You are on page 1of 12

Republika e Shqipërisë

Universiteti Bujqësor i Tiranës


Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit
Departamenti i Menaxhimit të Turizmit Rural
&
Departamenti I Drejtim Agrobiznesit

DETYRE KURSI
Në MENAXHIM TURIZMI

Tema:
Analiza SWOT e bizneseve ne turizem.

Punoi: Suarta Ismailaj Pranoi: Prof. As. Dr. Edmond Kadiu


Kursi 3, Grupi 3
TIRANE, 2020
PERMBAJTJA:
 Hyrje….…………………………………………………………………………………….…
 1.1Cfare eshte analiza SWOT?..........................................................……………......................
 1.2 Pse ta bejme SWOT-in?.........................................................................................................
 1.3 Si ta bejme analizen SWOT?.................................................................................................
 1.4Hapi -1 –Sukseset dhe Dobesite…………………………………………..………………......
 1.5Hapi -2 –Mundesite dhe Rreziqet……………………………………………………….....
 1.6Hapi -3- Rishikimi i matricës SWOT dhe hartimi i planit të
veprimit……………………………………………………………………………………..…
 1.7Kufizimet e analizezs SWOT ?...............................................................................................
 1.8 Analiza SWOT ne bizneset turistike?.....................................................................................
 1.9Dallimet midis analizes SWOT ne biznese dhe ne bizneset
turistike………………………………………………………………………………………...
 1.10. Analiza SWOT ne nje biznes turistik “Angjecite
Turistike”………………………………………………………………………………………
 1.11.Konkluzionet dhe Rekomandimet……………………………… ………………….….
 1.12.Referencat………………………………………………………………………………..
 Hyrje
Merita për zhvillimin e analizës SWOT i përshkruhet Albert S. Humphrey, i cili drejtoi një project kërkimor në Universitetin e
Stanfordit (SHBA) në vitet e gjashtëdhjeta duke shfrytëzuar të dhëna nga shumë kompani udhëheqëse. Qëllimi ishte të konstatohet
se ku dështon planifikimi korporativ.Kërkimi identifikoi një numër të konsiderueshëm fushash kyçe, ndërsa mjeti i shfrytëzuar për
të analizuar secilën nga këto fusha kritike u quajt analiza SOFT. Ajo që është e mirë tani është S(Satisfactory- Kënaqshëm), mirë në
të ardhmen është O (Opportunity- Mundësi). Ndërkaq, e keqja tani është F (Fault-Gabim), kurse e keqja në të ardhmen është T
(Threat-Rrezik).Në vitin 1964, “Kënaqshëm” u zëvendësua me “Sukses”, ndërsa F (Gabim) me Ë (ËeaknessDobësi). Po ashtu,
ndryshoi radhitja logjike e katër fushave kyçe. Meqë sukseset (S) dhe dobësitë(Ë) i referohen të tanishmes dhe janë të karakterit të
brendshëm, ato janë dy fushat që analizohen më së pari.Pastaj vijnë mundësitë (O) dhe rreziqet (T) që i takojnë së ardhmes dhe
paraqesin faktorë të jashtëm. Kështu, SOFT u bë SWOT.

1.1.Cfare është SWOT?

SWOT është mjet planifikimi që përdoret për të kuptuar Sukseset, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet e ndërlidhura me
një projekt ose një ndërmarrje. Metoda nënkupton përcaktimin e objektivit të ndërmarrjes ose të projektit dhe identifikimin e
faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që janë mbështetës ose pengues për arritjen e këtij objektivi. SWOT përdoret shpesh si
pjesë e procesit të planifikimit strategjik.SWOT është shkurtesë për Sukseset (Strengths), Dobësitë (Ëeaknesses),
Mundësitë(Opportunities) dhe Rreziqet (Threats)
Sukseset
• Vetitë pozitive të prekshme ose jo dhe të
brendshme për një organizatë.
• Ato janë brenda kontrollit të organizatës. POZITIVE/PËRKRAHËSE NEGATIVE/TË
për arritjen e qëllimeve DËMSHME
Dobësitë
për arritjen e qëllimeve
• Faktorët që janë brenda kontrollit të organizatës
dhe e pengojnë atë për ta arritur qëllimin e
Të brendshme Sukseset Dobësitë
dëshiruar.
• Në ç' fushë mund të përmirësohet organizata? Fakte/Faktorë të Të mirat e tanishme. Të këqijat e tanishme.
Mundësitë organizatës Duhet t'i ruajmë, t'i Duhet t'i korrigjojmë,
• Faktorë te jashtëm të favorshëm që i japin kuptim mbindërtojmë dhe t'i t'i ndryshojmë ose t'i
ekzistimit dhe zhvillimit të organizatës. shfrytëzojmë për të ndalojmë.
• Çfarë mundësi na ofron mjedisi që nxisin përfituar.
zhvillimin e organizatës? Identifikoni ato në kuptim

Të jashtme Mundësitë Rreziqet
“kornizës kohore”.
Rreziqet Fakte/Faktorë të mjedisit Rrethanat e mira për të Rrethanat e këqija për të
• Faktorë të jashtëm që nuk janë në kontrollin e në të cilin vepron ardhmen. ardhmen. Bëjmë plane për
organizatës, ndërsa mund ta rrezikojnë misionin organizata I trajtojmë me përparësi, menaxhuar ose për t'iu
ose veprimtarinë e saj. ndërtojmë mbi to dhe i kundërvënë
• Organizata mund të përfitojë nga planet për veprim bëjmë të jenë optimale.
në situata të paparashikuara që adresojnë këto
rreziqe.
• Klasifikohen sipas “seriozitetit” dhe “probabilitetit
të shfaqjes”.
 1.2.Pse ta bëjmë SWOT-in?
Analiza SWOT është shumë e përshtatshme për ta kuptuar një organizatë ose një situatë, si dhe për vendimmarrje në çdo situatë të mundshme
në biznes, në organizatë dhe në jetën private. Elementet e analizës SWOT ofrojnë një kornizë të përshtatshme për rishikimin e strategjisë,
pozitës ose drejtimit të veprimit të një kompanie, produkti, projekti ose edhe karrierës së dikujt. Mund të jetë shumë lehtë të bëhet analiza
SWOT, por fuqia e saj qëndron në fleksibilitetin e saj dhe ne zbatimin e drejt ne praktik . Analiza SWOT është proces për identifikimin e
pikave të forta dhe të dobëta – ku duhet të mbrohemi dhe të përmirësohemi. Rezultat i këtij procesi është një 'plan veprimi'. Mund të bëhet
SWOT analiza e një produkti, shërbimi, organizate, ose edhe e një individi. Nëse bëhet në mënyrë të drejtë, analiza SWOT jep një pasqyrë të
qartë të faktorëve më të rëndësishëm qe ndikojnë në mbijetesën dhe përparimin. Analiza mund të shfrytëzohet për sesione punëtorie
(ëorkshopi), zgjidhje të problemeve, planifikim, vlerësim të produktit, vlerësim të konkurrentit, planifikim të zhvillimit personal,
vendimmarrje, etj.
 1.3.Si bëhet analiza SWOT?
Nëse analiza SWOT nuk fillon me përkufizimin e gjendjes së dëshiruar ose objektivit, rrezikon të degjenerojë në qëllim të vetvetes, pra të jetë
e padobishme. Analiza SWOT mund të përfshihet në modelin e planifikimit strategjik. Nëse identifikohet një objektiv i qartë, analiza SWOT
mund të ndihmojë në arritjen e tij. Në përgjithësi, analiza SWOT mund të organizohet në tri hapa:
 1.4.Hapi.1.-sukseset dhe dobesite
Analiza e sukseseve dhe e dobësive është një ekzaminim i brendshëm që përqendrohet në
performancën e deritanishme, strategjinë aktuale, burimet dhe aftësitë. Ajo mbështetet në një
analizë të fakteve dhe supozimeve për fushën që analizohet, përfshirë:

 Njerëzit (Burimet njerëzore)


Njerëzit dhe shkathtësitë
• Zhvillimi i personelit
Infrastrukturën (Ndërtesat dhe pajisjet)
Proceset (Si cilësia, financat, etj.)
• Burimet financiare
• Qeverisja
• Menaxhmenti/Udhëheqja
• Zhvillimi i personelit
• Komunikimi
Produktet
Mënyra më e mirë për të identifikuar sukseset dhe dobësitë është të organizohet një sesion grupor i analizës së gjendjes. Fillimisht, grupi
merret vesh për fushat që duhet analizuar, disa prej të cilave janë dhënë më sipër. Mund të jetë praktike t'u vihen numra fushave, që të jetë
e qartë ku duhet të vendosen deklaratat që identifikojnë sukseset dhe dobësitë.

Kur të jetë arritur marrëveshja rreth fushave që duhet analizuar, duhet përcaktuar pyetjet orientuese për identifikimin e sukseseve dhe të
dobësive:

Sukseset
Çfarë bëjmë mirë? A ka diçka që bëjmë më mirë se gjërat tjera? Më mirë se të tjerët?

Dobësitë
Çfarë duhet përmirësuar? Çfarë nuk bëjmë mirë? Çfarë duhet shmangur, bazuar në gabimet e së
kaluarës?

Mënyra më e thjeshtë e nxjerrjes së sukseseve dhe dobësive është të kemi një diskutim të moderuar sipas fushave për të cilat kemi rënë
dakord më herët. Për çdo fushë, moderatori do të nxisë debat për sukseset dhe dobësitë, duke mbajtur shënim për deklaratat (pohimet).
Alternativa është që pjesëmarrësve t'u jepen karta me ngjyrë dhe të kërkohet prej tyre t'i shënojnë vet sukseset dhe dobësitë në karta me
ngjyrë përkatëse, nga një për kartë, duke shënuar, po ashtu, edhe fushën me të cilën ka të bëj deklarata. Kjo detyrë mund të kryhet
individualisht ose në grup dhe, në një fazë të caktuar, kartat ekspozohen dhe zhvillohet diskutim rreth tyre.
1.5. Hapi 2 –Mundësitë dhe Rreziqet
Analiza e mundësive dhe e rreziqeve bëhet duke ekzaminuar faktorët e jashtëm që Mundësitë
ndikojnë në Ku mund të gjejmë ose të krijojmë
çështjen me interes për ne. Mundësitë janë suksese potenciale në të ardhmen, ndërsa përparësi konkurruese? Cilët janë faktorët
rreziqet që ndikojnë pozitivisht
dobësi potenciale në të ardhmen, prandaj duhet të identifikohen me kujdes në mënyrë në nismat tona?
që të
përfshihen në planifikim.
Zakonisht, mundësitë dhe rreziqet kërkohen në këto fusha:
• Të dhënat demografike
• Faktorët ekonomikë
• Faktorët politikë dhe ligjorë
• Faktorët socialë
• Faktorët e mjedisit
Rreziqet
• Teknologjia
• Kultura Cilat janë pengesat për zbatimin e
planeve tuaja? A ka ndryshime që mund
Metodologjia është shumë e ngjashme me atë të përshkruar në Hapin 1 me këto pyetje të ndodhin në të
orientuese: ardhmen dhe ta rrezikojnë pozitën tuaj?
1.6.Hapi 3 – Rishikimi i matricës SWOT dhe hartimi i planit të veprimit

Matrica SWOT duhet të rishikohet me kujdes për t'i mënjanuar deklaratat kundërthënëse ose që
përsëriten. Matrica “e spastruar” ofron bazë për definimin e aktiviteteve. Pasi të jetë prodhuar
matrica përfundimtare SWOT, ajo shërben për të bërë një përshkrim të situatës së tanishme, ose
për të përcaktuar aktivitetet për përmirësimin e gjendjes në fusha të caktuara. Në përmbledhje:
 
Sukseset duhet të ruhen, të mbindërtohen ose të përfitohet prej tyre.
Dobësitë duhet korrigjuar, ndryshuar ose ndaluar.
Mundësitë duhet trajtuar me përparësi, mbindërtuar dhe bërë të jenë optimale.
Rreziqeve duhet kundërvënë, ose duhet të minimizohen dhe të menaxhohen.

Pyetjet orientuese mund të formulohen në këtë mënyrë:


1. Si ta shfrytëzojmë secilin Sukses?
2. Si ta ndalojmë secilën Dobësi?
3. Si të përfitojmë nga çdo Mundësi?
4. Si të mbrohemi nga çdo Rrezik?

Ky proces duhet të rezultojë me një bashkësi kuptimplote të aktiviteteve të mundshme që mund të përkthehen lehtë në një plan
me afate kohore dhe me kosto.
1.7.Kufizimet e analizës SWOT
Me gjithë se, në dukje të parë, analiza SWOT duket si model i thjeshtë dhe lehtë i aplikueshëm,
mund të themi se bërja e saj në mënyrë efektive dhe kuptimplotë kërkon kohë dhe burime. SWOT nuk mund të bëhet në mënyrë efektive nga
një person, por kërkon punë ekipore. Metodologjia ka përparësinë se mund të përdoret si mjet “i shpejtë”, por edhe si mjet gjithëpërfshirës
menaxherial.Ky fleksibilitet është një nga faktorët që i kontribuon suksesit të analizës SWOT. Analiza SWOT mund të jetë shumë subjektive
dhe dy njerëz rrallë nxjerrin version të njëjtë final të analizës. Sidoqoftë, bëhet fjalë për një mjet të shkëlqyeshëm për të analizua faktorët
negativë dhe për t'i kthyer ata në faktorë pozitivë. Në fakt, SWOT duhet të shfrytëzohet si mjet udhëzues, jo si recetë.

Falë natyrës bashkëvepruese të mjetit, grupi i punës duhet të posedojë ca cilësi për të pasur sukses:

Besimi – Pyetjet e SWOT-it, në veçanti ato që kanë të bëjnë me Dobësitë dhe Rreziqet, mund të mos jenë të këndshme.
Anëtarët e grupit duhet të kenë raport të tillë që bën të mundur diskutim të hapur dhe objektiv për dobësi dhe rreziqe të mundshme.

Aftësia dhe gatishmëria për të vënë në jetë ndryshimin.

Diversiteti – Ekipi që bën analizën SWOT duhet ta përfaqësojë gjithë ekipin planifikues

Koha – Koha e mjaftueshme për të bërë një analizë SWOT të mirëfilltë do të bëj të mundur zhvillimin e një plani të zbatueshëm.
1.8. Analiza SWOT ne bizneset turistike:

Pikat e forta dhe dobesite per biznesin e agjensise se udhetimeve:

Agjenti i udhetimit eshte nje component vital i industries se udhetimit. Eksistenca e tij ofron perfitime domethenese si per industrin dhe per
konsumatoret qe zgjedhin te perdorin sherbimet e tyre. Ka, megjithate ,disa te meta te cilat duhet te merren parasysh.

Pikat e forta :
- Agjencite e udhetimit sigurojn nje menaxhim korrekt ne procedurat Pikat e dobeta:
erezervimit ,si ne kontekstin e detyrimeve ligjore edhe ne funksion te -Niveli i qarkullimit te burimeve njerzore ne angjesite e udhetimit
informimit te konsumatorit mbi te drejtat e tyre . eshte i larte.
- Agjencite e udhetimit kane nje kontakt te drejtperdrejte me Duke cuar ne nje pengese te vazhdueshme lidhur me trajnimin e
konsumatorin e si pasoj nje ndikim te drejteperdrejte ne vendimarjen stafit , referuar games dhe specifikave te produktit turistik ne
e tij. funksion kjo te plotesimit te kerkesave dhe nevojave te
- Angjecite e udhetimit kane mundesine e modifikimit te produktit konsumatorit turistik.
turistik duke realizuar shitje shtese e duke shtuar element ne  
strukturen e konsumit turistik. -Komisioni qe u paguhet angjencive te udhetimit ,shpesh eshte nje
-Angjencite e udhetimit sigurojne me shume komunikim edhe kontakt proporcion i konsiderueshem ne raport me koston totale duke
midis konsumatorve dhe prodhuesve te produkteve turistike, sesa keta reduktuar nivelin e fitimit.
te fundit me konsumatorin.  
-Agjencite e udhetimit ofrojne nje game te gjere produktesh si pasoje -Konsumatori mund te mos informohet per te gjitha produktet pasi
e bashkpunimit me shume prodhues. agjenti i udhetimit mund te jete i interesuar dhe i fokusuar tek
- Agjencia e udhetimit mund te pershtas dhe modifikoj ne menyre te produktet ku perfiton komisionet me te larta .
personalizuar produktin turistik sipas kerkesave te konsumatorit.  
-Angjencite e udhetimit u ofrojne komoditetet dhe lehtesite e -Agjensite e udhetimit mund te mos jene ne gjendje te ofrojne cdo
nevojshme konsumatorit referuar si rezervimit por edhe produkt.
konfidencialitetit.  
-Agjencite e udhetimit u mundesojne konsumatorit kursimin e -Konsumatorve mund tu kerkohet te paguajne nje tarife per
kohes ,referuar si transaksionit por edhe rezervimit te produktit. sherbimin qe ofrohet nga angjesite e udhetimit.
Reziqet:
Cmimet e larta te produktet turistike qe ato ofrojne .
Nje cilesi jo e mire e produkteve qe ofrohen ne kto kompani.
Mos profesionalizmi qe ju ofrohet turisteve nga kto kompani nga personeli i tyre .
Mungesa e indetitetit te cdo produkti te kompanive te ndryshme , angjencie turistike .
Si dhe mungesa e fasiliteteve dhe lehtesirave te sherbimeve
-Te gjitha kto probleme edhe dobesit qe u permenden pak me larte munde te na cojne ne falimentimin dhe ne mbylljen e angjencise .

 
1.9.KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET

1- SWOT është mjet planifikimi që përdoret për të kuptuar Sukseset, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet e ndërlidhura me një
projekt ose një ndërmarrje.
2- Analiza SWOT është proces për identifikimin e pikave të forta dhe të dobëta – ku duhet të mbrohemi dhe të përmirësohemi.
3- Analiza SWOT mund të organizohet në tri hapa:a) Sukseset dhe dobësit
b) Mundësit dhe reziqet
c) Rishikimi i matricës SWOT dhe hartimi i planit të veprimit
4-Analiza SWOT në bizeneset turistike, pikat e dobta dhe te forta,reziqet që I kanosen biznesit.
5-Analizën SWOT mund tja bëjm jo vetm një biznesi turistik por një biznesi cfardo gjithashtu dhe vetem një individi.
 

Rekomandimet:
1-Duhet të kemi një begraund të gjerë për të bër një analiz SWOT të suksesshme dhe të mirfillt për të shmangur reziqet dhe
falimentimin e një biznesi.
2-Duhet ti kemi objektivat e qarta për të shmangur dopësit dhe reziqet në një biznes
3-Duhet të hartojmë strategji efikase për të kthyer dopësit e biznesit në pika të forta
 
 

 Rreferencat
 
1-Ekonomi Turizmi
2-Menaxhim Turizmi
3-Wikipedia
 

You might also like