You are on page 1of 3

Grupi A (Përgjigje)

Lexoni fragmentin dhe përgjigjuni pyetjeve.

Zgjidhni alternativën e saktë

1. Ky tekst ka në qendër (1 pikë)

a. rrëfimin
b. përshkrimin
c. informimin
d. këshillimin

2. Në këtë letër Edmond Tupe i flet për: (1 pikë)

a. të birin artist
b. të birin autik
c. shoqërinë njerëzore
d. problemet e të birit

3. Përcakto llojin e tekstit duke argumentuar dy karakteristika (2 pikë)


Është një letër (shkruhet që në hyrje) drejtuar drejtpërdrejt një njeriu të afërt. Është dhënë
shkruesi dhe marrësi.

4. Në këtë letër autori shpreh: (1 pikë)

a. dhimbjen për të birin


b. lodhjen prej të birit
c. rebelimin ndaj shtetit
d. pafuqinë përballë të birit

5. Identifikoni në tekst ndjenjën e sakrificës së prindit për fëmijën (1 pikë)


Plotësoma këtë dëshirë dhe jam gati të ta fal jetën time!

6. Përse autori në paragrafin e parë përemrin “Tjetrin” dhe “Ti” i shkruan me shkronjë të
madhe? (1 pikë)

Sepse përemrat janë përdorur për të identifikuar të birin, i cili quhet Ges.

7. Cila është dhimbja më e madhe e autorit? Pse? Ilustro me shembuj nga teksti. (3 pikë)

Dhimbja më e madhe e autorit është frika ndaj së ardhmes kur i biri të jetë vetëm, pa prindërit.
Ai mendon se përveç dy prindërve të Gesit, askush nuk do të mund t’i shërbejnë e t’i falin
dashuri të pakufishme atij.
“ Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme, ti do të gjendesh vetëm, pa
njeri pranë për t`u kujdesur për ty, për të të dhuruar të paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.”

8. Duke iu referuar fragmentit shpjegoni kuptimin e fjalës brengë. (1 pikë)

Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që një ditë të frikshme ti do të gjendesh vetëm.
(Pengu, dëshira e parealizuar, dhimbja e pashëruar e vazhduar, meraku i përhershëm.)

9. Formuloni mesazhin që autori përmes letrës për të birin i përcjell (2 pikë)

10. Ndonëse është një tekst joletrar, në të gjen figura letrare. Cila figurë është përdorur më
shumë? Ilustroni dhe me shembuj. ( 2 pikë)
Epiteti; i Mistershmi, i Gjithëpushtetshmi, i Pashmangshmi

11. a. Argumentoni përdorimin e thirrorit në fragmentin e dhënë (1 pikë)


Me anë të tij autori shpreh në mënyrë më të dukshme, më të ndjeshme, më shprehëse dhe më
emocionuese dhimbjen, pafuqinë ndaj fatit, duke iu drejtuar që ta dëgjojë një shoqëri e tërë.

b. Çfarë efekti shkakton përdorimi i tij te lexuesi? (1 pikë)


“O Ti, i Mistershmi, i Gjithëpushtetshmi, i Pashmangshmi! Shëroje Gesin tim të pafajshëm!
Nuk të kërkoj, nuk të përgjërohem ta bësh gjeni, apo talent, jo, bëje thjesht normal, a më
dëgjon, a më kupton, thjesht N-O-R-M-A-L

Lexuesi bëhet më i ndjeshëm ndaj rastit, por dhe ndaj një problemi që ka marrë përmasa kaq
të mëdha, para të cilit njeriu dhe shoqëria janë të pafuqishëm. Qëllimi është që ata të mos
tregohen indiferentë.

12. Rilexoni paragrafin e fundit për të shpjeguar se pse autori e lidh lutjen e tij me këtë
çast kohor.
“një buzëmbrëmje dimri anonim” (2 pikë)

E tillë është stina në shpirtin dhe jetën e autorit, ndërsa e shoqëron një dhimbje e një fat i tillë të
birin.

PYETJE RRETH SISTEMIT GJUHËSOR

1. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara. (4 pikë)

Brenga jonë më e tmerrshme është mendimi që (lidhëz) një ditë të frikshme, ti do të gjendesh
vetëm (ndajfolje), pa njeri pranë për t`u kujdesur për (parafjalë) ty, për (pjesëz) të të dhuruar të
paktën një grimë mirëkuptim e dashuri.
2. Formoni fjali ku që të jetë; ( 3 pikë)

a. pjesëz Që të dyja vajzat erdhën.


b. lidhëz Ajo pa që në shtëpi nuk ka njeri.
c. përemër lidhor Fëmijën që pa në park...

3. Përdoreni fjalën rrotull në fjali një herë si parafjalë dhe një herë si ndajfolje (2 pikë)
Ajo i erdhi rrotull shkollës.
Ajo rri rrotull shtëpisë.

4. Përcaktoni funksionin e fjalëve me të zeza në tekst (4 pikë)


Ges, një buzëmbrëmje dimri anonim (rrethanor kohe), tek mendoja të tashmen (kundrinor
i drejtë) tënde të trishtuar (përcaktor) dhe të ardhmen tënde të zymtë i (kundrinor i zhdrejtë
me parafjalë) drejtova dëshpërimisht këtë lutje njerëzore Fatit.

5. Në fjalinë “Unë të kërkoj të falur që nuk kam arritur të t`i plotësoj të gjitha”, kallëzuesi i
nënvizuar është: (1 pikë)

a. foljor i përbërë
b. foljor i thjeshtë
c. emëror
d. formë e pashtjelluar

6. Formoni fjali ku të përdorni:


(4 pikë)

a. Kryefjalë të shprehur me pjesë të nënrenditur.


b. Rrethanor mënyre shprehur me ndajfolje.
c. Rrethanor qëllimi shprehur me formë të pashtjelluar.
d. Ndajshtim shprehur me emër trajtë të pashquar.

You might also like