You are on page 1of 7

KONTRATË

”EURO ABI ” sh.p.k me seli në Viti , me nr.biznesi 70038769 e cila përfaqësohet nga Z. Kadrush
Rexhepi , Pronar ( në tekstin e mëtutjeshëm Investitori)

dhe

DONI sh.p.k me nr.Biznesi 810011015 e cila përfaqësohet nga Z.Selami Muji , Drejtor
(në tekstin e mëtutjeshëm Punëkryesi)

janë pajtuar si vijon:

Tirulli kontratës:
Punimi i fasades gjysemstrukturale, në komplesin BANJA E KLLOKOTIT “ HOTELI C
VENDI : Kllokot

Neni 1. Lënda e Kontratës

1.1 Lënda e kontratës është :Punimi i Fasades komplet dhe finalizim prej gjendjes ekzistuese.

1.2 Me anë të kësaj kontrate Punëkryesi pranon kryerjen e punëve komplet deri ne finalizim ,
pra punimi i konstruksionit prej alumini se bashku me elementet lidhese dhe Aksesoreve,
vendosja e xhamave ne posicionin e vet me pare te pergaditur.
1.3 Punëkryesi është i obliguar që ti kryej punët e kërkuara nga Investitori konform
specifikimeve dhe kërkesave të kontratës.
1.4 Palet jane dakorduar se fillimi punimeve behet nje dite pas nenshkrimi te kontrates.

-1-
Neni 2. Çmimi

2.1 Çmimi i kryerjes së punëve është:


a) Punimi i Fasades gjysemstructturale ne perdhese 15.0 €/m²
b) Punimi i Fasades gjysemstructturale ne kate 20.0 €/m²
c) Punimi i Fasades gjysemstructturale e shkallet 20.0 €/m²

d) Kompletimi i Fasades
d-1 Fasada anesore Fleta nr. 3 10.0 €/m²
d-2 Fasada ne kattin e 10 (Restorani ) Fleta nr. 5 10.0 €/m²
d-3 Fasada ne kattin e 11 (Konferenca ) Fleta nr. 6 10.0 €/m²
e) Punimi i Fasades gjysemstructurale komplet ne Galeri 25.0 €/m²
f) Kompletimi i pjeses peunditare ne galer mbulesa 25.0 €/m²
g) Punimi i Alukobumdit 15.0 €/m²
h) Punimi bazas pjeses metalike per Alukobumd 10.0 €/m²
i) Punimii hapjeve ne fasade 5.0 €/m` te profilit
j) Punimi i dyereve 5.0 €/m` te profilit

2.2 Çmimi i punëve eshte si në ofertën financiare, shprehur në Euro per njesi matese pra m²
te fasades gjysemstrukturale. Çmimi njesi eshte i prerë dhe nuk mund të ndryshohet

Neni 3. Kryerja e punës

3.1 Punimi i fasades gjysem strukturale duhet te kryhet komplet sipas dinamikes se
perecaktuar nga ana e investiorit
Faza e parë, përfshinë:
Punimi i Fasades gjysemstructurale ne perdhese
Punimi i Fasades gjysemstructurale ne kate
Punimi i Fasades gjysemstructurale te shkallet
Fasada anesore
Fasada ne katin e 10 (Restorani )
Fasada ne katin e 11 (Salla per Konferenca )
Kjo faze duhet te perfundoj ne fund te muaji dhjetor 2019

-2-
3.2 Faza e dytë, :është e paraparë të filloj ne muajin Janar 2020 .
PUNIMI KOMPLET I FASADES GJYSEMSTRUKTURALE DUHET E PERUNDOJ ME SE LARGU
DERI ME 28/02/2020
3.3 Për pjesen e fasades, te e cila nje pjese eshte e ekzetutuar, punkryesi eshte i obliguar se pari
ti beje te gjitha riparimet dhe korigjimet e nevojshme.Pasi qe te jene eliminuar te gjitha
defektet , punkryesi mundet me vazhdu kompletimin e fasades.
3.4 Punëkryesi është i obliguar që punët e fasades t’i kryej në në bazë të dokumentacionit
teknik, si dhe udhzimeve te mbikqyresit, për të cilën janë dakorduar të dy palët.
3.5 Dokumentacioni teknik është pjesë përbërëse e kësaj kontrate.
3.6 Sjellja e materialeve në punishte është obligim i Investitorit, si dhe transporti vertikal deri
ne etazhen ku punohet. Punëkryesi duhet t’i mbuloj shpenzimet e shkaktuara nga puna e tij.
Te gjitha matjet bien ne shpenzimet e punkryesit.

Neni 4. Kapaciteti teknik- profesional dhe sigurimi i punëtorëve në punë

4.1 Kryesi i punëve garanton se disponon numër të mjaftueshëm të punëtorëve të


kualifikaur për kryerjen e punëve të cilat janë objekt i kësaj kontrate.
4.2 Punët e fasades gjysemstrukturale përfshijnë: Matjet paraprake, nxjerja e, speciikacionit
te materialitt , pergaditja dhe montimi i profileve te aluminit, matja e sakte e siperffaqeve
per xhama si dhe specifikimi i tyre , vendosja e xhamave , kapakeve ne fund pastrimi i
fasades komplet

4.3 Për kryerjen e punëve të cilat janë objekt i kësaj kontrate, Punëkryesi do të siguroj
Mjetet dhe paisjet e nevojshme. Vlera e mjeteve dhe paisjeve të përdorura nga Punëkryesi
është përfshirë ne çmimin e kryerjes së punëve.
4.4 Punëkryesi mban përgjegjësi për sigurinë teknike dhe shëndetin e punëtorëve në punë.
Sipas Ligjit Nr. 04/L-161 për sigurinë dhe shëndetin në punë, janë paraparë masat për
përmirësimin e shkallës së sigurisë në punë të punëtorëve në vendpunishte në sektorin
privat dhe personave tjerë. Punëkryesi ka për obligim të merr masa për zbatimin e të
gjitha rregullave per mbrojtje ne pune komplet siq jane të specifikuara me Ligj.

Neni 5. Standardet dhe garancioni

-3-
5.1 Kryesi i punëve është i obliguar që punët e kontraktuara t’i kryej në mënyrë
profesionale me rregulla, normativa dhe standarde.
Punëkryesi garanton për kualitetin e punëve sipas kësaj Kontrate, garanton se:
Do të realizojë kryerjen e punimeve me mjetet, paisjet cilësore dhe ne menyre profesionale
per objektin e përcaktuar në nenin 1 të kësaj kontrate,
- Punekryesi do të përballojë ritmet e punës të kërkuara nga Investitori me mjetet, paisjet e
veta.
- Punkryesi do ta mbaje dokumentacionin teknik ne punishte ne perputhje me ligjin mbi
ndertim.
Dittarin dhe Librin ndeimor e udheheq punekryesi ,
Punekryesi mbanë pastër vendin e punës dhe të gjitha mbeturinat e krijuara nga punimet
merr përsipër t'i grumbulloj ato në pika të posaçme;
Punëkryesit nuk i lejohet të mbajë në kantier mjete dhe paisje që nuk i shërbejnë
puneve që ka marrë përsipër t'i kryej.
5.2 Furnizimi dhe transporti i materialit për punimet eshte obligim i investitorit
5.3 Puna duhet të kryhet duke iu përshtatur planit dinamik të punëve sipas
Nenit 3 paragrafi 3.1
5.4 Punëkryesi garanton për kualitetin e punëve dhe të materialit të përdorur gjatë punës
Afati garanues është 2 (dy) vjet nga dita e pranimit të punëve.

Neni 6. Penaltitë

6.1 Në rast se punët nuk fillojnë sipas planit dinamik të punëve i dhënë nga ana e
Investitorit dhe nëse pas fillimit të punës nga ana e Punëkryesit vjen deri te ngecja në
punë, ose në rast të mos përfundimit të punës sipas dinamikës apo dhe heqja dorë nga
puna, Punëkryesi do të penalizohet në vlerë prej 20% nga vlera e përgjithshme
sipas kësaj kontrate.
6.2 Në rast se punët nuk perparojne sipas dinamikes se parapre pra sipas planit dinamik të
punëve te pranuar nga ana e punkryesit. Investitori per posicion te caktuar anagazhon
punkryes tjeter.

. 6.3 Në rast se punkrysi shkakton deme ne materialin baze nga mosdija apo papergjegjsia
ateher demin e paguan punkryesi.

-4-
6.4 Në rast të ndërprerjes së punëve të Punëkryesit. Investitorit në bazë të pikës
6.1, Punëkryesit do t'i ipet afati prej 5 (pesë) ditë për tërheqjen e mjeteve të
punës dhe punëtorëve nga kantieri.

Neni 7. Inspektimi dhe testimi

7.1 Ispektimin dhe testimin e puneve e bene mbikqyresi i punimeve, Puna konsiderohet e
perfunduar pasi qe te jete e pranuar nga mbikqyresi.

Neni 8. Pagesat - Parimet e përgjithshme

8.1 Palët janë pajtuar që pagesa të behet :Per sasine e puneve te kompletuara.
Sasia e puneve te kompletuara vertetohet dhe pranohet nga mbikqyresi
Per çdo posicon te perfunduar behen matjet, Sasit per Posicionet e matura shenohen ne
librin ndertimor , te cilin e pranon dhe e verteton mbikqyresi i punimeve .
.
8.2 Faturat duhet të shoqërohen me procesverbal të shkruar në detaje, të nënshkruar nga
organi mbikëqyrës dhe Punëkryesi.
8.3 Pagesa bëhet me transfer bankar, përmes llogarisë bankare dhënë nga Punëkryesi.
8.4 Palët kontraktuese dakordohen që kryesi i punëve ti kryej edhe punët shtesë,nëqoftëse
paraqitet nevoja për kryerjen e tyre.
8.5 Për të gjitha punët shtesë, kryesi i punëve duhet të ketë pëlqimin me shkrim nga
Investitori.

Neni 9. Nënkontraktimi

9.1 Në rast se Kryesi i punëve për shkaqe të ndryshme nuk mund t’i kryej punët në afatin e
paraparë me kontratë, kryesi i punëve mund të angazhoj nënkontraktues për kryerjen e
disa punëve të cilat janë objekti kësaj kontrate. Kryesi i punëve përgjigjet për punën e
nënkontraktuesit.
9.2 Angazhimi i nënkontraktuesit nuk ndikon në të drejtat dhe obligimet e palëve të përcak-
tuara me këtë kontratë

-5-
Neni 10. Mbikqyerja e punës

10.1 Punëkryesi është i obliguar që punëdhënsit-organt mbikëqyrës t’ia munndësoj


mbikqyerjen e vazhdueshme në kryerjen e punëve me ç’rast organi mbikëqyrës do
të mbikqyrë kualitetin e punimeve dhe sasinë e materialit që do të futet në perdorim.
10.2 Në bazë të raportit të përpiluar nga organi mbikëqyrës i punëdhënsit do të bëhet
përllogaritja totale e vlerës së punëve që janëkyer ne objekt.
10.3 Investitori e cakton mbikqyrësin e punëve me vendim të posaçëm.
10.4 Kryesi i punëve është i obliguar të përfillë vërejtjet eventuale të organit mbikëqyrës të
Investitoit, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e kryerjes së punëve dhe montimin e
materialit.
10.5 Nëse kryesi i punëve nuk i perfundon punët në afatin e paraparë në Nenin 3, 3.1 dhe 3.2
Investitori ka të drejtë të angazhoj punëkryes tjetër në llogari të Kryesit të punëve.

Neni 11. Fuqia madhore

11.1 Vazhdimi i afateve për kryerjen e punëve, mund të bëhet vetëm për shkak të ndikimit
të fuqisë madhore.

Neni 12. Pranim-dorëzimi i punëve

12.1 Pranim- dorëzimi i punëve do të bëhet nga një komision i përbashkët të cilin do ta
Përbëjnë : Punëkryesi, Investitori dhe Organi mbikëqyrës. Për pranim dorëzimin
e punëve duhet të hartohet procesverbal i posaçëm, të cilën duhet ta nënshkruajnë të
gjithë anëtarët e komisionit.

Neni 13. Plotësimet dhe ndryshimet

13.1 Plotësimet dhe ndryshimet e kësaj kontrate duhet të bëhen vetëm me shkrim.

13.2Për të gjitha qështjet të cilat nuk janë rregulluar me këtë kontratë, do të aplikohen
Dispozitat e Ligjit për Marëdhënijet e Detyrimeve të cilat kanë të bëjnë me kontratën
për ndërtim dhe kontratën mbi vepër.

-6-
Neni 14. Zgjidhje e mosmarrëveshjeve

14.1 Për të gjitha kontestet që rrjedhin nga objekti i kësaj kontrate do të provohen
te zgjidhen ne mënyrë miqësore me mirëkuptim mes palëve kontraktuese.
14.2 Në rast kontesti në lidhje me zbatimin e kësaj kontrate, caktohet kompetenca e
e Gjykatës Ekonomike .

Neni 15. Ekzemplarët e kontrates

15.1 E hartuar ne gjuhen shqipe ne tri origjinale, dy origjinale per Investitorin dhe një
origjinal per Kryesin e punëve

Investitori: Punëkryesi:

“EURO ABI “ sh.p.k sh.p.k “ DONI “


Z. Shefik Rexhepi drejtor Z. .Selami Muji drejtor

_____________________ _____________________

Gjilan, me : 0711/2019

-7-

You might also like