You are on page 1of 32

FAKULTETI I INXHINIERISE MEKANIKE

DEGA INXHINIERIA TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT

LENDA: EKONOMI DHE MENAXHIM

TEMA 7. PLANIFIKIMI DHE MARRJA E VENDIMEVE


LEKTORE: PHD Eralda XHAFKA

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 1/33


Rëndësia dhe natyra e planifikimit

• procesi i planifikimit është proces që ndodh në çdo


nivel të menaxhimit por koha për të ndryshon
• mjedisi sot shumë dinamik - menaxherët në ditët e
sotme duhet të planifikojnë madje, në mënyrë
efektive.
• planifikimi është element kyç për mbijetesën dhe
suksesin e çdo organizate, sepse ai ndihmon në
përcaktimin e mënyrave më fitimprurëse të alokimit
të burimeve nëpërmjet objektivave konkurruese.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 2/33


Planifikimi është i rëndësishëm
1. Planifikimi është i nevojshëm për t'i dhënë organizatës
një sens drejtimi dhe qëllimi.
2. Planifikimi është një mënyrë e dobishme duke i lejuar
menaxherët për të marrë pjesë në vendimmarrje në
lidhje me qëllimet dhe strategjitë e duhura për një
organizatë.
3. Një plan ndihmon në koordinimin e menaxherëve të
funksioneve apo departamenteve të ndryshme të një
organizate për tu siguruar që ata të gjithë të punojnë në
të njëjtin drejtim për të arritur synimet e dëshiruara në
të ardhmen.
4. Një plan mund të përdoret si një mjet për kontrollin ndaj
menaxherëve brenda një organizate.
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 3/33
Planet efektive duhet të kenë:
1. unitet,
2. vazhdimësi,
3. saktësi,
4. fleksibilitet.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 4/33


Hierarkia e planeve
1) qëllimi dhe misioni,
2) objektivat,
3) strategjitë,
4) politikat,
5) procedurat,
6) rregullat,
7) programet
8) buxhetet.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 5/33


1. Qëllimi dhe misioni

Qëllimi dhe misioni janë dy koncepte të ndryshme.


•Të gjitha kompanitë, qëllimi për të cilin ato janë
krijuar dhe veprojnë është i njëjtë: pra fitimi.
•Por ajo çka i bën të ndryshme kompanitë e biznesit
është misioni, i cili, si një formë e ngushtë e shprehjes
së qëllimit, është i veçantë për çdo kompani.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 6/33


2. Objektivat
• përcaktohen si përfundime që duhen arritur, me qëllim që të
realizohet misioni i kompanisë.
• objektivat duhet të jenë të matshme dhe të verifikueshme
a. Objektivat sipas nivelit ku ato përcaktohen
- Objektivat strategjike
- Objektivat taktike
­- Objektivat operacionale
b. Objektiva sipas fushave të veprimtarisë
c. Objektivat në varësi të kohëzgjatjes
- afatgjata (me kohëzgjatje 10 vjet)
- afatmesme (për intervale kohe nga 1 deri në 5 vjet)
- afatshkurtra (deri në 1 vit)
d. Objektivat në varësi të shkallës së specifikimit
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 7/33
3. Strategjitë
Strategjitë lidhen me përcaktimin e objektivave afatgjata të një
kompanie dhe të veprimeve që do të kryen, si dhe me shpërndarjen e
burimeve të nevojshme për të përmbushur objektivat.
katër elemente bazë:
a. Fusha e strategjisë -pozitën që do të zërë kompania në lidhje me
mjedisin, ose tregjet ku ajo do të konkurrojë.
b. Organizimi i burimeve- mënyrën se si organizata do të bëjë
shpërndarjen e burimeve në funksion të synimeve të saj strategjike.
c. Avantazhet konkurruese- avantazhet apo disavantazhet e saj në
krahasim me konkurrentët.
d. Sinergjia- madhësia me të cilën bizneset e ndryshme brenda firmës
parashikojnë të fitojnë nga njëri-tjetri, duke qenë nën një “çati” të
përbashkët. (2 + 2 = 5.)
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 8/33
4. Politikat
Ato shërbejnë si një udhërrëfyes për idetë dhe
mendimet e njerëzve në procesin e vendimmarrjes

politika të tilla si: mbajtja e standardeve të larta të


etikës së biznesit, vendosja e çmimeve konkurruese,
inkurajimi dhe motivimi i punonjësve për
bashkëpunim, sigurimi i përparësisë së kostos etj.

Testi final për të përcaktuar suksesin e politikës apo


shkallën e efektiviteti është arritja ose jo e objektivave
të synuara.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 9/33


5. Procedurat

• pasqyrojnë politikën dhe japin metodën e kryerjes


së aktiviteteve të ardhshme, nëpërmjet një tërësie
kronologjike të veprimeve të domosdoshme

• ato janë më tepër një udhërrëfyes veprimesh, sesa


nxitëse të mendimit dhe të marrjes së vendimeve.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 10/33


10
6. Rregullat

• Rregullat, sikurse edhe procedurat, janë


udhëheqje për veprim, por ato nuk bëjnë
specifikime në lidhje me kohën se kur duhen
kryer këto apo ato veprime.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 11/33


11
7. Programet

 janë plane të hartuara për arritjen e një objektivi të


papërsëritshëm e ku përfshihet një diapazon i gjerë
aktivitetesh.
• Programet zakonisht përfshijnë disa departamente,
përmbajnë disa projekte dhe zgjatin më tepër se një vit.

• Projektet janë plane që mbulojnë një diapazon më të ngushtë


aktivitetesh sesa një program dhe janë destinuar për arritjen
e një qëllimi të caktuar.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 12/33


12
8. Buxhetet

• janë plane që shprehen në gjuhën financiare nëpërmjet


burimeve financiare, të cilat mbështesin objektivat e synuara
për t’u arritur përmes një plani të caktuar.

• Por një buxhet mund të hartohet edhe duke u bazuar në


tregues të tjerë, përveç atyre financiarë, të tillë si: orë pune,
njësi produkti, orë pune makinerie etj.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 13/33


13
Strategjitë në nivel biznesi
Porter thotë se: strategjia e nivelit të biznesit krijon një
avantazh konkurrues për shkak se ajo lejon një
organizatë (ose një divizion të një kompanie), për t'u
përballur dhe për të zvogëluar kërcënimin e pesë forcave
të industrisë.
1.kosto të ulët,
2.diferencimit,
3.kosto të ulët të përqëndruar,
4.diferencim i përqendruar.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 14/33


14
1. Strategji me kosto të ulët

Kompanitë duke ndjekur një strategji me kosto të


ulët mund të shesin një produkt më lirë sesa rivalët e
tyre dhe megjithatë ende sigurojnë një fitim të mirë
për shkak të kostove të tyre të ulëta.

Për shembull, BIC ndjek një strategji me kosto të


ulët: Ajo u ofron klientëve brisqe rroje me çmim më
të ulët se Gillette dhe stilolapsa më të lirë se ato të
ofruara nga ana e Cross apo Waterman.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 15/33


15
2. Strategjia e diferencimit

• të bërit të dallueshëm produktet e organizatës nga


ato të konkurrentëve në një ose më shumë
dimensione të rëndësishme, të tilla si dizajni i
produktit, cilësia, ose shërbimi dhe mbështetja pas
shitjes.
• Psh. Coca-Cola, PepsiCo, dhe Procter & Gamble
shpenzojnë shuma të mëdha parash në reklama për
të diferencuar, dhe për të krijuar një imazh të
veçantë për produktet e tyre.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 16/33


16
3. Kosto të ulët të fokusuar

• Kosto të ulët të fokusuar për ti shërbyer një ose disa


segmenteve të tregut të përgjithshëm dhe synojnë
për ta bërë organizatën e tyre kompani me kosto të
ulët që i shërbejnë këtij segmenti.

• Psh. Zara ka arritur që ta pozicionojë veten si


kompani me çmime të ulta, lider me kosto të ulët
në segmentin e tregut të veshjeve të modës, kundër
konkurrentëve të diferencuar si: Gucci, Dior, dhe
Armani.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 17/33


17
4. Diferencimi i fokusuar

• Menaxherët që ndjekin një strategji të diferencimit


të fokusuar i shërbejnë vetëm një ose disa
segmenteve të tregut dhe qëllimi është për të bërë
organizatën e tyre kompaninë më të diferencuar
që shërben në këtë segment.

• Psh. BMW, ndjek një strategji të diferencimit të


fokusuar, duke prodhuar makina ekskluzivisht
për klientët me të ardhura të larta.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 18/33


18
Strategjitë në nivel korporate
Strategjia në nivel korporate është një plan veprimi
që përfshin zgjedhjen se në cilin industri dhe në cilat
vende një kompani duhet të investojë burimet e saj
për të arritur misionin dhe qëllimet e saj.

1.përqendrimi në një industri të vetme,


2.integrimi vertikal,
3.diversifikimi,
4.zgjerimi ndërkombëtar.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 19/33


19
1. Përqendrimi në një industri të vetme
Shumica e kompanive në rritje, riinvestojmë fitimet e tyre për të
forcuar pozitën e tyre konkurruese në industrinë në të cilën ata
janë aktualisht duke vepruar; në këtë mënyrë, ata ndjekin
strategjinë e nivelit të korporatave të përqendrimit në një
industri të vetme.

Psh. McDonalds - fast-food

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 20/33


20
2. Integrimi vertikal
• Integrimi vertikal i hershëm (prapa) është një strategji në nivel
korporate në të cilin një kompani zgjeron operacionet e saj të
biznesit në një industri të re që prodhon inpute që i duhen
kompanisë për prodhimin e produkteve të kompanisë .
Psh. Tesla Motors- prodhon vetë edhe bateritë e makinave

• Integrimi vertikal i vonshëm (përpara) ka të bëjë me hyrjen e


firmës në një biznes të ri të shpërndarjes dhe shitjes së
produktit të gatshëm që kompania prodhon.
• Psh. Apple hyri në industrinë e shitjes me pakicë, kur ngriti një
zinxhir të dyqaneve Apple për të shitur kompjuterat e saj dhe
pajisje të tjera elektronike.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 21/33


21
3. Diversifikimi
• Diversifikimi është strategjia e nivelit të korporatave për të
zgjeruar operacionet e biznesit të kompanisë në një industri
të re në mënyrë që të prodhojë lloje të reja të mallrave ose
shërbimeve të vlefshme.
 Diversifikimi i lidhur mund të jetë një burim i madh i
kursimeve të kostos, kur divizionet ndajnë kostot e kryerjes
së një aktiviteti funksional
Psh. Procter & Gamble kanë ofruar panolinat dhe letrat e
lagura me një përdorim.
 Diversifikimi i pa lidhur kur ata krijojnë divizione apo blejnë
kompani në industri të reja që nuk janë të lidhura në ndonjë
mënyrë me bizneset apo industritë e tyre të tanishme.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 22/33


22
4. Zgjerimi ndërkombëtar
Deri në çfarë mase duhet organizata të rregullojë apo përshtasë karakteristikat
e produkteve të saj dhe fushatën e marketingut për kushtet e ndryshme
kombëtare në vendet ku ato do të depërtojnë?
•strategji globale- Apple
•strategji lokale –Unilever
4 strategji:
1.importi dhe eksporti - psh. kristal irlandez, verë franceze, mobilje italiane,
apo mëndafsh indian
2.licencimi dhe franchising - licencimi është ndjekur kryesisht nga kompanitë
prodhuese, franshiza është ndjekur kryesisht nga organizatat e shërbimit. Psh
prodhuesi kimik DuPont mund të licencojë një fabrikë lokale në Indi për të
prodhuar Najlon ose Teflon; Hilton Hotels-franchise
3.aleancat strategjike - menaxherët bashkojnë apo ndajnë burimet dhe njohuritë
e organizatës së tyre me ato të një kompanie të huaj, dhe të dy organizatat
ndajnë shpërblimet apo rreziqet e e fillimit tw një sipërmarrje të re në një vend
të huaj. Psh. Coca-Cola dhe Nestle; Avon dhe KORRES
4.filiale tërësisht në pronësi të huaj - ata investojnë në ngritjen e operacioneve
tw prodhimit në një vend të huaj të pavarur nga çdo përfshirje lokale të
drejtpërdrejtë. Psh GM, dhe P & G,
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 23/33
23
Etapat e planifikimit efektiv dhe vendimmarrja
1. Analiza e mjedisit të jashtëm, çka konsiston në një analizë të
detajuar SWOT, por edhe studimi i tregut, çfarë konsumatorët duan,
cilët janë konkurrentët, si dhe dobësitë apo pikat e forta të
kompanisë.
2. Përcaktimi i saktë i objektivave (sipas periudhave kohore, apo sipas
departamenteve etj.). Ku duam të jemi? Çfarë duam të përmbushim?
dhe Kur?
3. Identifikimi i alternativave të mundshme për realizimin e
objektivave.
4. Vlerësimi dhe zgjedhja e alternativës më të mirë.
5. Hartimi i planeve që mbështesin dhe garantojnë realizimin e planit
bazë.
6. Buxhetimi i planeve.
7. Zbatimi i planeve dhe kontrolli i vazhdueshëm i tyre.
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 24/33
24
Vendimmarrja
• Vendimmarrja e programuar është një proces rutinë, pothuajse
automatik. Marrja e vendimeve që ka të bëjë me drejtimin ditor të
një organizate është vendimmarrje e programuar.
Psh. sa inventar duhet mbajtur, kur do të paguhen faturat dhe kur
duhen porositur materialet dhe furnizimet etj.
• Vendimmarrja e pa programuar ndodh kur nuk ka rregulla të
gatshme vendimmarrjeje që menaxherët mund ti aplikojnë për një
situatë.
Psh. vendime për të investuar në një teknologji të re, për të zhvilluar
një lloj të ri të produktit, për të nisur një fushatë të re promovuese,
për të hyrë në një treg të ri, për tu zgjeruar ndërkombëtarisht, apo
për të filluar një biznes të ri.
Mundësia e gabimit është shumë më e madhe në vendimmarrjen e pa
programuar se në vendimmarrjen e programuar

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 25/33


25
Si mund të merren vendimet në situata kur
mungojnë rregullat e vendimmarrjes?
• Vendimmarrja analitike apo sistematike bazohet në teorinë se zgjidhja
e problemeve mund të reduktohet në një proces sistematik
seleksionimi, çka nënkupton një sekuencë logjike hap pas hapi për
të zgjedhur alternativën më të mirë, si një zgjidhje për një problem
biznesi.
• Vendimmarrja intuitive bazohet në besimin se marrja e vendimeve
të mira është art, jo shkencë dhe zgjidhja e drejtë e problemeve
është kryesisht intuitive dhe e pandërgjegjshme. Diagnostikimi i
mirë i problemit dhe marrja e vendimeve rezulton nga një
përzierje e përvojës, imagjinatës, inteligjencës dhe ndjenjës, të
bashkuara pothuajse në mënyrë të pandërgjegjshme.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 26/33


26
Marrja e vendimeve të gabuara
• Koha e pamjaftueshme.
• Mospërcaktimi saktë i objektivave.
• Shfrytëzimi i burimeve jo të besueshme të
informacionit.
• Frika nga pasojat.
• Përqendrimi më tepër te simptomat, sesa te
shkaqet.
• Mbështetja në ndjenjë dhe intuitë.
• Dështimi në zbatimin e vendimeve.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 27/33


27
Procesi i vendimmarrjes

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 28/33


28
Analiza e pikës kritike
Në pikën kritike, për nivelin e dhënë të sasisë së produkteve të
prodhuara apo të shitura, përcaktohet niveli i çmimit për të cilin
të ardhurat nga shitja do të jenë të barabarta me koston totale të
prodhimit.
•Pra, të ardhurat i shënojmë me TR dhe koston totale TC.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 29/33


29
Analiza e pemës së vendimeve

• e shtron qartë problemin, kështu që merren


parasysh të gjitha opsionet e mundshme;
• lejon të bëhet një analizë e plotë për të gjitha
alternativat e mundshme të një vendimi;
• siguron një strukturë që i paraqet mundësitë me
vlerën që do të realizojnë dhe me probabilitetin e
arritjes se tyre.
• ndihmon në ndërmarrjen e vendimeve më të mira
në bazë të informacionit ekzistues.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 30/33


30
Analiza e pemës së vendimeve
• Katrorët përfaqësojnë vendimet, ndërsa rrathët rezultatet e dyshimta.
• Fundi i çdo vize në pemën e vendimeve është rezultati.
• Nëse rezultati i atij vendimi nuk është i sigurt, atëherë vizatohet një
rreth i vogël.
• Nëse rezultati është një vendim tjetër që duhet marrë, vizatohet një tjetër
katror.

Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 31/33


31
Fundi i prezantimit
Faleminderit per
vemendjen
Koha per pyetjet tuaja
Eralda XHAFKA – Ekonomi dhe Menaxhim - Inxhinieria se Teknologjise se Informacionit 32/33
32

You might also like