You are on page 1of 3

1. Flisni per te hyrat publike tek shtetet skllavopronare.

Në sistemin skllavopronare burimi i të hyrave publike ishin tatimet nga popujt e nënshtruar, ndërsa të
hyrat prej qytetareve ishin të vogla dhe te jashtzakonshme.

Në sistemin feudal burim i të hyrave ishin kryesisht pronat e feudaleve ndersa në sistemin kapitalist
burimet e të hyrave publike ndryshojne p.sh të hyrat që i sjellin ndermarrjet shtetrore, të ardhurat e
qytetareve, etj.

2. Cfare kuptoni me te drejte financiare nderkombetare? (karakteri I normave te saj, burimet)

Subjekt I se drejtes financiare nderkombetare eshte zakonisht shteti.


Me te drejte financiare nderkombetare nenkuptojme teresine e normave me te cilat rregullohen
marredheniet financiaro-juridiko ndershteterore.
Me dispozitat e se drejtes financiare nderkombetare do te rregullohen edhe marredheniet financiaro-
juridike midis organizatave nderkombetare dhe shteteve te caktuara.
E drejta financiare nderkombetare nuk ka karakter universal.

Burime e se drejtes ndekombetare jane:


*zakonet nderkombetare;
*kontratat nderkombetare;
*aktgjykimet e gjykatave dhe arbitrazheve nderkombetare si dhe aktgjykimet e gjykatave kombetare qe
kane te bejne me bashkepunimin nderkombetare dhe jane te pranuara ne normat e pergjithshme te se
drejtes nderkombetare;
*ligjet e brendshme, qe rregullojne qeshtje nga fusha e bashkepunimit nderkombetar;
*dispozita te caktuara te organizatave nderkombetare, qe nuk jane ne kundershtim me parimet e se
drejtes nderkombetare.

Pasuria kombetare shihet si bashkesia e te gjithe llojeve dhe tipeve te pasurise ne nje shtet.
Pasuria shteterore eshte ajo pasuri ku pronesia dhe kontrolli mbi perdorimin mbeten ne duart e shtetit.
Pasuria private eshte ajo kur individet kane te drejten te realizojne nje perdorim te pranueshem nga
shoqeria te prones dhe kane per detyre te evitojne perdorime qe e demtojne shoqerine.

3. Flisni per derivatshmerine e tatimeve.

Të hyrat derivative, janë ato të hyra publike të cilat mblidhen nga të ardhurat e personave juridik dhe
fizik, të cilët kryejn veprimtari ekonomike, dhe nxirren nga fuqia e tyre.

• Të hyrat nga ekonomia dhe nga popullsia.

Për këto të hyra në formë tjetër kemi folur më lartë, se administrata tatimore i mbledh nga
personat juridik- subjektet ekonomike, me format e instrumenteve tatimore dhe me shkallën e
përcaktuar me ligj të tatimeve dhe taksave.
-Të hyrat nga qytetarët, po ashtu janë ato të hyra të cilat i ndan popullsia prej të ardhurave ose
prej pasurisë së vet në formë të tatimit nga pasuria e tyre dhe për taksa të ndryshme për shërbimet të
cilat i marrin me rastin e kryerjes së shërbimeve të ndryshme.

Tatimet jane instrument i rindarjes se te ardhurave kombetare. Me kete instrument shteti mbledh nje
pjese te vleres se krijuar rishtazi ne vitin ne te cilin behet tatimimi ( te ardhurat kombetare), merr pjesen
e te ardhurave kombetare te pashpenzuara ne vitet e meparshme ( pasuria), per te realizuar funksionet
e tij.

Sot tatimet jane instrumenti me i pasur financiar. Me ane te tatimeve shteti nga njera ane zvogelon
forcen ekonomike te subjekteve ekonomike, personave fizike dhe juridike, dhe ne njejten kohe i krijon
vetes force ekonomike, mbledh mjetet e nevojshme per financimin e shpenzimeve te shumta te tij.

Ne ndryshim nga ato te hyra qe shteti I realizon vete ne baze te aktivitetit te tij ekonomik ose te drejtave
te tij te pronesise,

Shteti i mbledh tatimet me ane te forces se tij ekonomike duke shfrytezuar sovranitetin e tij financiar.

Tatimet derivojne nga pasuria e personave fizike e juridike, prandaj te hyrat e mbledhura me tatim bejne
pjese ne grupin e te hyrave derivate ose te prejardhura te shtetit.

4. Flisni per te hyrat e e kthyeshme dhe te pakthyeshme.

Te hyrat qe personat fizike dhe juridikecdestinojne per financimin e nevojave shoqerore, zakonisht nuk
kthehen.obliguesit e pageses se ketyre te hyrave kane perfitim te caktuar nga shpenzimi I tyre. Ky
perfitim direkt apo indirekt, nuk eshte ne ndonje raport te caktuar me lartesine e te hyrave, qe keta
persona percaktojne per mbulimin e nevojave mbareshoqerore.

Si te hyra te pakthyeshme mund te permendim tatimet, taksat, doganat.


Por ne sistemin e te hyrave shteterore zene vend edhe mjetet qe personat fizike a juridike I kane ndare
vullnetarisht dhe rralle detyrimisht vetem per financim te perkohshem te shpenzimeve te caktuara. Keto
jane huate vullnetare ( dhe te detyrueshme) per te cilat shteti zakonisht paguan edhe interesin si cmim
per mjetet e huazuara.
Keto hua perbejne te hyrat e kthyeshme te shtetit.

5. Shpjegoni arsyetimin e mbledhjes se tatimeve sipas teorise se cmimit dhe teorise se


shfrytezimit?
Arsyen se perse paguhen tatimet jane perpjekur t’a arsyetojne teoriciene financiare dhe
ekonomiste, duke pasur parasysh pasojat qe ka pagimi i tyre. Per pasoje gjejme nje sere
argumentash dhe teorish ne lidhje me arsyetimin e mbledhjes se tyre.
•Teoria e cmimit:

Sipas kesaj teorie tatimet jane cmimi qe paguajne obliguesit per sherbimet e marra nga
shteti.duke ofruar sherbime shteti ben shpenzime dhe kjo eshte arsyeja pse paguajne obliguesit
tatimore.
Teoria e cmimit ( e kompesimit, e shkembimit) eshte teori mbizoteruese ne kohen e kapitalizmit
liberal.
•Teoria e cmimit paraqitet ne shume variante, por literatura permend teorine e sigurimit dhe
teorine e shfrytezimit.

•Teoria e shfrytezimit:
Sipas kesaj teorie shteti duke mbrojtur kufijte e jashtem dhe duke rregulluar rendin e
brendshme i siguron obliguesit tatimore qe te gezojne pa pengesa pasurine dhe te ardhurat qe
realizojne. Sa me te medha te jene pasuria dhe te ardhurat e realizuara, aq me i madh eshte
edhe shfrytezimi i tyre, per pasoje edhe shuma e tatimit te paguar eshte me e madhe.
Teoria e cmimit dhe dy variantet e saj nisen nga parimi i shkembimit ne treg ku nga njera ane
eshte veprimi dhe nga ana tjeter kunderveprimi. Kjo teori ka disa gabime:
1. Nuk merr parasysh caktimin e njeanshem te tatimeve nga ana e shtetit dhe pagimin e
detyrueshem te tyre.
2. Nuk ben ndarjen e nocionit te tatimeve nga taksat.

3. Nuk ekziston asnje kriter i caktuar i dobive qe kane qytetaret nga shteti, as per nga cilesia dhe
as per nga sasia, prandaj eshte e pamundur qe kjo te merret si kriter per pagimin proporcional
te tatimeve.

6. Ckuptojme me pagues tatimor dhe pagues definitive te tatimit?

Paguesi tatimor eshte personi fizik ose juridik i cili ben llogaritjen dhe pagimin e tatimit te
detyrueshem dhe kontakton organet tatimore
Ne rastin e tatimve te caktuara paguesi dhe obliguesi tatimor jane persona te ndryshem
Kur paguhet tatimi mbi te ardhurat personale obligues i tatimit eshte punonjesi, por paguesi
tatimor eshte institucioni, ndermarrja.
Por nese vete punonjesi do ta llogarise dhe ta paguaje vete tatimin ai do te ishte dhe paguesi
Tatimor

Paguesi definitiv i tatimit  eshte personi qe perfundimisht bart barren tatimore, pavaresisht nga
qellimi I dispozitave tatimore (ai perfshin paguesin e tatimit; psh: konsumatoret paguajne nje
pjese te tatimit ne blerjen e nje malli edhe pse ligjerisht si pagues i tatimit njihet
tregtari i ketij malli.

You might also like