitësit t’ia pagaujë çmimin e caktuar. Pra mund të themi se
kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin
e ndonjë të drejte kundrejtë pagimit të një çmimi.
Shitësi dhe blerësi janë dy subjektet e marrëdhënjes kontraktore. Shitësi
detyrohet që t’ia dorëzojë sendin blerësit duke e transferuar të drejtën e
disponimit dhe të pronësisë tek ai. Blerëis detyrohet të paguajë shumën e
caktuar te parave si çmim te blerjes.
Kontrata e shitjes është kontratë e dyanshme (detyrimet ekzistojnë për të
dy palët në mënyrë të ndërsjelltë) dhe me shpërblim. Êshtë kontratë
konsensuale pasi ajo është shprehje e vullnetit të të dy palëve kontraktuese
për krijimin e një marrëdhënje detyrimore.
Ligji parashikon disa raste kur detyrimisht kërkohet që kontrata e shtijes
të jetë formale dhe te realizohet ne formën e shkruar.
Këtu kemi dy lloje kontratash formale:
 Kontrata soleme: kur forma e shkruar kërkohet për efekte
vlefshmërie dhe mungesa e kësaj forme e bënë kontratën të
pavlefshem. Kjo formë soleme kërkohet në rastet e shitjes se pasurisë
të paluajtshem;
 Kontrata josoleme: kur forma e shkruar kërkohet për efekte
provushmërie, mungesa e së cilës nuk e bënë kontratën të
pavlefshme. Kjo formë kërkohet te kontratat e shitjes të lidhura mes
personave juridik shtetëror ose privat. Duhet të bëhet me shkresë
sepse nuk mund të provohet me dëshmitarë.

5
KUSHTET E LIDHJES SË KONTRATËS

Në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes palët duhet të bien dakord


për tërë kishtet e saj:
 Për objektin,
 Çmimin,
 Vendin,
 Kohën,
 Mënyrën e dorëzimit të sendit si dhe për
 Çdo kushtê tjetër që aot kan rënë dakord.

ELEMENTET E KONTRATËS SË SHITJES


6
Elementete kontratês së shitjes, pa të cilat kontrata nuk mund të ekzistojë
janë: subjektet dhe objekti.

Subjektet janë palët në kontratën e shitjes. Ato mund të jenë si personat


fizik asht edhe personat juridik privat ose shtetëror, shqiptarë ose të huaj,
si dhe vetë shteti.
Palët në këtë kontratë emërtohen shitësi dhe blerësi. Subjektët që lidhin
këtë kontratë duhet kenë zotësi për të vepruar.
Objekti i kontratës së shitjes janë sendet, të drejtat ose pasuria.
Objekti i kontratës duhet të plotësojë këto kushte:
 Të ekzistojë në momentin e lidhjes së kontratës ose të vihet në
ekzistencë në të ardhmen,
 Të jetë i pêrcaktuat dhe i përcaktueshëm,
 Të jetë i mundshëm,
 Të marë pjesë në qarkullimin civil.

LLOJET E VEÇANTA TË KONTRATËS MBI SHITJEN


7
Llojet e veçanta të kontratës mbi shitjen janë:
 Kontrata e shitjes sipas modelit,
 Kontrata e shitjes sipas specifikave,
 Kontrata e shitjes kutrum,
 Kontrata e shitjes me kredi,
 Kontrata e shitjes me parapagim,
 Kontrata e shitjes me provë,
 Kontrata e shitjes me të drejtë të gjetjes së blerësit më të mirë,
 Kontrata e shitjes me të drejtë parablerje,
 Kontrata e shitjes me të drejtë rishitjeje,
 Kontrata e shitjes me të drejtë përparësir.

8
Zyra e Punëve Juridike”Avokat Lawer”
Z.P.J.-Avokat Lawer-
Adresa: Uçk 3100 Istog, zona e lindjes
Ndërtesa A-1, lokali nr. 2,10 000 Istog
Telefon: 044-634-163; 038-634-163
E-mail: avokati_istog@hotmail.de

KONTRATË
MBI SHITBLERJEN E BANESËS

E lidhur me datën 13.12.2016 në Istog ndërmjet:


SHITËSIT: Ramë Hajraj, i lindur me 05.03.1975 në Istog dhe
BLERËSI: Rina Hamiti, e lindur me 23.13.1983 në Pejë
OBJEKT KONTRATE: Shitblerja e patundshmërisë-banesës

Neni 1
Shitësi është pronar i patundshmërisë-banesës me sipërfaqe 320m* e cila
gjendet në Istog-Kosovë.

Neni 2
Blerësi pranon ofertën e shitësit qe patundshmëria-banesa e cila është
objekt kontrata nga neni 1 i kësaj kontrate, të blihet ne gjendjen të cilën e
ka parë dhe pranuar në gjendjen ekzistuese.

9
Neni 3
Kontraktuesit me pajtueshmëri i kanë caktuar çmimin e shitblerjes së
patundshmërisë të cekur në nenin 1 tê kësaj kontrate, në shumën e
përgjithshme në lartësi prej 50,000€.

Neni 4
Shitësi garanton që patundshmëria e cila është objekt kontrate, nuk i
nënshtrohet kurrëfarë ngarkese në kuptim të marrëdhënjeve obligative me
persona të tretë dhe obligohet që blerësi ti ofroj mbrojtje të plotë në rast se
paraqitet ndonjë kërkesë nga personi i tretë.

Neni 5
Kontraktuesit vërtetojnë se kjo kontratë është e lidhur në bazë të shorehjes
së vullnetit të lirë dhe në pajtueshmëri të plotë, duke përjashtuar
mashtrimin, presionin apo lajthitjen.

Neni 6
Të gjitha obligimet komunale (rryma, uji, mbeturinat, telefoni etj.) qê kanë
të bëjnë me patundshmërimë e cila është objekt kontrate, deri në ditën e
lirimit të banesës i bartë shitësi, ndërsa pas lirimit të banesëd duke
llogaritur edhe shpenzimet rreth bartjes së pronësisë.

Neni 7
Kontraktuesit janë të pajtimit se kjo kontratë paraqet bazë të mjaftueshme
për ndërtimin e bartësit të së drejtës së pronësisë në librin e kadastrës.

Neni 8
10
Kontraktuesit u morën vesh që për të gjitha çështjet kontestuese në lidhje
me këtë kontratë, si gjykatë kompetente për zgjidhjen e të njejtave te jetë
Gjykata komunale në Istog.

Kjo kontratë është përpiluar dhe nënshkruar në 2 kopje, 1 për shitêsim dhe
1 për blerësin.

BLERËSI SHITËSI

_____________________ _____________________

11
PËRFUMDIMI

Kur ekziston ndonjë nga shkaqet të cilat çojnë në rrëzueshmërinë e punëve


juridike atëherë pason anulimi i saj, si rregull këtë duhet ta kërkojë pala të
cilës i janë cënuar interesat juridike me atë punë juridike.
Pala kontraktuese në interesin e së cilës është vërtetuar rrëzueshmëria,
mund të kërkojë që kontrata të anulohet.
Mirëpo bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të kërkoj prej saj që në afatin
e caktuar, por jo më pak se 30 ditë, të deklarohet a i përmbahet kontratesa
apo jo sepse në të kundërtën do të konsiderojë se kontrata është anuluar.

12
LITERATURA

Nga tekstet shkollore


https://www.scribt.com/doc/61294470
http://www.infocip.org/al/?p=6300

13

You might also like