You are on page 1of 1

Sipermarresi i lindur apo i pergatitur ?!

Sipermarresi eshte nje person, i cili nis nje biznes te ri, duke marre persiper rreziqet dhe pergjegjesite qe e shoqerojne ate. Ekzistojne nje sere mitesh dhe mendimesh te gabuara rreth faktit se cfare eshte e nevojshme per t`u bere sipermarres. Sipermarresit,jane te lindur eshte nje prej ketyre miteve i cili mbron idene se tiparet karakteristike te sipermarrjes nuk mund te mesohen. Ne fakt, studimi I sipermarrjes si disipline e ka rrezuar kete mit. Per te qene i afte te perballosh keto rreziqe dhe pergjegjesi e vetmja gje qe mund te te ndihmoje eshte nje pergatitje e mire. E lindur mund te jete vetem deshira per te pasur nje sipermarrje por pergatitja eshte thelbesore e te ndihmon te ecesh perpara. Pasi nuk ka asnje person ne bote i cili pa pergatitje te kete arritur te krijoje nje sipermarrje te sukseshme. Kjo pergatitje nuk eshte e thene te jete mbarimi i nje shkolle e cila ka te beje me biznesin, ne jete edhe deshtimet jane te rendesishme sepse gjithmone meson gjera te reja te cilat te bejne me te gatshem te perballesh me rreziqe te papritura. Shume njerez te tjere mendojne se fati eshte vendimtar ne nje sipermarrje, por nje person i pergatitur di te shfrytezoje mundesine keshtu duke e gjetur cdo moment nje menyre per te ecur perpara.

PUNOI: GERI GJATA

You might also like