You are on page 1of 5

KONTRATË MBI NDËRTIMIN E OBJEKTIT BANESORË

E lidhur ne Gjilan, me datë 20/11/2014 në mes:

- Palët Kontraktuese

Mehmedali Havzi Musmurati , me nr.personal 1011706084, në cilësi të pronarit dhe


dhënësit të pronës për ndertimin e objektit banesor me afarizem shfrytëzim të përhershëm.

- Investitori

NTSH VEDA Gjilan me nr.të biznesit 70428472 si, investitor përfaqësohet nga pronari
Xhemajl Vedat Hoxha me nr.personal.1013142226

- Objekt i Kontratës

1.0 Ngastra kadastrale numër: P-70403064-01392-0, sipas fleta poseduse: 9250-2014


Tokë me kulturë PARCELE , Zona kadastrale Shillovë në sipërfaqe prej 3948.00 m2,
2.0 Ngastra kadastrale numër: P-70403013-01948-0, sipas fleta poseduse: 9249-2014
Tokë me kulturë PARCELE , Zona kadastrale Gjilan në sipërfaqe prej 1420.00 m2
3.0 Ngastra kadastrale numër: P-70403013-01947-0, sipas fleta poseduse: _____-___
Tokë me kulturë PARCELE , Zona kadastrale Gjilan në sipërfaqe prej 1052.00 m2
Pronari i parcelave nen pikat 1.0 , 2.0 (prcela nen piken 3.0 duhet te rregullohet pronsia
procedura eshte ne gjygj, sipas pronariti kete parcelle e ka ble ne menyre te rregullt por
bartjen e pronesise nuk e ka bere.)
Parcelat i jep në shfrytëzim të përhershëm, për ndërtimin e objekteve banesore.

Neni 1.
Ndershmëria dhe ndërgjegjshmëria janë parime themelore të cilat palët kontraktuese janë
të obliguar që ti përmbahen gjatë punës për ndërtimin e objektit banesor si dhe gjatë
kryerjes së punimeve. Mospërmbushja e detyrimeve mbi bazën e këtij parimi, i jep të drejtë
palës tjetër që të kërkojë anulimin e kontratës sipas dispozitave të procedurës
kontestimore.

- Përmbushja e detyrave
Neni 2.
2.1 Palët kontraktuese obligohet që detyrimet që dalin në përgjithësi nga kjo kontratë, e në
veçanti nga neni 8 dhe 9, që të veprojë me kujdes. (Kujdesi i ekonomikut të mirë).
2.2 Njëra palë kontraktuese nuk mund të kërkojë nga pala tjetër që të përmbush detyrimin,
në qoftë se vet nuk e ka përmbush obligimin apo nuk është i gatshëm ta përmbush.
2.3 Kontraktuesit janë të obliguar që të angazhohen për realizimin e qëllimeve të parapara
me këtë kontratë mbi bazën e nenit 1 të kësaj kontrate, nga fillimi i ndërtimit të objektit
banesorë deri në përfundimi i objektit.

1
2.4 Nëse njëra palë kontraktuese pëson dëm si pasojë e moskryerjes së ndonjë detyrimi,
pala përgjegjëse është e obliguar që menjëherë ti evitojë pasojat e shkaktuara.
2.5 Kontraktuesit janë të obliguar që ti përmbushin detyrimet e veta në afatet e caktuara
kohore, sipas kësaj kontrate.
2.6 Nëse njëra palë kontraktuese nuk e përmbush detyrimin e vet në afatin e paraparë sipas
kësaj kontrate, atëherë palët kontraktuese me marrëveshje të dyanshme mund ta caktojnë
afatin plotësues. Po që se nuk arrihet pëlqimi i dyanshëm, pala e cila ka dështuar në
përmbushjen e detyrimeve me afat, duhet ta kompensojë dëmin real dhe fitimin e humbur.

- Informimi
Neni 3.
3.1 Investitori është i obliguar që në afat prej 7 ditëve ti informojë palët kontraktuese për
rrethanat të cilat kanë influencë në përmbushjen e kontratës, siç janë: pengesat në
përmbushjen e detyrimit kontraktues që janë të ndërlidhura me kushtet ne teren si pengesa
infrastrukturore rrjeti i largeperquesit , apo pengesat tjera që vijnë nga natyra si zjarri,
termeti apo vërshimet.
3.2 Informimi bëhet me shkrim.
3.3 Informimi i cili nuk bëhet në formën me shkrim, nuk prodhon efekte juridike.

- Përcaktimi i kuptimeve
Neni 4.
4.1 Dhënësi i tokës në shfrytëzim të përhershëm, është pronari i tokës deri në përfundimin e
Objektit Banesorë.
4.2 Investitori është personi juridik i cili investon me mjetet e veta financiare në ndërtimin e
Objektit Banesorë.
4.3 Kryerësi i punimeve është personi fizik apo juridik, i cili sipas kontratës së lidhur me
Investitorin, kryen punët ndërtimore.
4.4 Me punët në Objektin banesorë kuptojmë kryerjen e punëve ndërtimore, montimin e
dyerve dhe dritareve, instalimet elektrike, sanitare, instalimin e ngrohjes qendrore, punët
përfundimtare përfshirë këtu edhe pjesët përbërëse të objektit që përfshijnë hapsirën
gjelbëruese, hapsirën për mbeturina, stabilimentet ndriçuese brenda dhe jashtë objektit
dhe hapësirat për këmbësor.
4.5 Objekti ndërtimor përfshinë hapësirat banuese - banesat, hapësirat afariste – lokalet,
dhe hapësirat për garazhim – parkimin e veturave.
4.6 Punishte është toka në të cilën kryhen punimet dhe toka të cilën kryerësi i punimeve e
shfrytëzon për kryerjen e punëve.
4.7 Mbikëqyrësi (Menaxheri ) i punimeve, është personi me kualifikime profesionale në
lëmin e inxhinierisë së ndërtimit, i cili gjatë punës së tij, mbanë ditarin e ndërtimit në të cilin
kanë qasje palët kontraktuese.

2
- Pjesët përbërëse të kontratës
Neni 5.
5.1 Dokumentacioni teknik me të gjitha shtojcat grafike dhe përshkrimet e nevojshme për
kryerjen e punëve të cilat janë objekt i kontratës.
5.2 Investitori është i obliguar ti dorëzojë pronarit të tokës, dokumentacionin teknik
përfshirë këtu edhe planin dinamik të kryerjes së punimeve.
5.3 Pas pranimit – dorëzimit teknik të objektit banesorë, palët kontraktuese përpilojnë
Deklarata me shkrim, përmes së cilave konstatohet pranimi i hapësirave të precizuara si në
nenin 10.5 të kësaj kontrate.

- Dokumentacioni Teknik
Neni 6.
6.1 Dokumentacioni teknik nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e palëve, e veçanërisht në
pjesën që u takon dhe u është ndarë pronarit të tokës sipas kësaj kontrate.
6.2 Nëse eventualisht gjatë punimeve vërehen të meta apo mungesa në dokumentacionin
teknik, atëherë palët kontraktuese jo më larg se afati prej 15 ditësh, me marrëveshje do të
bëjnë ndryshimet e nevojshme.
6.3 Mungesat e cekura në paragrafin 2 të këtij neni, duhet të jenë të natyrës të cilat
rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e objektit, jetën dhe shëndetin e qytetarëve,
komunikacionin si dhe objektet dhe hapësirat për rreth.
6.4 Investitori merr për sipër shpenzimet rreth ndryshimeve të precizuara në paragrafin 3 të
nenit 6, ndërsa ndryshimin e afateve kohore, palët i riprogramojnë me marrëveshje. Po që
se palët nuk arrijnë ti riprogramojnë afatet me marrëveshje, atëherë Investitori përgjigjet
sipas nenit 2.6 të kësaj kontrate.

- Çmimet e Punimeve
Neni 7.
7.1 Çmimet e punëve ndërtimore, janë pjesë e planeve financiare të Investitorit.
7.2 Ndryshimet e çmimeve si pasojë ndryshimeve në materiale ndërtimore si dhe shërbime,
nuk ndikojnë në rritjen apo zvogëlimin e hapësirave të garantuara me këtë kontratë,
dhënësit të tokës për ndërtimin e objektit banesorë.
7.3 Raportet kontraktuese në mes Investitorit dhe kryerësve të punimeve, nuk prekin
interesat si dhe detyrimet kontraktuese në mes dhënësve të tokës dhe Investitorit.

- Materiali Ndërtimor dhe Kualiteti i Punimeve


Neni 8
8.1 Investitori obligohet që të kujdeset për kualitetin e materialit ndërtimor si dhe në
përzgjedhjen e kryerësit të punimeve.
8.2 Investitori obligohet që objektin ta ndërtojë me material dhe pajime që i përgjigjen
kualitetit dhe standardeve të larta.
8.3 Dhënësi i tokës në shfrytëzim, ka të drejtë që të ketë qasje gjatë punimeve në hapësirat
që i takojnë sipas kësaj kontrate, ndërsa pjesët tjera të objektit, vetëm nëse punimet
dhe kualiteti i dobët kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e objektit.

3
8.4 Nëse kryerësi i punimeve nuk kryen punët sipas dokumentacionit teknik, dispozitave
teknike, standardeve, si dhe sipas vërejtjeve të bëra pas kontrollimeve shtesë, në
hapësirat banesore, afariste dhe garazhuese që u takon dhënësit të tokës në
shfrytëzim, i njëjti ka të drejtë të kërkojë pezullimin e punimeve e më pas edhe
ndryshimin e materialit si dhe pajimeve të kualitetit gjegjës, me shpenzime të
Investitorit.
8.5 Përzgjedhja e materialit do të bëhet nga ana e Investitorit, i cili do të ketë kontakte me
Mbikëqyrësin e punimeve.

- Fillimi i Punimeve
Neni 9
9.1 Pronari i ngastrës kadastrale, ngastrën e vet do ta vë në dispozicion të Investitorit për
fillimin e punëve ndërtimore me nenshkrimin e kontrates datë ___________.
9.2 Investitori, menjëherë pas kësaj date, do të ketë qasje pa pengesë në këto ngastra, për
investimeve, si: Marrjen e pelqimeve , lejeve , kompletimin e dokumentacionit tekniko -
investiv , fillimin e punimeve ndërtimore.
9.3 Investitori do të jetë përgjegjës për pastrimin dhe përgatitjen e hapësirës punuese ku
edhe do të ndërtohet objekti banesorë.
9.4 Data e përfundimit të punimeve, do të jetë _____________

- Pronësia Etazhe dhe Pjesët Ideale


Neni 10
10.1 Pronësia etazhe është e drejt pronësore mbi banesën, lokalin afarist, dhe garazhin si
pjesë e veçante e ndërtesës, me të cilën në mënyrë të pandashme janë të lidhura të drejtat
e caktuara në pjesët e përbashkëta të ndërtesës dhe në tokën në të cilën është ndërtuar
objekti banesorë.
10.2. Pronësia etazhe, fitohet me rastin e ndërtimit të objektit banesorë, ndërsa pjesët
ideale përcaktohet në lartësinë si në pikën 10.5 të këtij neni.
10.3 Titullari i pronësisë etazhe është i autorizuar të disponojë me pjesët e veçanta të
ndërtesës si pronar i vetëm, dhe të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me
sendin e vet (pjesën e vet).
10.4 Bartësi i të drejtës së pronësisë etazhe gëzon edhe të drejtat mbi pjesët e përbashkëta
të ndërtesës, si dyert e hyrjes, shkallët, oxhaqet, kulmin, korridoret dhe ashensorin.
10.5 Në bazë të kësaj kontrate, pronari i ngastrës do të përfitoj:

SIPERFAQE _____% te Afarizmit (Nga siperfaqja e kalkuluar per shitje )


SIPERFAQE _____% te Banesore (Nga siperfaqja e kalkuluar per shitje )
SIPERFAQE _____% te garazhes (Nga numrii parkingjeve per shitje )

Ne bodrum garazha ____________% Garazhat G _______________

Ne Perdhese Afarizem ____________% Lokalet L _______________

Kati i pare i banimit ____________% Banesat B ________________


Kati i dyte i banimit ____________% Banesat B ________________
Kati i trete i banimit ____________% Banesat B ________________
Kati i katert i banimit ____________% Banesat B ________________
Kati i peste banimit ____________ % Banesat B ________________
Kati i gjashte i banimit ____________% Banesat B ________________

4
Pozita e banesave ne etazhe do te zhvillohet sipas spirales duke filluar nga kati i pare me hap
ne kahje te levizjes se ores ose ne kahje te kundert te levizjes se ores.

Neni 11
Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, Investitori fillon angazhimet konkrete në sigurimin e
planit ideor dhe atij detal. Shpenzimet për planet në fjalë, bien në barrë të Investitorit.

Neni 12
12.1 Palët kontraktuese pohojnë se kjo kontratë është lidhur me pëlqimin e plotë, pa
kurrfarë ndikimi të kërcënimit, dhunës apo mashtrimit.

Neni 13
Në rast kontesti eventual, lidhur me këtë kontratë, kompetente për të vendosur është
Gjykata Komunale në Gjilan.

Neni 14
14.1 Kjo kontratë si e tillë prodhon efekte juridike në mes palëve dhe se nuk paraqet
pengesë për Investitorin në angazhimet e tija.

Neni 15
Kjo kontratë është përpiluar në 2 ekzemplarë, nga 1 kopje për secilën palë.

Gjila, më 20/11/2014

Investitori Për pronarin e ngastrës


NTSH Veda Gjilan
Xhemajl Vedat Hoxha Mehmedali Hevzi Musmurati
___________________ __________________________

You might also like