You are on page 1of 2

Ushtrime

 Duke ju referuar të dhënave në tabelën e mëposhtme


s1 s2 s3
d1 250 175 –25
d2 110 100 70
d3 390 140 –80
a. Përdorni rregullin e MaxiMax për të përcaktuar cilën alternativë do të përzgjidhnit.
b. Përdorni rregullin e MaxiMin për të përcaktuar cilën alternativë do të përzgjidhnit.
c. Përdorni rregullin e Optimizëm-Pesimisti për të përcaktuar cilën alternativë do të përzgjidhnit për (α=0.3) dhe
për (α=0.8) dhe krahasoni rezultatet
d. Ndërtoni tabelën e vlerave keqardhjesore dhe nga tabela e vlerave dobiore. Përdorni tabelën e vlerave
keqardhjesore për të përcaktuar cilën alternativë do të përzgjidhnit.
 Rezultatet e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndikojnë në kthimin e investimeve. Supozoni
se një firmë brokerimi përballet me alternativën e të investuarit 20.000$, disa javë para zgjedhjeve për
Presidentin e SHBA-së. Ata mendojnë se nëse zgjidhet kandidati republikan ka disa alternativa investimi që do
të jenë më të pëlqyeshme dhe nëse zgjidhet kandidati demokrat ka alternativa të tjera investimi që do të
preferoheshin më shumë. Tabela në vijim paraqet kthimin e disa investimeve në skenarë të ndryshëm politik.
Përdorni të dhënat e mëposhtme për të arritur konkluzionin se cila do të jetë vendim-marrja. Përdorni rregullin
e MaxiMax dhe MaxiMin për të krahasuar rezultatet.
Investimet Republikan Demokrat I pavarur
A 60 15 -25
B 10 25 30
C -10 40 15
D 20 25 5

 Hedhja në treg e një produkti të ri vlerësohet si një vendim me risk të lartë. Idetë për një produkt të ri dhe për
suksesin e tij në treg janë mjaft të ulëta rreth 1%. Kostot e larta të kërkimi zhvillimit së bashku me shpenzimet
e marketingut dhe kostot e prodhimit duhet patjetër të kompensohen. Megjithatë nëse produkti i ri pranohet
ngrohtësisht nga konsumatorët atëherë kthimet e tij mund të jenë të larta. Në vijim paraqitet tabela e kthimeve
për alternativa të ndryshme të prodhimit të produktit të ri nën skenarë gjendjesh të ndryshme të tregut.
Alternativat e prodhimit Nuk pranohet Pranohet Pranohet
disi gjerësisht
Të mos prodhohet -50 -50 -50
Të prodhohet në pak njësi -200 300 400
Të prodhohet në shumë njësi -600 100 1000

a.Përdorni rregullin e Optimizëm-Pesimistit për të përcaktuar cilën alternativë do të përzgjidhnit (α=0.6)


b.Ndërtoni tabelën e vlerave keqardhjesore dhe nga tabela e vlerave dobiore. Përdorni tabelën e vlerave
keqardhjesore për të përcaktuar cilën alternativë do të përzgjidhnit.
 Jeni duke planifikuar ditën tuaj të dasmës dhe duhet të vendosni këtë javë nëse festa do të jetë jashtë, jashtë me
një tendë ose në një ambient të mbyllur. Niveli juaj i kënaqësisë do të ndikohen nga moti në ditën e festës. Ajo
do të jetë ditë me diell, me re apo shi. Tabela e mëposhtme përmbledh nivelin e kënaqësisë për kombinime të
ndryshme në një shkallë nga 1-10 (10 = më të kënaqura)

Alternativat Ditë me Diell Ditë me Re Ditë me shi

Jashtë 10 6 1

Jashtë me Tendë 9 6 3

Brenda 4 5 7

Përcaktoni alternativën që ju do të përzgjidhnit për secilën nga rregullat e mëposhtme.


a. Maximax
b. Maximin
c. Minimax të vlerave keqardhjesore
d. Optimizëm-Pesimizmit (α = 0.7)
e. Arsyes së pamjaftueshme

 Hera trashëgoi nga të afërmit e saj një shumë të konsiderueshme mjetesh monetare Ajo është duke studiuar
alternativat e ndryshme të investimit. Kthimi pas një viti varet nga norma e interesit përgjatë atij viti. Aktualisht
norma e interesit është 7%. Ajo parashikon që kjo normë interesit mund të qëndrojë njësoj, të rritet me dy njësi
apo të bjerë me dy njësi. Alternativat e ndryshme të investimit si dhe kthimet e tyre (10,000 $) për norma interesi
të ndryshme jepen në tabelën e mëposhtme.
Norma e interesit
Alternativat e Investimit 5% 6% 7% 8% 9%
Fonde të tregut monetar 2 3.1 4 4.3 5
Aksione -3 -2 2.5 4 6
Obligacione 6 5 3 3 2
Obligacione qeveritare 4 3.6 3.2 3 2.8
Tituj me Risk -9 -4.5 1.2 8.3 14.7
Fonde Kursimi 3 5 3.2 3.4 3.5
Përcaktoni alternativën më të mirë të investimit duke përdorur secilën nga rregullat e mëposhtme.
a. Maximax
b. Maximin
c. Minimax të vlerave keqardhjesore
d. Optimizëm-Pesimizmit (α = 0.4)
e. Arsyes së pamjaftueshme
 Z. Marin Hoxha është pronari kryesor i një kompanie nafte-gazi “X. Oil” Shpk. Pas lënies së punës së tij si
profesor pranë një universiteti ai ka arritur të rrisë të ardhurat e tij afërsisht 100 herë. Në ditën e sotme ai është
i detyruar të marrë një vendim për blerjen e disa pajisjeve për shkak të ndikimit të konkurrencës. Alternativat
me të cilat ai përballet paraqiten në tabelën e mëposhtme:
Pajisjet Treg i favorshëm Treg i pavaforshëm
Sub 100 300.000 -200.000
MHD 250.000 -100.000
Petrosan 75.000 -18.000

Marini ka qenë gjithnjë një person optimist gjatë procesit të vendim-marrjes


a. Me çfarë lloj vendimi do të përballet Marini?
b. Çfarë rregulli duhet të përdorë ai për këtë vendimmarrje
c. Cila është alternativa më e mirë për të?
Megjithëse Marini është pronari kryesor miku i tij Aleksi ka meritat që kompania ka qenë financiarisht e
suksesshme. Aleksi është drejtor i financave dhe ai e lidh suksesin e tij me faktin që ai ka mbajtur qëndrim
pesimist gjatë marrjes së vendimeve në industrinë e naftës dhe të gazit. Çfarë rregulli do të përdorte Aleksi në
këtë vendim-marrje? Cilën alternativë do të përzgjidhte ai? Listoni mangësitë e secilës nga rregullat e
përdorura nga Marini dhe Aleksi.

You might also like