You are on page 1of 3

Test përmbledhës, periudha e parë __________________________

Lënda : Gjuhë shqipe, kl. IV


Lexo me kujdes tekstin dhe përgjigju pyetjeve.

Dhelpra dhe kali

Një fshatar kishte një kalë të plakur që nuk i vlente për asgjë dhe kërkonte një pretekst për ta larguar
nga shtëpia.

- Dëgjo këtu, - i tha kalit, nëse do që të të jap ushqim këtej e tutje, duhet të më sjellësh këtu një luan.

Fshatari ishte i bindur se kali nuk kishte si të sillte në shtëpi një luan. Ai kënaqej me zgjuarsinë që
kishte treguar duke i kërkuar kalit që të sillte një luan. Edhe kali e kishte kuptuar që i zoti nuk e donte,
prandaj i kërkonte diçka të pamundur.

Kur kali doli jashtë, në mes të udhës, mes dimrit të ftohtë, ndihej krejt i lodhur nga pleqëria. Aty takoi
dhelprën. Ajo u habit me kalin e bërë kockë e lëkurë dhe e pyeti se çfarë kishte ndodhur. Kali i tregoi
për të zotin e tij.

- Të ndihmoj unë, - i tha dhelpra dhe e urdhëroi të shtrihej në tokë si i ngordhur.

Kali u bind dhe u shtri përdhe. Dhelpra shkoi te luani dhe i tha se kishte parë një kalë të ngordhur.
Ajo e dinte se luanit kishte kohë që nuk po i ecte gjahu. Ajo i tha që ta hidhte në krahë dhe të shtronte
sofrën e tij mbretërore.

Luani e hodhi kalin mbi shpatulla. Kali ishte shumë i rëndë dhe këmbët e luanit shkonin sa andej-
-këtej. Nuk shikonte se nga shkonte. Ecte pas dhelprës dhe u gjend në shtëpinë e fshatarit. Këmbët nuk
po e mbanin dhe e lëshoi kalin nga supet. Kali u ngrit në këmbë dhe filloi të vraponte. Luani u habit me
një kalë të ngordhur që po vraponte. Kur fshatari pa se kali ia kishte sjellë luanin te shtëpia, i iku
mendja.

- Do të qëndrosh gjithmonë këtu, - i tha fshatari kalit nga frika se mos ia sillte prapë luanin në portë.

pretekst- kur dikush gjen një shkak të kotë për të mbuluar të vërtetën e një veprimi

sofër- tryezë e rrumbullakët dhe e ulët që shërben për të ngrënë

1. Shpjego me fjalët e tua kuptimin e këtyre shprehjeve: ( 2 pikë)

Ishte bërë kockë e lëkurë ______________________________________________________________

nuk po i ecte gjahu ___________________________________________________________________

2. Shëno Po për fjalitë e vërteta dhe Jo për fjalitë jo të vërteta. ( 6 pikë)

Fshatari kishte dëshirë të mbante një luan në shtëpi. ____ Luani e mbajti kalin mbi shpatulla.____
Kali doli në mes të të ftohtit. _____ Në fund u habit vetëm fshatari. _____

Teksti ka 5 paragrafë. _____ Paragrafi i parafundit nuk ka dialog. _____

3. Vendos numrat sipas radhës së kryerjes së veprimeve. ( 6 pikë)

Luani e çoi kalin te shtëpia e fshatarit. Dhelpra shkoi te luani.

Një fshatar nuk e donte më kalin e tij të plakur. Ai e mbajti në kurriz kalin.

Dhelpra i tha që të bëhej si i ngordhur. Kali doli në mes të rrugës.

4. Lidh personazhet me cilësitë. ( 4 pikë)

luani kali fshatari dhelpra

i bindur mendjelehtë mendjemprehtë mosmirënjohës

5. A donte që ta ndihmonte dhelpra kalin? Nga e kupton këtë? ( 2 pikë)

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

6. Shkruaj temën dhe idenë e pjesës. ( 2 pikë)

Tema: _____________________________________________________________________________

Ideja: ______________________________________________________________________________

7. Kthe fjalinë në mohore duke ndryshuar edhe fjalën e nënvizuar. ( 2 pikë)

Fshatari do t’i jepte gjithmonë ushqim kalit.

___________________________________________________________________________________

8. Krijo vetë nga një fjali për çdo rast që të ketë lidhje me përmbajtjen e tekstit “Dhelpra dhe kali”.

( 4 pikë)

dëftore ____________________________________________________________________________

nxitëse ____________________________________________________________________________

pyetëse ____________________________________________________________________________

dëshirore __________________________________________________________________________

9. Vendos shenjat e pikësimit. ( 4 pikë)

Luan, eja se kam parë një kalë të ngordhur i tha dhelpra me mburrje
10. Kthe emrat në numrin shumës, pa ndryshuar trajtën. ( 2 pikë)

një kalë _____________________________ një dhelpër _____________________________

11. Kthe emrat në numrin njëjës, pa ndryshuar trajtën. ( 2 pikë)

mbi shpatulla ___________________________ këmbët ________________________________

12. Shkruaj emrat e gjinisë femërore. ( 2 pikë)

fshatari ________________________________ luani __________________________________

13. Qarko emrat në trajtën e shquar dhe nënvizo emrat në trajtën e pashquar. ( 4 pikë)

Fshatari ishte i bindur se kali nuk kishte si të sillte në shtëpi një luan.

14. Analizo emrat e nënvizuar te pjesa. Shëno me + . ( 8 pikë)

emrat lloji gjinia numri trajta


i i përveçëm femërore mashkullore njëjës shumës e pashquar e shquar
përgjithshëm
sofrën
supet

15. Imagjino sikur ke gjetur një qen të braktisur në rrugë. Shkruaji një letër punonjësve të kopshtit
zoologjik që të kujdesen ata për të. ( 3 pikë)

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________

Vlerësimi 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-16 17-23 24-30 31-37 38-42 43-47 48-53
Pikët e fituara

You might also like