You are on page 1of 7

KONTRATE

Sot me date …./…./2022 (dymije e njezete e dy ) ne Seline e shoqerise S& D Invest sha ne
Tirane, palet kontraktuese si me poshte shenuar me vullnet te lire dhe plote nenshkrujn kete
kontrate me permbajtje sa vijon :

1. ” SHOQERIA "S&D INVEST" SH.A, me seli ne adresen: Rezidenca Kodra e Diellit Selite ,
Farke, Tirane regjistruar si person juridik me date 12.09.2008 dhe NIPT K82112004C
perfaqesuar nga Administratore e saj, Zj. Enkelejda Metohu, e bija e Hazis-it, lindur me
27.04.1970 ne Tirane, dhe banues ne Tirane, madhore dhe me zotesi te plote juridike per te
vepruar, identifikuar me leternjoftimi (ID) Nr. 034072369 dhe me Nr. Personal
H05427054B, e cila më poshtë në këtë kontratë do të referohet ZHVILLUESI .

Dhe

2. Z.XXXXXXXXX , shtetas XXXXXXX, atesia XXXXXX , memesia XXXXXXX , i lindur me


XXXXXXXXX ne Tirane, dhe banues ne adresen : XXXXXXXXX , madhor dhe me zotesi te plote
juridike per te verpuar e identifikuar nepermjete pasaportes ( apo ID Leternjofitmit ) nr
___________, dhe nr personal __________ .

Te cilet bashkarisht me poshte ne kete kontrate do te referohen POROSITES me ½ pjese idelae


ne sejcilen nga pasurite objeket i kesaj kontrate.

Palët kontraktuese, me vullnetin e tyre të lirë e të plotë, duke iu përmbajtur dispozitave të Kodit Civil
të Republikës së Shqipërisë Neneve 659 e vijues, 850 e vijues te tij , bien dakord të hartojnë këtë
Kontratë Sipermarrje për ndërtimin e një apartamenti sipas kushteve dhe kritereve të mëposhtme :

Kushtet Paraprake

1. Zhvilluesi, Shoqeria "S&D INVEST" SH.A ka filluar te ndertoje objektin” Kompleks


banimi 1,2, dhe 3 kate , me 2 kat nentoke- “SWAN RESIDENCE” , Farke , Tirane ,
bazuar lejes se ndertimit nr A-19530/7 date 15.02.2022, miratuar me vendim te
Kryetarit te Bashkise Tirane,
2. Zhvilluesi eshte pronar legjitim i objekteve qe eshte duke realizuar dhe ka te drejta te
plota dhe te ligjshme per te realizuar kete Kontrate , me objekt si me poshte sipas
kushteve te percaktuar ne vijim ne kete kontrate.
3. Bazuar kerkeses se Porositesit dhe ofertes se dhene nga Zhvilluesi , palet percaktojne
objektin drejtata dhe detyrimet e paleve sa vijon :

Fq. 1
Neni 1
Objekti i Kontrates

1. Zhvilluesi bazuar ne Lejen e Ndertimit nr A-19530/9 date 27.02.2022 te miratuar me


vendim te Kryetarit Bashkis Tirane , merr persiper te ndertoje per Z. ________________ ,
Vilen ( apo apartmentin e llojit) e llojit”______ “ me Kod ________, objekti _____ , parcela
nr. _____ne objektin Kompleks banimi 1,2, dhe 3 kate , me 2 kat nentoke- SWAN
RESIDENCE” ” ne adresen: Liqeni I Farkes , Tirane. Vila ______ perbere nga __ Kate , eshte
e vendosur ne nje parcele me siperfaqe ____m2 ( shifrorin ne fjale ) , ka siperfaqe
ndertimore prej ________ m2 ( shifrorin ne fjale ) e organizuar ne : siperfaqe e katit
perdhe ________ m2 ( shifrorin ne fjale metra katrore), me 1 (nje) ndenje-gatim – ngrenie-
dhome , 2(dy) Dhoma Gjumi, 2 (dy) tualete, 1 (nje) Verande m2 ( shifrorin ne fjale ) ;
siperfaqe e katit te pare _____ m2 ( metra katrore), siperfaqe e katit te dyte ____ m2 (shifrorin
ne fjale metra katrore), se organizura akti e 1 (nje) ndenje-gatim – ngrenie- dhome ,
2(dy) Dhoma Gjumi, 2 (dy) tualete, 1 (nje) Verande m2 ,( shifrorin ne fjale ) e vendosura ne
katin _____ te viles sipas pershkrimit  ne planimetrine  bashkalidhur , ku pasqyrohet dhe
pjesemarrja e saj ne siperfaqen e perbashket te kompleksit prej _____m2.
2. Përjashtohen  nga bashkëpronësia e detyrueshme ne kompleksin “SWAN RESIDENCE”
pjese e te cilit eshte pasuria objekt kontrate , sendet :  parkimet e hapura, sheshet e
gjelberuara, oborret ne perdorim te njesive individuale, tarracat e shfrytezuara, pishinat e
kompleksit , basenet ujore , te cila bazuar nenit  209  të  Kodit Civil paragrafi  I jane te
perjashtura nga akti I fitimit te pronesis se pasurise objekt kontrate.

Neni 2
Perbejne kusht per fitimin e pronesise mbi pasurine objekt material i kesaj kontrate , Vila
_________, percaktimet e meposhtme :
1. Likujdimi i çmimit te Kontrates, sipas menyres dhe afateve te percaktuara ne Nenin 3
te saj
2. Nenshkrimi I kontrates se shitjes perfundimtare te pasurise objekt kontrate , brenda
15 diteve nga njoftimi i zhvilluesit , pasi ky I fundit te kete regjistruar ne Zyren
vendore te ASHK-es ne emer te tij te gjithe objektin qe ai nderton .
3. Nenshkrimi i rregullores per menaxhimin dhe administrimin e pjeseve te perbashketa
te Kompleksit me tekstin e pranuar nga palet, e cila i bashkangjitet kesaj Kontrate si
Shtojce B.

Neni 3
Çmimi dhe menyra e pageses

Palet bien dakord qe çmimi i porosise per pasurine objekt Kontrate , Vilen ___________ , te
jete EUR (shifrorin ne fjale euro ) I cili do te likujdohet nga Bleresit ne llogarine bankare
te Shitesit prane bankes ________ Bank , me keste periodike si vijon :

Kesti I pare ne vleren __________ Eur(euro ) do te paguhet brenda 10(dhjete) diteve nga
nenshkrimi I kesaj kontrate .

Kesti I dyte ne vleren __________ Eur(euro ) do te paguhet me date _________

Fq. 2
Kesti i fundit ne vlere _____________ Eur ( euro) do te paguhet do te paguhet me date
_________

Ne rast se do te kete tej kalim te afateve te percaktuara ne kete nen, do te paguhet kushti
penalitete.

Ne rast se do te kete komisone bankare te aplikuara ato do te jene ne ngarkim te Bleresit.

Neni 4
Penalitetet
1. Ne rast te mospagimit ne kohe te kesteve nga ana e pales se dyte, (Porositesi), ky i fundit do
t’i paguaje pales se pare, (Zhvilluesit), nje kamate prej 200 (dyqind) euro per cdo muaj
vonese , deri ne 60 dite. Me kalimin e ketij afati aplikohet zgjidhja e njeanshme sipas pikes
2. (i) te nenit 9 .
2. Zhvilluesi, ne rast vonese ne dorezimin e objektit per arsye ndertimore pertej afateve te
percaktuara ne kete Kontrate, do t’i paguaje pales se dyte (Porositesit) 200 (dyqind) Euro
penalitet per çdo muaj vonese.
3. Ne rast se te mos finalizimit ne kohe te kalimit te pronesise sipas modaliteteve te
percaktuara ne nenin 2 , pragrafi 2 , Porositesi do te paguaje nje penalitet prej 50
(pesedhjete ) Euro per cdo dite vonese , maximalisht deri ne 60 dite vonese. Me kalimin e ketij
afati aplikohet zgjidhja e njeanshme sipas pikes 2. (ii) te nenit 9 .

Neni 5
Dorezimi i Apartamentit Viles/Njesise se banimit

Zhvilluesi merr persiper qe t’i dorezoje Porositesit Vilen e tipologjise me Kod te


perfunduar brenda periudhes kohor Maj 2025 , te perfunduar, me kusht qe pagesa e çmimit
sipas Nenit 3 te Kontrates te jene kryer plotesisht , me perjashtim kur ka vonesa te shkaktuara
nga forca madhore ose zgjatje e procedurave per marrjen e certifikates se perdorimit nga
Bashkia. Ne keto raste dorezimi i objektit do te shtyhet deri ne perfundim te kohezgjatjes se
ketyre faktoreve.

1. Ne rast se pagesa e kestit te radhes sipas percaktimeve te nenit 3 te Kontrates, vonohet mbi
90 dite, Porositesi humbet te drejten e marrjes ne dorezim te njesise se banimit dhe
Zhvilluesi merr persiper te ktheje shumen e paguar ne momentin e lidhjes se nje kontrate
te re per kete vile me nje klient tjeter duke mbajtur nje penalitet prej 20% te vleres se
Kontrates.
2. Palet bien dakort te zgjasin afatin e dorezimit te apartamentin se banimit, ne rast se kane
rene dakort qe Zhvilluesi i te beje ndryshime ne strukturen e brendshme apo ne materialet
e teknologjine ndaj asaj standarte te godines, apo per shtesa e modifikime qe kerkojne nje
afat me te gjate realizimi. Afati i ri do te percaktohet nga zhvilluesi ne formularin shtojcen
Nr. 1 qe palet nenshkrujan ne funksion te ndryshimve duke mos patur me efekte juridike
per palet afati i pare I percaktuar me siper, per dorezimin e njesise se banimit .
3. Per çdo ndryshim ne strukturen e brendshme, modifikime , rimbursime apo kerkesa
specifike te Porositesit per apartamentin e banimit objekt te kesaj Kontrate, Porositesi
duhet te plotesoje formularin Nr.1 bashkangjitur kesaj Kontrate si shtojce C. Zhvilluesi ka
nje afat prej 7 dite pune per te miratuar dhe prezantuar preventivin perkates ose per ta

Fq. 3
refuzuar kerkesen. Pergjate kesajperiudhe afate kontraktore pezullohen deri ne rifillimin
e punimve sipas pikes 4 vijues.
4. Ne rastin kur Zhvilluesi miraton kerkesen per ndryshim te paraqitur nga Porositesi, ky i
fundit detyrohet te paraqese projektin per ndryshimin e kerkuar, i cili do te miratohet nga
Zhvilluesi brenda afatit te mesiperm ose te porosise per kete ndryshim Zhvilluesin kundrejt
pageses. Punimet mbi bazen e projektit te ndryshuar me marreveshje midis paleve mund te
kryhen dhe nga vete Porositesi por gjithmone nen mbikqyrjen teknike te Zhvilluesit.
5. Dorezimi i njesise te banimit nenkupton marrjen ne dorezim te tij duke mbajtur
proçesverbalin e marrjes ne dorezim te apartamentit te banimit sipas formularit Nr.2 te
nenshkruar nga te dy palet, ose nga perfaqesues te pajisur me prokure te posaçme,
bashkangjitur kesaj Kontrate si shtojce D.
6. Sapo te firmose proçesverbalin e marrjes ne dorezim te njesise se banimit (formularin
Nr.2), Zhvilluesi nuk mban me pergjegjesi per deme qe mund t’i shkaktohen sendit nga
mosveprimi i Porositesit per ta mbyllur apo ruajtur ate.
7. Gjithashtu, Porositesi, nga momenti i marrjes ne dorezim te njesise se banimit si me siper,
behet pergjegjes per te drejtat dhe detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja per
administrimin e pjeseve te perbashketa te objektit, duke respektuar me rigorozitet te gjitha
termat e rregullores se bashkejeteses, bashkangjitur kesaj Kontrate si shtojce B.

Ne rast se ka tejkalim te afateve te percaktuara ne kete nen, do te paguhet kushti penal, i cili
per rastet e parashikuara ne piken 3, do te filloje te llogaritet ne kete rast sipas afatit të ri.

Neni 6
Ndryshimi i çmimit

Çmimi i apartamentit viles/Njesise se banimit, i percaktuar ne Nenin 3, eshte cmimi  i njesise i


zhveshur nga kostot  e transakasionit te kalimit te  pronesise dhe  mund te ndryshoje vetem ne
rast se te dyja palet bien dakort per te realizuar objektin:
1. Si rezultat i modifikimit te siperfaqes se njesise te ndryshme nga ajo e percaktuar ne
planimetrine bashkangjitur kesaj Kontrate, qe kane te bejne me nevojat teknike te
lindura gjate zbatimit te projektit. Per çdo meter katror shtese pagesa do te jete
Euro/m2 ( ) euro per m2.
2. Me materiale apo teknologji te ndryshme nga ajo standarte e nderteses dhe qe sjellin
rritje te kostos se ndertimit.
3. Ne pergjithesi me shtesa apo modifikime te ndryshme nga projekti ose nga specifikimet
teknike qe renditen ne Nenin 7 te kesaj Kontrate, qe sjellin rritje te kostos se ndertimit.
4. Çmimi i apartamentit/viles te banimit mund te ndryshohet ne menyre te njeanshme
nga Zhvilluesi vetem ne rastin kur verehen rritje apo zvogelim i siperfaqeve te
perbashketa, si pasoje e domosdoshmerive teknike te impianteve apo çeshtjeve te tjera
teknike. Ndryshimi i çmimit do te njoftohet nga Zhvilluesi dhe do te quhet i pranuar nga
Porositesi me kalimin e afatit prej 15 (pesembedhjete) dite kalendarike.
5. Ne rast se Porositesi nuk pranon ndryshimin e çmimit edhe pas kujteses noteriale te
derguara nga Zhvilluesi , atehere kjo do te konsiderohet terheqje e njeanshme nga
Kontrata.

Fq. 4
Neni 7
Specifikimet teknike

Vila e tipologjise me Kod do te ndertohet me nivel te larte dhe me kushte


maksimale shfrytezimi, me materiale bashkekohore te specifikuara si me poshte:
• Konstruksioni do te jete konform normave te KE-s
• Betoni i perdorur do te jete i klases B25 ndersa hekuri do t’i pergjigjet standartit FeB 44
K.
• Muret e jashtme jane me sistem kapote sipas projektit perkatese .
• Siperfaqet e brendshme te mureve do te jene te suvatuara. Gjithashtu ato do te lyhen me
bojera cilesore.
• Tavanet do te jene te suvatuara dhe do te jene te lyera me bojra cilesor.
• Dera e jashtme do te jete dere e Blinduar.
• Dyert e brendshme do te jene konform standarteve te komunitetit europian.
• Dritaret dhe vetratat do te jene konform standarteve te komunitetit europian.
• Dyshemete do te jene me pllaka. Porositesit do t’i krijohet mundesia te zgjedhe midis
nje game te caktuar pllakash.
• Banjot do te vishen me pllaka.
Porositesit do t’i krijohet mundesia te zgjedhe midis nje game te caktuar pllakash. Banjo do te
kete boiler elektrik per ngrohjen e ujit.
• Paisjet hidrosanitare do te jene qeramike. Rubineterite do te jene te tipit mishelator.
Porositesit do t’i krijohet mundesia te zgjedhe midis nje game te caktuar.
• Sistemi elektrik do te jete sipas normave te komunitetit europian, sistem monofaze me
mbrojtje diferenciale.
• Objekti i banimit do të furnizohet me sinjal TV vetem nga nje televizion kabllor dhe
eshte detyre dhe e drejte e Zhvilluesit perzgjedhja e kompanise se tv kabllor dhe perzgjedhja e
kontrates dhe është përgjegjësi financiare e Porositesit (pagesa e kontrates dhe e sherbimit do
te realizohet nga Porositesi).
• Objekti i banimit do te kete rrjetin e brendshem te shperndarjes se sinjalit telefonik me
dalje ne 1 pike. Kontrata me kompanine e telefonise eshte detyre dhe e drejte e Zhvilluesit dhe
eshte pergjegjesi financiare e Porositesit.
• Objekti e banimit do te kete rrjetin e brendshem te shperndarjes se internetit . Kontrata
me kompaninë e internetit eshte detyre dhe e drejte e Zhvilluesit dhe eshte pergjegjesi
financiare e Porositesit.
• Porositesi eshte i detyruar te ruaje te pandryshuar te gjithe elementet qe kane lidhje me
fasaden e objektit, pa bere asnje ndryshim nga projekti. Ai eshte i detyruar te respektoje
projektin e tendave / pjergolatave te percaktura nga shoqeria , si dhe vendvendosjne e
percaktuar per kompresoret/ motoret e pajisjeve kondicionuese

Neni 8
Kalimi i viles ne pronesi te pales Porositese do te behet pasi Zhvilluesi te kete regjistruar, ne
Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme ne emer te tij objektete qe ai nderton.

Cmimi i percaktuar ne nenin 3 eshte i zhveshur nga te gjitha shpenzimet dhe detyrimet
ligjore per kalimin e pronesise se objekteve ne transakionin e shitjes , kosto te cilat do te jene
ne ngarkim te bleresit.

Porositesi eshte i detyruar te ruaje te pandryshuar te gjithe elementet qe kane lidhje me


fasaden e objektit, pa bere asnje ndryshim nga projekti. Ai eshte i detyruar te respektoje

Fq. 5
projektin e tendave / pjergolatave te percaktura nga shoqeria , si dhe vendvendosjne e
percaktuar per kompresoret/ motoret e pajisjeve kondicionuese

Neni 9
Zgjidhja e Kontrates

1.Kjo Kontrate do te zgjidhet ne menyre te njeanshme nga Porositesi kur : Zhvilluesi nuk
respekton afatin e perfundimit te punimeve per me shume se 2 (dy) vite nga afati i parashikuar
ne kete Kontrate, pa asnje shkak te ligjshem.
2.Kjo Kontrate do te zgjidhet ne menyre te njeanshme nga Zhvilluesi kur:
(i) Porositesi nuk paguan çmimin e Kontrates ne perputhje me parashikimet e neneve te
mesiperme.
(ii) Porsitesit nuk nenshkruan kontraten perfundimtare te shitjes apo nuk permbush
detyrimet e marra persiper ne kete kontrate.
(iii) Porositesi nuk respekton kushtet/ kufizimet e te drejtave individuale pronesore te
percaktuara ne kete kontrate
3.Kur zgjidhja e Kontrates shkaktohet per faj te Porositesit, atehere Zhvilluesi ka te drejte te
bllokoje shumen e parapaguar nga Porositesi deri ne rishitjen e apartamentit viles/Njesise se
banimit, duke mbajtur Penalitetin prej 20% te çmimit total te kontrates.
4.Per rastet e permendura me siper palet duhet te njoftojne njera-tjetren me shkrim te pakten
15 dite perpara zgjidhjes se kesaj Kontrate.

Neni 10
Anekset e Kontrates

Kesaj Kontrate i bashkangjiten si pjese perberese dhe te pandara keto dokumenta qe do quhen
shtojcat e Kontrates:
1. Aktmarreveshja per administrimin e bashkepronesise (Shtojca B)
2. Formulari Nr.1 (Shtojca C)
3. Formulari Nr.2 (Shtojca D)
4. Planimetrit e njesise (objektit te Kontrates)
5. Leja e ndertimit

Neni 11

Te gjitha mosmarreveshjet qe mund te lindin midis paleve do te zgjidhen me mirekuptim, ne


rast te kundert kompetente per zgjidhjen e tyre eshte Gjykata e Shkalles se Pare Tirane.
Te gjitha komunikimet mes paleve ne zbatim te kesaj Kontrate do te jene ne forme te shkruar
dhe do te dergohen ne adresat e sipercituara. Ne rast te ndryshimit te adresave respektive
Palet jane te detyrura t’i komunikojne njera-tjetres ndryshimin brenda 15 diteve, ne rast te
kundert njoftimi do te konsiderohet i marre ne adresat e percaktuara ne kete Kontrate.

Fq. 6
Kontrata redaktohet në dy kopje origjinale,  me përmbajtje dhe vlerë te njëjtë juridike, lexohet prej
paleve te cilet e kuptuan, e pranojë përmbajtjen e aktit dhe e nënshkruan atë pa vërejtje, duke vënë
emrin e mbiemrin, nenshkrimin.

PALET

ZHVILLUESI POROSITESI
S&D Invest sh.a.
 Administrator Z.
______________________

Znj.  Enkelejda Metohu


                           
__________________

Fq. 7

You might also like