You are on page 1of 38

Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi A TEST I Emri________________________

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Sekreti i Lumturisë, Paulo Coelho (Alkimisti)

Një tregtar e dërgon djalin e tij te një njeri i urtë dhe i zgjuar, që të mësojë Sekretin e Lumturisë. Djali i ri
përhumbi në shkretëtirë dhe udhëtoi 40 ditë, derisa mbërriti te një kështjellë në majë të një mali. Atje jetonte
plaku i urtë, të cilin po kërkonte djaloshi.
Pas gjetjes së plakut të urtë, djaloshi hyri në një dhomë dhe vuri re një numër të madh njerëzish, tregtarë
që shkonin e vinin, njerëz që bisedonin nëpër qoshe, një orkestër të vogël që po luante një muzikë të
mrekullueshme, dhe atje, në një kënd, ishte një tryezë e shtruar me frutat më të shijshme të botës. Plaku i urtë
bisedonte me çdonjërin, dhe djaloshit iu desh të priste gati 2 orë derisa t’i vinte radha. Me një vigjilencë dhe
durim të madh, plaku i urtë po e dëgjonte arsyen se pse kishte ardhur djaloshi deri atje, por i tha që në atë
moment ai nuk kishte kohë që t’i shpjegonte Sekretin e Lumturisë. Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth
pallatit të tij dhe të kthehej pas 2 orësh. “Por unë dua që t’ju kërkoj diçka, – shtoi plaku i urtë, ndërsa i dha një
lugë çaji, në të cilën futi dy pika vaj: – Ndërkohë që do të shëtisësh nëpër pallat, ki kujdes lugën, se mos të të
bien dy pikat e vajit.”
Djaloshi shkoi të shëtisë në të gjithë pallatin, ngjiti dhe zbriti shkallët dhe shëtiti gjithandej dhe gjithmonë i
mbante sytë te luga. Dhe pas dy orësh, ai kthehet te plaku i urtë. “E pra, – pyet plaku i urtë, – a i pe tapetet
persiane në dhomën e ngrënies? A e pe kopshtin tim, kopsht për të cilin kopshtarët e mi kanë shpenzuar 10
vjet për ta ndërtuar? A e pe bibliotekën time madhështore?” I zënë ngushtë, djaloshi pranon që nuk ka parë
asgjë. Ai u kujdes vetëm që të mos i derdheshin pikat e vajit, ashtu siç e kishte porositur plaku. “Pra, kthehu
dhe shko e shiko mrekullitë e botës sime, – tha plaku i urtë. – Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh
shtëpinë e tij.” Tani me shumë lehtësi djaloshi e kap lugën dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor. Kësaj
radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e
përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me petlat e tyre delikate dhe magjepsëse. Dhe në fund kthehet te plaku i
urtë dhe i shpjegon me detaje atë që ka parë. “Po ku janë dy pikat e vajit, që të porosita të mos i derdhësh?”
– e pyet plaku.
Shikon lugën dhe vë re se ai e kishte derdhur vajin. “E pra, kjo është këshilla që të jap, – tha i urti i të urtëve.
– Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat
e vajit në lugë.”

1. Zgjidhni alternativën e saktë. (1 pikë)

a. Një djalë shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
b. Një bari e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
c. Një tregtar e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
d. Një plak shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

2. Zgjidhni alternativën e saktë. (1 pikë)

a. Udhëtimi i djalit zgjat 41 ditë.
b. Djali e gjeti Sekretin e Lumturisë për 40 ditë.
c. Djali udhëtoi 40 ditë në shkretëtirë.
d. Djali humbi rrugën për 40 ditë.

304
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

3. Zgjidhni alternativën e saktë. (1 pikë)

a. Djali shkoi në një kështjellë në një qytet të madh.
b. Djali shkoi në një kështjellë majë një mali.
c. Djali shkoi në një kështjellë në shkretëtirë.
d. Djali udhëtoi pafundësisht drejt një kështjelle.

4. Renditni sipas radhës 4 nga objektet dhe sendet e vyera që ndodheshin në kështjellë.
(1 pikë)

_____________ ___________________ ___________________ ____________

5. A mendoni vërtet se plaku “nuk kishte kohë” t’i shpjegonte djalit atë që kërkonte?
Jepni argumentin tuaj për përgjigjen (2 pikë)
___________________________________________________________________________________

6. Si e gjykoni porosinë e plakut për djalin? Cili është qëllimi që ai i kërkon djalit të vëzhgojë me sy dhe
të kujdeset për vajin njëkohësisht? Argumentoni mendimin tuaj. (4 pikë)

7. Evidentoni në tekst dy shembuj që tregojnë se plaku ishte një njeri i urtë dhe i mençur.
(2 pikë)

8. Komentoni shprehjen e plakut;

“Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.” (2 ditë)
____________________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________________
________________________________________________________________

9. Jepni dy cilësi të karakterit të djalit duke ilustruar me shembuj nga teksti (4 pikë)
__________________________________________________________________________

10. Gjeni në fragmentin e dhënë një epitet metaforik. (1 pikë)

Kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, gjithçka
rreth e përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me petlat e tyre delikate dhe magjepsëse.

11 Cili është mesazhi që përcillet të fjalinë e fundit të fragmentit. (2 pikë)

Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat
e vajit në lugë.

305
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Fjala kështjellë në përfundim të paragrafit të parë është përdorur në kuptimin e saj të parë. Ndërtoni
një fjali ku kështjellë të përdoret në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional.
(1 pikë)

________________________________________________________________________

2. Jepni kuptimin që është përdorur fjala kopsht në fjalinë: Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e përqark
pallatit. (1 pikë)
________________________________________________________________________

3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës kopshtarin, sipas përcaktimit në tabelë: (4 pikë)

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja

4. Ktheni në shumës fjalinë: Ai kthehet te plaku i urtë. (1 pikë)

__________________________________________

5. Në fjalinë “Një tregtar e dërgon djalin e tij të mësojë Sekretin e Lumturisë”, grupin e nënvizuar
zëvendësojeni me një emër farefisnor duke ruajtur rasën dhe numrin. (1 pikë)
_______________________________________________________________________

6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore. (1 pikë)

Tani me shumë lehtësi djaloshi e kap lugën dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor.

b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm (2 pikë)

_________________________ _________________________

7. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor. (1 pikë)

8. Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth pallatit të tij

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij. ( 2 pikë)

_____________________ _______________________
9. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore.
Ti ke parë bibliotekën time madhështore.
a. Një herë në mënyrën kushtore
_______________________________________________
(2 pikë)
b. Një herë në mënyrën habitore
_________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0‒9 10‒13 14‒17 18‒23 24‒29 30‒33 34‒37

306
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi B TEST 1 Emri________________________

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve

Paulo Coelho (Alkimisti)

Santiago ishte një djalë nga Tarife. Dëshira e tij më e madhe ishte të udhëtonte gjithkund, ku mund të shihte
tokën, qiellin, natyrën e plotfuqishme, njerëzit të cilët shkonin të shikonin fshatin e tij, të njihnin njerëzit e atij
fshati. Edhe ai donte që ta njihte dhe ta shihte botën, por kjo kërkonte një shumë të madhe parash, ndaj këtë
udhëtim mund ta bënte vetëm bariu. I ati i dha 3 monedha ari, me të cilat ai mund të blinte disa dele dhe këtë
e bëri që të realizonte dëshirën e tij, që ishte pjesë e së ardhmes.
Çdo ditë e më tepër ai e adhuronte punën që bënte, ishte i qetë, i lumtur, plot jetë. Kur delet ishin në kullotë,
ai ulej dhe lexonte ndonjë libër që e kishte marrë në qytet, ndonëse nuk shkonte shpesh andej. Në pranverë,
kur i duhej të shiste leshin e deleve, ai blinte në qytet verë dhe këmbente libra të ndryshëm të dorës së dytë.
Dy netët në vazhdim ai pa të njëjtën ëndërr dhe vriste mendjen se ç’mund të ishte. Shfrytëzoi rastin e
shkuarjes në qytet, ku mund të takonte edhe një plakë cigane për të cilën kishte dëgjuar se i shpjegonte shumë
mirë ëndrrat.
Pasi arriti te tregtari që ishte i ngarkuar me mall e gjë, djaloshi u takua me vajzën e tregtarit, së cilës i
tregonte shumë gjëra dhe shpesh i lexonte ndonjë pjesë të librit që i kishte pëlqyer dhe i kishte ngelur si fiksim.
Më pas ai u takua me ciganen plakë dhe filloi t’i tregojë për ëndrrën: “Ndërsa ndodhej me kopenë e tij, iu shfaq
një fëmijë i cili, pasi luajti me delet, e mori për dore dhe e dërgoi te piramidat e Egjiptit dhe i tha se nëse do të
shkonte atje, do të gjente një thesar të fshehur”.
Plaka cigane i shpjegoi se ëndrrat ku fëmija tregon vendin e saktë, janë të vërteta. Duhej të shkonte te
piramidat e Egjiptit dhe nëse ai e gjente thesarin do t’i jepte plakës 1/10 e tij. Djali ra dakord.
I bindur që të mos i besonte ciganes, u largua duke mos besuar kurrë në ëndrra.
Më pas takoi një plak, të cilit nuk i kushtonte vëmendje, por biseda me të e bëri që të përqendrohet. I tha
se quhej Melshisedek, i tregoi se ishte Mbreti i Salemit, po bariu nuk i besoi duke menduar se njerëzit thonë
shumë gjëra të çuditshme. Kur mbreti i tha se nëse i jepte 1/10 e deleve do t’i tregonte rrugën drejt thesarit,
djaloshi u habit. “Nga ta dinte ai se kishte një thesar të fshehur?” Ai i tha se legjenda vetjake ishte forca e
mistershme që provon se është e pamundur të përmbushet. Kështu plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake,
për Shpirtin e Botës. .

1. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Personazhi kryesor është një ëndërrimtar i thjeshtë.

b. Personazhi kryesor është një udhëtar nëpër botë.
c. Personazhi kryesor është një bari delesh.
d. Personazhi kryesor është një kërkues thesaresh.

2. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Djali bleu me 3 monedhat e arta libra të dorës së dytë.

b. Djali bleu me 3 monedhat e arta thesarin e piramidave të Egjiptit.
c. Djali bleu dele me 3 monedhat e arta, për t’u bërë bari.
d. Djali bleu me 3 monedhat e arta, këshilla nga cigania dhe mbreti.

307
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

3. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri cigania.

b. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri vajza e tregtarit.
c. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri Mbreti i Salemit.
d. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri babai i tij.

4. a. Pse djaloshi zgjodhi të bëhej bari? (1 pikë)

b. Po ju ç’rrugë do të zgjidhnit për të realizuar ëndrrën tuaj? Pse? (2 pikë)

__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________

c. Renditni veprimet e djalit për të realizuar ëndrrën e tij. (2 pikë)
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
5. Përshkruani se çfarë dëshirash kishte djaloshi për jetën e tij.
Ilustroni me shembuj nga teksti. (3 pikë)
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
6. Tregoni dhe ilustroni me shembuj nga fragmenti marrëdhëniet që kishte djaloshi me librin. (3 pikë)
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
7. Gjeni një epitet metaforik në fragmentin e mëposhtëm. (1 pikë)

Ai i tha se legjenda vetjake ishte forca e mistershme që provon se është e pamundur të përmbushet, kështu
plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake, për Shpirtin e Botës.

8. Formuloni me fjalët tuaja mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________

9. Duke komentuar fjalinë e mëposhtme, përcaktoni natyrën e djalit në këtë fragment. (2 pikë)

I tha se quhej Melshisedek, i tregoi se ishte Mbreti i Salemit, po bariu nuk i besoi duke menduar se njerëzit
thonë shumë gjëra të çuditshme.
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________
__________________________________________________________________

10. Si e gjykoni kërkesën e ciganes dhe të plakut për 1/10 e thesarit, nëse djali e gjente atë. Argumentoni
mendimin tuaj. (2 pikë)

308
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Fjala thesar në fund të fragmentit është përdorur në kuptimin e saj të parë. Ndërtoni një fjali, ku fjala
thesar të jetë në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional.
(1 pikë)
________________________________________________________

2. Jepni kuptimin e fjalës mall në fjalinë: Arriti te tregtari, që ishte i ngarkuar me mall e gjë.
(1 pikë)
________________________________

3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës tregtarit, sipas përcaktimit të tabelës. (4 pikë)

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja

4. Ktheni në shumës fjalinë: Ai u takua me ciganen plakë. (1 pikë)

_______________________________________

5. Në fjalinë Babai i tij i dha 3 monedha ari, grupin e nënvizuar zëvendësojeni me një emër farefisnor duke
ruajtur rasën dhe numrin. (1 pikë)
_______________________________________

6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore. (1 pikë)

I bindur që të mos i besonte ciganes.
b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm. (2 pikë)
________________________ ______________________

7. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor. (1 pikë)
Plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake.

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij. (2 pikë)

_________________________________ ______________________________

8. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore (2 pikë)

Ai kishte njohur botën.

a. Një herë në mënyrën dëshirore

________________________________________________________
b. Një herë në mënyrën lidhore
________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0‒9 10‒13 14‒17 18‒23 24‒29 30‒33 34‒37

309
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi A TEST 1 (Përgjigjet)

1. Zgjidhni alternativën e saktë. (1 pikë)

a. Një djalë shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

b. Një bari e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
c. Një tregtar e dërgon djalin e tij në kërkim të Sekretit të Lumturisë.
d. Një plak shkon në kërkim të Sekretit të Lumturisë.

2. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Udhëtimi i djalit zgjat 41 ditë.

b. Djali e gjeti Sekretin e Lumturisë për 40 ditë.
c. Djali udhëtoi 40 ditë në shkretëtirë.
d. Djali humbi rrugën për 40 ditë.

3. Zgjidhni alternativën e saktë. (1 pikë)

a. Djali shkoi në një kështjellë në një qytet të madh.

b. Djali shkoi në një kështjellë majë një mali.
c. Djali shkoi në një kështjellë në shkretëtirë.
d. Djali udhëtoi pafundësisht drejt një kështjelle.

4. Renditni sipas radhës 4 nga objektet dhe sendet e vyera që ndodheshin në kështjellë.
(1 pikë)
tapetet persiane, kopshtin, biblotekën time madhështore, muret e vizatuara në mënyrë artistike

5. A mendoni vërtet se plaku “nuk kishte kohë” t’i shpjegonte djalit atë që kërkonte? Jepni argumentin
tuaj për përgjigjen (2 pikë)
Në fakt qëllimi i tij ishte t’i jepte një këshillë, mësim, sekret për të ecur e për të qenë i lumtur, duke i dhënë
fillimisht besimin djaloshit dhe mundësinë për ta njohur botën vetë dhe duke e drejtuar atje ku duhej.

6. Si e gjykoni porosinë e plakut për djalin? Cili është qëllimi që ai i kërkon djalit të vëzhgojë me sy dhe
të kujdeset për vajin njëkohësisht? Argumentoni mendimin tuaj. (4 pikë)
Porosia e plakut ishte diçka e zgjuar dhe e mençur, sepse në këtë mënyrë ai i mësoi djalit të shijonte botën
pa humbur mendjen nga gjërat e tjera po aq të rëndësishme. Të ishte i kujdesshëm për të ruajtur ato që
zotëronte dhe të përftonte kënaqësi të tjera prej së panjohurës dhe asaj që e rrethonte.

7. Evidentoni në tekst dy shembuj që tregojnë se plaku ishte një njeri i urtë dhe i mençur. (2 pikë)
Plaku i urtë po dëgjonte arsyen, se pse kishte ardhur djaloshi deri atje...
Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste rreth e qark pallatit të tij dhe të kthehej pas 2 orësh.  
Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.
Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat
e vajit në lugë.

310
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

8. Komentoni shprehjen e plakut;

“Ti nuk mund të besosh një njeri, nëse nuk e njeh shtëpinë e tij.” (2 ditë)
Për plakun, mençuria e një njeriu qëndron në atë që dikush e quan dhe e kërkon si lumturi. Besimi te dikush
dhe lumturia e tij është ta njohësh nga afër atë që do të besosh ....

9. Jepni dy cilësi të karakterit të djalit duke ilustruar me shembuj nga teksti (4 pikë)
Djali ishte kureshtar për botën, i çlirët dhe me dëshirën për të dëgjuar e mësuar nga më të vjetrit e më të
mençurit....

10. Gjeni në fragmentin e dhënë një epitet metaforik. (1 pikë)

Kësaj radhe ai humbet nëpër bukurinë e mureve të vizatuara në mënyrë artistike. Ai shikon kopshtet, gjithçka
rreth e përqark pallatit, lulet dhe trëndafilat me petlat e tyre delikate dhe magjepsëse.

11. Cili është mesazhi që përcillet të fjalinë e fundit të fragmentit. (2 pikë)

Sekreti i Lumturisë qëndron në atë që të shijosh të gjitha bukuritë e botës dhe të mos harrosh kurrë dy pikat
e vajit në lugë.
Njeriu duhet të njohë, të shijojë gjithçka që bota ofron, por pa harruar ato që ka parësore dhe më të
rëndësishme në jetë, pa harruar veten dhe ato që ka për t’u përballur me botën...

311
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. 1. Fjala kështjellë në përfundim të paragrafit të parë është përdorur në kuptimin e saj të parë.
Ndërtoni një fjali ku kështjellë të përdoret në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional.
(1 pikë)

Fëmijët po luanin me kështjella rëre në breg të detit.

2. 2. Jepni kuptimin që është përdorur fjala kopsht në fjalinë: Ai shikon kopshtet, gjithçka rreth e
përqark pallatit. (1 pikë)
Vend në natyrë rreth një ndërtese ku mbillen lule, pemë, fruta e perime.

3. 3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës kopshtarin, sipas përcaktimit në tabelë: (4 pikë)

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja

kopshtar kopsht -ar kopsht

4. 4. Ktheni në shumës fjalinë: Ai kthehet te plaku i urtë (1 pikë)

Ata kthehen te pleqtë e urtë

5. 5. Në fjalinë “Një tregtar e dërgon djalin e tij të mësojë Sekretin e Lumturisë”, grupin e nënvizuar
zëvendësojeni me një emër farefisnor duke ruajtur rasën dhe numrin. (1 pikë)
______________________ të birin ________________________

6. 6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore. (1 pikë)

Tani me shumë lehtësi djaloshi e kap lugën dhe shëtit përsëri nëpër pallatin madhështor.

b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm (2 pikë)

më madhështor, shumë madhështor

7. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor. (1 pikë)
Ai i propozoi djaloshit që të shëtiste nëpër pallatin e tij

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij (2 pikë)

Gj. mashkullore, rasa kallëzore

8. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore.

Ti ke parë bibliotekën time madhështore.
a. Një herë në mënyrën kushtore
Biblioteka ime madhështorë do të ishte parë prej meje.
(2 pikë)
b. Një herë në mënyrën habitore
Biblioteka ime madhështore qenka parë prej teje.

312
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi B TEST 1 (Përgjigjet)

1. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Personazhi kryesor është një ëndërrimtar i thjeshtë.
b. Personazhi kryesor është një udhëtar nëpër botë.
c. Personazhi kryesor është një bari delesh.
d. Personazhi kryesor është një kërkues thesaresh.

2. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Djali bleu me 3 monedhat e arta libra të dorës së dytë.
b. Djali bleu me 3 monedhat e arta thesarin e piramidave të Egjiptit.
c. Djali bleu dele me 3 monedhat e arta, për t’u bërë bari.
d. Djali bleu me 3 monedhat e arta, këshilla nga cigania dhe mbreti.

3. Zgjidhni alternativën e saktë (1 pikë)

a. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri cigania.
b. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri vajza e tregtarit.
c. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri Mbreti i Salemit.
d. Shpjegimin e ëndrrës së djaloshit e bëri babai i tij.

4. a. Pse djaloshi zgjodhi të bëhej bari? (1 pikë)

Ka shumë arsye që ai zgjodhi të bëhej bari: sepse e shihte botën të shkrirë te toka, qielli, natyra, dielli; sepse
mund të ishte i lirë në natyre, si dhe i jepej mundësia të takonte e të shëtiste duke takuar njerëz të ndryshëm.

b. Po ju ç’rrugë do të zgjidhnit për të realizuar ëndrrën tuaj? Pse? (2 pikë)

c. Renditni veprimet e djalit për të realizuar ëndrrën e tij (2 pikë)

U bë bari, blinte e lexonte libra, u njoh me njerëz të ndryshëm, shkoi te cigania për të shpjeguar ëndrrën,
takoi mbretin etj.

5. Përshkruani se çfarë dëshirash kishte djaloshi për jetën e tij. Ilustroni me shembuj nga teksti.
(3 pikë)
Ai dëshironte të ishte i lirë, të njihte botën, të lexonte e të mësonte rreth saj, të takonte njerëz e të mësonte
prej tyre.
Dy pikë nëse listohen plotësisht
Ilustrimi ( një pikë)
Santiago ishte një djalë nga Tarife. Dëshira e tij më e madhe ishte të udhëtonte gjithkund, ku mund të shihte
tokën, qiellin, natyrën e plotfuqishme, njerëzit të cilët shkonin të shikonin fshatin e tij, të njihnin njerëzit e atij fshati.

6. Tregoni dhe ilustroni me shembuj nga fragmenti marrëdhëniet që kishte djaloshi me librin
(3 pikë)
Djaloshi kërkonte ta njihte botë jo thjesht duke e parë atë, por dhe përmes librave. Ndaj përveç gjërave që
lidheshin me punën e tij, në varësi të pasurisë që zotëronte ai blinte libra të dorës së dytë.

313
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

7. Gjeni një epitet metaforik në fragmentin e mëposhtëm. (1 pikë)

Ai i tha se legjenda vetjake ishte forca e mistershme që provon se është e pamundur të përmbushet,
kështu plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake, për Shpirtin e Botës.

8. Formuloni me fjalët tuaja mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)
Libri është i vyer, sepse përmes tij mund të njohim botën, por e rëndësishme në jetë është që ato që lexon të
kesh mundësi t’i shohësh e t’i prekësh, për t’i njohur më mirë. Është e rëndësishme të gjejmë rrugë e mënyra
që na bëjnë të ndihemi mirë e na lejojnë ta njohim botën si është, pa rënë pre e gjykimit të të tjerëve etj.

9. Duke komentuar fjalinë e mëposhtme, përcaktoni natyrën e djalit në këtë fragment (2 pikë)

I tha se quhej Melshisedek, i tregoi se ishte Mbreti i Salemit, po bariu nuk i besoi duke menduar se njerëzit
thonë shumë gjëra të çuditshme.
Ndonëse në moshë jo të madhe, i parrahur me botën dhe kureshtar, ai dinte të ruante vendin që i takonte
dhe të mos e kalonte masën e kureshtjes. Përpiqej të ishte i matur dhe kureshtar, por dhe të merrte prej
njerëzve atë që i interesonte, pa rënë pre e mashtrimit.

10. Si e gjykoni kërkesën e ciganes dhe të plakut për 1/10 e thesarit, nëse djali e gjente atë. Argumentoni
mendimin tuaj. (2 pikë)

314
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Fjala thesar në fund të fragmentit është përdorur në kuptimin e saj të parë. Ndërtoni një fjali, ku fjala
thesar të jetë në kuptim të figurshëm dhe me ngjyrim emocional

Fëmija është thesar për nënën (1 pikë)

2. Jepni kuptimin e fjalës mall në fjalinë: Arriti te tregtari, që ishte i ngarkuar me mall e gjë. (1 pikë)
Materiale, produkte me një vlerë të caktuar, që mund të shiten ose këmbehen për të përftuar prej tyre.
3. Bëni analizën fjalëformuese të fjalës tregtarit, sipas përcaktimit të tabelës. (4 pikë)

Tema Tema fjalëformuese Prapashtesa Rrënja

tregtar treg -tar treg

4. Ktheni në shumës fjalinë: Ai u takua me ciganen plakë. (1 pikë)

Ata u takuan me ciganet plaka.

5. Në fjalinë Babai i tij i dha 3 monedha ari, grupin e nënvizuar zëvendësojeni me një emër farefisnor
duke ruajtur rasën dhe numrin. (1 pikë)
I ati...

6. a. Në fjalinë e mëposhtme gjeni mbiemrin në shkallën pohore. (1 pikë)

I bindur që të mos i besonte ciganes.

b. Jepni format e shkallëve të tjera të mbiemrit të mësipërm (2 pikë)

më i bindur shumë i bindur

7. a. Në fjalinë e dhënë gjeni përemrin pronor. (1 pikë)
Plaku i tregoi për legjendën e tij vetjake.

b. Thoni gjininë dhe rasën e tij. (2 pikë)

gjinia femërore, rasa kallëzore

8. Në fjalinë e mëposhtme ktheni foljen në formën joveprore (2 pikë)

Ai kishte njohur botën.

a. Një herë në mënyrën dëshirore

Bota qoftë njohur prej tij.

b. Një herë në mënyrën lidhore

Bota të ishte njohur prej tij.

315
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi A TEST II Emri________________________

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Letra që Edmond Tupja ia drejton të birit

“Ges, ti i ke dhënë një kuptim të ri jetës sime, unë mësova prej teje të kuptoj Tjetrin, të mposht vetveten, egon
time, sa herë që kjo është e domosdoshme; mësova të heq dorë nga shumë gjëra në emër të dashurisë që
ushqej për ty, të të dua edhe kur ti më godet, edhe kur ti më gërvisht, pra, edhe kur më dënon e ndëshkon me
dhunë; mësova të luftoj ndryshe, edhe kur e di që nuk do të fitoj, mësova ta shoh, ta dëgjoj, ta nuhas e ta prek
botën me syrin, veshin, hundën e dorën tënde dhe kështu, ta kuptoj duke e filtruar edhe përmes ndërgjegjes
së tjetrit, aq më tepër kur tjetri je Ti!
Sigurisht, Ges, unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t’i plotësoj të gjitha, që nuk po të shkëpus dot nga
autizmi, të kërkoj të falur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tënde, të kërkoj të falur që nuk jam i
pavdekshëm, por i përkohshëm ashtu si edhe nëna jote, sepse brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që
një ditë të frikshme ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën
një grimë mirëkuptim e dashuri.
Ges, unë nuk jam besimtar, megjithatë, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të
trishtuar dhe të ardhmen tënde të zymtë, pasi ti më kishe dendur me grushte e flakur përtokë si një thes me
kashtë të kalbur, rashë në gjunjë dhe i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit, Rastësisë, Natyrës
apo Zotit, pak rëndësi ka: “O Ti, i Mistershmi, i Gjithëpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të
pafajshëm! Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon,
a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L, si shumica e fëmijëve të kësaj bote, të kësaj jete! Bëje normal që ai të jetë
të paktën i zoti i vetes, të arrijë të mbijetoje edhe kur të gjendet përfundimisht vetëm pas vdekjes së prindërve
të tij. Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!
(Marrë nga “Opinion.al”)

Zgjidhni alternativën e saktë

1. Ky tekst ka në qendër (1 pikë)

a. rrëfimin
b. përshkrimin
c. informimin
d. këshillimin

2. Në këtë letër Edmond Tupe i flet për: (1 pikë)

a. të birin artist
b. të birin autik
c. shoqërinë njerëzore
d. problemet e të birit

3. Përcakto llojin e tekstit duke argumentuar dy karakteristika (2 pikë)

4. Në këtë letër autori shpreh: (1 pikë)

a. dhimbjen për të birin

b. lodhjen prej të birit
c. rebelimin ndaj shtetit
d. pafuqinë përballë të birit

316
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

5. Identifikoni në tekst ndjenjën e sakrificës së prindit për fëmijën (1 pikë)

6. Përse autori në paragrafin e parë përemrin “Tjetrin” dhe “Ti” i shkruan me shkronjë të madhe?
(1 pikë)

7. Cila është dhimbja më e madhe e autorit? Pse? Ilustro me shembuj nga teksti. (3 pikë)

8. Duke iu referuar fragmentit shpjegoni kuptimin e fjalës brengë. (1 pikë)

Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme ti do të gjendesh vetëm.

9. Formuloni mesazhin që autori përmes letrës për të birin i përcjell (2 pikë)

10. Ndonëse është një tekst joletrar, në të gjen figura letrare. Cila figurë është përdorur më shumë?
Ilustroni dhe me shembuj. ( 2 pikë)

11 a. Argumentoni përdorimin e thirrorit në fragmentin e dhënë (1 pikë)

b. Çfarë efekti shkakton përdorimi i tij te lexuesi? (1 pikë)

“O Ti, i Mistershmi, i Gjithëpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj,
nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-
R-M-A-L

12. Rilexoni paragrafin e fundit për të shpjeguar se pse autori e lidh lutjen e tij me këtë çast kohor.
“një buzëmbrëmje dimri anonim” (2 pikë)

317
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. (4 pikë)

Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë
për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.

2. Formoni fjali ku që të jetë: (3 pikë)

a. pjesëz
b. lidhëz
c. përemër lidhor

3. Fjalën rrotull përdoreni në fjali një herë si parafjalë dhe një herë si ndajfolje
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________ (2 pikë)

4. Përcaktoni funksionin e fjalëve me të zeza në tekst (4 pikë)

Ges, një buzëmbrëmje dimri anonim, tek mendoja të tashmen tënde të trishtuar dhe të ardhmen tënde
të zymtë i drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit.

5. Në fjalinë “Unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha”, kallëzuesi i nënvizuar ësh
të: (1 pikë)

a. foljor i përbërë
b. foljor i thjeshtë
c. emëror
d. formë e pashtjelluar

6. Formoni fjali ku të përdorni: (4 pikë)

a. Kryefjalë të shprehur me pjesë të nënrenditur.
b. Rrethanor mënyre shprehur me ndajfolje.
c. Rrethanor qëllimi shprehur me formë të pashtjelluar.
d. Ndajshtim shprehur me emër trajtë të pashquar.
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0‒9 10‒13 14‒17 18‒23 24‒29 30‒33 34‒37

318
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi B TEST II Emri________________________

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Letër nga Nositi

(Gjeniut të heshtur, Spiros)

Një letër që udhëton në lindjen dhe perëndimin e diellit.

I dashur Bir!
Dua të të tregoj se sa të dua. Të kam pritur si gëzim dhe ti je gëzimi im… Unë asnjëherë nuk jam mërzitur
duke u lodhur me ty. Nuk jam mërzitur kurrë se ti ishe me autizëm.
Duke u lodhur për ty, kam kuptuar se ç’do të thotë të jesh nënë. Duke u përpjekur për ty, kam kuptuar se
dashuria për fëmijët është më e madhërishmja, më e forta, sfida e çdo kohe. Sfida e fatit.
Biri im, ti je ende fëmijë dhe unë mezi pres të të shoh çdo herë duke qeshur, të luash mes shokëve dhe të
kalosh një fëmijëri të bukur.
Unë e dua shumë buzëqeshjen tënde! Buzëqeshja jote më vesh mua me dritë. Më bën të prek retë…, më
bën të kuptoj se ti je fëmijë si gjithë të tjerët.
Bir…! Shpirt! Drita ime!
Ti nuk je autik!!! “Ne jemi autikë! Këta njerëz që nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë që ti je një engjëll.
Je tolerant. Je fëmijë i mbarë dhe unë jam e lumtur për këtë. Më mbushet syri me lot, ku të shoh të trishtuar.
Ti bir je i ëmbël! Je i mirë! Ti bir je një gjeni!
Ti di saktësisht kampionatet botërore të futbollit e ato europiane, di emrat e futbollistëve, medaljet e fituara
ndër vite, datëlindjet e futbollistëve.
Shkruan shumë bukur, ke dalë me rezultate të mira në mësime, di shumë gjëra të tjera: Ti bir je një gjeni i
heshtur!
Biri im, e kemi nisur rrugën e së ardhmes tënde bashkë. Do të të ndjek kudo. Do të bëhem shqiponjë për të
fluturuar mbi kokën tënde. Do të jem mburoja jote! Nuk do të të lë vetëm asnjë çast. Kam një dashuri të madhe
për ty dhe për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta.
Nëna, prindër, njerëz të mirë, mësojini fëmijët të duan...
Fati nuk ka preferenca…
Bir! Unë e di që në Shqipëri fëmijët si ty e kanë të vështirë përshtatjen, por asgjë nuk është e pamundur!
Të kam mësuar shumë gjëra, do të të mësoj akoma. Mos ma hiq kurrë kokën nga kraharori, unë jam bota,
mbështetja, dashuria. Mos ma hiq kurrë dorën! Bashkë do të ecim në kohë…
Unë jam nëna që kam nxjerrë nga autizmi djalin tim, me shumë përkushtim dhe dashuri!
Unë jam Nositi!
(Marrë nga “Ora News”)

Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Ky tekst ka në qendër: (1 pikë)
a. rrëfimin
b. përshkrimin
c. informimin
d. këshillimin

2. Në këtë letër nëna i flet: (1 pikë)

a. të birit artist
b. të birit autik
c. shoqërisë njerëzore
d. shoqërisë së të birit

319
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

3. Përcakto llojin e tekstit duke argumentuar pse dy karakteristika (2 pikë)

4. Në këtë letër autori shpreh: (1 pikë)

a. dhimbjen për të birin
b. lodhjen prej të birin
c. rebelimin ndaj shtetit
d. përballjen me fatin

5. Gjeni në fragment ndjenjën e sakrificës së prindit për fëmijën (1 pikë)

6. Përse autori e quan veten “Nosit” (lloj zogu që i ushqen zogjtë e vet me mishin që e merr nga gusha e vet)?
(1 pikë)
_________________________________________________________________________________
7. Ç’ndjesi të nënës për të birin dalin në këtë letër? Shkruaj disa prej tyre. Ilustro me pjesë nga teksti.
(4 pikë)
________________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________

8. Shpjego kuptimin e fjalisë hyrëse: (1 pikë)

Një letër që udhëton në lindjen dhe perëndimin e diellit. ______________________________________
___________________________________________________________________________________

9. Listoni disa argumente që këtë fëmijë në sytë e nënës dhe të shoqërisë e bëjnë të duket një gjeni.
(1 pikë)
____________________________________________________________________________________

10. Duke iu referuar fragmentit shpjegoni kuptimin e fjalës nevojë. (1 pikë)

Kam një dashuri të madhe për ty dhe për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta.

11. Formuloni mesazhin që përcillet përmes kësaj letre. (2 pikë)

__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________

12. Gjeni dhe emërtoni figurën letrare në fjalinë e mëposhtme. (1 pikë)

Do të bëhem shqiponjë për të fluturuar mbi kokën tënde. Do të jem mburoja jote!

13. a. Argumentoni përdorimin e thirrorëve në fragmentin e dhënë. (1 pikë)

___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________

b. Çfarë efekti shkakton përdorimi i tyre te lexuesi? (1 pikë)

Bir…! Shpirt! Drita ime!

_____________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________

320
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Përcaktoni klasën e fjalëve me të zeza. (4 pikë)

Biri im, ti je ende fëmijë dhe unë me padurim pres të të shoh çdo herë duke qeshur, të luash mes shokëve
dhe që të kalosh një fëmijëri të bukur.

2. Formoni fjali ku sa të jetë. (3 pikë)

a. pjesëz _____________________________________________________________
b. lidhëz ______________________________________________________________
c. përemër pyetës ______________________________________________________

3. Fjalën larg përdoreni në fjali një herë si parafjalë dhe një herë si ndajfolje (2 pikë)
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________

4. Përcaktoni funksionin e fjalëve me ngjyrë të zezë. (4 pikë)

Kam një dashuri të madhe për ty dhe për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta. Do të të ndjek kudo.
Unë jam nëna që kam nxjerrë nga autizmi djalin tim, me shumë përkushtim dhe dashuri.

5. Në fjalinë “Biri im, kemi nisur të rrugëtojmë së bashku drejt së ardhmes tënde”, kallëzuesi i nënvizuar
është: (1 pikë)
a. foljor i përbërë
b. foljor i thjeshtë
c. emëror
d. formë e pashtjelluar

6. Formoni fjali ku të përdorni; (4 pikë)

a. kundrinor të shprehur me pjesë të nënrenditur;
b. rrethanor mënyre shprehur me emër me parafjalë;
c. rrethanor kohe shprehur me ndajfolje;
d. ndajshtim të veçuar.

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10-13 14-17 18-23 24-29 30-33 34-37

321
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi A TEST II (Përgjigje)

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Zgjidhni alternativën e saktë

1. Ky tekst ka në qendër (1 pikë)
a. rrëfimin
b. përshkrimin
c. informimin
d. këshillimin

2. Në këtë letër Edmond Tupe i flet për: (1 pikë)

a. të birin artist
b. të birin autik
c. shoqërinë njerëzore
d. problemet e të birit

3. Përcakto llojin e tekstit duke argumentuar dy karakteristika (2 pikë)

Është një letër (shkruhet që në hyrje) drejtuar drejtpërdrejt një njeriu të afërt. Është dhënë shkruesi dhe
marrësi.

4. Në këtë letër autori shpreh: (1 pikë)

a. dhimbjen për të birin
b. lodhjen prej të birit
c. rebelimin ndaj shtetit
d. pafuqinë përballë të birit

5. Identifikoni në tekst ndjenjën e sakrificës së prindit për fëmijën (1 pikë)

Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!
6. Përse autori në paragrafin e parë përemrin “Tjetrin” dhe “Ti” i shkruan me shkronjë të madhe?
(1 pikë)
Sepse përemrat janë përdorur për të identifikuar të birin, i cili quhet Ges.

7. Cila është dhimbja më e madhe e autorit? Pse? Ilustro me shembuj nga teksti. (3 pikë)
Dhimbja më e madhe e autorit është frika ndaj së ardhmes kur i biri të jetë vetëm, pa prindërit. Ai mendon se
përveç dy prindërve të Gesit, askush nuk do të mund t’i shërbejnë e t’i falin dashuri të pakufishme atij.
“ Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa njeri pranë
për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.”

8. Duke iu referuar fragmentit shpjegoni kuptimin e fjalës brengë. (1 pikë)

Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme ti do të gjendesh vetëm.
(Pengu, dëshira e parealizuar, dhimbja e pashëruar e vazhduar, meraku i përhershëm.)

9. Formuloni mesazhin që autori përmes letrës për të birin i përcjell (2 pikë)

322
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

10. Ndonëse është një tekst joletrar, në të gjen figura letrare. Cila figurë është përdorur më shumë?
Ilustroni dhe me shembuj. ( 2 pikë)
Epiteti; i Mistershmi, i Gjithëpushtetshmi, i Pashmangshmi

11. a. Argumentoni përdorimin e thirrorit në fragmentin e dhënë (1 pikë)

Me anë të tij autori shpreh në mënyrë më të dukshme, më të ndjeshme, më shprehëse dhe më emocionuese
dhimbjen, pafuqinë ndaj fatit, duke iu drejtuar që ta dëgjojë një shoqëri e tërë.

b. Çfarë efekti shkakton përdorimi i tij te lexuesi? (1 pikë)

“O Ti, i Mistershmi, i Gjithëpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm! Nuk të kërkoj,
nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-
R-M-A-L
Lexuesi bëhet më i ndjeshëm ndaj rastit, por dhe ndaj një problemi që ka marrë përmasa kaq të mëdha, para
të cilit njeriu dhe shoqëria janë të pafuqishëm. Qëllimi është që ata të mos tregohen indiferentë.

12. Rilexoni paragrafin e fundit për të shpjeguar se pse autori e lidh lutjen e tij me këtë çast kohor.
“një buzëmbrëmje dimri anonim” (2 pikë)
E tillë është stina në shpirtin dhe jetën e autorit, ndërsa e shoqëron një dhimbje e një fat i tillë të birin.

323
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. (4 pikë)

Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që (lidhëz) një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm
(ndajfolje), pa njeri pranë për t`u kujdesur për (parafjalë) ty, për (pjesëz) të të dhuruar të paktën një grimë
mirëkuptim e dashuri.

2. Formoni fjali ku që të jetë; (3 pikë)

a. pjesëz Që të dyja vajzat erdhën.
b. lidhëz Ajo pa që në shtëpi nuk ka njeri.
c. përemër lidhor Fëmijën që pa në park...

3. Përdoreni fjalën rrotull në fjali një herë si parafjalë dhe një herë si ndajfolje (2 pikë)
Ajo i erdhi rrotull shkollës.
Ajo rri rrotull shtëpisë.

4. Përcaktoni funksionin e fjalëve me të zeza në tekst (4 pikë)

Ges, një buzëmbrëmje dimri anonim (rrethanor kohe), tek mendoja të tashmen (kundrinor i drejtë)
tënde të trishtuar (përcaktor) dhe të ardhmen tënde të zymtë i (kundrinor i zhdrejtë me parafjalë) drejtova
dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit.

5. Në fjalinë “Unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha”, kallëzuesi i nënvizuar
është: (1 pikë)
a. foljor i përbërë
b. foljor i thjeshtë
c. emëror
d. formë e pashtjelluar

6. Formoni fjali ku të përdorni: (4 pikë)

a. Kryefjalë të shprehur me pjesë të nënrenditur.
b. Rrethanor mënyre shprehur me ndajfolje.
c. Rrethanor qëllimi shprehur me formë të pashtjelluar.
d. Ndajshtim shprehur me emër trajtë të pashquar.

324
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Grupi B TEST II (Përgjigje)

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Ky tekst ka në qendër: (1 pikë)
a. rrëfimin
b. përshkrimin
c. informimin
d. këshillimin

2. Në këtë letër nëna i flet: (1 pikë)

a. të birit artist
b. të birit autik
c. shoqërisë njerëzore
d. shoqërisë së të birit

3. Përcakto llojin e tekstit duke argumentuar pse dy karakteristika (2 pikë)

Është një letër (shkruhet që në hyrje) drejtuar drejtpërdrejt një njeriu të afërt. Është dhënë shkruesi dhe
marrësi.

4. Në këtë letër autori shpreh: (1 pikë)

a. dhimbjen për të birin
b. lodhjen prej të birin
c. rebelimin ndaj shtetit
d. përballjen me fatin

5. Gjeni në fragment ndjenjën e sakrificës së prindit për fëmijën (1 pikë)

Do të të ndjek kudo. Do të bëhem shqiponjë për të fluturuar mbi kokën tënde. Do të jem mburoja jote! Nuk
do të të lë vetëm asnjë moment.
Unë jam nëna që kam nxjerrë nga autizmi djalin tim, me shumë përkushtim dhe dashuri!
Unë jam Nositi!

6. Përse autori e quan veten “Nosit” (lloj zogu që i ushqen zogjtë e vet me mishin që e merr nga
gusha e vet)? (1 pikë)
Ajo tërë jetën e saj ia kushtoi të birit. Çdo pjesë të trupit, të mendjes e të zemrës i ka si burim jete për të birin.

7. Ç’ndjesi të nënës për të birin dalin në këtë letër? Shkruaj disa prej tyre. Ilustro me pjesë nga
teksti. (4 pikë)

Ndjenja e sakrificës. Do të bëhem shqiponjë për të fluturuar mbi kokën tënde.

Ndjenja e krenarisë. Ti di saktësisht kampionatet botërore të futbollit e ata europiane, emrat e futbollistëve,
medaljet e fituara ndër vite, datëlindjet e futbollistëve.
Dalin edhe ndjesi të tjera, si ajo e dashurisë etj.

8. Shpjego kuptimin e fjalisë hyrëse: (1 pikë)

Një letër që udhëton në lindjen dhe perëndimin e diellit.

325
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Nëna e fillon dhe e mbyll jetën me të birin. E tillë është e do të jetë e tërë jeta e saj. Dita e saj fillon duke i
shërbyer të birit, duke i falur dashuri e duke sakrifikuar për të.

9. Listoni disa argumente që këtë fëmijë në sytë e nënës dhe të shoqërisë e bëjnë të duket një gjeni.
(1 pikë)
Ti bir je një gjeni!
Ti di saktësisht kampionatet botërore të futbollit dhe ata europiane, emrat e futbollistëve, medaljet e fituara
ndër vite, datëlindjet e futbollistëve.
Shkruan shumë bukur, ke dalë me rezultate të mira në mësime dhe di shumë gjëra të tjera. Ti bir, je një gjeni
i heshtur!

10. Duke iu referuar fragmentit shpjegoni kuptimin e fjalës nevojë. (1 pikë)

Kam një dashuri të madhe për ty dhe për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta. (Njerëz që kanë kërkesa të
veçanta për të jetuar normalisht, si të tjerët,)

11. Formuloni mesazhin që përcillet përmes kësaj letre. (2 pikë)

____________________________________________________________________
____________________________________________________________________
____________________________________________________________________

12. Gjeni dhe emërtoni figurën letrare në fjalinë e mëposhtme. (1 pikë)

Do të bëhem shqiponjë (metaforë) për të fluturuar mbi kokën tënde. Do të jem mburoja jote!

13. a. Argumentoni përdorimin e thirrorëve në fragmentin e dhënë. (1 pikë)

Me anë të tyre autorja shpreh në mënyrë më të dukshme, më të ndjeshme, më shprehëse dhe më

emocionuese dhimbjen, pafuqinë ndaj fatit, duke iu drejtuar që ta dëgjojë një shoqëri e tërë.

b. Çfarë efekti shkakton përdorimi i tyre te lexuesi? (1 pikë)

Bir…! Shpirt! Drita ime!
Lexuesi bëhet më i ndjeshëm ndaj rastit, por dhe ndaj një problemi që ka marrë përmasa kaq të mëdha, para
të cilit njeriu dhe shoqëria janë të pafuqishëm. Qëllimi është që ata të mos tregohen indiferentë.

326
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Përcaktoni klasën e fjalëve me të zeza. (4 pikë)

Biri im, ti je ende fëmijë dhe unë me padurim (ndajfolje) pres të të shoh çdo herë duke qeshur, të luash mes
(parafjalë) shokëve dhe që të kalosh një fëmijëri të bukur.

2. Formoni fjali ku sa të jetë. (3 pikë)

a. Pjesëz Mua më pëlqen aq sa dhe ty.
b. Lidhëz Do të vij sa të bjerë muzgu.
c. Përemër pyetës Sa nxënës janë?

3. Fjalën larg përdoreni në fjali një herë si parafjalë dhe një herë si ndajfolje (2 pikë)

Ajo i rri larg shoqes.

Ajo rri larg telasheve.

4. Përcaktoni funksionin e fjalëve me ngjyrë të zezë. (4 pikë)

Kam një dashuri (kundrinor i drejtë) të madhe për ty dhe për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta
(përcaktor). Do të të ndjek kudo (rrethanor).
Unë jam nëna që kam nxjerrë nga autizmi djalin tim, me shumë përkushtim dhe dashuri (rrethanor mënyre).

5. Në fjalinë “Biri im, kemi nisur të rrugëtojmë së bashku drejt së ardhmes tënde”, kallëzuesi i
nënvizuar është: (1 pikë)
a. foljor i përbërë
b. foljor i thjeshtë
c. emëror
d. formë e pashtjelluar

6. Formoni fjali ku të përdorni; (4 pikë)

a. kundrinor të shprehur me pjesë të nënrenditur;
b. rrethanor mënyre shprehur me emër me parafjalë;
c. rrethanor kohe shprehur me ndajfolje;
d. ndajshtim të veçuar.

327
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

GR A TEST III EMRI _____________________

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve.

(Prometeu)

OQEANI
Promete, s’e ditke se për zemërimin
bari më i fortë është fjatë e mirë?

PROMETEU
Është, po kur thuhet në çastin që duhet
Dhe jo kur mundohesh ta zbutësh me forcë
Shpirtin q’e ka zënë një inat I fortë

OQEANI
Thuajmë ç’të ligë sheh në një përçapje
Që ka për t’u bërë me guxim e mend?

PROMETEU
Unë shoh në të
Mendje krejt të lehtë dhe mundim të kotë

OQEANI
Oh! Më ler të dergjem me këtë sëmundje;
Ësht’ më I madh fitimi që sjell mençuria,
Kur ka për tu dukur si një çmenduri

PROMETEU
Shih se mos vajtimi që po bën për mua
Mos të shkaktojë ndonj’ armiqësi

OQEANI
Mos kërkon të thuash për armiqësi
Me atë që rishtas fuqiplot sundon?

OQEANI
O Promete !
Vuajtja jote ësht mësim për mua

PROMETEU
Ik, largohu shpejt, dhe për gjithmonë
Ki këtë mendim

PROMETEU
Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo:
kur nga sëmundjet të shkretët njerëz vuanin,
kur as barna, as lëngje për të pirë,
as përzierje për t’u fërkuar nuk kishin

328
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

që të hiqnin sëmundjet
dhe lëngonin dhe vdisnin.
Krejt pa mjekim
atyre u tregova mënyrat, lëngjet
se si t’i përziejnë dhe t’i përdorin
kundër çdo lëngatë
U kam shpjeguar si të parashikojnë atë që vjen
dhe cilat ëndrra dalin e cilat s’dalin,
fjalët që të yshtin;
kuptimin e shenjave që shikon një udhëtar
kur ecën rrugës
dhe si dallojnë fluturimin e mbarë
nga ai i prapt i zogjve sqepmëdhenj me kthetra.
U shpjegova tër huqet e zogjve,
si ushqehen, armiqsohen dhe duhen;
si vallëzojnë tufa-tufa.
Se çngjyr’ e formë kanë rropullitë e kafshëve
kur bëhen fli, që hyjeve gëzim t›u sjellin
ngjyrën edhe njollat që shfaqen shpesh
në shpretkë e mëlçi.
Me dorën time
poqa zverk e kofshë të lyera
krejt në dhjamë
dhe u bëra mësues i njerëzve
n’artin e mistershëm.
Të gjith’ ogurët, që tregojnë flaka, e zjarri
dhe që fare s’i kuptonim më parë,
ua shpjegova un’ atyre.
Po arin, bakrin, hekurin, argjendin
dhe gjithë zejet e dobishme
kush veç meje mund të thotë
se i nxorri nga gjiri i nëntokës
për dobi të njerëzve?
Askush nuk mund të thotë,
po nuk desh të m’urrej krejt pa turp?
T’i bie më shkurt, të gjitha artet dhe mjeshtëritë
njerëzit e vdekshëm i mësuan nga Promete

Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Gjatë dialogut mes Prometeut dhe Oqeanit, Prometeu ndodhet: (1 pikë)

a. i burgosur në Olimp;
b. i mbërthyer në shkëmb;
c. i lirë mes njerëzve;
d. mes perëndive që e përkrahin.

2. Zjarri simbolizon: (1 pikë)

a. të mira materiale e bollëk;
b. ngrohje dhe dritë;
c. dije dhe dituri;
d. më shumë tokë e pasuri.

329
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

3. Renditni të paktën 5 të mira që u solli Prometeu njerëzve me zjarrin (1 pikë)

_______________________
_______________________
_______________________
_______________________
_______________________

4. Formuloni bukur mesazhin e fragmentit (2 pikë)

___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

5. Emërtoni tri nga fushat e shkencës që dalin në tekst nga fjalët e Prometeut, në të cilat ai i
ndihmoi njerëzit përmes zjarrit që u dhuroi. (3 pikë)
_______________________ _______________________ _______________________

6. Çfarë klime mbizotëron në dialogun mes Prometeut dhe Oqeanit? Pse? Çfarë tregon qëndrimi i
Oqeanit ndaj Prometeut? Ilustro secilën përgjigje me vargje nga teksti. (4 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

7. A mendoni se Prometeu tashmë ishte i destinuar të mbetej vetëm jo vetëm se u mori perëndive
zjarrin, por edhe se ata që e donin dhe e nderonin nuk mund t’i qëndronin pranë? Pse? Ku duket
kjo? Argumentoni. (3 pikë)

8. Çfarë ndjesie mbizotëron në fjalën e Prometeut për shpikjet që u mundësoi njerëzve.

Argumentoni me vargje dy prej tyre.
(4 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

9. Jepni kuptimin e fjalës dergjem, mbështetur dhe nga konteksti. (1 pikë)

_________________________________________________________________

10. Gjeni në vargjet e mëposhtme një epitet dhe një krahasim. (2 pikë)
OQEANI
Ësht’ më i madh fitimi që sjell mençuria,
kur ka për t’u dukur si një çmenduri.

PROMETEU
Ja, pra, po u bindem fjalëve të tua.
Zogu ky që ecën me të katër këmbët
Rrugën fort të gjatë çan me krah të lehta

330
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Dalloni pjesët e fjalisë së mëposhtme dhe emërtoni pjesët e nënrenditura. (3 pikë)

Të gjith’ ogurët, që tregojnë flaka, e zjarri
dhe që fare s’i kuptonim më parë,
ua shpjegova un’ atyre.

2. Gjeni përgjigjen e saktë. Pjesa e nënvizuar e fjalisë është: (1 pikë)

U kam shpjeguar si të dallojnë fluturimin e mbarë nga ai i prapt i zogjve sqepmëdhenj me kthetra.

a. pjesë e nënrenditur mënyrore;

b. pjesë e nënrenditur kundrinore;
c. pjesë e nënrenditur krahasore;
d. pjesë e nënrenditur lejore.

3. Formoni një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur qëllimore (1 pikë)

____________________________________________________________

4. Ktheni fjalinë e përbërë me bashkërenditje në fjali me pjesë të nënrenditur rrethanore. (2 pikë)

Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
____________________________________________________________

5. Vazhdojeni fjalinë e dhënë me një pjesë të nënrenditur përcaktore. (1 pikë)

Se çngjyr’ e formë kanë rropullitë e kafshëve

6. Cilit stil i përket teksti i mësipërm. Argumentoni duke dhënë dy veçori të tij. (3 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

7. Ktheni ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë duke respektuar rregullat drejtshkrimore. (4 pikë)

PROMETEU
Unë shoh në të
mendje krejt të lehtë dhe mundim të kotë.
___________________________________________________________________

OQEANI
Mos kërkon të thuash për armiqësi
Me atë që rishtas fuqiplotë sundon?
___________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0‒9 10‒13 14‒17 18‒23 24‒29 30‒33 34‒37

331
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

GR B TEST III EMRI _____________________

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim.

(Prometeu)

HEFESTI
Ja dy, Pushet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
(Prometeut)

O bir i mençur i Temidës s’drejtë,

pa dashjen time, për të keqen tënde.
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
ku as fytyrë, as fjalë prej njeriu
nuk do dëgjosh, nuk do shikosh,
ku dielli lëkurën krejt do ta përcëllojë.

Vet’ zot, përbuze zemërimn e rëndë

te hyejve të tjerë, kur ti njerëzve
u dhe me shumë nga ç’e meritonin,
mbi shkëmb të shkretë roje do qëndrosh,
pa thyer gjunjët, sytë pa i mbyllur,
dhe mijëra ankime të përvajshme
ti erës krejt me kot do t’i drejtosh,
se Zeusi s’ka mëshirë e kurrë nuk zbutet
i ashpër është çdo sundimtar i ri.

PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më coptohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
…..Dhe hesht, veç hesht!
njerëzin’ e bëra të përbuzë vdekjen.
Tani do t’ju rrëfej
për mjerimet e njerëzve e shkretë.
Si çiliminj dikur nga mendja
e unë dhe i bëra të mençur.
Më parë njerëzit kishin sy dhe s’shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s’dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin
nga njeri brez, në tjetrin.
S’linin gjë pa ngatërruar.
Nuk dinin as shtëpi qerpici të ndërtonin,
se punimin e drurit nuk e njihnin.
Nëpër shpella nën, dhè

332
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

ku s’futej dielli kurrë dergjeshin si milingonat.

Nuk i njihnin shenjat që stinët i dallojnë
në mes tyre: as dimrin e acartë,
as pranverën plot lule, as edhe verën frutaplotë.
kështu diktonin djersën kot me kot,
gjersa i parë u tregova lindjen dhe perëndimin e yjeve që janë shkenc’ e shkencave, i shpika për ta.
U dhashë shkronjat, të renditura pas rradhës,
duke u forcuar kujtesën,
që është mëma e të gjitha muzave
i pari unë vura kafshët e egra nën zgjedhë,
i mësova si ngarkesa të mbajnë
dhe si t’u shërbejnë njerëzve,
nga punët e rënda duke i shpëtuar.
Jo. Askush veç meje nuk i ka shpikur lundrat
krahëlira që çajnë detin me vërtik.
Aherë njerëzia binte në sëmundje,
s’dinte si të mpronte veten nga këto,
s’kish ushqim që duhej as ndonjë ilaç
që duke e pirë ose duke u lyer
një shërim të gjente;
e kështu pësonin nga mungesë barërash,
derisa atyre u tregova unë,
si t’i përziejnë lëngjet q’janë të buta
edhe t’i përdorin për çfarëdo sëmundje.
Medet sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit, ndërsa për vete s’gjej mjet për të shpëtuar
nga ky kob i madh

Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Prometeu po ndëshkohet sepse: (1 pikë)
a. kundërshtoi Zeusin në Olimp;
b. u dha zjarrin njerëzve;
c. ngriti krye në Olimp kundër Zeusit;
d. desh të rrëzonte nga froni Zeusin

2. Zjarri që Prometeu u dha njerëzve simbolizon; (1 pikë)

a. artin dhe kulturën;
b. forcë dhe fuqi hyjnore;
c. pasuri dhe begati;
d. dije dhe dituri.

3. Listoni disa nga të mirat që patën njerëzit prej zjarrit që u dha Prometeu. (1 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

333
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

4. Renditni tri nga fushat e shkencës që njerëzit morën zhvillim nga zjarri që u dha Prometeu.
1. _______________________ (3 pikë)
2. _______________________
3. _______________________

5. Çfarë na thonë vargjet e para për karakterin e Hefestit? Si ndihet ai? Pse? (3 pikë)
__________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
____________________

6. Jepni mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)

___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

7. Ilustroni me vargje nga teksti çastet kur Prometeu ndihet  krenar dhe i dëshpëruar (2 pikë)
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

8. Gjeni domethënien e emrave në vargun e parë, që përmenden nga Hermesi? Pse autori i
përdor këta të dy për të ekzekutuar urdhrin e Zeusit? (3 pikë)
Ja dy, Pushtet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
_________________________________________________
_________________________________________________

9. Në fragmentin e dhënë gjeni një antitezë dhe një krahasim? (2 pikë)

Më parë njerëzit kishin sy dhe s’shihnin,
i kishin veshët dhe asgjë s’dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara,
të turbullta, të mjera zvarriteshin.
____________________ _______________________

10. Shpjegoni kuptimin e fjalës zgjedhë në shprehjen “I vura nën zgjedhë”. (2 pikë)

zgjedhë_____________________________________________________

11. Thoni kuptimin e vargjeve të mëposhtme. Në ç’përfundim dalim nga vargu i fundit? (2 pikë)

…se Zeusi s’ka mëshirë e kurrë nuk zbutet

i ashpër është çdo sundimtar i ri.
____________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

334
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Dalloni në fjalinë e mëposhtme pjesët e saj dhe emërtoni pjesët e nënrenditura (3 pikë)
Aherë njerëzia s’kish ushqim që duhej as ndonjë ilaç derisa atyre u tregova unë, si t’i përziejnë lëngjet
q’janë të buta.

2, Gjeni përgjigjen e saktë. Pjesa e nënvizuar e fjalisë është: (1 pikë)

Nëpër shpella nën, dhè ku s’futej dielli kurrë dergjeshin si milingonat.

a. pjesë e nënrenditur mënyrore;

b. pjesë e nënrenditur vendore;
c. pjesë e nënrenditur përcaktore;
d. pjesë e nënrenditur ftilluese.

3. Formoni një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur shkakore (1 pikë)

_____________________________________________________

4. Ktheni fjalinë e përbërë me bashkërenditje në fjali me pjesë të nënrenditur rrethanore. (2 pikë)

Sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit, ndërsa për vete s’gjej mjet për të shpëtuar.

1. Përfundojeni fjalinë e dhënë me një pjesë të nënrenditur kundrinore (1 pikë)

Tani do t’ju rrëfej

2. Argumentoni cilit stil i përket teksti i mësipërm, duke dhënë dy veçori të tij (3 pikë)

3. Ktheni ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë duke respektuar rregullat. (4 pikë)

HEFESTI
Pa dashjen time,
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
__________________________________________________________________

PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më copëtohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
__________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0-9 10-13 14-17 18-23 24-29 30-33 34-37

335
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

GR A TEST (përgjigje)

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve.

Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Gjatë dialogut mes Prometeut dhe Oqeanit, Prometeu ndodhet: (1 pikë)
a. i burgosur në Olimp;
b. i mbërthyer në shkëmb;
c. i lirë mes njerëzve;
d. mes perëndive që e përkrahin.

2. Zjarri simbolizon: (1 pikë)

a. të mira materiale e bollëk;
b. ngrohje dhe dritë;
c. dije dhe dituri;
d. më shumë tokë e pasuri.

3. Renditni të paktën 5 të mira që u solli Prometeu njerëzve me zjarrin (1 pikë)

Shpikja e ilaçeve
Përcaktimi i sëmundjeve
Njohja me botën e gjallë
Zbulimi i mineraleve
Parashikimi i së ardhmes

4. Formuloni bukur mesazhin e fragmentit (2 pikë)

5. Emërtoni tri nga fushat e shkencës që dalin në tekst nga fjalët e Prometeut, në të cilat ai i
ndihmoi njerëzit përmes zjarrit që u dhuroi. (3 pikë)
Mjekësi
Biologji
Gjeologji
Astronomi

6. Çfarë klime mbizotëron në dialogun mes Prometeut dhe Oqeanit? Pse? Çfarë tregon qëndrimi i
Oqeanit ndaj Prometeut? Ilustro secilën përgjigje me vargje nga teksti. (4 pikë)
Atmosfera mes tyre është miqësore. Mirëpo Oqeani, ndonëse duket miqësor ndaj Prometeut, ndihet i
frikësuar ta përkrahë atë.

OQEANI
O Promete!
Vuajtja jote ësht mësim për mua

PROMETEU
Ik, largohu shpejt, dhe për gjithmonë
Ki këtë mendim

7. A mendoni se Prometeu tashmë ishte i destinuar të mbetej vetëm jo vetëm se u mori perëndive
zjarrin, por edhe se ata që e donin dhe e nderonin nuk mund t’i qëndronin pranë? Pse? Ku duket
kjo? Argumentoni. (3 pikë)

336
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Frika nga Zeusi bënte që të mos e përkrahnin, ndaj Prometeu e sheh veten të shkëputur edhe nga njerëzit të
cilëve u shërbeu duke sakrifikuar.

PROMETEU
Shih se mos vajtimi që po bën për mua
Mos të shkaktojë ndonj’ armiqësi

OQEANI
Mos kërkon të thuash për armiqësi
Me atë që rishtas fuqiplotë sundon?

OQEANI
O Promete!
Vuajtja jote ësht mësim për mua

PROMETEU
Ik, largohu shpejt, dhe për gjithmonë
Ki këtë mendim

8. Çfarë ndjesie mbizotëron në fjalën e Prometeut për shpikjet që u mundësoi njerëzve. Argumentoni
me vargje dy prej tyre. (4 pikë)
Ndihet krenar
Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh
sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
më e madhja është kjo:
të gjitha artet dhe mjeshtëritë
njerëzit e vdekshëm i mësuan nga Promete

I zemëruar

PROMETEU
Është, po kur thuhet në çastin që duhet
dhe jo kur mundohesh ta zbutësh me forcë
Shpirtin q’e ka zënë një inat i fortë

9. Jepni kuptimin e fjalës dergjem, mbështetur dhe nga konteksti. (1 pikë)

dergjem - rri i shtrirë, i pafuqishëm, i sëmurë

10. Gjeni në vargjet e mëposhtme një epitet dhe një krahasim. (2 pikë)
OQEANI
Ësht’ më i madh fitimi që sjell mençuria,
kur ka për t’u dukur si një çmenduri. (krahasim)

PROMETEU
Ja, pra, po u bindem fjalëve të tua.
Zogu ky që ecën me të katër këmbët
Rrugën fort të gjatë çan me krah të lehta. (epitet)

337
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Dalloni pjesët e fjalisë së mëposhtme dhe emërtoni pjesët e nënrenditura. (3 pikë)

Të gjith’ ogurët, që tregojnë flaka, e zjarri (pjesë e nënrenditur përcaktore)
dhe që fare s’i kuptonim më parë, (pjesë e nënrenditur përcaktore)
ua shpjegova un’ atyre.

2. Gjeni përgjigjen e saktë. Pjesa e nënvizuar e fjalisë është: (1 pikë)

U kam shpjeguar si të dallojnë fluturimin e mbarë nga ai i prapt i zogjve sqepmëdhenj me kthetra.

a. pjesë e nënrenditur mënyrore;

b. pjesë e nënrenditur kundrinore;
c. pjesë e nënrenditur krahasore;
d. pjesë e nënrenditur lejore.

3. Formoni një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur qëllimore (1 pikë)

4. Ktheni fjalinë e përbërë me bashkërenditje në fjali me pjesë të nënrenditur rrethanore. (2 pikë)

Dëgjo më tej dhe fort do të çuditesh sa mjete dhe mjeshtri të tjera shpika.
Dëgjo më tej se mund të çuditesh.

5. Vazhdojeni fjalinë e dhënë me një pjesë të nënrenditur përcaktore. (1 pikë)

Se çngjyr’ e formë kanë rropullitë e kafshëve, të cilat jetonin me ta.

6. Cilit stil i përket teksti i mësipërm. Argumentoni duke dhënë dy veçori të tij. (3 pikë)
- stilit letrar artistik
- gjuha e figurshme, përdorimi i shprehjeve artistike
- vepër letrare (dramë)

7. Ktheni ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë duke respektuar rregullat drejtshkrimore. (4 pikë)

PROMETEU
Unë shoh në të
mendje krejt të lehtë dhe mundim të kotë.
Ligjëratë e drejtë: Prometeu tha se ai shihte në të një mendje të lehtë e mundim të kotë.

OQEANI
Mos kërkon të thuash për armiqësi
Me atë që rishtas fuqiplotë sundon?
Ligjëratë e drejtë: Oqeani tha se mos kërkonte të thoshte armiqësi me atë që sundon?

338
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

GR B TEST (përgjigje)

Lexoni fragmentin e mëposhtëm dhe përgjigjuni pyetjeve në vijim.

Zgjidhni alternativën e saktë.

1. Prometeu po ndëshkohet sepse: (1 pikë)
a. kundërshtoi Zeusin në Olimp;
b. u dha zjarrin njerëzve;
c. ngriti krye në Olimp kundër Zeusit;
d. desh të rrëzonte nga froni Zeusin

2. Zjarri që Prometeu u dha njerëzve simbolizon; (1 pikë)

a. artin dhe kulturën;
b. forcë dhe fuqi hyjnore;
c. pasuri dhe begati;
d. dije dhe dituri.

3. Listoni disa nga të mirat që patën njerëzit prej zjarrit që u dha Prometeu. (1 pikë)
U mësoi llogaritjen e kohës, shërimin e sëmundjeve, zbutjen e kafshëve, të dallonin e të shfrytëzonin stinët,
të punonin tokën, të ndërtonin shtëpi etj.

4. Renditni tri nga fushat e shkencës që njerëzit morën zhvillim nga zjarri që u dha Prometeu. (3 pikë)
Astronomi
Biologji
Mjekësi
Ndërtim

5. Çfarë na thonë vargjet e para për karakterin e Hefestit? Si ndihet ai? Pse? (3 pikë)
Hefesti e donte dhe e çmonte Prometeun, e përkrahte dhe ishte kundër dënimit të tij. i drejtë dhe i
përulur. Ai ndihet i pafuqishëm të ndryshojë dhe të ndihmojë Prometun, sepse i trembet Zeusit.

6. Jepni mesazhin që përcillet në fragment. (2 pikë)

___________________________________________________________________
___________________________________________________________________
___________________________________________________________________

7. Ilustroni me vargje nga teksti çastet kur Prometeu ndihet krenar dhe i dëshpëruar (2 pikë)
Krenar
Jo. Askush veç meje nuk i ka shpikur lundrat
krahëlira që çajnë detin me vërtik.
(ka edhe shembuj të tjerë)

I dëshpëruar
sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit,
ndërsa për vete s’gjej mjet për të shpëtuar
nga ky kob i madh

339
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

8. Gjeni domethënien e emrave në vargun e parë, që përmenden nga Hermesi? Pse autori i
përdor këta të dy për të ekzekutuar urdhrin e Zeusit? (3 pikë)
Ja dy, Pushtet e Dhunë, e kryen punën.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.
Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat.

Janë shërbëtorët e tij për të mbajtur në fron Zeusin, pasi vetëm me forcë mund ta mbante fronin.

9. Në fragmentin e dhënë gjeni një antitezë dhe një krahasim? (2 pikë)

Më parë njerëzit kishin sy dhe s’shihnin, (antitezë)
i kishin veshët dhe asgjë s’dëgjonin,
si hije ëndrrash krejt të mjegulluara, (krahasim)
të turbullta, të mjera zvarriteshin.

10. Shpjegoni kuptimin e fjalës zgjedhë në shprehjen “I vura nën zgjedhë”. (2 pikë)

zgjedhë - i zbuti që t’i përdorte për punë

11. Thoni kuptimin e vargjeve të mëposhtme. Në ç’përfundim dalim nga vargu i fundit? (2 pikë)

…se Zeusi s’ka mëshirë e kurrë nuk zbutet

i ashpër është çdo sundimtar i ri.
Sundimtarët që e kishin marrë me të gjitha mënyrat pushtetin, do ta mbanin dhe do ta ruanin veç me dhunë
e forcë.

Pyetje rreth sistemit gjuhësor

1. Dalloni në fjalinë e mëposhtme pjesët e saj dhe emërtoni pjesët e nënrenditura (3 pikë)
Aherë njerëzia s’kish ushqim që duhej as ndonjë ilaç (pjesë e nënrenditur përcaktore) derisa atyre u
tregova unë, (pjesë e nënrenditur kohore) si t’i përziejnë lëngjet q’janë të buta.

2. Gjeni përgjigjen e saktë. Pjesa e nënvizuar e fjalisë është: (1 pikë)

Nëpër shpella nën, dhè ku s’futej dielli kurrë dergjeshin si milingonat.

a. pjesë e nënrenditur mënyrore;

b. pjesë e nënrenditur vendore;
c. pjesë e nënrenditur përcaktore;
d. pjesë e nënrenditur ftilluese.

3. Formoni një fjali të përbërë me pjesë të nënrenditur shkakore (1 pikë)

_____________________________________________________

4. Ktheni fjalinë e përbërë me bashkërenditje në fjali me pjesë të nënrenditur rrethanore. (2 pikë)

Sa shpikje të dobishme bëra unë dhe njerëzit, ndërsa për vete s’gjej mjet për të shpëtuar.
Sa shpikje bëra për njerëzit, kështu që për vete s’gjej mjet për të shpëtuar. (rrjedhimore)

340
Libër mësuesi / “Gjuha shqipe 8”

5. Përfundojeni fjalinë e dhënë me një pjesë të nënrenditur kundrinore (1 pikë)

Tani do t’ju rrëfej se si e solla zjarrin.

6. Argumentoni cilit stil i përket teksti i mësipërm, duke dhënë dy veçori të tij (3 pikë)
- stilit letrar artistik
- gjuha e figurshme, përdorimi i shprehjeve artistike
- vepër letrare (dramë)

7. Ktheni ligjëratën e drejtë në të zhdrejtë duke respektuar rregullat. (4 pikë)

HEFESTI (Prometeut)
pa dashjen time,
Do të mbërthej në këtë shkëmb të shkretë,
Hefseti i tha Prometeut se do ta mbërthente në këtë shkëmb të shkretë.

PROMETEU
Nuk hesht se jam krenar apo fodull,
por më coptohet zemra, kur e shoh
kaq të poshtëruar sot unë veten time.
Prometeu tha se nuk heshtte se ishte krenar, por i copëtohej zemra kur e shihte veten kaq të poshtëruar.

341

You might also like