You are on page 1of 75

Kontabiliteti i detyrimeve

afatshkurtëra
Informatë
Vlerësimi i parë Prerja e njësive mësimore:
Vlerësimi i dytë
- Ligjërata V
- Njësia e fundit-Emetimi i
obligacioneve me diskont
Në përgjithësi mbi detyrimet
Tri pjesët më të rëndësishme të ekuacionit kontabël

Ato tregojnë se cila pjesë e aseteve u takon të tretëve.

Sipas standardeve të kontabilitetit “detyrimet nënkuptohen


si detyrime të tashme të subjektit afarist, të dala nga
ngjarjet e kaluara për mbulimin e të cilave pritet që
subjekti afarist të ketë hyrje të resurseve me dobi
ekonomike”

Ky definicion përfshinë tre faktorë vendimtar:


Exh.
9.1

Karakteristikat e detyrimeve

...rrjedh ...për një


Nga një ngjarje obligimi i sakrificë në të
në të kaluarën... tanishëm... ardhmen.

E E
E
kaluara ardhmja
tanishmja
Klasifikimi i detyrimeve në dy grupe
kryesore

Varësisht prej afatit të maturimit, detyrimet klasifikohen


në dy grupe kryesore:

1. Detyrimet afatshkurtëra
2. Detyrimet afatgjata

Detyrimet afatshkurtëra janë borxhet, të cilat pritet të


përmbushen në afatin brenda një viti.
Klasifikimi i detyrimeve sipas
sigurisë së njohjes
Në lidhje me një detyrim, njësia ekonomike duhet të
ketë informacion në lidhje me:

1. Kujt ia ka detyrimin?
2. Sa është shuma e detyrimit?
3. Kur është koha e shlyerjes së detyrimit?
Në vartësi të njohjes së këtij informacioni,
detyrimet klasifikohen në:
- Detyrimet që njihen dhe vlerësohen me saktësi;

- Detyrimet që nuk njihen dhe vlerësohen me saktësi:

Detyrime të vlerësuara;
Detyrimet rastësore.
I Detyrimet që njihen dhe
vlerësohen me saktësi
Janë detyrimet afatshkurtëra, shuma e të cilave njihet,
emërtohen si detyrime të përcaktuara me saktësi
(besueshmëri).

Këto detyrime shprehin shumën e borxhit, që duhet


paguar një personi apo një kompanie në një datë të
caktuar.

Për këto detyrime, njësia ka informacion të plotë në


lidhje me të tri pyetjet e mësipërme.
Detyrimet që njihen dhe vlerësohen me saktësi

Njihen me saktësi të tre elementet


Këtu hyjnë:
1. Furnitorët (LLP);
2. Dëftesat e pagueshme;
3. Dividentët e pagueshëm;
4. Akciza e pagueshme;
5. TVSH e pagueshme;
6. Detyrimet akruale, etj.
1. Furnitorët (LLP)
Llogaritë e pagueshme përfaqësojnë detyrimet që
biznesi i ka krijuar për mallrat e blera dhe
shërbimet me pagesë të mëvonshme.

Shkurtimisht po i paraqesim me një shembull të


thjeshtë:
Shembull
Më 05 tetor, “X" ka blerë me kredi (afat pagese) 1.000
tabakë letër me çmim prej 20€/tabaku me termat 2/10,
n/30. Të bëhen regjistrimet:

DITARI
Data Përshkrimi Debi Kredi
05 tetor Inventari i mallit 20.000

Furnitoret 20.000

Blerja e mallit me afat pagese


Në momentin e pagesës së borxhit, paraqiten
regjistrimet vijuese:

DITARI
Data Përshkrimi Debi Kredi
15 tetor Furnitoret 20.000

Paraja 20.000

Pagesa e mallit të blerë


2. Dëftesat e pagueshme
Dëftesat e pagueshme shprehin detyrimin në formën e
premtimit të bërë me shkrim ndaj palëve të treta, në
lidhje me një blerje me pagesë të mëvonshme apo
marrjen e një huaje në para.

Zakonisht dëftesat e pagueshme lëshohen nga


kompanitë që nuk kanë mundësi ta paguajnë borxhin
me kohë apo nga kompanitë, të cilat nuk janë blerës
të rregullt dhe, si rrjedhojë, nuk guxojmë t’u besojmë
se do të jenë të rregullt në pagesë.
Në momentin e lëshimit të dëftesës së pagueshme, nuk
bëhet fjalë për interesin. Si rrjedhojë e kësaj, nuk bëhet
asnjë regjistrim që ka të bëjë me interesin.

Shpenzimet e interesit regjistrohen në momentin e


maturimit të dëftesës së pagueshme.

Gjatë llogaritjes së interesit, përherë duhet pasë


parasysh datën e lëshimit të dëftesës dhe datën e
pagesës.
Shembull
Më 1 maj, “X" ka lëshuar dëftesë të pagueshme 90 ditëshe, me interes
vjetor prej 10% për shumën e marrë prej 10.000€. Më 31 korrik, pas
afatit të maturimit, kompania kthen paratë e marra si dhe paguan
interesin (10.000€ x 10 x 90 ditë/360 ditë).
DITARI
Data Përshkrimi Debi Kredi

1 maj Paraja 10.000

Dëftesa e pagueshme 10.000

Lëshimi i dëftesës së pagueshme me afat 90 – ditësh


31 korr. Shpenzime interesi 250

Dëftesa e pagueshme 10.000

Paraja 10.250

Pagesa e borxhit për letrën e blerë


Shembull
Gjatë muajit maj, kanë ndodhur këto transaksione:

1. Më 05 maj blehen mallra me afat pagese për 10.000,


me termat 2/10;n/30;
2. Më 16 maj, për shkak të pamundësisë së pagesës së
borxhit brenda afatit të caktuar, kompania ka lëshuar një
dëftesë me normë vjetore e interesit 12%;
3. Më 05 qershor, kompania ka paguar borxhin dhe
interesin për muajin maj (10.000x12%x30/360=100)
Data Përshkrimi Debi Kredi

05 maj Mallrat 10.000


Furnitorët 10.000

16 maj Furnitorët 10.000


Dëftesë e pagueshme 10.000

05 qershor Dëftesë e pagueshme 10.000


Shpenzime interesi 100

Paraja 10.100
3. Dividentët e pagueshëm
Detyrimet e këtij lloji janë karakteristike për bizneset
e organizuara në formë të shoqërive aksionare.

Dividentët e pagueshëm paraqesin detyrimet që ka


korporata ndaj pronarëve të aksioneve, të cilëve
duhet paguar pjesën e fitimit në formë të dividentave.
Dividentat janë pjesë e ekuitetit të pronarëve të
korporatës, përkatësisht pjesë e fitimeve të mbajtura
ende të pashpërndara.

Llogaria “dividentë e pagueshme” kreditohet me


rastin e përllogaritjes së detyrimit ndaj aksionarëve
për dividentë, ndërsa debitohet me rastin e pagesës
së dividentës.
Shembull
Me dt. 31.12.20xx, shoqëria aksionare deklaron
dividentë prej 0.50/aksion për gjithsej 4.000 aksione.

Dividenti vetëm është deklaruar dhe ende nuk është


paguar.
Data Përshkrimi Debi Kredi

31.12.20xx Fitimet e mbajtura 2.000

Dividentët e pagueshëm 2.000


Pas një periudhe, paguhet dividenta e deklaruar.
Data Përshkrimi Debi Kredi

xxx Dividentët e pagueshme 2.000

Paraja 2.000
4. Akciza e pagueshme
Akciza është taksë për njësi, që ngarkon një shumë të
caktuar për një vëllim produktesh ose për një njësi të
produktit të blerë.

Supozojmë se me dt. 01 mars, një kompani ka shitur


pije me afat pagese prej 10.000 njësi në shumën
12.000 euro. Pijet i nënshtohen akcizës 0.10/njësi.
Supozohet edhe TVSH prej 18%.
Data Përshkrimi Debi Kredi

01.03.20xx LLA 15.340

E ardhura nga shitja 12.000


Akciza 1.000
TVSH e pagueshme 2.340
5. TVSH e pagueshme
Paraqet detyrimin që i lind një njësie ekonomike për
TVSH të realizuar me rastin e shitjes së mallrave,
produkteve dhe shërbimeve.

TVSH është një tatim indirekt konsumi, i cili


përfundimisht paguhet nga konsumatori i fundit dhe
grumbullohet nga njësia ekonomike shitëse në emër
dhe në llogari të buxhetit të shtetit.
Pra, përderisa njësia ekonomike e grumbullon TVSH
nga çdo shitje, të cilën më vonë e paguan ndaj
organeve tatimore, ajo paraqet një detyrim
afatshkurtër që njihet dhe vlerësohet me saktësi.

Gjatë kalkulimit të TVSH në kontabilitet, ajo


funksionon si:
TVSH e TVSH e TVSH e
zbritshme mbledhshme pagueshme
• Blerjet • Shitjet • Tatimi i
llogaritur
në vlerën
e shtuar

• Diferenca
1. TVSH e zbritshme, e cila iu referohet të gjitha
blerjeve;
2. TVSH e mbledhshme, e cila iu referohet të gjitha
shitjeve të tatueshme;
3. TVSH e pagueshme, e cila i referohet diferencës në
mes të TVSH së zbritshme dhe TVSH së
mbledhshme, e cila paraqet shumën e tatimit të
llogaritur në vlerën e shtuar.
Dy mënyra për kalkulimin e
TVSH në shitje
Mënyra e parë (direkte):

Fillimisht llogaritet vlera e shtuar dhe pastaj llogaritet


TVSH.
P.sh. Nëse njësia ka shitur mall për 400.000, ndërkaq i
ka kushtuar 200.000, atëherë njësia ka realizuar një
vlerë të shtuar prej 200.000. Si rrjedhojë, TVSH mbi
këtë vlerë do të ishte 36.000 (18% e 200.000).
Kjo shumë nënkupton detyrimin që njësia ka ndaj
buxhetit të shtetit.
Mënyra e dytë kërkon që TVSH të aplikohet në
procesin e shitjes dhe të blerjes.

Marrëdhënia me buxhetin e shtetit sipas kësaj


mënyre, do të llogaritet me diferencën që do të
rezultojë midis TVSH së zbritshme (në blerje) dhe
TVSH së mbledhshme (në shitje).
Kështu, njësia ka blerë mall për 200.000, ajo
llogaritë edhe TVSH në blerje prej 36.000 (18%) .
Për shitjen e mallit prej 400.000, llogaritë dhe
grumbullon TVSH prej 72.000 (18%). Si rrjedhojë
çmimi i shitjes do të jetë 472.000.

Marrëdhëniet me shtetin i rregullon për


diferencën në mes TVSH së llogaritur në shitje që
e grumbullon nga blerësit e saj dhe TVSH së
llogaritur në blerje (72.000-36.000= 36.000).
Rezultati është i njejtë me dy metodat, por metoda
e dytë, meqë interesat e blerësit dhe shitësit janë
vënë përballë njëri tjetrit, është më e përhapur në
sistemet tatimore aktuale.
Kur TVSH aplikohet në vëllimin e blerjeve të
realizuara, ajo përfaqëson shuma mjetesh
monetare, të cilat duhet t’i kthehen nga shteti
blerësit ose t’ia zbresë detyrimin për TVSH ndaj
shtetit, me rastin e shitjes së mallit.
Për këtë arsye quhet TVSH e zbritshme.
Shembull
Supozohet se njësia “X” ka blerë mallra me afat
pagese prej 100.000 (çmimi i blerjes) dhe TVSH është
18% mbi këtë çmim. Zbatohet metoda e llogaritjes së
TVSH në blerje dhe shitje.

Debi: Mallrat 100.000


TVSH e zbritshme 18.000
Kredi: LLP 100.000
Paraja 18.000
Salldo debitore e llogarisë “TVSH e
zbritshme” tregon të drejtën e njësisë
ekonomike ndaj buxhetit, të cilën ajo do ta
zbresë nga TVSH e grumbulluar me rastin e
shitjes.
Aplikimi i TVSH në shitjet e realizuara
tregon shumat e mjeteve që njësia shitëse i
detyrohet shtetit për TVSH e marrë nga
konsumatorët.

Në këtë rast, TVSH mblidhet nga shitësi,


prandaj quhet “TVSH e mbledhshme”.
Supozohet se njësia e cekur më lart, ka arritë ta
shesë mallin në vlerë prej 200.000, TVSH llogaritet
18% (36.000). Detyrimi i klientit në këtë rast
llogaritet të jetë 236.000.

Prej kësaj shume, 200.000 përfaqësojnë të


ardhurat nga shitja, ndërkaq 36.000 janë
detyrimet ndaj shtetit.
DEBI: LLA 236.000
KREDI: Të ardhurat nga shitja 200.000
TVSH e mbledhsme 36.000

Llogaria “TVSH e mbledhshme” ka një tepricë


kreditore që tregon detyrimin ndaj shtetit, e cila
krahasohet me tepricën debitore të llogarisë
“TVSH e zbritshme”, për të përcaktuar kështu
marrëdhënien përfundimtare që njësia ka me
organet tatimore.
DEBI: TVSH e mbledhshme 36.000
KREDI: TVSH e zbritshme 18.000
TVSH e pagueshme 18.000

Përfundimisht, diferenca prej 18.000 tregon detyrimin


përfundimtar të papaguar që njësia ka ndaj shtetit.
Në fund të fundit, tatimi prej 18.000 përbën 18% të
vlerës së shtuar të realizuar prej saj në vlerë prej
100.000 (18% e 200.000 të ardhura – 100.000 kosto).
6. Detyrimet akruale
Detyrimet akruale (të llogaritura) krijohen kur
shpenzimet njihen, ndërsa do të paguhen në
periudhat e ardhshme.

Detyrimet akruale ndryshe njihen edhe si


shpenzime akruale.

Shembuj tipk janë: interesi i pagueshëm, pagat e


pagueshme (detyrimet ndaj pagave) etj.
6.1 Interesi i pagueshëm
(detyrimet ndaj interesit)
Interesat janë shpenzime të cilat krijohen prej
financimit të firmës me borxh.

Kur firmat hyjnë në borxh ndaj bankave, krahas


kryegjësë (vlerës nominale) edhe interesat
përfaqësojnë detyrime të saj.

Supozojmë se me dt. 01 dhjetor, firma ka marrë një


kredi në vlerë prej 30.000 me interes vjetor 10%. Në
fund të muajit dhjetor interesi i papaguar është 250.
Data Përshkrimi Debi Kredi

31.12.20xx Shpenzimet e interesit 250

Interesi i pagueshëm 250

Interesi i pagueshëm 250

Paraja 250
6.2 Tatimi në pagë i
pagueshëm
Pagat përfaqësojnë shpenzimet operative më të
mëdha për shumicën e firmave.

Firmat, për të punësuarit e vet, duhet t’i përllogarisin


pagat dhe detyrimet tjera që ndërlidhen me to, si
p.sh. kontributin pensional, tatimin në paga, etj.

Firmat, i ndalin brenda tyre detyrimet ndaj kontributit


pensional dhe tatimin në paga, të cilat pastaj i
transferojnë në ATK.
Norma e kontributit pensional është 5% e pagës bruto:

Shuma e pagës prej 0-80 nuk tatimohet;


Shuma e pagës prej 80-250 tatimohet 4%;
Shuma e pagës prej 250-450 tatimohet 8%;
Shuma e pagës prej 450 dhe më tej tatimohet 10%.
Shembull – Tatimi në pagë të
cilën e paguan i punësuari
Supozojmë se paga bruto e një punëtori është 800
Euro.

Kontributi pensional 5% = 40 euro.


Pas zbritjes së kontributit pensional nga paga
bruto (800-40) rrjedh se tatimit në pagë i
nënshtrohet paga prej 760 euro.
Tatimi në pagë:

-Shuma 0-80 nuk tatimohet;


-Shuma (80-250) 170x4%=6.8
-Shuma (250-450) 200x8%=16
-Shuma (450-760) 310x10%= 31

Totali i tatimit në pagë: 53.8 euro


Data Përshkrimi Debi Kredi

31.12.20xx Shpenzimet e pagave 800


Kontrib pens i pagueshëm 40
Tatimi në paga i pagueshëm 53.8
Pagat neto të pagueshme 706.2
Shembull- Tatimi në pagë të
cilën e paguan firma
Të nisemi nga shembulli paraprak për një të punësuar me
pagë bruto prej 800 euro.

Krahas kontributit pensional të cilën e paguan i punësuari


prej 5%, të njejtën përqindje duhet ta paguajë edhe
punëdhënësi.
Data Përshkrimi Debi Kredi

31.12.20xx Shpenzimet e tatimit në paga 40

Pagesa e kontributit pensional nga firma 40


II Detyrimet afatshkurtëra të
vlerësueshme
Detyrimet për të cilat firmat e dinë se do të
ekzistojnë, por shumën e tyre me saktësi nuk
mund ta njohin, quhen detyrime afatshkurtëra të
vlerësueshme.

Ato nuk duhet të injorohen nga firma, si të tilla


duhet vlerësuar dhe raportuar në bilanc.
Në këtë grup detyrimesh, njësia ka pasiguri në lidhje me
vlerën e detyrimit që do të paguhet, kush është personi
ndaj të cilit do të shlyhet detyrimi dhe cili është afati i
shlyerjes së detyrimit.

Megjithatë, njësia mund t’i vlerësojë ato në mënyrë të


besueshme, andaj edhe quhen të vlerësueshme.

Shembuj tipik janë: garancionet e vlerësuara të


pagueshme, tatim në fitim, detyrimet mbi taksën për
pronën, detyrimet kontigjente (potenciale) për të cilat
duhet ndarë provizione, etj.
Detyrime të vlerësueshme

Ka pasiguri për tre elementet, por


mund të vlerësohen
1. Garancionet e
pagueshme të vlerësuara
Në praktikë, shumica e firmave për mallrat e shitura
me afat të gjatë të përdorimit, ofrojnë garancione për
defektet e mundshme gjatë kësaj periudhe.

Në datën e shitjeve me garancion, firmat nuk e dinë


me saktësi shumën e shpenzimeve të garancionit.
Andaj duhet t’i vlerësojnë këto shpenzime në raport
me detyrimet e krijuara.
Shembull
Njësia “X” ka shitur vetura me afat pagese për
60.000, me ç’rast ka lëshuar edhe garancion
një-vjeçar për defektet e mundshme.

Menaxhmenti i shitjes ka vlerësuar se 3% e


shitjeve kërkojnë pagesa të garancioneve.
Data Përshkrimi Debi Kredi

xxx LLA 60.000


Të hyrat nga shitja 60.000

Shpenzimet e garancionit 1.800


Garancionet e pag. të vl. 1.800
Supozojmë se njësia ka paguar në emër të
garancioneve për mallin e shitur shumën prej
1.500.
Data Përshkrimi Debi Kredi

xxx Garancionet e pagueshme të 1.500


vlerësuara

Paraja 1.500
Në këtë rast, shpenzimet e raportuara në PASH në
emër të garancioneve janë 1.800, ndërsa pagesa
në emër të tyre kap vlerën prej 1.500.

Pas këtij transaksioni, garancionet e pagueshme të


vlerësuara kanë tepricë kreditore prej 300. Të
njejtat raportohen si detyrim afatshkurtër në
bilanc.
2. Detyrime për tatimin mbi
fitim
Tatimi mbi fitim përcaktohet nga shteti dhe përbën një
detyrim që duhet të përmbushet nga çdo njësi
ekonomike fitimprurëse.

Madhësia e këtij detyrimi varet nga madhësia e të


ardhurave dhe fitimit të realizuar në çdo periudhë
kontabël. Këto detyrime paraqiten në llogarinë
“tatimi i pagueshëm mbi fitimin”.

Për këto shuma, duhet që të bëhen veprimet


rregulluese në fund të çdo periudhe.
Supozojmë se një njësi ekonomike llogaritë me dt.
31.01.2018, se tatimi mbi të ardhurat e parashikuara
do të jetë 4.000 për çdo muaj.

DEBI: Shpenzime tatimi 4.000


KREDI: Tatimi i pagueshëm mbi fitimin 4.000
Ky regjistrim duhet të bëhet në fund të çdo periudhe
kontabël (në fund të çdo muaji).

Në fund të periudhës, p.sh. pas 3 muajve, kur vjen


fleta e detyrimit nga ana e organeve tatimore, duhet
të bëhet pagesa e këtij detyrimi.
Me rastin e pagesës:

DEBI: Tatimi i pagueshëm mbi fitimin 4.000


KREDI: Paraja 4.000
Në fund të vitit financiar, kur të llogaritet fitimi
përfundimar i njësisë, bëhet llogaritja e saktë e
tatimit mbi fitimin.

Nëse ka diferenca në mes të tatimit të llogaritur të


njësisë ndaj tatimit të llogaritur nga organet
tatimore, atëherë duhet të bëhen rregullime
përkatëse.
Duhet theksuar se shpenzimi i tatimit në fitim,
nuk është shpenzim në kuptimin klasik, sepse
ai nuk bëhet për të siguruar të ardhura, por
paraqet pakësimin e fitimit që do të iu
shpërndahet pronarëve të njësisë ekonomike.
3. Detyrime mbi taksën për
pronën
Këto taksa janë të vendosura mbi pronën e
paluajtshme, p.sh. tokë, ndërtesë, etj, si dhe për
pronësinë personale mbi inventarë, pajisje, etj.

Këto taksa vendosen nga ana e administratës


lokale apo qendrore. Vendosja bëhet në përqindje
mbi vlerën aktuale të tregut të pronësisë.

Kjo, për shkak se organet taksavënëse duhet


mjaftueshëm t’i plotësojnë të ardhurat e tyre nga këto
taksa.
P.sh. kjo taksë mund të jetë 5 euro për çdo 1.000 euro
vlerë të pronësisë.

Madhësia e kësaj takse përcaktohet nga raporti:

Nevojat financiare të buxhetit / vlera


totale e caktuar e pronave
Shembull
Supozojme se nevojat e buxhetit, që duhet përballuar
nga të ardhurat nga taksat mbi pronën, janë
10.000.000 dhe që pronësia është vlerësuar
200.000.000.

Taksa mbi pronën do të rezultonte:


10.000.000 / 200.000.000 = 0.05 cent

Çdo 1.000 pronësi vlen nga 50 euro (1.000x0.05=50)


(200.000x50=10.000.000)
Në kontabilitet do të evidentohet:

DEBI: Shpenzimet për taksat e pronës 50


KREDI: Taksat e pagueshme mbi pronën 50

Me rastin e pagesës:

DEBI: Taksat e pagueshme mbi pronën 50


KREDI: Paraja 50
II Detyrimet afatshkurtëra të
rastit
Detyrime rastësore quhen detyrimet potenciale, të
mundshme apo të kushtëzuara, sepse ndodhja e
tyre varet nga ndodhja apo mosndodhja e një
ngjarjeje e cila do të konfirmohet në të ardhmen.

Pra, në lidhje me këto detyrime nuk ka siguri dhe


njohje të saktë në lidhje me shumën e tyre,
interesat, afatin e shlyerjes dhe kujt do t’i
paguhen.
Në kontabilitet, detyrimet e rastit duhet
regjistruar nëse detyrimet janë të
besueshme dhe kur shumat e tyre mund të
vlerësohen në mënyrë të arsyeshme.
Detyrime të rastit

Nuk ka siguri në lidhje me tre


elementet
Shembull
Kompania “X” ka një kontest gjyqësor të pazgjidhur
të cilin, po e humbi, do të detyrohet të paguaj në
shumën prej 1.000€, aq sa do ta ketë gjobitur shkalla
e parë e Gjykatës. Regjistrimet janë:
DITARI
Data Përshkrimi Debi Kredi
dd mm Shpenzimet nga gjobat 1.000
Gjoba e pagueshme 1.000
Regjistrimi i shpenzimeve nga gjobat
Shembull
Sipas vendimit të Gjykatës, kompanisë i vërtetohet
gjoba prej 1.000, të cilën duhet ta paguajë menjëherë.

DITARI
Data Përshkrimi Debi Kredi
dd mm Gjoba të pagueshme 1.000
Paraja 1.000
Pagesa e shpenzimeve të gjobave
Fundi i ligjëratës

You might also like