You are on page 1of 14

DETYRË KURSI

FAKULTETI I DREJTËSISË
UNIVERSITETI I TIRANËS

TEMA:

" Të përbashkëtat dhe ndryshimet midis Kontratës së Shitjes sipas


Kodit Civil dhe sipas Konventës per shitjen ndërkombëtare të
mallrave"

PUNOI
Dudie KALOSHI

Përmbajtja

1
Hyrje................................................................................................................................................................... 2
Kuptimi i kontratës së shitjes.............................................................................................................................2
Të përbashkëtat.................................................................................................................................................3
Autonomia kontraktore e palëve.......................................................................................................................4
Oferta................................................................................................................................................................. 4
Oferta efektive...................................................................................................................................................5
Tërheqja e ofertës..............................................................................................................................................5
Refuzimi i ofertës...............................................................................................................................................6
Pranimi i ofertës.................................................................................................................................................6
Tërheqja nga pranimi i bërë...............................................................................................................................7
Casti i lidhjes së kontratës..................................................................................................................................7
Detyrimet e shitësit............................................................................................................................................7
Dorzimi i mallit...................................................................................................................................................8
Dorzimi i dokumentave......................................................................................................................................8
Detyrimet e blersit ,pagesa e cmimit..................................................................................................................9
Detyrimi i marrjes në dorzim të mallrave...........................................................................................................9
Ndryshimet.........................................................................................................................................................9
Objekti................................................................................................................................................................9
Vlefshmëria e kontratës...................................................................................................................................10
Përcaktimi i përgjegjësisë së dëmeve...............................................................................................................11
Forma e kontratës se shitjes.............................................................................................................................11
Revokimi i ofertës............................................................................................................................................12
Kalimi i pronsisë...............................................................................................................................................12
Subjektet..........................................................................................................................................................13
BIBLIOGRAFIA...................................................................................................................................................13

2
Hyrje

Kuptimi i kontratës së shitjes


Kontrata është mjeti më i përhapur juridik në qarkullimin civil të një ekonomie tregu.Kontrata
gjithashtu është edhe një nga burimet e detyrimeve,pra një instrument me anë të të cilit fitohet e
drejta për detyrimet e të tjerëve.Kontrata e shitjes njihet si e tillë që nga e drejta romake dhe ka
ardhur duke u përsosur deri në ditët e sotme.Në Kodin Civil kontrata e shitjes rregullohet
përkatësisht në nenin 705 ku sanksionohet se:
Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte
kundrejt pagimit të një çmimi.1
Kontrata e shitjes është kontratë e dyanshme dhe me shpërblim. Ajo është kontratë konsensuale,
domethënë e vlefshme që nga momenti i arritjes së marrëvëshjes së palëve. Në disa raste ligji
kërkon që kontrata e shitjes të jetë formale, lidhur kjo kryesisht me sendet e paluajtshme.
Kontrata mbi shitjen është kontratë me të cilën shitësi zotohet se sendin që e shet do t’ia
dorëzojë blerësit kështu që blerësi bëhet pronar i tij, ngase blerësi detyrohet që shitësit t’ia
paguajë çmimin e caktuar. Pra ka per objekt kalimin e pronësise së një sendi ose kalimin e
një të drejte kundrejt cemimit.
Elementet kryesore të kontrates së shitjes pa te cilët kontrata e shitjes nuk eshte e vlefshme
janë subjekti , objekti , dhe permbajtia. Krahas te gjith elementeve për egzistencen e saj kontrata
e shitjes ka dhe kushtet thelbesore, ndër tëcilet me kryesori eshte cemimi , por rast pas rasti mund
te jete kusht kryesor në kontrate  edhe afati forma etj.
Ne dekadat e fundit me rritjen e zhvillimit te marrdhenieve tregtare mes shteteve,me
përmirësimin e transportit dhe më pas heqjen e barrierave ekonomike ndërmjet tyre vihet re një
rritje e marrdhënieve kontraktore ndërkombëtare në fushën e shitjes.Si rezultat i këtij zhvillimi
lindi nevoja për dhënien e një kuptimi të përgjithshëm të të drejtave dhe detyrimeve ligjore të
palëve në këto veprime tregtare. Për këtë arsye u pa e udhës unifikimi dhe harmonizimi i
legjislacionit në këtë fushë.
1
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPERISË

3
Në Republikën e Shqipërisë, kontrata e shitjes do të konsiderohet ndërkombëtare nëse ajo
karakterizohet nga elementi i huaj, ky element mund të qëndrojë në secilin prej përbërësve të
mardhënies juridiko-civile pra në subjekt, objekt apo përmbajtje, ose edhe në më shumë se një
prej përbërësve të mardhënies juridikocivile. Kështu në përputhje me nenin 1(2) të Ligjit Për të
Drejtën Ndërkombëtare Private të Republikës të Shqipërisë, “elementi i huaj2” nënkupton çdo
rrethanë juridike që lidhet me subjektin, përmbajtjen ose objektin e një marrëdhënieje juridiko-
civile dhe që bëhet shkak për lidhjen e kësaj marrëdhënieje me një sistem ligjor të caktuar.

Të përbashkëtat

Kontrata e shitjes është veprim juridik që bëhet gjithmonë kundrejt shpërblimit edhe sipas
Kodit Civil edhe sipas konventes nderkombetare te shitjes se mallraveNë rast të kundërt,pra në
qoftë se palët lidhin një kontratë shitje pa pasur qëllim real të paguajn cmimin e përcaktuar në
kontratë atëher do të ishim përpara një veprimi juridik të pavlefshëm.

Kontrata e shitjes edhe sipas Kodit Civil edhe sipas legjislacionit nderkombetar është një
kontratë konsesuale . E cila quhet e lidhur në momentet kur vullnetet e kundërta të palëve
përputhen dhe për tu quajtur e lidhur nuk kërkohet ndonjë formë e caktuar. Ky është rregulli i
përgjithshëm pasi kur objekt i kësaj kontrate janë sende të paluajtshme ajo merr karakter përveçse
konsensual edhe formal.

Kontrata e shitjes është kontratë e dyanshme edhe sipas Kodit Civil edhe sipas legjislacionit
nderkombetar .Në kontratën e shitjes të drejtat dhe detyrimet e palëve janë reciproke. Çka do të
thotë se përball të drejtës së njërës palë qëndron detyrimi i palës tjetër. Kështu karshi të drejtës së
blerësit për të marrë në pronësi sendin qëndron detyrimi i shitësit, për të dorëzuar sendin.

Autonomia kontraktore e palëve


Kështu, në nenin 6 të Konventës te Vjenës parashikohet qarte se palët mund të zgjedhin rastet dhe
mënyrën që Konventa do të rregullojë, kontratën e tyre të shitjes3. Në rastin e një
mosmarrëveshjeje, gjykata përpara se të veproj për zbatimin apo përjashtimin e Konventës, duhet
të verifikojë se cili është vullneti i palëve. Kështu, mund te themi se palët mbështetur në vullnetin e
tyre mund të vendosin që kontrata e tyre të mos rregullohet nga Konventa e Vjenës, duke
2
LIGJI PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
3
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009

4
përjashtuar gjithë zbatimin e saj, ose mund të vendosin të përjashtojnë vetëm disa dispozita të saj.
Përjashtimi i zbatimit të Konventës nga palët, për rregullimin e kontratës së tyre, është manifestimi
i një autonomie private me karakter ndërkombëtar, sipas të cilës palët janë të lira nga çdo lidhje
ndërsa autonomia për të lidhur kontratën lejon liri të madhe por jo autonomi të plotë.

Një kufizim i tille i lirisë kontraktore të palëve parashikohet, në Kodin Civil të Republikës së
Shqipërisë sipas nenit 660 të së cilit: “Palët në kontratë përcaktojnë lirisht përmbajtjen e saj, brenda
kufijve të vendosura nga legjislacioni në fuqi”4.

 Opting out

Oferta
Në përputhje me Konventën e Vjenës, deklarimi i parë i vullnetit quhet ofertë ndërsa personi që e
bën atë quhet ofertues. Oferta duhet të mbërrijë tek i adresuari (pritësi) i cili duhet të shprehë
vullnetin se pranon kushtet e ofertës në mënyrë që të kemi lidhjen e një kontrate. Sipas nenin 14 të
Konventës5, rezulton se jo çdo propozim përbën një ofertë, çka do të thotë se oferta duhet të
plotësojë disa kushte:

ti drejtohet një ose më shumë personave specifikë;

të jetë mjaft e qartë dhe

të tregojë qëllimin e ofruesit për ta lidhur atë në rast pranimi.

Nëse hedhim vështrimin në të drejtën shqiptare, vihet re një trajtim invers i koncepteve. Kështu, në
përputhje me nenin 671 të Kodit Civil “Oferta vlen si propozim, kur përmban elementet thelbësore
të kontratës, që kërkohet të përfundohet, përveç kur rezulton ndryshe nga rrethanat e çështjes” 6. Në
të drejtën shqiptare, deklarimi i vullnetit quhet propozim ndërsa personi që e bën atë quhet
propozues. Propozimi duhet të mbërrijë te i adresuari (pritësi) i cili duhet të shprehë vullnetin për
lidhjen e kontratës. Karakteristikat e propozimit në të drejtën e brendshme shqiptare janë të
ngjashme me karakteristikat e ofertës si më poshtë.

4
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
5
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009
6
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

5
Oferta efektive
Në interpretim të nenit 15 të Konventës, rezulton se oferta bëhet efektive, pra fillon të prodhojë
pasoja juridike dhe e lidh ofertuesin me ofertën, kur ajo mbërrin te i adresuari. Kështu, kjo
dispozitë përkrah teorinë e “mbërritjes” në lidhje me efektivitetin dhe kjo, jo vetëm për ofertën por,
edhe për pranimin . Thënë ndryshe, në përputhje me nenin 15 të Konventës, për të pasur një ofertë
efektive duhet që ajo të këtë mbërritur te i adresuari. Ndryshe nga “teoria e dërgimit”, dërgimi i
ofertës nuk është i mjaftueshëm për ofertën .7

Teoria e mbërritjes është thelbësore për të përcaktuar çastin e lidhjes së kontratës, edhe sipas ligjit
shqiptar. Kjo shfaqet në nenin 665(2) të Kodit Civil sipas së cilit: “Kur nuk është caktuar afat,
propozuesi është i lidhur me propozimin e bërë, gjer në kohën që zakonisht apo sipas rrethanave,
është e nevojshme që këtij t’i arrijë përgjigjja e palës tjetër” si dhe nenit 667(1) të po të njëjtit akt
sipas së cilit: “Kur propozuesi ka caktuar një afat për pranimin, është e nevojshme që përgjigjja të
vijë brenda afatit”.

Tërheqja e ofertës
Sipas nenit 15(2) të Konventës8, tërheqja e ofertës mund të përdoret nga propozuesi deri në
momentin kur oferta nuk i ka mbërritur palës tjetër ose kur tërheqja i mbërrin palës tjetër në të
njëjtën kohë me mbërritjen e ofertës.

Për sa i përket tërheqjes së propozimit, Kodi Civil në nenin 668/2 bën të njëjtin parashikim ashtu
si edhe Konventa duke përdorur madje të njëjtën terminologji “tërheqje”.

Propozimi për të lidhur një kontratë e humbet fuqinë e tij, në qoftë se propozuesi njofton palën
tjetër, para se asaj t’i ketë arritur propozimi, se e ka tërhequr atë. Ky rregull vlen edhe për
tërheqjen e pranimit nga pala tjetër.9

Refuzimi i ofertës

Refuzimi i ofertës rregullohet nga neni 17 i Konventës sipas të cilit: “Një ofertë edhe nëse është e
parevokueshme, përfundon kur refuzimi i dorëzohet personit që bën ofertën”. Kjo është dispozita
që mbyll rregullimin e ofertës. Refuzimi i ofertës prodhon një pasojë të vendimit të pritësit që
sigurisht është përfundimi i ofertës.

7
DOKTORATURA ILDA MUCMATAJ
8
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009
9
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPERISË

6
Edhe në të drejtën shqiptare njihet instituti i refuzimit të propozimit, kështu, në përputhje me nenin
664 të Kodit Civil “Kur kontrata përmban vetëm detyrimin e propozuesit, pritësi mund ta refuzojë
propozimin brenda afatit të caktuar, ose që rrjedh nga natyra e marrëveshjes. Në mungesë të një
refuzimi të tillë, kontrata quhet e lidhur”. Po ashtu, paragrafi i parë i nenit 665 të Kodit Civil
parashikon se: “Personi që propozon përfundimin e një kontrate është i lidhur me propozimin,
përveç kur kjo lidhje është përjashtuar10. Kur propozimi refuzohet ose nuk pranohet në afatin e
caktuar, quhet i rënë”.

Pranimi i ofertës

Pranimi i ofertës rregullohet nga nenet 18-22 të Konventës, konkretisht neni 18(1) i CISG e
përkufizon pranimin e ofertës si një deklaratë apo si një veprim tjetër të pritësit i cili tregon
miratimin e tij për ofertën e bërë ose, e thënë ndryshe, shpreh vullnetin e tij për pranimin e ofertës
së bërë në mënyrë të shprehur dhe të heshtur duke bërë dallimin midis tyre.

Qëndrim të ngjashëm me Konventën, ka mbajtur edhe e drejta e brendshme shqiptare në lidhje me


shfaqjen e vullnetit të pranuesit. Kështu, në përputhje me nenin 676 të Kodi Civil parashikohet që
shfaqja e vullnetit mund të bëhet në mënyrë të shprehur ose me heshtje.

Gjithashtu Kodi Civil në nenin 669 parashikon edhe sanksionimin e vlefshmërisë se pranimit të
shprehur me veprime konkludente. Kur në propozim është parashikuar, ose nga natyra e kontratës
dhe rrethanat që kanë lidhje me të rezulton, që pranimi mund të bëhet duke filluar drejtpërdrejt nga
kryerja e veprimeve të caktuara, atëherë kontrata quhet e lidhur që nga koha kur ka filluar zbatimi i
saj.

Tërheqja nga pranimi i bërë


Neni 22 i Konventës parashikon mundësinë e tërheqjes nga pranimi i bërë. Kjo tërheqje ka një
kufizim kohor, tërheqja e pranimit është efektive nëse ajo i mbërrin ofertuesit para ose në të njëjtën
kohë me pranimin. Në lidhje me tërheqjen nga pranimi, Konventa dhe Kodi Civil bëjnë të njëjtin
rregullim11. Pala mund të tërhiqet nga pranimi deri në momentin kur ai nuk i ka mbërritur palës
tjetër, me ndryshimin e vetëm, që Konventa parashikon mundësinë e tërheqjes së pranimit edhe kur
njoftimi i tërheqjes i arrin propozuesit në të njëjtën kohë më arritjen e pranimit.

Ndërsa, në përputhje me nenin 668 të Kodit Civil, pranuesi njofton palën tjetër për tërheqjen e
pranimit para, se palës tjetër ti ketë mbërritur ai.
10
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
11
DOKTORATURA ILDA MUCMATAJ

7
Casti i lidhjes së kontratës
Në nenin 23 të Konventës tregohet koha fikse kur kontrata quhet e lidhur,sipas kësaj dispozite
kontrata quhet e lidhur, në kohën kur pranimi është bërë efektiv.

Ndërsa për sa i përket të drejtës shqiptare në Kodin Civil në nenin 676 të tij parashikohet si më
poshtë:

Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u
marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj. Shfaqja e vullnetit mund të jetë e shprehur ose në
mënyrë heshtësore.12

Detyrimet e shitësit

Detyrat kryesore të shitësit, të cilat parashikohen në nenin 30 të CISG janë:

 Shitësi duhet të kalojë pronësinë e mallrave;

 Shitësi duhet të dorëzojë mallrat blerësit;

 Shitësi duhet ti dorëzojë dokumentet blerësit;

Kalimi i pronësisë të mallrave dhe dorëzimi i tyre, janë ndër detyrat kryesore të shitësit që
rezultojnë nga kontrata e shitjes në çdo sistem ligjor.Edhe në nenet 705 dhe 710 të Kodit Civil,
parashikohet se shitësi në rastin e shitjes të pasurisë të luajtshme ka si detyrime kryesore :

 Kalimin e pronësisë të sendeve;  Dorëzimin e sendit;  Dorëzimin e dokumenteve për


fitimin e pronësisë të tij nëse fitimi i pronësisë mbi sendin ose i te drejtave reale mbi të, nuk është
pasoje e menjëhershme e kontratës dhe;  Garantimi i blerësit nga zhveshja, nga veset dhe nga
mospërputhja e cilësive te sendit me kontratën.

Dorzimi i mallit
Neni 30 i Konventës parashikon se: “Shitësi duhet të dorëzojë mallrat dhe çdo dokument në lidhje
me to dhe të transferojë pronësinë e mallrave, siç kërkohet nga kontrata dhe kjo Konventë” 13.
Konventa e Vjenës nuk parashikon ndonjë përkufizim për termin “dorëzim”, në nenin 30 të saj
kërkohet thjesht dorëzimi i mallrave Po ashtu, sipas CISG shitësi mund të dorëzojë mallrat te

12
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
13
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009

8
blerësi ose mund ti dorëzojë mallrat tek transportuesi. Në rastin e parë kemi të bëjmë me një
dorëzim direkt të mallrave, ndërsa në rastin e dytë kemi të bëjmë me një dorëzim indirekt të tyre.

Ashtu si Konventa e Vjenës edhe legjislacioni shqiptar nuk jep një përkufizim të termit “dorëzim
sendesh”. Sipas Kodit Civil, parashikohet vetëm se: “sendet dorëzohen në gjendjen në të cilën
ndodhen në momentin e përfundimit të kontratës. Dorëzimi i tyre duhet të bëhet së bashku me
aksesorët, shtesat dhe frutat që nga dita e përfundimit të kontratës, përveç kur palët kanë
parashikuar ndryshe në kontratë” (neni 711 paragrafi i pare).

Dorzimi i dokumentave
Dorëzimi i dokumenteve hyn te detyrimet kryesore të shitësit. Sipas nenit 30 të Konventës “shitësi
detyrohet të dorëzoje mallrat dhe çdo dokument në lidhje me to dhe të transferojë pronësinë e
mallrave siç kërkohet nga kontrata dhe kjo Konventë”.14

Dorëzimi i dokumentave të sendeve njihet dhe rregullohet edhe nga legjislacioni shqiptar, kështu
neni 710 (2) i Kodit Civil të Republikës të Shqipërisë parashikon se: “kur fitimi i pronësisë mbi
sendin, ose i të drejtave reale mbi të, nuk është pasojë e menjëhershme e kontratës, duhet të
dorëzojë të gjitha dokumentet përkatëse për fitimin e pronësisë së tyre, sipas kushteve të
parashikuara nga kontrata apo nga ligji”

Detyrimet e blersit ,pagesa e cmimit

Ndërsa neni 54 i Konventës parashikon se: “në detyrimin e blerësit për të paguar çmimin përfshihet
edhe marrja e atyre masave dhe plotësimi i atyre formaliteteve siç kërkohet nga kontrata ose çdo
ligj dhe rregullore që mundëson kryerjen e pagesës”.

Kështu, në mënyrë të ngjashme me nenin 54 të Konventës, Kodi Civil parashikon se detyrimi i


blerësit për të paguar çmimin përfshin marrjen e masave dhe respektimin e formaliteteve të
kërkuara nga kontrata, ose nga dispozita të veçanta për kryerjen e pagesës. (Neni 730 i Kodit
Civil).

Detyrimi i marrjes në dorzim të mallrave

Konventa, është mjaftuar të rregullojë detyrimin e marrjes në dorëzimit të mallrave me një


dispozite të vetme të posaçme, nenin 60, sipas të cilës nga njëra anë blerësi ka detyrimin të bëjë të

14
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009

9
mundur lehtësimin e dorëzimit të mallrave, ndërsa nga ana tjetër ai detyrohet ti marrë në dorëzim
mallrat.

Në nenin 734 të Kodit Civil parashikohet detyrimi i blerësit për të marrë në dorëzim sendin, sipas
të cilit: “Detyrimi i blerësit për marrjen në dorëzim është kryerja e çdo veprimi që mund të pritet
prej tij në mënyrë të arsyeshme, për t’i lejuar shitësit të bëjë dorëzimin dhe blerësi të tërheqë
sende”.

Ndryshimet

Objekti
Nëse hedhim një vështrim te objekti i Kontratës së Shitjes, në të drejtën shqiptare, në nenin 705 të
Kodit Civil, rregullohet kalimi i pronësisë mbi sendet dhe të drejtat ekzistuese por edhe kalimi i
pronësisë mbi sendet dhe të drejtat e ardhshme, ku fitimi i pronësisë të tyre bëhet sapo sendi apo e
drejta pranohet se ekzistojnë (Neni 706 i Kodit Civil). Sendet mund të jenë të luajtshme apo të
paluajtshme, individualisht të përcaktuara apo të përcaktuara në gjini. Në termin “sende”
përfshihen jo vetëm sendet që marrin pjesë lirisht në qarkullimin civil, por edhe ato me qarkullim
të kufizuar civil , të cilët mund të tjetërsohen sipas procedurave ligjore të caktuara duke u pajisur
me parë me lejen apo autorizim të organeve kompetente .15

Konventa e Vjenës në termin “mallra” ndryshe nga ligji i brendshëm i Republikës së Shqipërisë
nuk përfshin në objektin e saj sendet e pa luajtshme. Konventa ka për objekt të rregullimit të saj
objektet e luajtshme dhe të trupëzuara, në momentin e dorëzimit të tyre . Në këtë term përfshihen të
gjitha objektet: të reja apo të përdorura , të cilat mund të jenë objekt i kontratës të shitjes
ndërkombëtare të mallrave. Ndërsa jurisprudenca në termin “mallra”, përfshin objektet të cilat
kohën e dorëzimit janë të luajtshme dhe të prekshme të tilla si: qeniet e gjalla , objektet
parafarmaceotike , gazi , ushqimet , makinat etje.16

15
DOKTORATURA IRENA LAVANDRI
16
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009

10
Vlefshmëria e kontratës
Konventa e Vjenës nuk ka dhënë ndonjë përkufizim në lidhje me konceptin e “vlefshmërisë”, në
mënyre që të paraqitej saktë se cilat çështje nuk do të bëjnë pjesë në fushën e zbatimit të saj, por
ajo i referohet, në kuadër të përgjithshëm, vlefshmërisë së kontratës. Kjo për arsye se ligjet
kombëtare të shteteve kanë specifikat e tyre të posaçme, në lidhje me ketë çështje. Përgjithësisht,
mund të themi se, “vlefshmëria” përfshin gjithçka që lidhet me zotësinë për të lidhur kontratë,
pëlqimin e palëve, objektin dhe shkakun e kontratës. Pra çështjet të tilla si zotësia juridike dhe
zotësia juridike për të vepruar, gabimi, kanosja, mashtrimi etj, që lidhen me vlefshmërinë e
kontratës do të rregullohen nga e drejta e brendshme ku referojnë normat e konfliktit.17

Nëse hedhim vështrimin në të drejtën shqiptare, Kodi Civil në nenit 663, parashikon si kushte për
vlefshmërinë e një kontrate:

 Ekzistencën e pëlqimit kontraktor të palëve;

 Mbështetjen e kontratës mbi një shkak të ligjshëm;

 Përcaktimin e objektit që formon lëndën e kontratës dhe

 Formën e caktuar ligjore të kontratës.

Në lidhje me të metat e pëlqimit, sipas Kodit Civil palët duhet të jenë të lira të shfaqin vullnetin
(pëlqimin) e tyre për lidhjen e kontratës, dhe nëse palët e japin pëlqimin nën ndikimin e dhunës,
mashtrimit, lajthimit apo te kanosjes, atëherë kontrata do të jetë e pavlefshme. Po ashtu, përmbajtja
e kontratës duhet të mos bjerë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit, apo të mos
kryhet në mashtrim të ligjit, ose te mos kryhet nga subjekte që nuk kanë zotësi për të vepruar për
kryerjen e veprimit juridik ose të mos kryhet pa patur si qëllim të sjellë pasoja juridike, në të
kundërt në përputhje me nenin 92 të Kodit Civil18, kontrata do të jetë absolutisht e pavlefshme dhe
nuk do të sjellë asnjë pasojë juridike.

Përcaktimi i përgjegjësisë së dëmeve

Sipas Konventës, qëllimi i të drejtës uniforme është që të mos e rregullojë çështjen e përgjegjësisë
“de facto” të dëmeve që mund të shkaktojnë mallrat me të meta ndaj çdo personi. Kjo për arsye se,
në ligjin uniform nuk janë përfshirë dispozita që rregullojnë përgjegjësinë që rrjedhin nga mallrat,

17
DOKTORATURA ILDA MUCMATAJ
18
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

11
pasi ashtu si çështjet e vlefshmërisë edhe çështjet e dëmeve personale të shkaktuara nga mallrat,
janë rregulluar në mënyra të ndryshme në shtete të ndryshme të botës. Disa shtete këto dëme i
konsiderojnë jashtëkontraktore, disa të tjera kontraktore dhe disa shtete një kombinim të të dyjave.
Kështu kjo përgjegjësi do të rregullohet nga e drejta e brendshme.

Kodi Civil e rregullon përgjegjësinë që rrjedh nga produktet në nenin 628 të tij, dhe e përfshin atë
te detyrimet që rrjedhin nga shkaktimi i dëmit jo kontraktor, pra e konsideron si dëm
jashtëkontraktor.

Forma e kontratës se shitjes


Neni 11 i Konventës parashikon parimin se, kontrata e shitjes ndërkombëtare e mallrave nuk
detyrohet të ketë një formë të caktuar, pra kontrata do të jetë e vlefshme edhe nëse ajo është e
pashkruar. Kjo dispozitë është përfshire në Pjesën e Parë të Konventës, që nënkupton se,
pavarësisht përmbajtjes së nenit 11 të Konventës, (i cili ka të bëjë vetëm me lidhjen e kontratës së
shitjes së mallrave), parimi i lirisë së formës do të zbatohet për të gjitha veprimet juridike në
kuadër të CISG. Në mënyrë të veçantë, parimi i lirisë së formës zbatohet edhe për ndryshimet apo
zgjidhjen e kontratës në përputhje me nenin 29 të Konventës. Sipas fjalisë së dytë të nenit 11 të
Konventës, palët kontraktuese kanë të drejtë të përdorin çdo mjet prove për të provuar ekzistencën
e kontratës. Kjo natyrë dispozitive e nenit 11 të Konventës dhe autonomia e palëve, kufizohet nga
neni 12 i CISG, dispozitë e cila është vendosur për të arritur një marrëveshje ndërmjet shteteve të
cilat nuk ishin në favor të përfshirjes së nenit 11 në këtë rregullim substancial uniform . Shtetet, të
cilët e kanë përjashtuar zbatimin e nenit 11 të Konventës, kanë zgjedhur që kontrata të modifikohet
apo të zgjidhet duke respektuar formën e shkruar.19

Kontrata e shitjes sipas Kodit Civil është një kontratë formale. Kur objekt i kontratës së shitjes janë
sende të paluajtshme kontrata e shitjes merr karakter formal. Kjo do të thotë që përputhja e
vullnetit të palëve duhet bëhet me akt noterial ndërsa regjistrimi në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive
të Paluajtshme nuk përbën më një shkak për pavlefshmëri.

Revokimi i ofertës
Konventa në nenin 16(1) rregullon mundësinë e ofertuesit për të revokuar ofertën, revokim i cili
mund të ushtrohet nga momenti në të cilin oferta i mbërrin palës tjetër deri në momentin kur
kontrata të konsiderohet e lidhur.
19
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009

12
Revokimi i ofertës, ashtu siç e rregullon neni 16(1) i Konventës, nuk gjen rregullim në Kodin
Civil. Nga interpretimi i Kodit Civil del se, nga momenti kur propozimi i arrin palës tjetër ai
konsiderohet i parevokueshëm dhe pala që e ka bërë është i lidhur me të, pra nuk mund të heqë më
dorë.

Kalimi i pronsisë

Pra, kërkesat ligjore konkrete për kalimin e pronësisë e tejkalojnë qëllimin e CISG, e për pasojë
këto çështje do të rregullohen nga ligji i brendshëm. Kështu ligji i brendshëm do të përcaktojë nëse
pronësia do të kalojë me lidhjen e kontratës,

Nëse i referohemi të drejtës të brendshme, kalimi i pronësisë në Republikën e Shqipërisë për


shitjen e sendeve të luajtshme rregullohet nga neni 705 i Kodit Civil.

Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte kundrejt
pagimit të një çmimi.20

Subjektet

Konventa zbatohet për kontratat e shitjes së mallrave ndërmjet palëve për të cilat vendet e biznesit
janë në shtete të ndryshme:

a) kur shtetet janë shtete kontraktuese;


b) kur rregullat e së drejtës ndërkombëtare private kërkojnë zbatimin e ligjit të një shteti
kontraktues.21

Ndërsa subjektet që mund të marrin pjesë në një kontratë të rregulluar nga Kodi Civil janë nga i
njëjti shtet kontraktues ,Republika e Shqipërisë.

20
KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
21
LIGJ Nr.10 092, datë 9.3.2009

13
BIBLIOGRAFIA

 KODI CIVIL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


 DOKTORATURA E ILDA MUCMATAJ
 DOKTORATURA E IRENA LAVDARI
 LIGJI PËR TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE PRIVATE
 LIGJI NR. 10 092,DATE 9.3.2009
 (PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN E
KOMBEVE TË BASHKUARA “PËR KONTRATAT PËR SHITJEN
NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE”)

14

You might also like