You are on page 1of 5

Bisede letrare

1.Skeda e librit:
Titulli: Odiseu

Autori: Homer

Shtepia: botuese: Redona Publishing

Numri I faqeve: 122

Libri me ilustrime apo pa ilustrime: me ilustrime.

2.Jeta dhe krijimtaria e autorit:

Homeri ishte poet epik legjendar i Greqisë së lashtë. Për qënien dhe veprimtarinë e tij letrare,
kritikët modernë kanë mendime të ndryshme qe kanë të bëjnë me dy poema te mrekullueshme të
nivelit botëror: Iliada dhe Odisea.Homeri mendohet se ka jetuar rreth shek. IX pr. K. Per daten dhe
vendlindjen ka mendime te ndryshme; shkenca ka pranuar si me te mundshme Smirnen, qytet
kolonial grek ne Azine e Vogel (Izmiri i sotem në Turqi). Homeri ka jetuar shume kohe me vone nga
koha kur ka ndodhur Lufta e Trojes dhe nga kthimi i grekeve ne atdhe. Kjo do te thote se poeti ka
ditur ta shfrytezoje mrekullisht burimin e pasur te letersise gojore me kenge e himne te ndryshme
kushtuar hyjnive, heronjve dhe bemave te tyre, te cilat kendoheshin ne ate kohe nga rapsode te
ndryshem.Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e tij përkundër fantazisë poetike, pasqyrojnë
ngjarje të vërteta historike që kanë ndodhur shumë më parë se të krijoheshin poemat. Këto ngjarje
kanë ndodhur në shekujt XIII - XII p.e.s. Të dhënat që rrjedhin nga poemat e Homerit kanë shërbyer
dhe shërbejnë si burime historike për njohjen e historisë së Greqisë antike. Gjithashtu vlen per t'u
theksuar se mbi figurën e Homerit janë hedhur shumë hije dyshimi te cilat vënë në dyshim vetë
ekzistencén e tij. Por ajo qe bie më shumë në sy është diferenca artistike ndërmjet dy veprave.
PërderisaIliada është shkruar në një stil epik, Odisea paraqitet me stil lirik. Madje nga studiues të
shumtë është hedhur ideja se ndoshta këto dy vepra nuk janë shkruar nga i njëjti autor. Homeri ka
qene i verber. Tek Iliada, Homeri mban qendrim asnjanes, ai nuk mban anen e asnjerit prej
heronjve, vecse shpreh hapur simpatine ndaj virtyteve te personazheve te veta. Ne kete poeme,
Homeri eshte autori dhe njekohesisht rrefyesi i kesaj kryevepre klasike.
3.Permbajtja e librit:

Odiseu ishte nje luftetar trim I cili ka bere shume udhetime te rrezikshme por me shume
aventura te bukura. Odiseu bashke me shoket e tij udhetuan per te shkuar ne Itake.
Zotërave më në fund iu dhimb Odiseu dhe pas shtatë vjetëve e detyruan nimfën Kalipso që ta
lëshojë të shkojë në shtëpi. Odiseu e ndërtoi një varke dhe e hudhi në det. Lundroi aq gjatë deri sa
nuk e pa Posidoni dhe, nga urrejtja dhe armiqësia e vjetër, ia shkatërroi varken. I pamposhtur nga
goditjet e reja të fatit, Odiseu notoi plot dy ditë kah bregdeti i largët deri sa nuk pat sukses të arrijë
deri te buzëderdhja e lumit të qetë, ku doli në breg dhe i lodhur ra në një gjumë të rëndë. Kur u
zgjua, pranë vetes e pa një vashë të bukur e cila atje bashkë me shërbëtoret e veta erdhi të lajë
tesha. Ishte kjo Nauzikia, e bija e mbretëreshës Areta dhe bashkëshortit të saj Alkinout, mbretit të
vendit të lumtur të feakasve. Nauzakia e çoi Odiseun në shtëpi të babait të vet i cili e pranoi
miqësisht dhe për nderë të tij shtroi gosti dhe organizoi gara sportive me disiplina të ngjashme si në
Olimpiadat e mëvonshme. Pastaj i dha dhurata të begatshme Odiseut dhe ia dha anijen e cila e ka
zbarkuar në bregdetin në afërsi të shtëpisë së Eumeut. Që krushqarët mos ta vrasin, Athina ia la
pamjen e lypsit plak. Në këtë pamje Odiseu u takua me të birin e vet Telemakun.Në Itakë u kthye në
çastin e fundit: Penelopa i kishte shpenzuar të gjitha mjetet me të cilat e vononte vendimin e vet.
Prandaj, nën presionin e krushqarëve, i hapi garat për dorën e saj që do të duhej të mbahen që në
ditën e nesërme. Urdhëroi që të sillet harku i rëndë i Odiseut dhe dymbëdhjetë sopata: ai i cili me
shigjetë do të qëllojë vrimat e të gjitha sopatave të ngulura njëra pas tjetrës në tokë, do të bëhet
burri i saj.Në vigjilen e garave Telemaku e sjell Odiseun në pallatin mbretëror. Askush nuk e njohti
përveç Argut, qeni plak i cili më nuk ka mundur të ngritet prej vendit në të cilin rrinte i shtrirë. Duke
lypur lëmoshë Odiseu i vështroi hollësiht luftëtarët e pranishëm, prej të cilëve mori vetëm fyerje. Për
të u angazhua vetëm Penelopa e cila me bujarinë e vet nuk lejoi që në shtëpinë e saj të fyhen madje
as lypsat dhe i urdhëroi shërbetores Euriklea që t'ia lajë këmbët dhe t'ia përgatisë shtrojën siç i ka
hije musafirit. Euriklea, dada e moçme e Odiseut, sipas vrragës në këmbë, e njohu kend e ka
përpara, por asgjë nuk zbuloi, sepse ia ndali Odiseu. I panjohur prej krushqarëve, madje edhe prej
bashkëshortes së vet, Odiseu përherë të parë pas njëzet vjetësh e kaloi natën në shtëpinë e vet dhe
e shfrytëzoi mirë për përgatitjen e planit për ditën e ardhshme.Në mëngjes krushqarët e shikonin
harkun e Odiseut me admirim dhe së pari ia dhanë Telemakut për ta ngrehur. Kur kjo këtij nuk i
shkoi për dore provuan secili veç e veç, por u mungonte fuqia. Vendosën pra, që të forcohen me
ushqim dhe u nisën në odën e ngrënies. Atëbotë Odiseu i luti që t'i lejojnë që edhe ai ta provojë
fatin. Në vend të përgjegjes krushqarët e përqeshën. Më në fund magjithatë, në lutje të Penelopes,
ia dhanë. Odiseu pa kurrëfarë mundi e ngrehu harkun, u ul në prag të derës së hyrjes, e ngrehu
harkun dhe me të parën i goditi të dymbëdhjetë vrimat e sopatave.
Por kjo nuk qe e vetmja befasi Odiseu u ngrit, i hoqi nga vetja leckat e lypsit dhe u paraqit para
krushqëve në pamjen e vet të vërtetë, të cilën Athena, në atë çast, ia riktheu. E mori shigjetën nga
qesja e vendosi në hark dhe e drejtoi kah Antinou, më i paftyri prej të gjithë krushqarëve dhe me një
shigjetë ia shpoi fytyin, menjëherë pastaj e vrau edhe tjetrin. Kur shënjoi për të tretën herë
krushqarët e tmerruar u turrën kah muri i sallës ku ishin të varura armët e tyre - por Odiseu më parë
kishte urdhëruar që fshehurazi t'i largojnë. Për mbrojtje u kishin mbeutr vetëm shpatat e shkurtëra
dhe orenditë në sallë, mirëpo, përkundër kësaj, nuk u dorëzuan. U zhvillua betejë e ashpër.
Mbarimin e saj nuk e ndryshoi as fakti që Melanteu, skllavi trathtar i Odiseut më vonë ua solli
krushqarëve armët e tyre. Odiseu me ndihmën e Telemakut i vrau deri te i fundit dhe nuk e kurseu
asnjërin prej ndihmësve të tyre - me përjashtim të lajmëtarit, Medonti dhe këngëtarit Femiu, të cilët u
kanë ndihmuar kundër vullnetit të tyre.Pas këtij ngadhënjimi Odiseu ka qenë i detyruar të japë edhe
një provim. Penelopa, së cilës gjatë vitëve të tëra të mungesës së tij i kishte ngulitur thellë pabesia
ndaj mashkujve, nuk besonte se para vetes e kishte burrin e vet. Kur e kërkoi shtratin, shërbëtoreve
u urdhëroi që t'i shtrojnë shtratin mbretëror në odën e madhe. "Kush paska qenë ai burrë që e shkuli
shtratin? Njeri më botë një gjë të tillë s'do t'i mundte. Unë vetë e bëra dhe askush tjetër", pyeti
Odiseu i befasuar. „Pastaj këputa degët, duke e prerë mbi rrënjë ullirin, e zdrukthova mirë dhe e
limova, mirë me pe e mata dhe me të bera bazën ku do të ngritej shtrati. Por nuk e di e grua, nëse
ky shtrat gjendet gjithnjë aty apo është hequr andej duke prerë trangun sipër rrënjësh".

Odiseut nuk i gjendej më asgjë në rrugë për të marrë pushtetin në shtëpi të vetën dhe në tërë
mbretërinë e vet. Dhe për të qenë çdo gjë në rregull, zoti suprem Zeusi, në lutjen e bijës së vet,
Athenës, e shleu nga kujtesa e gjithë njerëzve hakmarrjen për atë që dikur Odiseu ua ka bërë
ndonjë të keqe, duke e gjykuar kështu: "Le të përbetohen me besimin e fortë, dhe Odiseu le të
mbetet tek ata mbret, dhe ne ta bëjmë gjakun, që djemt dhe vellezërit e vet le t'i harrojnë, le të duken
si edhe më parë, dhe le të ketë paqë dhe begati tek ata".A janë plotësuar fjalët e Zeusit nuk dihet.
Nga Homeri nuk mësojmë asgjë për përjetimet e Odiseut. Gjoja se ka qenë i detyruar që ta
ndërmarrë edhe një udhëtim të gjatë nëpër viset greke madje me rema në krah. Këtë shtegëtim
është dashur ta përfundojë kur Odiseu do ta ndeshte njeriun që do ta pyeste se çfarë remash të
çuditshëm po bante - mirëpo, a do të gjendej në tokën greke në mesin e detit të gjerë njeriu i cili nuk
do të dinte për remin?Sipas veprave të mëvonshme poetike Odiseu, kinse, pas shumë viteve u vra
nga dora e Telegonit, djalit të vet të dytë të cilin e lindi magjistarja Kirka pas largimit të tij nga
ujëdhesa Eea. Telegoni, gjoja se u përlesh me Odiseun në dyluftimin i cili u shkaktua kur ai po e
kërkonte babanë, arriti në Itakë, ku shokët e tij e kishin nxitur zënkën. Duke mos menduar se iu ka
kundërvënë babait të vet, Telegoni e goditi me shpatë. Pastaj, thonë se trupin e tij e çoi në
ujëdhesën e magjistarës Kirka, nënës së vet, dhe atje ia organizoi funeralin e madhështor.
4.Personazhet kryesore dhe dytesore:

1:Personazhet kryesore: Odiseu; Posejdoni; Athinaja; Hermesi; Euriloku.

2:Personazhet dytesore: Nimfa; Çircja; Zeusi; Ciklopi; Skilla;

5.Fol per Odiseun:


Odisea (greq. Odysseus, lat. Ulixes) - i biri i trimit Laert dhe i bashkëshortës së tij, Antiklesë, mbret i
Itakës është heroi simbol i zgjuarsisë (dinakërisë) në mitologjinë greke gjatë luftës së Trojës i njohur
si mbreti i Itakës dhe i mishëruar me kualitet të lartë e të papërsëritshëm nga aktori shqiptar
i Kosovës me famë ndërkombtareBekim Fehmiu në një nga filmat dedikuar heroit si realizim
kinematografik. Odiseu ishte njëri prej kreshnikëve më të famshëm dhe me të spikatur të miteve
greke. Trimëria, guximi, qëndrueshmëria dhe sidomos dinakëria kanë hyrë në proverba që edhe sot
janë të gjalla. "Odiseada" sot e kësaj dite është për nga kuptimi emërtim më i ngarkuar i udhëtimit të
gjatë dhe të mundimshëm. Meritë më të madhe për popullaritetin e tij ka Homeri i cili e ka ngritur deri
te trimi titullar i Odisesë së vet. Si trim pa frikë, ndonëse jo edhe përherë pa të meta, Odiseu jeton në
veprat e shumta të artistëve grekë, romakë dhe të atyre të kohës së re. Derisa te grekët gabimet dhe
dobësitë e tij njerëzore e kanë shpetuar që mos të bëhet trim në letër, te romakët e kanë shndërruar
në personazh thjesht negativ. Romakët të cilët konsideroheshin si pasardhës të trojanëve, në këtë
mënyrë i hakmerreshin sepse prej të gjithë udhëheqësve akeas ka pasur meritat më të mëdha për
shkatërrimin e Trojës.
6.Tema kryesore dhe ideja e autorit:
Tema: Ky roman flet per jeten e veshtire te nje luftetari trim.

Ideja: Me vullnet dhe me kembengulje arrijet gjithqka.

7.Pjesa qe me pelqen. Argumentoje:

8.Shprehje te figurshme:
1.

2.

3.

4.

9.Pershtypjet e librit:

10.Mendimi im per romanin:

You might also like