You are on page 1of 2

DETYRË KRIJUESE

Metamorfozat e njeriut në shoqërinë moderne


Vepra e Kafkës tregon historinë tragjike se si një individ u la në harresë nga
familja dhe shoqëria në momentin që ai u bë i padobishëm. Megjithatë, e gjithe kjo
histori përmban një mesazh sublim në vetvete.Metamorfoza e Gregorit shpreh në
mënyrë të tërthortë problemin e madh të izolimit të individit, që ndodh në
përditshmërinë tonë.

Detaji më i rëndësishëm është se ky izolim apo tjetërsim (metamorfozë) nuk ndodh


menjëherë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për jetën tonë. Izolimi dhe shkëputja
nga shoqëria nuk vihet re derisa të ndihen pasojat e saj. Megjithatë, izolimi i njeriut
nga shoqëria është vetëm një pjesë e problemit. Ajo më thelbësore dhe që çon në
degradimin e njeriut, është shkëputja e tij prej vetes, pra prej unit.

Metamorfoza simbolizon boshllëkun e Gregorit dhe jetën e tij si shitës duke bërë
një paralelizëm me njerëzit, të cilët ia dedikojnë jetën e tyre parasë duke i harruar
apo tjetërsuar vlerat e tyre më të larta njerëzore, e duke u shndërruar rrjedhimisht
në një “kandërr”.

Në sistemin ku jetojmë sot gjithmonë e më shumë kërkohet që njerëzit të jenë sa


më të ngjashëm me njëri-tjetrin, duke fshirë dhuntitë apo talentet që na bëjnë të
veçantë. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse e kthen njeriun në një makineri. Në këtë
mënyrë kur dikush nuk është më i aftë për të punuar, pra me pak fjale kur një
individ nuk është i dobishëm për shoqërinë, kjo e fundit e flak atë duke e
zëvëndësuar me “kandrrën” e rradhës.

“Metamorfoza” e Kafkës është një vepër komplekse që në thelb të saj ngreh


shqetësimin e madh që ka të bëjë me transformimin e njeriut në shoqëri, sidomos
në atë modernen. Asnjëherë më shumë se sa sot, qenia njerëzore është
shpërfytyruar duke u kthyer në një objekt shfrytëzimi.

Diçka shqetësuese për shoqërinë është korruptimi i marrëdhënieve më të pastra


midis njerëzve, atyrë lidhjeve që bazohen mbi konceptin e dhembshurisë,
altruizmit dhe vetë humanizmin. Përkundrazi, zhvillimi i shoqërisë ka bërë që këto
vlera të sipërpërmendura t’i lënë vendin egoizmit, dashakeqësisë dhe interesit.

Punoi: Jon Mukaj


Gregor Zamza nuk është një trillim i momentit i Kafkës. Historia e tij nuk është
thjesht një manifestim i zhgënjimit, gjendjes psikologjike apo ideve të shkrimtarit.
Gregor Zamza apo më saktë gjendja që ai përfaqëson është e pranishme edhe në
jetën e njeriut modern. Me anë të kësaj metamorfoze surreale, Kafka tregon
realitetin me të cilin përballet shoqëria: izolimi i padallueshëm që pushton qenien
njerëzore kur ai zgjedh të jetë i lirë, i pa ndikuar nga rregullat e shoqërisë.

Punoi: Jon Mukaj

You might also like