You are on page 1of 4

 Cfare eshte sistemi pagesave?

Parimet kryesore te sistemit te pagesave


Sistemi pagesave perfaqeson gjithe kornizen ligjore (ligjet, rregulloret, procedurat), institucionale dhe
infrastrukturen operacionale qe mundeson realizimin ne kohe, ne hapesire e me cilesi te percjelljes se
parave ndermjet dy a me shume intitucioneve financiare dhe klienteve te tyre.

Sistemi pagesave perbehet nga


Sistemi bankar
Mekanizmat e kryerjes se pagesave

Parimet:

Mbeshtetet ne njesi monetare te pranueshme dhe te ligjshme


Te jete mall publik i mbikeqyrur nga autoritete monetare e financiare te vendit
Regjimi monetar dhe sistemi pagesave te nje vendi duhet te jene sa me funksional
Legjislacion I pershtatshem per pagesat dhe marredheniet qe krijojne
Eficenca e sistemit te pagesave (kosto e ulet, mbarevajtje dhe shpejtesi veprimitransferimi shpejte I
parave siguron shumefishimin e shpejte te aftesise huadhenese te sistemit banker

 Cfare eshte paradhenia? Ndryshimet kryesore te paradhenies me skadence te fiksuar dhe


paradhenies ne llogari rrjedhese

Paradhenia eshte nje hua monetare me afat te shkurter qe jepet nga banka perkundrejt pengimit te
titujve, te mallrave ose te titujve perfaqesues te mallrave

Me skadence te caktuar

Klienti merr gjithe shumen. Detyrimi per ta kthyer ne nje afat te caktuar
Norma interesit vendoset per gjithe kohen e veprimit
Interesi llogaritet parapagim
Pergjigjen per kerkesat e menjehershme
Ngurtesim financiar per banken
Afati eshte I shkurter

Ne llogari rrjedhese:
Banka ve ne dispozicion shumen e paradhenies dhe klienti terheq shuma te pjesshme
Norma interesit mund te ndryshoje
Interesi llogaritet kur shlyhet huaja ose ne afate te caktuara
Pergjigjen per kerkesat e ndryshme ne kohe te ndryshme
Nuk eshte ngurtesim fondesh per banken
Zakonisht eshte nje vit / me te drejte rinovimi
 Funksionet e bankave te nivelit te dyte.
Funksioni monetar (zevendesues te parase zyrtare, kompensim I marrdhenieve te kreditit)
Funksioni kreditues (ndryshimi i skadencave, sipermarrja e risqeve)
Funksioni I investimit
Drejtimi I sistemit te pagesave
Funksioni I sherbimit
Nxitja e kursimit dhe prodhimit
Reakizimi I politikes ekonomike

 Cfare eshte mbartja bankare? Dallimet kryesore te paradhenies nga mbartja.

Mbartja eshte kontrata me anen e se ciles I mbarturi I transferon mbartesit pronesine e nje lloji te
caktuar titujsh krediti me nje cmim te caktuar kurse mbartesi zotohet qe ne perfundim te afatit te
vendosur ti ktheje te mbarturit pronesine e po aq titujve te te njejtit lloj kundrejt shlyerjes se cmimit I
cili mund te jete ngritur ose ulur ne masen qe kane rene dakord palet.

Mbartja

Kontrate e njejte
Titujt kalojne ne pronesi te bankes
Banka mund te disponoje titujt e perfituar nga mbartja (I shet ose le peng)
Financimi ka afat me te shkurter
Nuk parashikohet shlyerja para skadences
Nuk zvogelohet ose pakesohet garancia
Eshte subjekt takse speciale
Norma e zbatuar pershtatet me mbartjet e burses

Paradhenia

Kontrate huaje qe shoqerohet me kontraten e pengut


Titujt peng mbeten ne pronesi te klientit
Banka kthen po ata tituj qe ishin lene peng
Vetem me autorizim te vecante banka mund te disponoje titujt
Ne pergjithesi eshte me I gjate dhe mund te arrije 6 muaj
Eshte e mundur shlyerja para skadences
Mund te kerkohet pakesimi paradhenies per plotesim garancie
Nuk paguhen taksa
Norma e zbatuar u pershtatet veprimeve te tjera te angazhimit te fondeve

 Shtjelloni funksionet kryesore te bankes qendrore

Emisioni biletave bankare me kurs ligjor


Perqendrimi dhe administrimi i rezervave valutore dhe rregjimit te kursit te kembimit
Banke e bankave
Dhenia e kredive qeverise
Mbikeqyrja mbi sistemin monetar dhe
kreditues
Ushtrimi funksionit te pagesave dhe
kompensimit te llogarive

 Klasifikimi bankave te nivelit te dyte

Klasifikimi funksional:
Banka te thjeshta
Banka te perziera (universale)

Klasifikimi sektorial:

Banka tregetare
Banka bujqesore

Klasifikime te tjera:

Sipas subjektit juridik – publike & private


Sipas territorit – lokale, kombetare dhe nderkombetare.

 Faktoret qe ndikojne ne zbritjen per garanci te paradhenia.

Nga vlera e pengut behet zbritja per garanci.


Kjo varet nga disa faktore:

Cilesia e titujve te depozituar per garanci

Kohezgjatja e veprimit

Besueshmeria e klientit

Shkalla e likuiditetit te bankes

Ecuria e kuotimeve ne kohen e luhatjes se cmimit


te titujve

 Detyrimet e bankave

Kushtet e bankes
Sekreti professional
E drejta per informim:
audituesit te jashtem
Të organeve fiskale
Të autoriteteve bankare
Të autoriteteve gjyqesore
Detyrimi mosnderhyrjes
Pergjegjesia

 Cfare eshte skontimi dhe kambiali ? Cilesite e kambialeve bankable

Skontimi eshte nje kontrate me anen e te ciles banka, duke zbritur para kohe interesin, I paguan klientit
shumen e nje krediti te paskaduar ndaj te treteve, nepermjet transferimit te mireqene te atij krediti.

Kambiali eshte leter me vlere me te cilen leshuesi I saj I detyrohet mbartesit te ri qe t’i paguaje shumen
e parave qe eshte percaktuar ne kambial

Kambialet quhen bankabel nese pervec sa percakton ligji, gezojne edhe keto cilesi:

Te kene natyre tregetare (rrjedhin nga shitblerja emallrave)


Te mbajne te pakten dy nenshkrime personash te njohur publikisht per aftesi paguese
Afati I pageses jo me shue se 4 muaj
Te jene te pagueshem ne “piacen” bankable
Te mos kene kushte kufizuese ne ushtrimin e te drejtes kambialore

 Veprimtaria parabankare e LEASING

Me kontraten e lisingut nje ndermarrje I jep per perdorim nje tjetre me qera nje sasi
pasurie te caktuar (me natyre instrumentale) kundrejt pageses periodike te kesteve te
qerase. Palet jane: 
o Perdoruesi, neperpjet pagimit te qerase
o Dorezuesi qe mund te marre disponibilitetin ne fund te afatit, perkundrejt nje
cmimi (vlera e mbetur). Dorezuesi mund ta kete prodhuar vete ose ta kete blere
Lizingu financiar sherben si forme e vecante financimi. Shoqeria e lizingut ben thjesht
financimin, ndersa perdoruesi mbart mbi vete te gjithe shpenzimet dhe shlyerjet

You might also like