You are on page 1of 6

MATERIAL SHTESE:

Sigurimi depozitave ne Shqiperi.

Ne mars te vitit 2002 u miratua ligji “Per sigurimin e depozitave” ne Shqiperi. Ky ligj percakton
infrastrukturen e nevojshme per krijimin e sistemit te sigurimit te depozitave. Ne baze te ketij
ligji ne tetor te vitit 2002 u krijua Agjensia e Sigurimit te Depozitave (ASD) ne Shqiperi. Me
daljen e ligjit, paralelisht me Banken e Shqiperise qe vepron si institucion mbikeqyres me synim
uljen e riskut ne veprimtarine bankare, vepron edhe ASD. Banka e Shqiperise nepermjet
mbikeqyrjes se bankave te nivelit te dyte ofron nje siguri te terthorte per depozituesit. Quhet “I
terthorte” meqe duke synuar uljen e riskut te veprimtarise bankare, ul mundesine e humbjes se
depozitave nga falimentimi I nje banke duke rritur ne kete menyre garancine per sistemin bankar.

Agjensia e sigurimit te depozitave ofron siguri te drejtperdrejte per depozitat bankare.


Konsiderohet keshtu se ASD mbledh prime nga bankat dhe krijon nje fond qe ka si qellim
kompensimin e humbjeve te mundshme te depozitave nga falimentimi I mundshem I nje banke.

Banka e shqiperise per te ndihmuar bankat qe jane ne veshtiresi perdor huane dhe rezerven e
detyrueshme.

LIKUIDIMI I NJE BANKE TE FALIMENTUAR

Me egzistencen e dy institucioneve qe mbikeqyrin sistemin bankar, cili eshte institucioni qe


shpall dhe administron likuidimin e nje banke?

Sipas ligjit shqiptar roli I ASD si autoritet mbikeqyres I sistemit bankar eshte I kufizuar. Per te
realizuar kete rol ASD bashkepunon me Banken e Shqiperise. Kjo e fundit. Gjete mbikeqyrjes
bankare, mbron interesat e ASD dhe I jep asaj informacion per depozitat, per gjendjen e bankave
te siguruara dhe per subjektet qe kerkojne te licencohen si banke. Pervec kesaj ASD
bashkepunon dhe shkemben informacion edhe me institucione te njejta te vendeve te tjera.

Ne momentin qe ASD veren problem lidhur me aktivitetin e nje banke, ajo njofton Banken e
Shqiperise per te marre masat e nevojshme.

Ne rastin e falimentimit te n je banke Banka e Shqiperise shpall dhe con ne administrim banken e
falimentuar. Shpallja e falimentit dhe kalimi nen administrim I nje banke tregetare behet kur
plotesohet nje nga kushtet ligjore. Zakonisht nje banke mund te kaloje ne procesin e likuidimit
atehere kur:

a. Bankes I eshte revokuar licenca per kryerjen e veprimtarise bankare dhe financiare,
b. Banka ose dega e bankes se huaj nuk paguan detyrimet e saj financiare per tatimet,
primin e sigurimit te depozitave, depozitat dhe interesat e depozitave, etj. Per te kaluar
banken ne process likuidimi mjafton qe kreditoret e bankes te vertetojne para Bankes se

Sigurimi Depozitave ne Shqiperi 1


Shqiperise se te pakten 10% e detyrimeve te evidentuara nga bilanci me I fundit kontabel
I bankes, nuk jane paguar brenda afatit,
c. Mjaftueshmeria e kapitalit te bankes mbetet per nje kohe relativisht te gjate me pak se
50% e raportit te kerkuar nga Banka e Shqiperise (12%),
d. Kur pas perfundimit te afatit 12-mujor te kujdestarise banka nuk eshte rimekembur nga
ana financiare. Kujdestaria eshte procesi I vendosjes se bankes nen administrim dhe
kontroll te nje kujdestari, te zgjedhur dhe te emeruar nga Banka e Shqiperise (kjo ndodh
nese RMK eshte per 6 muaj 6%),
e. Vlera e aktiveve te bankes ose deges se bankes se huaj eshte me pak se vlera e
detyrimeve te saj. Nje aresye e renies se vleres se aktivit jane humbjet e medha te pesuara
nga ngjarje te jashtzakonshme (grabitje, katastrofa natyrore). Shkaku me I zakonshem
jane humbjet e shkaktuara nga deshtimi aktivitetit kreditues,
f. Kur ka prova te besueshme qe administratoret e bankes jane perfshire ne transaksione te
jashtligjshme, kane kryer mashtrime te renda ose kane perfiruar personalisht duke I
shkaktuar deme bankes dhe personave te trete,
g. Nese autoriteti mbikeqyres I nje banke te huaj ne vendin e saj te origjines ka shpallur
falimentimin e bankes se huaj, atehere Banka e Shqiperise kalon ne administrim degen e
kesaj banke ne Shqiperi.

Banka e Shqiperise bendos nje likuidator I cili, ne emer te saj do te administroje procesin e
shitjes se aktiveve te bankes se falimentuar. Ne te njejten kohe Banka e Shqiperise njofton ASD
per likuidimin e detyruar te bankes se falimentuar. Likuidatori brenda 12 muajve nga data
emerimit duhet te shese banken. Likuidatori kompenson ASD per depozitat e siguruara. Pas
likuidimit, detyrimet e bankes shlyhen duke ndjekur radhen e meposhtme:

- Se pari shlyhen shpenzimet e kryera nga likuiduesi dhe te procesit te likuidimit te bankes,
- Se dyti shlyhen kreditoret qe I akne dhene hua bankes pas momentit te zgjedhjes dhe
emerimit te likuidatorit,
- Se treti shlyhen pretendimet e ASD per depozitat e siguruara,
- Se katerti vijne pretemdimet e depozitave te siguruara,
- Se pesti shlyhen pretendimet e tjera, dhe nese fondet mjaftojne shperndahet si pjese per
aksioneret qe jane pretendentet e fundit ndaj pasurise se saj.

AGJENSIA E SIGURIMIT TE DEPOZITAVE

ASD eshte I vetmi institucion qe ofron garanci te drejtperdrejte per depozitat bankare ne
Shqiperi. Ky institucion u krijua ne vitin 2002 me fond themeltar 400 milione leke te dhena nga
buxheti I shtetit. Pervec fondit te themelimit ASD grumbullon fonde nga:

- Kontributi fillestar I bankave te siguriara,


- Primet vjetore te bankave te siguruara,
- Kredite, huate, subvencionet dhe donacionet,

Sigurimi Depozitave ne Shqiperi 2


- Te ardhura dhe fitime nga kapitali te perfituara prej aktiveve te saj.

Keshilli Drejtues

Keshilli Drejtues I ASD eshte organi me I larte vendimmarres hde mbikeqyres per veprimtarine
e saj. Ky organ drejtues perbehet nga perse anetare te emeruar nga Autoriteti Mbikeqyres dhe te
propoziar si me poshte:

- Dy anetare Autoriteti Mbikequres,


- Dy anetare nga Ministri I Financave
- Nje anetar nga bashkimi professional I eksperteve kontabel te miratuar

Afati I qendrimit ne detyre per cdo anetare te Keshillit Drejtues eshte 5 vjet.

Primi

Burimi kryesor I fondeve per ASD eshte grumbullimi I primt te detyrueshem per cdo banke
anetare. Te gjtha bankat e sistemit bankar shqiptar jane anetare te ASD. Primi per sigurimin e
depozitave eshte I njejte per te gjitha bankat e nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi, pavaresisht
nga niveli I riskut qe ato mbartin. Primi eshte vjetor dhe paguhet ne keste tremujore. Niveli I
primit vjetor qe paguan cdo banke eshte 0,5% e mesatares aritmetike te depozitave te agreguara
te tremujorit te fundit te vitit te shkuar. Pra cdo banke llogarit nje mesatare te thjeshte aritmetike
nga data 1 tetor deri ne 31 dhjetor dhe paguan nje prim 0,5% te tyre.

Bazuar ne ndryshimet qe peson tregu bankar ASD ka te drejte te rrise primin deri ne 0,7%. Ne
rast se ASD vlereson qe fondi I krijuar eshte I mjaftueshem dhe njekohesisht me I madh se 5 % e
depozitave, atehere primi mund te ulet deri ne masen 0,1%.

Portofoli investimeve te ASD

Me primet e grumbulluara ASD krijon dhe zgjeron cdo vit nje fond proporcionalisht me rritjen e
volumit te depozitave bankare. Por nga ana tjeter, ASD vepron edhe si ndermjetes duke perdorur
fondin e krijuar ne ndertimin e nje portofoli investimesh. Natyrisht qe ASD nuk eshte institucion
qe te riskoje mbi nje nivel te caktuar. Sipas kufizimeve ligjore ASD ka te drejte te investoje ne:

a. Letra me vlere te emetuara nga qeveria e Republikes se Shqiperise ose nga Banka e
Shqiperise,
b. Letra me vlere ne monedhe te huaj te emetuara nga qeverite dhe bankat qendrore te atyre
vendeve, monedha e te cileve eshte e depozituar ne llogari depozite te bankes se siguruar.
P.sh. ne se bankat e siguruara ne ASD kane depozita ne dollare amerikane dhe euro,
atehere ASD ka te drejte te investoje ne letra me vlere te qeverise amerikane dhe te BE,
c. Letra me vlere te emetuara nga institucionet nderkombetare sipas percaktimeve te pikes
b,
d. Mund te depozitoje ne Banken e Shqiperise (autoritetin mbikeqyres).

Sigurimi Depozitave ne Shqiperi 3


Per te minimizuar riskun ASD investon vetem ne ato letra me vlere qe kane maturim me te
shkurter se nje vit.

Niveli i sigurimit

ASD garanton depozitat bankare deri ne nje nivel maksimal te caktuar. Aktualisht ASD mbulon
depozitat deri ne 2,5 milione leke apo shumat e barazvlefshme ne monedha te huaja. Agjensia
garanton depozituesit e nje banke dhe ko depozita te vecanta. Kjo do te thote qe ne se nje individ
ka me shume se nje depozita me nje banke te falimentuar, atehere ASD llogarit nivelin 2,5
milione mbi te gjitha depozitat e individit ne kete banke.

Por jo cdo depozite qe eshte ne kufirin prej 2,5 milione leke mbulohet nga ASD. Agjensia nuk
mbulon kategorite e meposhtme te depozitave/ depozituesve:

a. Nuk sigurohet pjesa e depozites mbi 2,5 milion leke ose shumat e barazvlefshme ne
monedhen e huaj,
b. Depozitat e cdo shoqerie tregetare, personi fizik apo personi juridik,
c. Depozitat e drejtorit, administratoreve, te debitoreve te bankes se siguruar, ose te cdo
drejtuesi tjeter, me te njejtin statur ne personat jurisike te lidhur ne banken ne fjale,
d. Depozitat e cdo personi qe zoteron, ne menyre te drejtperdrejte apo te terthorte, te drejten
e pronesise se nje aksioneri ne masen 5% ose me shume ne kapitalin e bankes,
e. Depozitat e personave qe kryejne detyren e auditimit te bankes dhe certifikimin e
llogarive kontabel ne bankat e siguruara, si dhe depozitues me t enjejtin status,
f. Depozitat e cdo depozituesi te bankes se siguruar qe gezon me shume se 20% interes
preferencial, te ndryshem nga interesi I zbatuar sipas kushteve te punes per gjithe
depozituesit e tjere,
g. Depozitat e cdo personi qe perdor llogarine depozite per veprimtari kriminale,
h. Depozitat joemerore (perfshire letra me vlere pruresit)
i. Depositat ne degen e bankes jashte Shqiperise,
j. Depozitat e vendosura ne banke gjate dhe pas nderhyrjes se likuidimit.

Shembull mbi kompensimin e depozitave dhe te humbjeve gjate falimentimit te nje banke

Tre depozitues ten je banke kane depozituar respektivisht secili shumat e meposhtme te parave
ne tre monedhat kryesore qe perdoren ne Shqiperi:

Shuma ne:
Depozituesi ALL USD EURO
Dep. A 2,700,000 0 0
Dep. B 1,000,000 500 0
Dep. C 600,000 10,000 20,000
Totali : 4,300,000 10,500 20,000

Sigurimi Depozitave ne Shqiperi 4


Supozojme se per shkak te terheqjes se depozitave ne menyre masime banka falimenton. Ne
daten e likuidimit kursi I kembimit mes lekut dhe euros eshte 1 Euro = 137.5 ALL dhe 1 USD =
96.5 ALL.

Ne se nga likuidimi I bankes do te arrihej nje raport shlyerje (RSH) prej 88%, llogarisni:

a. Shume e parave qe do te merrte cdo depozitues nga ASD


b. Shumen e pretendimeve qe ASD do te kishte nga likuidimi I bankes
c. Shumat qe do te merrte cdo depozitues dhe ASD nga likuidimi bankes
d. Humbjen qe person cdo depozitues dhe ASD nga falimentimi bankes.

Zgjidhje

a) Sipas ligjit ASD ne fillim kompenson depozitat deri ne 2,5 milione leke nga fondet e saja.
Shuma qe do te marre secili depozitues nga agjensia eshte:

Depozituesi A – ka vetem nje depozite ne leke me nje vlere 2,700,000 leke, nivel ky me I madh
se kufiri maksimal qe garanton ASD. Prandaj :

- Kompensohet 2,500,000 leke nga ASD


- Diferenca 2,700,000 – 2,500,000 = 200,000 leke pret nga likuidimi bankes.

Depozituesi B – zoteron 2 depozita ne valuta te ndryshme per te cilen duhet llogaritur vlera totale
te konvertuara ne leke me kursin e kembimit.

- Depozita ne leke 1,000,000 leke


- Depozita ne USD : 500 x 96.5 = 48,250 leke
- Shuma totale: 40.250 + 1,000,000 = 1,048,250 leke

Depozitat e tij nuk kalojne vleren maksimale te kompensimit prandaj kompensohet per gjithe
Shumen, duke mos patur pretendime nga likuidimi bankes.

Depozituesi C – zoteron tre depozita ne monedha te ndryshme, qe me aplikimin e kursit te


kembimit japin:

- Depozita ne leke 600,000 leke


- Depozita ne USD: 10,000 x 96.5 = 965,000 leke
- Depozita euro : 20,000 x 137.5 = 2,750,000 leke
- Shuma totale: 4,315,000 leke

Me qe zoteron tre depozita qe tejkalojne Shumen e kufirin maksimal te kompensimit ai do te


kompenshet per cdo depozite duke aplikuar raportin:

2,500,000 / 4,315,000 = 0.5793 ose 57,93%.

Shuma

Sigurimi Depozitave ne Shqiperi 5


ALL USD EURO
Depozituesi C 600,000 10,000 20,000
ASD (57,93%) 347,625 5,794 11,587
Likuidimi Bankes 252,375 4,206 8,413

Pra pretendimet qe mbeten per tu plotesuar pas likuidimit te bankes jane 1,815,000 leke.

b) Shuma e pretendimeve te ASD ndaj likuidimit te bankes jane ato qe ajo u kompenson per
sigurimin e depozitave, si me poshte:

Depozituesi A 2,500,000

Depozituesi B 1,048,250

Depozituesi C 2,500,000

Totali: 6,048,250 ALL

Nga likuidimi bankes secili prej depozituesve se bashku me ASD do te terhiqte 88 % te


pretendimeve te pashlyera, si me poshte:

Depozituesi Shuma e perfituar nga likuidimi bankes (ALL)


Depozituesi A 0.88 x 200,000 = 176,000
Depozituesi B 0.88 x 0 = 0
Depozituesi C 0.88 x 1,815,000 = 1,597,200
ASD 0.88 x 6,048,250 = 5,322,460
Totali: 7,095,660

c) Duke u bazuar nga sa pretendonin prej pjeses se pambulluar me sigurim dhe asaj qe
moren nga likuidimi humbja per secilin eshte:
- Depozituesi A 200,000 – 176,000 = 24,000 ALL
- Depozituesi B = 0
- Depozituesi C: 1,817,000 – 1,597,200 = 217,800 ALL
- ASD : 6,048,250 – 5,322,460 = 725,790 ALL
- Humbja totale 967,590 ALL ose 12 % e totalit te depozitave te konvertuara ne leke.

Sigurimi Depozitave ne Shqiperi 6

You might also like