Test gjuhe Grupi A 1. Rendit fjalët e mëposhtme sipas alfabetit Hëna, fletore, autobus, klasë ________________, ________________, ________________, ________________ (4 pikë) 2. Vendos numra në fjalitë e mëposhtme sipas rendit të ngjarjes. Atje, zura dhe një shok. Gjithë ditën luaja me top dhe lahesha në det. Pushimet i kalova në plazhin e Durrësit. Ai më mësoi të notoja stile të ndryshme notimi. (4 pikë) 3. Vendos shenjat e pikësimit në fjalitë e mëposhtme. Shkruaj llojin e tyre. Kush ta bleu këtë fustan të bukur ___________ (______________________________) Po ti qenke rritur shumë ___________ (______________________________) Gjyshja gatoi byrek me spinaq ___________ (______________________________) (6 pikë) 4. Ktheji fjalitë mohore në pohore. Dritani nuk e shikon asnjëherë semaforin. _______________________________________________________________________. Asnjë nuk e pa shfaqjen. _______________________________________________________________________. (2 pikë) 5. Nënvizo fjalët e shkruara drejt. kurkund kurrkund asnjeri asnjë as një askurrkush (3 pikë) 6. Ndaj në fund të rreshtit fjalët: blej → marrje → katra → (3 pikë) 137 Libër mësuesi për tekstin “Gjuha shqipe 3” 7. Shkruaj dy fjali. e thjeshtë: _____________________________________________________________. jo e thjeshtë: ___________________________________________________________. (2 pikë) 8. Nënvizo kryefjalën dhe kallëzuesin dhe shkruaj me çfarë pyetjesh gjenden. Në verë, gjyshi mban syze dielli. kryefjala ___________________ pyetja _______________________ kallëzuesi __________________ pyetja _______________________ (4 pikë) 9. Përshtat foljen me kryefjalën në fjalitë e dhëna. Fëmijët ulen në divan dhe (shikoj) një film vizatimor. Unë dhe ti (do të marr) topin për të luajtur. (2 pikë) 10. Fjalëve kryesore të fjalisë shtoju fjalë plotësuese. Mësuesja _______________________ shpjegon ___________________________. Mjeku __________________________ viziton _____________________________. Traktori _________________________ lëvron _____________________________. (6 pikë) 11. Shkruaj fjali që shprehin: Urim _________________________________________________________________ Dëshirë _______________________________________________________________ Mallkim _______________________________________________________________ (3 pikë)