You are on page 1of 1

Tezeu

Tezeu (greq. Θησεύς Theseus, lat. Theseus) - i biri i Egjeut, mbretit të Athina ose


i Poseidonit, zotit të detit dhe i Etrës, princeshës së Troazenës, kreshnik dhe mbret
i Athinës. Ishte njëri prej kreshnikëve më të mëdhenj të miteve greke, dhe me të drejtë,
radhitet menjëherë pas Herakliut. U bë i famshëm në shumë vepra të ngjashme, ishte i
barabartë me të me trimëri, guxim dhe njëherit ishte mik i tij besnik; jo njëherë ka luftuar
në anën e tij kundër armikut të përbashkët. Si përfaqësues i jonëve me miqësinë e vet
me Herakliun doras e ka simbolizuar unitetin e grekëve dhe artistët grekë këtë me ëndje
ua përmendin bashkëvendasve të tyre, veçmas politikanëve nga qytetet - shtete që u
benë armiq të njëri tjetrit. Prej shembujve të shumtë, po e përmendim vetëm relievin e
Fidisë me pamje nga luftërat e përbashkëta të Tezeut dhe të Herakliut kundër
amazoneve që e stoliste fronin e trupores së Zeusit në Olimp, e katërta prej shtatë
mrekullive të botës.
Miti i Tezeut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Biografinë e Tezeut, të përshkruar, hollësisht e gjejmë te Plutarku i cili, me siguri në fillim të shek. II
të e. s., i ka mbledhur motivet e stërlashta dhe shpesh kontradiktore, në një tërësi të
rrumbullakësuar. Për baba të Tezeut zyrtarisht konsiderohet mbreti i Athines, pasardhës i Kekropsit,
themeluesit të Athinës. Më pak zyrtarisht, por aq më e rëndësishme, si babë i tij është konsideruar
edhe Poseidoni, zoti i detit. E ëma e tij, Etra, sipas disa autorëve ka qenë bashkëshortja e Egjeut,
ndërsa sipas të tjerëve vetëm dashnore. Për nga baba, Piteu, mbretit të Troazenës, rridhte prej
Pelopsit, themeluesit të Peleponezit. Nuk e ka pasur, pra, prejardhjen aq të lartë, sikurqë e kapasur
Herakliu i cili ne përgjithësi është konsideruar djalë i Zeusit, zotit suprem. Por për rolin e tij të dalluar,
në botën e miteve, që më parë të caktuar edhe kjo ka qenë mjaft. Ka lindur në Troazenë, në bregun
veriperëndimor të Argolidës, ku e ka kaluar edhe rininë. Egjeu, atje para kthimit të tij në Athinë, ku e
pritnin detyrat e sundimtarit, ia ka lënë vetëm shpatën dhe sandalet mbi të cilat e ka qitur një gurë të
madh, sepse Tezeu, kur të rritej do të duhej të ketë fuqi të mjaftueshme që këtë gur të madh ta
rrokulliste. Kështu edhe ndodhi. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve Tezeu u zhvillua në një djalosh të
fuqishëm i cili ua ka kaluar të gjithë moshtarëve të vet në guxim, bukuri dhe qëndrim të tij mbretëror.

Bëmat e Heroit
Perifeti1.Udhëtimin e parë Tezeu i ri, kuptohet, e ka ndërmarrë në Athinë, ku sipas ligjit është
dashur që në të ardhmen të bëhet mbret. Pasi nëpër det ka qenë lundrim i gjatë një gjysmë dite, e
zgjodhi atë nëpër tokë, më të gjatin dhe më të rrezikshmin. Deshi që pak ta shohë botën dhe sipas
mundësive të kryejë edhe ndonjë vepër kreshnike që mos t'i shkojë Egjeut pa famë. Rasti për t'u
treguar iu dha menjëherë në kufi të Troazenës dhe të Epidaurit. Aty ka jetuar Perifeti, gjigandi
çalaman i cili vriste njerëzit me topure të hekurt. Tezeu këtë argëtim ia bëri të pamundshëm. Me
shkathtësi ia hoqi topuzin nga dora dhe kështu e la armikun pa arme.Me pas Tezeu ia ktheu
argetimin perbindeshit ne makthin e tij me te keq.
Sinisi
 2. Në Istmi Tezeu u ndesh me cubin Sinis i cili i kapte udhëtarët dhe i lidhte për maje të dy
pishave të cilat më parë i lakonte deri në tokë. Kur i lëshonte pishat, me hov drejtoheshin dhe e
shkyenin të lidhurin e mjerë. Tezeu, pas luftës së rëndë e mposhti dhe me të bëri të njëjtën gjë
sikurse bënte Sinisi me udhëtarët. Në shenjë të fitores së vet i themeloi lojërat istmike.

You might also like