You are on page 1of 2

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE "NËNË TEREZA"


DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE


QENDRA SPITALORE UNIVERSITARE "NËNË TEREZA"
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

Informacion mbi ecurinë e punës,

Detyrat e sekretarisё si organizmi pёrgjegjёs pёr ndjekjen e kёrkesave pёr hartimin e


dokumenteve, evidentimin dhe sigurimin e tёrёsisё sё dokumenteve dhe zhvillimin e
korespondencёs zyrtare.
Del se detyrat e mёsipёrme janё kryer mirё dhe nё pёrputhje edhe me kёrkesat e njohura teorike
pёr kryerjen e tyre.
Kryerja e detyrave tё mё sipёrme ёshtё parё nё funksion tё efikacitetit tё veprimtarisё sё
administratёs sonё, pёr tё shmangur fenomene qё shkaktojnё vonimin e korespondencёs e tё
kryerit e punёve zyrtare me shpejtёsinё e duhur, por shkakton edhe burokracie tё kotё e pa dobie
Detyrat e sekretarisё, siç u vu nё dukje mё sipёr, janё kryer, nё pёrgjithёsi normalisht e sipas
detyrave tё njohura pёr veprimtarinё e saj, mund tё thuhet e njёjta gjё pёr detyrat lidhur me
pёrpunimin tekniko-shkencor dhe, veçanёrisht, pёr kushtet e ruajtjes fizike dhe teknologjike tё
dokumenteve.

Pёrpjekjet pёr unifikimin e mёnyrёs sё kryerjes sё korespondencёs zyrtare, duke pёrcaktuar tё


drejtёn e komunikimit, shkallёn hierarkike tё komunikimit dhe sasinё e dokumenteve qё
duheshin krijuar. Korrespondenca ёshtё vlerёsuar si mjet i rёndёsishёm pёr funksionimin normal
tё institucionit, shmangien e burokracisё, dhe zgjidhjen nё kohё tё çёshtjeve qё trajtohehen.
• evidentimi i dokumenteve, Evidentimi ёshtё bёrё sipas rregullave dhe nё mjetet e evidentimit,
tё njohura e tё pёrcaktuara teorikisht e praktikisht
• vlerёsimi i rëndësisё sё shpërndarjes në kohë sa më të shpejtë të dokumenteve nëpër njësitë
përkatëse strukturore dhe kthimit tё tyre në sekretari, duke rritur rolin aktiv tё sekretarise në
veprimtarinë e administratës se QSUNT dhe në sigurimin e tërësisë së dokumenteve të tyre;
• sistemimi i dokumenteve. Sistemimi i dokumenteve ёshtё parё si i nevojshёm, dhe nuk ka
mbetur nё fazёn e konstatimit tё gjёndjes sё pakёnaqshme por po pёrpunohet dhe po sistemohet
sipas rregullave dhe normёs tekniko profesionle. Dokumentet u trashёguan tё shpёrndara dhe
krejtёsisht tё pasistemuara;
• kushtet krejtёsisht tё papёrshtatёshme për ruajtjen e dokumenteve. Pёr mungesё tё mjediseve
dhe masave profilaktike e shërbyese për mënjanimin e faktorëve dëmtues, dokumentet u
trashëguan me dëmtime të rënda. Por masat janё marrё duke bёrё tё mundur sistemimin dhe
ruatjen e tyre
Mënyrën e vendosjes së dokumenteve në vendruajtje, në drejtimin teknik dhe në përmbajtjen e
saj, sipas së cilës shmanget vendosja kaotike dhe realizohet ruajtja e lidhjeve organike të
dokumenteve sipas prejardhjes së tyre.

Duke ju falenderuar .

Paula Papa
Përgjegjëse e sektorit të protokoll arkivit

You might also like