You are on page 1of 3

DETYRE KURSI

Master Profesional Civil


LENDA: E DREJTE KONTRAKTORE E APLIKUAR

TEMA: TE PERBASHKETAT DHE NDRYSHIMET MIDIS BARREVE


SIGURUESE ME PENGUN DHE HIPOTEKEN

PUNOI: Jonilda Hoxha Pranoi: Dr. Anjeza Licenji


TE PERBASHKETAT E BARREVE SIGURUESE , PENGUT DHE HIPOTEKES

1. JANE MJETE REALE QE SIGUROJNE PERMBUSHJEN E DETYRIMEVE.


2. KONSIDEROHEN EDHE SI TE DREJTA REALE , POR JANE TE DREJTA REALE GARANCIE , TE
CILAT BURIMIN E KANE NGA NJE DETYRIM .
3. SHITJA E SENDIT TE LENE NE HIPOTEKE, PENG, BARRE SIGURUESE BEHET NEPERMJET
ANKANDIT .ANKANDI ZHVILLOHET NGA ORGANI KOMPETENT.
4. OBJEKT MUND TE JETE NJE SEND QE MUND TE JETE NE BASHKEPRONESI TE DY OSE ME
SHUME PERSONAVE .
5. HIPOTEKA ZGJAT AQ SA DETYRIMI. KREDITORI MBAN PENGUN DERISA DETYRIMI TE
SHUHET PLOTESISHT PO ASHTU DHE KOLATERALI MBAHET DERISA TE SHUHET DETYRIMI
6. HIPOTEKA SI NJE E DREJTE ME KARAKTER REAL MUND TE TJETERSOHET , PO ASHTU DHE
TE BARRA SIGURUESE KOLATERALI MUND TE TJETERSOHET.
7. HIPOTEKA DHE PENGU JANE TE PAPJESETUESHME .
8. HIPOTEKA DHE PENGU MUND TE VIHET EDHE PER DETYRIMIN E NJE PERSONI TE TRETE.
Po ASHTU DHE PENGU KA EFEKT LIGJOR KUNDREJT TE TRETEVE .

DALLIMET

PENGU , HIPOTEKA DHE BARRA SIGURUESE

1. Te hipoteka , sendi nuk kalon ne posedim te kreditorit por qendron te debitori. Tek
PENGU kreditori posedon sendin .Tek BARRA SIGURUESE barremarresi eshte
posedues i kolateralit .
2. HIPOTEKA ashtu si PENGU nuk mund te pjesetohen dhe nuk mund te vihet dore
mbi nje pjese te tyre, nese detyrimi permbushet pjeserisht.Ne te gjitha rastet
garancia e dhene me peng ose hipoteke mbetet si nje e tere dhe nuk ndahet edhe
sikur kjo ndarje fizikisht te jete e mundshme , ndryshe nga barra siguruese ku
kolaterali mund te pjesetohet pjeserisht ose teresisht , privatisht ose publikisht i
tere ose ne njesi.
Regjistrimi i barres siguruese eshte i vlefshem per nje afaf nga 1 deri ne 25 vjet , ose
pergjithmone si shenohet ne njoftimin e regjkstdimit.Regjistrimi i Hipotekes ze nje rradhe .Rradha
tregon kur eshte bere regjistrimi dhe se kur hipoteka eshte bere efektive .Hipoteka sjell efekt nga data e
regjistrimit te saj dhe ky efekt zgjat per nje periudhe prej 20 vjetesh.

Pengu eshte me i privilegjuar ne krahasim me dy te tjerat.

Pengmarresi nuk preket nga gjendja ekonomike e debitorit , qe do te thote se ai kredine e tij e ka te
siguruar me peng , dhe si rrjedhoje nuk rrezikohet nga rrethana te tilla, por e realizon kredine nga vlefta
e pasurise se marre peng.

Objekt i Hipotekes duhet te jete sendi i psrcaktuar individualisht.

Objekt i pengut duhet te jete sendi individualisht i percaktuar dhe i pakonsumueshem .Sendi duhet te
kete vlere pasurore.Duhet te jete ne qarkullim.

Objekt i barres siguruese jane pasurite e luajtshme , sendet e luajtshme dhe te drejtat.(kolaterali eshte
objekt i barres siguruese).

Hipoteka : e drejte reale qe vihet mbi pasurine e debitorit ose nje te treti ne dobi te kreditorit per te
siguruar permbushjen e nje detyrimi.

Pengu: krijohet duke vendosur pasurine ose titullin ne posedim te kreditorit ose nje te treti.

Barra siguruese: e drejte reale mbi pasuri te paprekshme ose pasuri te luajtshmr te prekshme si te
tashme , ashtu dhe te ardhme , qe siguron nje ose me shume detyrime qe kane lindur perlara ose pas
lidhjes se marreveshjes siguruese.

Hipoteka eshte e drejte reale ne sendin e huaj ndersa pengu eshte garanci e vecante mbi nje send te
caktuar.

Shitja e sendit te lene ne hipoteke dhe peng behet nepermjet ankandit .Ankandi zhvillohet nga organi
kompetent sic eshte permbaruesi gjyqesor ndersa kolaterali mund te shitet pjeserisht ose teresisht ne
ankand publik ose tendera te mbyllur , i tere ose ne njesi , por gjithmone brenda normave te arsyeshme
tregtare.

You might also like