You are on page 1of 6

Teste Gjuha shqipe 6

Emri i nxënësit ___ERZANA KRASNIQI___________________________ Koha: 45 minuta

__________________________________________________________________________

Testi nr. 1

Lexoni historinë e mëposhtme dhe përgjigjjuni kërkesave që vijojnë.

Historia e Hansit të zgjuar

Hansi jetonte në Berlin me zotin Osten. Një ditë, i zoti i tij ftoi disa miq për vizitë. Ai i çoi ata në
oborr, ku kali po pushonte qetësisht. - A je gati Hans?- e pyeti ai.Kali tundi kokën në shenjë
pohimi. - Sa bëjnë katër + tre?Kali ngriti këmbën e djathtë dhe me potkua goditi truallin e gurtë
të oborrit shtatë herë. Të gjithë u habitën. Zoti Osten buzëqeshi dhe i dha kalit një ushtrim tjetër.
Shpërndau gjashtë copa letre me ngjyra të ndryshme dhe i kërkoi Hansit të ngrinte vetëm atë me
ngjyrë të gjelbër. Hansi eci dhe ndaloi përpara letrës me ngjyrë të gjelbër, e kapi me dhëmbë dhe
u drejtua për te i zoti. Zoti Osten e pyeti kalin për katër orë rresht dhe ai iu përgjigj me saktësi të
gjitha pyetjeve. Thuajse çdo ditë Hansi u tregonte njerëzve të habitur diçka nga talenti i tij i
veçantë. Hansi mund t’i ndante sendet në bazë të ngjyrës, madhësisë apo formës. Madje, ai
mund të tregonte me saktësi edhe orën. Por Hansi kishte dhe një talent që i habiste më shumë
njerëzit. Ai mund të lexonte mendimet e të zotit! Jo të gjithë e besonin këtë. Një stërvitës
kafshësh në një cirk e vëzhgoi me shumë kujdes zotin Osten se mos i bënte ndonjë shenjë Hansit
për ta ndihmuar që të përgjigjej saktë. Por, pasi e pa me shumë kujdes për ditë të tëra, në fund e
pranoi se zoti Osten nuk i jepte Hansit asnjë sinjal të fshehtë. Megjithatë, njerëzit përsëri kishin
dyshime. Një shkencëtar, i quajtur Oskar, e vëzhgoi Hansin për një kohë shumë të gjatë dhe, më
në fund, e zgjidhi misterin e kalit të zgjuar. Një ditë profesori mendoi diçka të re. Ai i bëri Hansit
një pyetje, përgjigjen e së cilës as ai vetë nuk e dinte. Pyetjes: “Sa larg është Berlini nga
Londra?”- i shkreti Hans, ndonëse u përpoq shumë, nuk mundi t’i përgjigjej. Profesori u
entuziazmua. Ai i bëri dhe pyetje të tjera. Për pyetjet që profesori ua dinte përgjigjet, edhe Hansi
përgjigjej. Por kur bënte pyetje që as ai vetë nuk e dinte përgjigjen, edhe Hansi nuk përgjigjej.
Përpara se të binte mbrëmja, profesori e kuptoi se Hansi në të vërtetë nuk dinte të mblidhte apo
të zbriste. Ai nuk dinte t’i tregonte ngjyrat, monedhat apo të luante me letra. Ai nuk dinte të
lexonte apo të tregonte orën. Hansi nuk ishte një kalë i veçantë. Ai dinte aq sa dinte njeriu që e
pyeste, asgjë më shumë!Kjo do të thoshte se njeriu që e pyeste, i jepte sinjale. Por si?! Edhe
profesori vetë i kishte dhënë sinjale, por nuk e dinte si e kishte bërë këtë. Pas disa ditësh ai i bëri
Hansit përsëri disa pyetje dhe


lloi ta vëzhgonte me shumë kujdes. Pak nga pak ai

lloi ta kuptonte se çfarë ndodhte në të vërtetë. Shumë kafshë të stërvitura dinë t’i kapin sinjalet,
si: lëvizjen e dorës ose ndryshimin e tonit të zërit. Por asnjë nga këto sinjale nuk ishte përdorur
me Hansin. Megjithatë, njerëzit i kishin dhënë sinjale kalit pa e ditur as vetë. Në

llim personi i bënte Hansit një pyetje dhe, në mënyrë të natyrshme, ai tensionohej pak, ndërsa
priste përgjigjen e kalit. Në këtë moment ndodhnin ndryshime të vogla

Teste Gjuha shqipe 6

trupore, të cilat as ai vetë nuk i kuptonte. Kështu personi mund të gëlltitej më shpesh se
zakonisht, mund të shtrëngonte buzët ose mund të mblidhte vetullat. Këto sinjale të vogla të
tensionit i tregonin Hansit se duhej të

llonte të përgjigjej. Për shembull, dikush e pyeste Hansin se sa bëjnë 5+5. Në çdo goditje që
Hansi i bënte truallit me patkua, personi bëhej gjithmonë e më i tensionuar. Pastaj, kur Hansi
godiste për të 10 herë, per-soni qetësohej. Në këtë moment ndodhnin disa ndryshime të tjera të
vogla. Personi mund të bënte një frymëmarrje të thellë ose të merrte frymë më ngadalë. Buzët e
tij mund të hapeshin pak dhe fytyra e tij mund të skuqej. Të gjitha këto sinjale të vogla tensioni i
tregonin Hansit se duhej të ndalonte. Kështu Hansi i zgjuar në të vërtetë nuk mendonte, të
paktën jo në mënyrën se si mendojnë njerëzit. Megjithatë ai ishte një kalë shumë i veçantë. Ai
kishte ngatërruar shumë specialistë për një kohë të gjatë. Ai nuk ishte në gjendje të lexonte
mendimet, por ishte një nga kampionët e leximit të muskujve.

1. Qarkoni përgjigjen e saktë.

Cilat nga çiftet e mëposhtme kanë kuptim të kundërt?

1 pikë

A) Pyes- studiojB) Natyrisht- lehtësishtC) Lehtësim- tensionimD) Lajmëroj-plani


koj

2. Rretho alternativën e saktë.

Hansi ndalonte së godituri dyshemenë me këmbën e tij, kur e gjente numrin e saktë, sepse ai

1 pikë

A) mund të lexonte mendjen e të zotit;B) ishte aftësuar për ta bërë këtë nga i zoti i tij; C) e dinte
se ishte koha për të ecur rrotull;D) e ndiente se i zoti në atë moment lehtësohej.

3. Qarkoni çiftin e duhur të mbiemrave.

Profesori mund të përshkruhet shumë mirë, si:

1 pikë

A) i dobishëm dhe i sjellshëm.B) i dashur dhe i mprehtë.C) nervoz dhe ngacmues.D) i vendosur
dhe i durueshëm.

4. Lexoni fjalitë e mëposhtme, të marrë nga pjesa.

1 pikë

Personi mund të bënte një frymëmarrje të thellë ose të merrte frymë më ngadalë. Buzët e tij
mund të hapeshin pak dhe fytyra e tij mund të skuqej. Të gjitha këto sinjale të vogla tensioni i
tregonin Hansit se duhej të ndalonte.

5. Qarkoni fjalën

(sinonimin)

që ka kuptimin e fjalës

tension

A) aftësiB) ankthC) zemërimD) frikë


4

Teste Gjuha shqipe 6

6. Qarkoni një nga fjalitë e mëposhtme, me cilën autori bie dakord.

1 pikë

A) Kafshët janë më të zgjuara, sesa mund të mendojnë njerëzit. B) Situatat shpesh janë ndryshe
nga mënyra se si shfaqen.C) Është gabim të mendohet se kafshët mund të stërviten.D) Është
gabim t’i mashtrosh njerëzit, ashtu si bëri zoti Osten.

7. Shkruani dy veprime të kalit, që i habisnin njerëzit.

3 pikë

a) ________________________________ b) ________________________________

8.

Për ç’arsye kali mund t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve që i bëheshin?

1 pikë

___________________________________________________________________________

9.

Gjeni dy mbiemra në tekst që tregojnë cilësi të Hansit. Çfarë

gure letrare formojnë ato?

3 pikë

a) epiteti: __________________ b) _____________________ c)


gura letrare: _______________

10.

A mendoni se një kalë i tillë është vërtetë i veçantë? Pse? Përdorni të paktën dy shembuj nga
pjesa për të mbështetur mendimin tuaj.

2 pikë Ilustrimet:

a)

________________________________________________________________________

b)

_________________________________________________________________ 11.

Gjeni antonimin e fjalës i

veçantë.

1 pikë

I veçantë

: _______________________ 12. Vendosni shenjën X te fjalët e pandryshueshme.

2 pikë

kështu _____________ i ftohtë _______________moment _____________ mbi


_______________sepse _____________ larg _______________

13. Gjeni përbërësit e fjalës

përhapën.

3 pikë

__________________ __________________ __________________

14. Nënvizoni fjalën që, sipas ndërtimit, është futur gabim në bashkësinë e mëposhtme.
1 pikë

A) GjithnjëB) Gjithmonë

You might also like