You are on page 1of 5

Ushtrime të zgjidhura

Kapitulli 10: Tregjet Derivative

Ushtrimi 1, faqja 345: Referojuni Tabelës 10–4.


a). Cili ishte çmimi i shlyerjes në dhjetor 2011 të kontratave future Eurodollar më 1 shtator 2010? Çmimi

I shlyerjes ishte 99.155 % te Vn prej 1 mln $ te kontrates = 99.155 % * 1,000,000 $ = 991,550 $.

b). Sa kontrata future me bono thesari 5-vjeçare tregtohen me 31 gusht 2010?


Tabela na eshte dhene per daten 1 Shtator 2010.
Po te shohim ne fund te çdo kontrate , ne kete rast do shikojme ato 5-vjeçare (5 Yr. Treasury Notes), na
listohet volumi I vleresuar per diten aktuale (est vol 585,754 kontrata), volumi I tregtimit te kontratave te
nje dite me pare, pra 31 Gusht (vol tue 680,499 kontrata) dhe numri I kontratave outstanding te ketij
lloji, pavaresisht muajit te skadimit (1,029,315 kontrata).

Neve na duheshin per daten 31 Gusht 2010, pra ne total per kete date kemi 680,499 kontrata.
c). Cila është vlera nominale e nje kontrate future në një monedhe të frangave zvicerane me 1 shtator 2010?

Vlera nominale eshte 125,000 CHF.


d). Cili ishte çmimi i shlyerjes në shtator 2010 I kontratës future DJIA më 31 gusht 2010?
10272.

Ushtrimi 2, faqja : Supozoni se keni blerë një kontratë future të bonove të thesarit me një çmim prej 95 %
të vlerës nominale, 100,000 $.

a). Cili është detyrimi juaj kur blini këtë kontratë future?
Detyrimi = 95% * 100,000 $ = 95,000 $
b). Supozojmë se çmimi I ardhshëm I bonove të thesarit bie në 94 %. Cila është humbja apo fitimi juaj?
Ne paguajmë 95% * 100,000 $ = 95,000 $, ndërsa vlera e bonove ne treg shkon ne 94% * 100,000 $ = 94,000
$

Humbja = 1,000 $
c). Supozoni se çmimi I ardhshëm I bonove të thesarit rritet në 97. Cila është humbja ose fitimi juaj?
Ne paguajmë 95% * 100,000 $ = 95,000 $, ndërsa vlera e bonove ne treg shkon ne 97% * 100,000 $ = 97,000
$

Fitimi = 2,000 $
Ushtrimi 4, faqja : Banka Tree Row planifikon të ndërmarrë një pozicion në kontratat future të
Obligacioneve të Thesarit. Të cilat aktualisht kuotohen në 95-040. Banka mendon që normat e interesit
të këtyre letrave me vlerë do të rriten gjatë periudhës së investimit.

a). Banka duhet të marrë një pozicion gjatë apo shkurt në kontratat future?
Meqenëse Banka pret që normat e interesit në treg të rriten, kjo nënkupton që çmimi I këtyre
kontratave future do të ulet (lëvizin në drejtime të kundërta).

Pra, pozicioni që do të ndërmarrë është pozicion shkurt (shet tani që janë shtrenjtë, për ti blerë kur ti
ulet çmimi).

b). Duke marrë në konsideratë përgjigjen e pyetjes së parë, llogarisni fitimin e Bankës nqs çmimi I
kontratës së ardhshme shkon në 94-280.

Shikojmë se çmimi I kontratës future realisht është ulur, fitimi I tij për 100 000$:
(95-040) – (94-280) = 95 125$ - 94 875$ = 250$ / 100,000$
c). Duke marrë në konsideratë përgjigjen e pyetjes së parë, llogarisni fitimin e Bankës nqs çmimi I
kontratës së ardhshme shkon në 95-210.

Shikojmë se çmimi I kontratës future realisht është rritur, fitimi I tij për 100 000$:
(95-040) – (95-210) = 95 125$ - 95 656$ = - 351$ / 100,000$

You might also like