You are on page 1of 1

“Paratë nuk rriten nëpër pemë, ku mjafton të zgjasësh

dorën dhe të marrësh paratë e nevojshme.“


Kur ne jemi të vegjël, prindërit tanë mundohen që të na plotësojnë çdo dëshirë.
Prandaj, gjithmonë ne na është dukur sikur paraja dilte nga hiçi.
Por kjo nuk është e vërtetë, sepse duhet të punosh për t’i fituar ato para. Për shkak
se paratë nuk janë të pafundme, duhet të bëhet një menaxhim i mirë i tyrë. Kjo
aftësi arrihet me anë të edukimit financiar, si dhe me fitimin e eksperiencës gjatë
viteve. Vetëm në këtë mënyrë të rinjtë do të jenë të aftë, që të ndërmarrin vendime
të duhura dhe të zgjuara me financat e tyre personale.
Të edukohesh financiarisht nënkupton proçesin, me anë të së cilit ne marrim
njohuri rreth produkteve financiare dhe njëkohësisht rreth rreziqeve qëi shoqërojnë
ato. Pra me pak fjalë, edukimi financiar është aftësia për ta kuptuar paranë dhe për
ta administruar atë në mënyrë të tillë që të marrim vendime financiare, të cilat do
na sjellin përfitime jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen.
Si përfundim, me shprehjen se paratë nuk rriten në pemë, unë kuptoj se paraja
është diçka që fitohet me punë, si dhe gjithashtu duhet të jem i kujdesshëm në
shpenzimin e saj, sepse ajo nuk është një burim i pafundëm.

You might also like