You are on page 1of 2

Libër mësuesi

TEST - PERIUDHA E PARË


Emri/Mbiemri Data
Klasa

1. Rendit fazat e mbirjes së farës, duke vendosur numrat në kutizat para fjalive. 6 (pikë)
Fillon të rritet rrënja e parë.
Gjethet bëhen më të mëdha dhe farat vyshken.
Dalin gjethet e para.
Çahet cipa mbrojtëse e farës.
Fillon të rritet filizi.
Fara thith ujë dhe fryhet.

2. Qarko për çfarë ka nevojë fara që të mbijë e të rritet. 3 (pikë)


ujë dritë ajër ngrohtësi erë

3. Pse bimët kanë lule? 2 (pikë)

4. Emërto pjesët e lules duke përdorur fjalët e dhëna. 7 (pikë)


petla nënpetla pistili vezorja pjalmorja theku pjesa femërore

5. Shkruaj emrat e pjesëve mashkullore të lules. 2 (pikë)

6. Shkruaj emrat e elementeve të pjesës femërore të lules. 3 (pikë)


103
Libër mësuesi

7. Paraqit të dhënat në një grafik me shtylla. 6


(pikë) Disa nxënës të klasës së pestë hulumtuan pjalmimin e luleve nga insekte të ndryshme. Ata
vëzhguan dhe numëruan sa herë shkuan insektet te lulet. Kështu, bletët shkuan 12 herë, fluturat
shkuan 10 herë, brumbujt shkuan 4 herë dhe grerëzat 7 herë.

8. Trego dy mënyra, nëpërmjet së cilave lulet tërheqin insektet. 2 (pikë)

9. Trego se ku dallon pjalmimi nga pllenimi. 2 (pikë)

10. Duke përdorur fjalët e mëposhtme, ndërto ciklin jetësor të bimës. 9

(pikë) formimi i frytit dhe i farës pllenimi rritja

pjalmimi mbirja çel lulja shpërndarja e farës

Suksese!
Pikët 9 10-15 16-21 22-27 28-32 33-37 38-42

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10

104

You might also like