You are on page 1of 2

Analize Letrare e Romanit Xha Gorio.

Njera prej veprave me te njohura te Balzakut eshte edhe romani “Xha Gorio” , ne
te cilin trajtohen tem ate rendesishme shoqerore , morale dhe psikologjike.
Ne shume prej veprave te Balzakut,gjithashtu neper faqet e ketij romani shfaqen
shume personazhe te romaneve te tjera , por kryepersonazh eshte Xha Gorio.
Ai eshte nje prind I fyer dhe ka nje dashuri per vajzat e tij , e cila eshte e
jashtezakonshme dhe shkaterrimtare.
Balzaku jetoi ne nje periudhe kohore qe kishte ndryshime te medha
shoqerore,politike dhe morale, te cilat lane gjurme te pa shlyeshme ne
psikologjine e njerezve.Pasojat e ketyre ndryshimeve u shfaqen edhe ne kete
roman te Balzakut.Xha Gorio ishte nje fabirkant I madh,por ai mbetet I vetmuar
ne vitet e pleqerise,edhe pse kishte dy vajza, te cilat interesohen vetem per te
hollat e tij.
Ai e err jeten ne pasionin e zonjes Voker te Parisit, ku njerez te ndryshem me fate
te ndryshme jetesore kishin gjetur strehim.
Ne kete roman vemendja e autorit perqendrohet tek dukuria shoqerore e
shkaterrimit te familjes dhe renies morale te saj.Kauza ngrihet mbi konfliktin e atit
Gorio dhe bijave te tij Anastazies dhe Delfines.Xha Gorio shfaqet tragjik ne disa
plane por ketu po vecojme vdekjen e se shoqes,te cilen e kishte dashur shume
dhe mosperfillien e te bijave.
Ai binte gjinje e meposhte dhe ne syrin e shoqerise ishte vetem nje “fabrikant
makaronash” , te bijat , vetem fal parave te tij u perfshine ne shoqeri aristokrate
dhe kjo gje perfundoi deri ne ate pike sa te turperoheshin nga puna me te cilen
merej ai.
Keshtu jeta e Xha Gorios shnderrohet ne nje ankth te vertet.Ne jeten e tij asgje
ska me kuptim.E vetmja ngjarje ne jeten e tij eshte vizita fshehurazi e te bijave,te
cilat nuk deshirojne qe rrethi I tyre I ri shoqeror ta kuptojne se te kujt ishin.
Ato jepen kaq shume mbas jetes aristokralike , sa nuk shkojne per te takuar te
atin as kur eshte duke dhene shpirt,madje edhe me keq nuk marin pjes as ne
varrimin e tij.
Ketu kemi te bejme sa me nje depertim te thelle ne dramen shpirterore ten je
prindi te fyer,aq edhe me nje akuze te ashper kunder rrenimit te vlerave morale
nga shoqeria e re qe po krijohej.
E gjitha kjo ngjarje eshte ndertuar nepermjet personazhesh te fuqishme letrare,
situatash bindese jetesore, merdheniesh te nderlikuara nder njerezore e
shoqerore, qe romani “Xha Gorio” e bejne nje nga veprat me te lexuara te
Balzakut dhe nje nga veprat e letersise boterore.

Punoi:Denada Arbiti

You might also like