You are on page 1of 2

Poseidoni

Poseidoni (greq. Poseidon, lat. Neptuni) - biri i


Titan Kronit dhe gruas së tij Rejës, zot i detit.
Posejdoni ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas
mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI.
Vëllezërit e tij ishin : ZEUSI dhe HADI. Jetonte në
pallatin e tij nëndetar.
Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e
tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri
ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së
Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i
vjetri në moshë.
Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes
të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij
të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe,
respektivisht, nga oqeani në oqean.
Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi,
kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë
hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë
lindur shumë fëmijë.
Ishte njëri prej tre zotërave më të fuqishëm grek. Ishte sunduesi suprem i perandorisë
së madhe detare, sikur që ka qenë vëllau i tij më i madh, Hadi, sundues i botës
nëntokësore, ndërsa vëllau më i ri, Zeusi, sundues i qiellit dhe i tokës. Të gjithë zotërat
e detit i janë nënshtruar, ishte zotërues i të gjitha kafshëve detare, ka vendosur për çdo
gjë çka ka ndodhur mbi det dhe nëndet.Me tredhëmbëshin e vet ka mundur ta
shqetësojë detin deri te shtrëngatat e furishme, por ka mundur edhe t'i qetësojë dallgët
më të tërbuara. Kur me tredhëmbeshin e vet i ka mshuar tokës, ka shkaktuar tërmet. Ka
qenë i furishëm dbe i fuqishëm, por për nga natyra labil mu sikurse gjallesat mbi të cilat
ka sunduar. Andaj nuk duhet habitur pse i janë frikësuar më së shumti, dhe për këtë
arsye edhe më së shumti e kanë adhuruar marinarët dhe banorët e viseve bregdetare
të tërë botës greke. Pushtetin e vet të madh dhe të fuqishëm Poseidoni e ka fituar sipas
të drejtës trashigimore me short. Kur u lind i ati i tij e gëlltiti, që kështu ta evitojë
mundesinë që dikush prej të bijve të tij ta rrëmbejë pushtetin. E përjetoi të njëjtin fat
sikur se edhe vëllazërit e tij, përveç më të riut, Zeusit, të cilin e ëma e tij e kishte lindur
tinzisht dhe e kishte fshehur në Kretë. Si qenie hyjnore edhe më tutje jetoi me vëllazërit
dhe motrat e veta në barkun e Kronit. Nga ky burg e shpëtoi Zeusi kur u ngrit kundër
Kronit. Poseidoni, menjëherë iu bashkangjit vëllaut të vet dhe së bashku me Hadin dhe
aleatët e tjerë ndihmoi për ta rrëzuar Kronin nga froni. Pas fitores Zeusi u muar vesh me
vëllazërit se pushtetin do ta ndanin me short. Poseidonit i takoi deti. Ishte, pra, siç e
theksonte më vonë në mosmarrëveshje, "i barabartë në të drejtën" me zotin suprem
Zeusin, dhe pasi që pushtetin mbi det nuk e ka fituar me hir të Zeusit, nuk e
konsideronte veten të detyruar për të dëgjuar. Megjithatë, e ka dëgjuar, dhe këtë e ka
bërë plotësisht me vullnet dhe kryesisht, sepse e ka respektuar pushtetin e tij.

You might also like