You are on page 1of 1

Historia e Durrësit

Durrësi mund të krahasohet me qytetet më te mëdhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.


Qyteti Epidamn Dyrak u ndërtua nga Iliret Taulant, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K.
Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngritën ne rrethinat e këtij
qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e një klime mesdhetare, zona me e
përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultësira Perendimore përreth saj.
Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qendra e parë apo limani me emrin Dyrrah. Sipas
autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjine ilire të quajtur Dyrah dhe
Epidamn.
Mbreti Epidamn, ndërtoi pjesën e fortifikuar të qytetit në juglindje të Malit të Durrësit, kurse nipi
i tij Dyrrak, ndërtoi Portin që për shumë e shumë shekuj mban emrin e tij. Nga këto dy emra
mbijetoi deri në ditët tona, emri Dyrrah-Durrësi, për vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vërtet i
mbretit vendas Dyrrah, identifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor të relievit, duke
shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), që duken kur hyn në Gjirin e Durrësit.

Monedhat e vjetra të qytetit 450-350 para.K.

Monedhat pas vitit 350 para.K.


Qyteti u zhvillua më shpejtësi për të mundësuar zëvendësimin ë rolit të Trojës, duke u bërë pika
më e përshtatshme ndërlidhëse midis Pelegi-Evropë dhe Hesperisë të populluar nga Tuske e
Dardanë. Në shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulante: Shtete më Kryeqendër Dyrrahun. Në
shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shndërroi Taulaninë në shtetin kryesor Ilirë të Ultësirës
Perëndimorë Panadriatike, duke e bërë kryeqendrën Dyrrah, qytet më zhvillim të gjithanshëm
"Derë e dritare" të Evropës. Në shekujt II p.K deri X era e re, Evropa Perëndimorë njihej më
emrin Durrës, që ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorisë Romakë-Bizantinë.

You might also like