You are on page 1of 11

“SHKOLLSHA E LART AFARISTE

EKONOMIKE”
“ČAČAK”

Lenda: E drejta biznesore.

Tema: “Qarkullimi i pagesave”.

Mentori
Studenti
Prof.Dr. ILIJA GOLJAK
Shpetim Azizi
NR.Indeksit.119-105-08

Preshev 2009
Permbajtja

Permbajtja....................................................................................................2.

Hyrje.............................................................................................................3.

QARKULLIMI I PAGESAVE...................................................................4.

1.1 Hyrje në qarkullimin e pagesave..........................................................4.

1.2. llogarit per qarkullimin e pagesave.....................................................4.

1.3. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave..................................................7.

Perfundimi....................................................................................................8.

Literatura........................................................................................9
.
Permbajtja

Qarkullimi i pagesave.

Përcaktimi i kuptimit të qarkullimit të pagesave Qarkullimi i pagesave


nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera
për pagimin e borxheve në para, përkatësishtë arkëtimin e kërkesave
monetare.
ubjekti afarist është personi juridik, organi i pushtetit shtetëror, organi i
administratës shtetërore, njësia e vetqeverisjës lokale, njësia e administratës
rajonale dhe personat fizikë që e ushtrojnë veprimtarinë e regjistruar në
pajtim me dispozitat.
Përcaktimi i kuptimit të llogarisë Sipas ligjit mbi qarkullimin e pagesave në
vend bankat afariste janë organizata të autorizuara për hapjen e llogarive
afariste subjekteve afariste për nevojat e qarkullimit të pagesave.
Banka dhe subjekti afarist i rregullojnë me kontratë: llojet e llogarive,
kushtet për hapjen e llogarive, mbajtjen e llogarive, mbylljen e llogarive.
Për nga numri i pjesmarrësve dallojmë: kompensimin e njëanshëm(ligjor),
kompensimin e dyanshëm(të kontraktuar), kompensimin e
shumanshëm(multilateral).
Në bazë të ligjit mbi kambialin dallojmë dy lloje themelore të kambialit:
kambiali i xhiruar (trasuar), kambiali vetjak i xhiruar. Kambiali i xhiruar –
është ai kambial për të cilin emetuesi (trasanti) e thërret debitorin kryesor
(trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit
kreditorit (reminentit).
Llojet e akreditivave janë: Nostro-shkuese, Loro-ardhëse, Të parevokushme
dhe të revokushme,Të konfirmuar dhe të pakonfirmuar, Të kalushme dhe të
pakalushme, Të rëndomtë dhe rotativ, Me të parë dhe me termine.

1.
QARKULLIMI I PAGESAVE

1.1 Hyrje në qarkullimin e pagesave.


1.2. Pagesat llogaritare.
1.3. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave.
1.1. Hyrje në qarkullimin e pagesave
Përcaktimi i kuptimit të qarkullimit të pagesave Qarkullimi i pagesave
nënkupton të gjitha pagesat ndërmjet personave juridikë dhe fizikë të kryera
për pagimin e borxheve në para, përkatësishtë arkëtimin e kërkesave
monetare. Përbën një tërsi të instrumenteve, veprimeve dhe sistemeve
ndërbankare për transferin e parasë ndërmjet palëve të interesuara. Po ashtu,
mund të thuhet se kjo nënkupton të gjitha pagesat e evidentuara në një shtet.
Pjesmarrësit në qarkullimin e pagesave janë subjektet vendore afariste dhe
qytetarët si dhe personat e huaj juridikë dhe fizikë (në pajtim me dispozitat e
veçanta). Subjekti afarist është personi juridik, organi i pushtetit shtetëror,
organi i administratës shtetërore, njësia e vetqeverisjës lokale, njësia e
administratës rajonale dhe personat fizikë që e ushtrojnë veprimtarinë e
regjistruar në pajtim me dispozitat.
1.2. Llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave
Përcaktimi i kuptimit të llogarisë Sipas ligjit mbi qarkullimin e pagesave në
vend bankat afariste janë organizata të autorizuara për hapjen e llogarive
afariste subjekteve afariste për nevojat e qarkullimit të pagesave. Me
llogaritë për kryerjen e qarkullimit të pagesave kuptohen transaksionet nga
llogaritë në të cilat evidentohen të hyrat monetare, shpenzimet monetare dhe
saldoja. Llogaria nga e cila bëhet transakcioni mund të ketë saldon e
kërkesës që nënkupton kërkesat e pjesmarrësve nga banka (ardhja e parave)
ose një saldo tjetër që nënkupton borxhet e pjesmarrësve ndaj bankës
(derdhja e parasë) në të cilën e kanë të hapur llogarinë. Llogaritë e
subjekteve afariste për nga karakteri i vetë mund të jenë xhirollogari dhe
llogari rrjedhëse.
Llojet e kredive.
Në bazë të kërkesës me shkrim të subjektit afarist banka mund t’i hapë këto
lloje të llogarive afariste: - llogarinë për veprimtarinë e rregullt, - llogarinë e
pjesës organizative, - llogarinë e destinimeve të veçanta. Subjektet afariste
duhet të hapin në banka së paku një llogari për veprimtarinë e vet, ngase janë
të detyruar që financat ti mbajnë në llogaritë dhe pagesat t’i bëjnë nëpërmjet

2.
llogarisë. Llogaritë e pjesëve organizative të subjektit afarist dhe llogaritë
për destinime të veçanta janë pjesë përbërëse e llogarisë për veprimtarinë e
rregullt të subjektit afarist, nëse me ligj apo me dispozitë tjetër nuk është
caktuar ndryshe, kurse banka i hap me kusht që subjekti afarist ta ketë të
hapur në këtë bankë llogarinë për veprimtarinë e rregullt. Me qëllim që të
sigurohet disiplina financiare, subjektet afariste mund të hapin logari
devizore vetëm në bankën në të cilën i kanë të hapura llogaritë në kuna për
veprimtarinë e rregullt.
Mënyra e bllokimit të kredisë.
Të gjitha urdhërpagesat duhet të realizohen nga llogaria kryesore. Banka
nuk mund t’ia hapë llogarinë për veprimtarinë e rregullt subjektit afarist i cili
në llogarinë kryesorë ka të evidentuara detyrime të papërmbushura,
përkatësisht urdhërpagesa të pakryera. Organizata e autorizuar që e mbanë
llogarinë për zbatimin e urdhërpagesave, ajo këtë e bënë nga mjetet e të
gjitha llogarive. Nëse në llogarinë e personit nga e cila duhet të bëhet pagesa
nuk ka para të mjaftueshme, organizata e autorizuar do ti merr mjetet nga
llogaritë e tjera të paguesit që i ka në organizatën e autorizuar.
Konstruksioni i llogarisë në bankë.
Llogaria që e hap banka përbëhet nga dy pjesë që janë reciprocikisht të
ndara: - nga numri identifikues i institucionit depozitar(NIID), - numri i
llogarisë në bankë. Numri identifikues i bankës – përbëhet nga shtatë shenja
numerike. Numri i llogarisë në bankë – përbëhet nga gjithsej dhjetë shenja
numerike nga të cilat pjesa e parë nënkupton llojin e llogarisë dhe përbëhet
nga dy shenja numerike, pjesa e dytë përbënë numrin rendor të llogarisë në
bankë dhe përbëhet nga shtatë shenja numerike, pjesa e tretë është është
numri kontrollues dhe përbëhet nga një shenjë numerike.
Kushtet dhe mënyra e hapjes së llogarisë në bankë.
Banka ia hap llogarinë subjektit afarist me kërkesën e tij, në bazë të
mardhënive kontraktore ose sipas dispozitave. Banka dhe subjekti afarist i
rregullojnë me kontratë: llojet e llogarive, kushtet për hapjen e llogarive,
mbajtjen e llogarive, mbylljen e llogarive. Subjekti afarist i cili ka më shumë
se një llogari për veprimtari të rregullt është i detyruar ta caktojë llogarinë
kryesore. Llogaria kryesore është llogaria për veprimtarinë e rregullt nga e
cila zbatohen dhe në rast të mungesës së parave për zbatim evidentohen
urdhërpagesat. Së bashku me kërkesën për hapjen e llogarisë për veprimtari
të rregullt subjekti afarist ia dërgon bankës edhe këtë dokumentacion:
Dëshminë për subjektin afarist, Njoftimin për kategorizimin sipas

3.
klasifikimit kombëtar të veprimtarive të entit shtetëror të statistikës, Listën e
nënshkrimeve të personave të autorizuar për mbajtjen e parave në llogari dhe
vulën me të cilën do të vërtetohen urdhërpagesat me formularët e qarkullimit
të pagesave, Deklaratën me shkrim se a caktohet apo nuk caktohet si llogari
kryesore llogaria që kërkohet të hapet.

Pagesat në sistemin e qarkullimit të pagesave në vend.


Me ligjin mbi qarkullimin e pagesave brenda vendit janë definuar format
dhe mënyrat e pagesave ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e pagesave.
Këtu para së gjithash mendohet në:
pagesat pa para të gatshme, - pagesat me para të gatshme, pagesat
llogaritare. Pagesat pa para të gatshme nënkuptojnë kalimin e parave nga
llogaria e paguesit në llogarinë e marrësit. Kjo formë e pagesës është më
racionale dhe varësisht nga pjesmarrja e saj në pagesat totale mund të bëhet
fjalë për cilësinë e ekonomive të caktuara. Pagesat nga llogaritë bëhen në atë
mënyrë që paguesi e jep urdhërpagesën nga llogaria e vetë në favor të
llogarisë së marrësit. Pagesa me para të gatshme nënkupton dorëzimin e
drejtpërdrejtë të parasë së gatshme ndërmjet pjesmarrësve në qarkullimin e
pagesave, dorëzimin e parasë së gatshme në llogari dhe pagimin e parasë së
gatshme nga llogaria.
Pagesat kompensuese.
Pagesat kompensuese janë definuar si mënyrë e përmbushjes së detyrimeve
monetare pa përdorimin e parasë së gatshme. Qëllimi kryesor i të gjitha
pagesave kompensuese është që me një aktivitet të zgjidhen më shumë
mardhënie juridike detyruese. Te shumica e pagesave kompensuese njëri
person është vetëm kreditor kurse tjetri debitor, ndërkaq të tjerët janë
pjesmarrësit në mardhëniet reciproke debitor-kreditor. Me ligjin mbi
mardhëniet e detyrimeve janë definuar lloje të ndryshme te pagesave
kompensuese si vijon: - kompensimi, - cedimi, - asignacioni, - marrja
përsipër e borxhit.
Kompensimi. Kompensimi (barazimi) është forma më e shpeshtë, më
efikase dhe më e lirë e pagesave llogaritare në të cilën llogaritet kërkesa
kundrejt kërkesës dhe borxhi kundrejt borxhit. Për realizimin e kompensimit
duhet të plotësohen këto kushte: kërkesat duhet të jenë reciproke,
përkatësishtë ato duhet të ekzistojnë ndërmjet personave të njejë, kërkesat
sipas llojit duhet të jenë të kompensueshme, që mund të jenë vetëm kërkesat
me emër në para ose sendet e tjera të zëvëndësueshme të të njëjtit lloj dhe
cilësi, kërkesat duhet të jenë të maturuara. Për nga numri i pjesmarrësve
4.
dallojmë: kompensimin e njëanshëm(ligjor), kompensimin e dyanshëm(të
kontraktuar), kompensimin e shumanshëm(multilateral).

Cedimi.
Cedimi është një lloj i pagesave kompensuese me anën e të cilit kreditori i
vjetër – cedenti ia kalon kërkesën e vet nga debitori – cesusi në kreditorin –
cesionarin e ri. Cedimi realizohet me lidhjen e një kontrate të dyanshme
joformale mbi cedimin ndërmjet cedentit dhe sesionarit. Sipas bazës së
krijimit, cedimet i ndajmë në: Me kontratë, Ligjor,Gjyqësor.
Asignacioni .
Asignacioni është një lloj i pagesës kompensuese e cila bëhet në bazë të
deklaratës së njërit person- asignantit, me të cilin ai e autorizon personin
tjetër- asignatin, që në favor të tij t’ia kryejë një veprim të personit të tretë
asignatorit, kurse këtë e autorizon që veprimin e kryer ta pranojë në emrin e
tij. Me asignacion krijohen tri mardhënie juridike: Mardhënia ndërmjet
asignantit dhe asignatit, Mardhënia e asignantit dhe asignatarit, Mardhënia
ndërmjet asignatit dhe asignatarit. Ndërmjet asignantit dhe asignatarit po
ashtu, mund të ekzistojë mardhënia debitore-kreditore, në të cilën asignatari
është kreditor i asignantit dhe kjo mardhënie quhet mardhënie valutore.
Marrja përsipër e borxhit Marrja përsipër e borxhit nënkupton kompensimin
e pagesave në formë të kontratës së dyanshme joformale në të cilën ai që
merr përsipër borxhin e merr përsipër borxhin e debitorit nga mardhënia
ekzistuese detyruese dhe ai në këtë mënyrë bëhet debitor në vendë të
debitorit të mëhershëm. Në këtë mënrë debitori i mëhershëm lirohet nga
borxhi dhe pushon të jetë subjekt i mardhënies detyruese, kurse detyrimi
mbetet i njëjtë.
Llojet e kambialit.
Në bazë të ligjit mbi kambialin dallojmë dy lloje themelore të kambialit:
kambiali i xhiruar (trasuar), kambiali vetjak i xhiruar. Kambiali i xhiruar –
është ai kambial për të cilin emetuesi (trasanti) e thërret debitorin kryesor
(trasatin) që shumën e shënuar në kambial t’ia kryejë ditën e faturimit
kreditorit (reminentit). Kambiali vetjak i xhiruar – është kambiali në të cilin
trasanti dhe trasati janë i njëjti person, përkatësishtë vet emetuesi i kambialit
është njëkohësishë edhe debitori kryesor sipas kambialit dhe ai detyrohet që
pas maturimit të kërkesës t’ia paguajë reminentit shumën e shënuar në
kambial. Përveç këtyre dy llojeve themelore të kambialit hasim edhe forma
të tjera të kambialit siç janë kambiali blanko(i bardhë), kambiali sipas
urdhrit vetjak, kambiali vetjak, kambiali i xhiruar etj.
5.
Veprimet me kambial në praktikë.
Kambialin mund ta emetoj çdo person juridik dhe fizik me zotësi të plotë
afariste. Personi fizik nënshkruan me dorën e vetë kambialin, kështu që në të
shënohet adresa dhe JMBG me qëllim të identifikimit më të lehtë dhe
zbatimit më të sigurt të veprimeve në bazë të kambialit. Për personin juridik
kambialin e nënshkruan përfaqësuesi i tij ligjor. Këta persona nuk do të
duhej të përziheshin me personat që janë të autorizuar t’i disponojnë paratë e
ndërmarrjes dhe ata nuk mundë ta nënshkruajnë kambialin.

Fletëdebia.
Fletëdebia është dokument me shkrim të cilin e lëshon debitori, me
vërtetimin publik të nënshkrimit të vet me të cilin jep pëlqimin që për
arkëtimin e kërkesës së kreditorit të klasifikohen të gjitha llogaritë e tij që i
ka te personat juridikë që kryejnë punët e qarkullimit të pagesave, që paratë
nga këto llogari derdhen drejtpërdrejt në llogarinë e kreditorit, sipas mënyrës
së përcaktuar me këtë deklaratë.Fletëdebia ka disa karakteristika që janë me
rëndësi për përdorimin praktik: është veprim i njëanshëm juridik sepse lind
me shprehjen e vullnetit të debitorit, është veprim formal juridik sepse
lëshohet në formën e shkruar, debitori duhet patjetër ta vërtetojë
nënshkrimin e vet te noteri publik, para së gjithash është instrument i
sigurimit të pagesave. Fletëdebia është mjet i sigurimit të pagesave dhe i
arkëtimit të dhunshëm ekskluzivisht të pagesave në para. Meqë ajo është një
aktvendim i formës së prerë për përmbarim, nuk ekziston asnjë mjet juridik
për kundërshtimin e saj para gjykatës.
- 1.3. Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave.
Qarkullimi ndërkombëtar i pagesave përfshin sistemin e pagesave ndërmjet
rezidentëve të vendeve të ndryshme. E karakterizojnë sistemet e ndryshme
valutore, doganore dhe juridike më ç’rast një valutë shëndërrohet në tjetrën,
pastaj cilësia e ndryshme e mjeteve, instrumentet e ndryshme që aplikohen,
organizatat e ndryshme të qarkullimit të pagesave dhe një pasiguri më e
madhe në krahasim me qarkullimin vendor të pagesave. Instrumentet e
qarkullimit ndërkombëtar të pagesave Siç u tha më sipër, me qarkullimin
ndërkombëtar të pagesave nënkuptojmë të gjitha pagesat dhe arkëtimet mbi
bazën e eksportit e të importit të mallrave dhe shërbimeve si dhe për punët
tjera ndërmjet personave vendorë dhe të jashtëm. Arkëtimet dhe pagesat për
punët me botën e jashtme bëhen në bazë të arsyeve reale për pagesë
varësisht nga lloji i instrumenteve të pagesave: Transferta, Akreditimi

6.
dokumentar, Çeku, Paraja e jashtme efektive. Me rastin e qarkullimit të
pagesave në botën e jashtme është tejet e rëndësishme që urdhërpagesa të
jetë e rregullt. Urdhërpagesa e rregullt është ajo që është bërë në mënyrën e
përcaktuar të cilin e plotëson dhe e vërteton personi i autorizuar,
urdhërdhënësi, të cilit i bashkangjiten dokumentet përkatëse në bazë të të
cilave dëshmohet baza dhe detyrimi për pagesë, dhe për të cilën është dhënë
mbulesa në valutën në të cilën duhet të paguhet.
Akreditivi dokumentar ndërkombëtar.
Akreditivi dokumentar është një instrument vendor i pagesave, por
praktikisht dhe juridikisht është sanksionuar dhe përgjithësishtë i pranuar si
instrumenti më i hapur për pagesat ndërkombëtare. Akreditivi ndërkombëtar
është çdo marrëveshje sipas së cilës banka(banka akreditive) në pajtim me
instruksionet e komitentit(urdhërdhënësit, importuesit): ia paguan personit të
tretë (shfrytëzuesit), ose urdhërit të tij ia paguan ose ia aksepton kambialin e
marrë nga shfytëzuesi, autorizon bankën tjetër që t’i paguajë kambialet, të
akceptojë ose negociojë dhe t’i dorëzojë dokumentet kontraktuese në pajtim
me dispozitat dhe kushtet e akreditivit. Llojet e akreditivave janë: Nostro-
shkuese, Loro-ardhëse, Të parevokushme dhe të revokushme,Të konfirmuar
dhe të pakonfirmuar, Të kalushme dhe të pakalushme, Të rëndomtë dhe
rotativ, Me të parë dhe me termine.

7.
Perfundimi

Për fund lirisht mundem me thënë realitetin, se ky punim ka qenë për mua
një ndër punimet më të vështira që deri më tani kam hasur, mirëpo cuditem
edhe me vetëveten se si arrita deri në përfundim. Kam dhënë maksimumin
për këtë punim duke shfrytezuar literatura nga shum autor dhe jam munduar
që ta paraqes sa më mirë dhe besoj se e kam përfunduar ashtu sic duhet, por
tani më mbetet vetëm të pres rezultatin. Problemi më i madhë ishte tek pjesa
kur kam arrit të punoj me kompjuter.
Zgjedhës i temës kam qenë vetë, dhe kam qenë i bindur dhe i sigurtë se
nuk kam bërë asnjë gabim që kam marrë temën „ Per QARKULLIMIN E
PAGESAVE„gjithmonë kam qenë kurioz të dij diqka më tepër për te
Qarkullimin e pagesave edhe te Dreiten biznesorer ne pergjethsi.
Përfundimisht jam i kënaqur prap edhe pse kam hasur vështërsi, por besoj se
ajo vështërsij ka ndikuar në dobin time shumë.

8.
LITERATURA

Prof.dr Ilija Goljak.


Prej internetit.

You might also like