You are on page 1of 20

HYRJE NË BIZNES

Ushtrime

PhD Can. Elza Qorraj


elzaqorraj@gmail.com
NDËRMARRËSIA DHE BIZNESI I VOGËL
Çfarë është ndërmarrësia?
Çfarë është biznesi i vogël?
Cili është roli i firmave të biznesit të vogël?
- Shkatërrimi krijues
- Shpikjet dhe risitë
- Shanset për punësim
- Globalizimi
NDËRMARRËSIA
Një biznes i filluar nga dikush që përmbushë nevojat për një të mire apo
shërbim.

Ndërmarrësi është një person që kupton mundësitë që ofron biznesi dhe


organizon, menaxhon si dhe merr në konsideratë rreziqet e biznesit me qëllim
të ngritjes së vlerës së tregut të biznesit.

- Njerëz që marrin përgjegjësi


- Njerëz që vet-drejtohen
- Njerëz që marrin rrezik
- Çdo vit mijëra ndërmarrës fillojnë biznese
- Shumë bëhen të suksesshëm por mbeten të vegjël
- Shumë nga ato biznese dështojnë brenda pak viteve
- Të tjerat vazhdojnë dhe bëhen korporata të mëdha.
AVANTAZHET E NDËRMARRËSISË
- Kënaqësia e marrjes së rrezikut dhe arritjes së suksesit
- Shfaqja e ekspertizës dhe aftësive
- Puna nga shtëpia
- Realizimi I fitimeve
DISAVANTAZHET E NDËRMARRËSISË
- Rreziku i dështimit
- Përgjegjësia totale për biznesin
- Orët e gjata
- Rreziku financiar
BIZNESET
Biznesi i vogël firmë që punëson më pak se 500 punëtor.

Zotërohen dhe menaxhohen nga një person i vetëm


p.sh: firmat e shërbimeve kompjuterike, kompanitë e ndërtimit etj.

Mikrobizneset – me pak se pesë punëtor p.sh: restorantet, pastrimet kimike, këpuctar,


parukerit etj

Bizneset e vogla janë rezultat i sipërmarrjes.

Sipërmarrës është kushdo që hap zotëron dhe drejton biznes të vogël.


- Biznesi i vogël kontribon në produktivitetin e vendit.
- Bizneset e vogla stimulojnë ndryshimet në sektorin e biznesit.
- Bizneset e vogla janë punëdhënësi më i madh në shumicen e vendeve.
(SHBA shumica e bizneseve janë të vogla)
BIZNESI I VOGËL
Një biznes në pronësi individuale që zakonisht ka pronarin si menaxher
- Shërben një zone kufitare gjeografike
- Punëson një numër relativisht të vogël të punëtorëve
- Nuk dominon në industri
- Në SHBA shumica e bizneseve janë të vogla
- Punonjësit e tyre përbëjnë 50% të gjithsej fuqisë punëtore.
AVANTAZHET E BIZNESIT TË VOGËL

- Krijohen më lehtë se bizneset e mëdha


- Të qenurit BOSS
- I merr vendimet vet
- Mundësia për të ofruar shërbime që kompanitë e mëdha nuk munden
- Reagimi I shpejtë ndaj nevojave të konsumatorëve
DISAVANTAZHET E BIZNESIT TË VOGËL
- Përgjegjësia për vendimet
- Krijojnë ndjenjën e vetmisë
- Orët e gjata
- Rreth 4 nga 5 dështojnë Brenda 5 viteve të para
- Orët jo të mjaftueshme të punës
- Mbivlerësimi ose nënvlersimi i çmimeve të produkteve
- Mungesa e përvojës
- Ndryshimi i trendeve dhe stileve
- Mungesa e aftësive të nevojshme menaxheriale
- Planifikimi joadekuat financiar
Shkatërrimi krijues

Joseph Schumpeter-i e përdori termin shkatrrim krijues, për të


përshkruar procesin konkurues të suksesit dhe dështimit të biznesit,
firmat e vogla hyjnë në treg për të konkuruar me firmat ekzistuese më
të mëdha. Lindja e këtyre firmave të vogla është si rezultat I shpikjeve
të reja teknologjike.

Bizneset që dështuan: Eastern Airlines, Texaco-ja, Kontinental Airlines,


Allied Stores-i etj .
Shpikjet dhe risitë

A munden firmat e vogla të prodhojnë mallra dhe shërbime me aq efiçiencë sa firmat e


mëdha?
- Elektroniket – Sony
- Fast- food - McDonalds
- Pijet – Coca Cola dhe Pepsi

Përparësit e bizneseve të vogla


-udhëheqja më e lehtë me punëtor
-madhësia e tyre inkurajon eksperimentin
-operojnë me shpenzime më të ulta prodhimi etj.
Shanset për punësim

- Bizneset e vogla ofrojnë punën që njerzit duan.

Administrata Amerikane e Biznesit të vogël vlerëson se në SHBA ka mbi


25 million biznese të vogla. Të gjitha përbëjnë të paktën gjysmën e
vendeve të punës dhe të prodhimit total të vendit, shumica e vendeve
të reja të punës hapen në sektorin e biznesit të vogël.
Globalizimi

Globalizimi ndryshoj rolin e biznesit të vogël, përfshirja në tregtinë


ndërkombëtare ka qenë përfitim i firmave të mëdha, mirëpo bizneset e
vogla po mësonin si të merrni pjesë në këto aktivitete në rritje.Një
mënyre që firmat e vogla të përfshihen është duke u bërë pjesë e
zingjirit të furnizimit të bizneseve të mëdha.
PËRGATITJA PËR BIZNESIN TUAJ VETANAK
Analizo cka dëshiron të bësh dhe gjeje mënyrën si ta bësh…
Pyet veten
- Cka do të prodhoj?
- Kush janë konkurrentët kryesorë?
- Pse nevojitet produkti im?
- Sa do të kushtojë prodhimi I produktit?
- Sa njerëz do të duhen për ta drejtuar biznesin?
- Cfarë objekte/ pajisje më duhen?
- Cfarë licenca ose dokumente ligjore më duhen?
- Sa para më duhen të filloj?
PËRGADITJA PËR BIZNESIT TUAJ VETANAK

- Planifikim i kujdesshëm që nga fillimi


- Zhvillo një Plan Biznesi
- Një përshkrim I shkruar i një ideje biznesi që përshkruan të gjitha
aspektet e biznesit
- Esencial për investorët e mundeshëm dhe bankat që mund të sigurojnë
financimin fillestar.
PLANI I BIZNESIT
1. Përmbledhje
- Përmbledhje e planit të biznesit
2. Përshkrimi I kompanisë
- Lloji i biznesit (prodhim, tregti, shërbime)
3. Seksioni I Produktit – Shërbimet
4. Plani i marketingut
- Konsumatorët e mundshëm dhe detajet e konkurrencës, strategjitë e marketingut,
llojet dhe lokacionet e reklamave.
5. Plani ligjor – si të organizohet biznesi ( individual, ortakëri, korporatë)
6. Plani menaxherial/ Plani operacional
- Personeli kyc dhe ekspertica/ përvoja e tyre, specifiko operacionet ditore të
kompanisë, objektet/ paisjet, personeli ne tërsi, materialet dhe kërkesat e procesimit.
7. Plani financiar
- Nevojat e kompanisë dhe të hyrat e projektuara, kostot dhe profitet.

You might also like