You are on page 1of 26

FJALITË E THJESHTA TË PLOTA DHE TË

PAPLOTA
- Fjalitë e paplota
- Fjalitë e pagjymtyrëzueshme
- Lidhjet e fjalëve në fjali
- Rendi i fjalëve në fjali
Fjalitë e paplota

Sipas faktit nëse fjalia i ka të gjitha gjymtyrët të


shprehura ose jo, fjalitë ndahen në:
a) të plota dhe b) të paplota.
Në gjuhën shqipe ka edhe një grupim të veçantë fjalish
që quhen fjali të pagjymtyrëzueshme (të
pazbërthyeshme).

Fjalitë e paplota kanë ndërtim gramatikor të paplotë


për shkak të mungesës së gjymtyrëve, kryesore ose
dytësore, të cilat edhe pa u shprehur bëhen të qarta nga
konteksti a situata.
Gjymtyrët e pashprehura nënkuptohen fare lehtë:

- Ku e ke shtëpinë? – Këtu (= këtu e kam shtëpinë).


- E ke marrë letrën? – E kam marrë (= letrën).
- Nga vjen? – Nga Tirana. (= vij) etj.
Fjalitë e paplota shërbejnë si njësi të plota komunikuese.

PS. Të paplota mund të jenë edhe fjalitë e përbëra.

Fjalitë e paplota funksionojnë si fjali vetëm në sajë të disa


faktorëve gjuhësorë e jogjuhësorë, si: konteksti, e
situata (rrallë edhe intonacioni, gjestet e përdorimi i
shpeshtë i konstrukteve.)
Fjalitë e paplota mund të jenë:
a) kontekstuale,
b) situative,
c) eliptike,

a) Kontekstuale (ose të kontekstit) – përbëjnë grupin më të


madh. Në to janë të pashprehura gjymtyrë që janë
përmendur një herë më parë:
- Ku po e shpie? - Në shtëpi. (= e shpie në shtëpi).
- Për çfarë pyeti mësuesi? – Për detyrat. (= mësuesi pyeti
për detyrat)
- Ai kthehej nga shkolla, kurse ajo nga biblioteka (= kthehej
nga biblioteka)
b) Situative (të situatës) – në këto fjali mund të mos
thuhen një a disa gjymtyrë, kur këto kuptohen nga situata,
nga rrethanat që zakonisht përmenden më parë:
- Dy kafe, - tha djaloshi posa hymë në klub.
Trokiti dera me rrëmbim. – Baba! – thirrëm ne.
- Makina, makina! – thërrisnin disa fëmijë përtej.
- Këtu kanë ndodhur shpesh aksidente. Kthesë e
rrezikshme.

c) Eliptike – në të cilat nuk thuhet kallëzuesi, i cili as


përmendet në kontekst, as nënkuptohet nga situata:
- Peshku në det, tigani në zjarr.
- Mendja e shëndoshë për ditë të zeza.
- Sipas vendit dhe kuvendi.
- Gjella me kripë, kripa me masë.
Si[ u pa nga shembujt e pwrmendur mw sipwr, fjalitë e
paplota mund të jenë:
- pa kryefjalë,
- pa kallëzues dhe
- pa të dyja gjymtyrët, si dhe
- pa gjymtyrë të dyta

Fjali me mungesë të kryefjalës:


- Në klasë hyri mësuesi. Ishte i gëzuar (= mësuesi
ishte…).
- Një qen lehu. Djali qëndroi. Priti. (= djali …)

Fjalitë me mungesë të kallëzuesit përbëjnë grupin më të


madh:
- Kush është përgjegjës? – Unë. (= unë jam)
- Nuk foli njeri. As Saimiri. (= nuk foli)
- Mësuesi heshti. Klasa gjithashtu. (= heshti)
- Nga se ankohet? – pyeti mjeku. – Nga barku (=
ankohet)
- S’kishin ku të uleshin. Kudo borë. (= ishte)

Me mungesë të kryefjalës dhe kallëzuesit:


- Kur do të vijnë fëmijët? – Sot. (= do të vijnë fëmijët)
- Të kujt janë këto? – Të tuat. (= janë këto)

Me mungesë të gjymtyrës së dytë:


- E bleve gazetën? – E bleva. (= gazetën)
- Kush ia bën varrin tjetrit, bie vetë. (= atje, brenda, në
të)
Fjalitë e pëgjymtyrëzueshme

Në gjuhën shqipe përdoren edhe fjali që nuk përmbajnë as


gjymtyrët kryesore, pra as kryegjymtyrën e as gjymtyrë
të dyta. Megjithatë, këto ndërtime luajnë rolin e një
fjalie, janë njësi kumtuese, gramatikore e me intonacion
të përfunduar.
Këto quhen fjali të pagjymtyrëzueshme. Janë fjali të
thjeshta, të plota nga kuptimi, të shprehura me një fjalë a
me një tog të pandashëm, të cilat as mund të
gjymtyrëzohen e as të zgjerohen me fjalë plotësuese:
- Të pëlqen muzika? – Po.
- Do të dalësh në pension? – Bah!
- Shët! – përshpëriti nëna.
Fjalitë e pagjymtyrëzueshme formohen me pjesëza, me
pasthirrma, si dhe fjalë të përdorura si pasthirrma. Në
këto fjali hyjnë shpesh fjalë a togje fjalësh të
ndërmjetme e thirrore:
- A erdhi? – Për fat të mirë, po. (togfjalësh)
Fjalia e pagjymtyrëzueshme mund të jetë edhe pjesë
kryesore e një fjalie të përbërë, ndërsa pjesa tjetër
shpejgon më tej fjalinë e pagjymtyrëzueshme:
- Do të nisemi? Jo, se tani është vonë. (pjesë kryesore në
fjalinë e përbërë)
Disa fjali të pagjymtyrëzueshme mund të dalin edhe si
pjesë të nënrenditura në një fjali të përbërë:
- (E pyeta nëse do të luante.) Më tha se po.
Shpesh përmbajtjen e fjalive të pagjymtyrëzueshme e
rimarrin fjali të tjera të pavarura:
- Lëre mos e prek. Jo! Nuk e lë!
- Babai shofer është? – Jo. Babai është minator.

Sipas kuptimit dhe funksionit në ligjërim, dallohen këto


grupe fjalish të pagjymtyrëzueshme:
- pohuese,
- mohuese,
- pyetëse,
- nxitëse,
- emocionuese dhe
- të përshëndetjes.
1. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme të pohimit mund të jenë
ose përgjigje pohuese të një pyetjeje, ose shprehin
miratim të folësit për diçka të thënë më parë. Pra, janë
të lidhura ngushtë me kontekstin, jashtë tij janë të
pakuptueshme.
Në funksion të këtyre fjalive dalin fjalë e togje, si: po,
posi, mirë, ëhë, pikërisht, si urdhëron, si jo, pse jo, posi
jo, patjetër, sigurisht, vërtet etj.
- Nesër kthehet? – pyeti mjeku. Ëhë, - pohoi vajza.
- E njeh profesorin? – Posi jo!
- T’ia sqarojmë punën me një letër? – Pse jo!

PS. Pjesëza po mund të përsëritet:


- Vërtet fitoi Zamira? – Po, po!
2. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme të mohimit mund të jenë
ose përgjigje mohuese të një pyetjeje, ose shprehin
mosmiratim për diçka të thënë më parë.
Ato shprehen me fjalë e togje, si: jo, aspak, në asnjë
mënyrë, ncë, hëk, bah etj. (Më shpesh përdoret pjesëza jo):
- Nuk foli për datën e nisjes? Jo – tha fëmija.
- Me Gimin do të punosh? Me Gimin?! Bah!
Për të përforcuar pohimin, pjesëza jo mund të përsërite dy
e më shumë herë:
- A u vonove mor bir? – Jo, jo, – u përgjigj ai.

Madje, për përforcim, fjala jo mund të ndiqet nga togu në


asnjë mënyrë dhe kemi kështu pranë e pranë dy fjali të
pagjymtyrëzueshme:
- Të thërrasim mjekun? – Jo, në asnjë mënyrë.
3. Fjalitë e pagjytmyrëzueshme pyetëse nxisin një
përgjigje, kërkojnë nga bashkëbiseduesi miratim ose jo
të një pohimi a mohimi, shprehin dyshim, habi,
mosbesim, kundërshtim.
Shqiptohen me intonacion pyetës.
Në funksion të fjalive të pagjytmyrëzueshme pyetëse
përdoren më shpesh këto fjalë e togje:
jo, apo jo, hë, ë, e, ashtu, ashtu ë, vërtet, mirë, po etj.:
- Nuk e takove? – Jo. - Jo?
- Ju ejani më vonë. Mirë?
- Vij nga larg. – Ashtu?
- Po t‘i ndodhte gjë, do të kishim dëgjuar. Apo jo?
- S’duket njeri. – Vërtet?
4. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme nxitëse shprehin thirrje
drejtuar bashkëbiseduesve për të kryer ose për të mos
kryer një veprim.
Në këtë funksion dalin disa pasthirrma e fjalë të tjera që
afërta me to, që kanë vlerën e një foljeje të mënyrës
urdhërore e që shqiptohen me intonacion të fjalisë
nxitëse-urdhërore.
Më të përdorshmet janë fjalët:
sst, shët, mos, tyt, hopa, marsh, stop, o burra, (o
burrani), hë-hë, pa hë, hajt etj.:
- Sst! – ia bëri plaku.
- Hajt. Ngrehu tani!
- Kapi telefonin dhe foli: Alooo.
- A të tregoj diçka? – Pa hë!
Në funksion të këtyre fjalive del edhe numërimi, zakonisht
gjer më tre (3), për të filluar një veprim të përbashkët:
- Një, dy tre, - thirri djaloshi dhe të gjithë e lëshuan
përnjëherësh trarin e rëndë.
Fjali të pagjyjmtyrëzueshme nxitëse janë edhe ato që
përdoren për të ndjellë e dëbuar kafshët:
hajt, ajs, pës...pës, pul…pul, kuç…kuç etj.:
- Ajs, Laro, ajs! – e ngaste bujku.
- Barinjtë ndillnin bagëtitë: Tërr…fiu…; - Hush o dreq!
Nuk janë fjali të pagjytmyrëzueshme onomatopetë. Këto
s’kanë kuptim pohues a mohues :
- “Bam…”, krisën ca rrufe.
- “Bëz, bëz” dëgjohej një mizë në xham.
5. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme emocionuese shprehin një
qëndrim emocionues të folësit. Këto përbëjnë grupin më të
madh të fjalive të pagjymtyrëzueshme.
Shprehen me pashtirrma emocionuese ose fjalë të afërta
me to, që tregojnë gëzim, kënaqësi, habi, keqardhje,
mërzitje, hidhërim, zemërim, urrejtje, inat etj.
Për t’i interpretuar si fjali, luan rol konteksti e intonacioni.
Të tilla janë: ah. oh, aa, oho, eh, ej, oj, ua, ou, oi, bobo,
bubu, pupu, hë, uf, phu, bre, more, jo more, urra, ehua,
qyqja, korba, dreq o punë, vaj medet..
- Iku! Bobo! S’do ta shoh më!
- Si na ndodhi? Dreqi ta hajë!
- Urra – thirrën të gjithë.
- Bre! Ky qenka tamam tank!
6. Fjalitë e pagjymtyrëzueshme të përshëndetjes
shprehin një përshëndetje, urim, falënderim, lutje etj.
Zakonisht shprehen me togje fjalësh, por mund tw
shprehen edhe me njw fjalw tw vetme...
Në funskion të fjalive të përshëndetjes përdoren këto
pasthirrma:
tungjatjeta, mirupafshim, lamtumirë, faleminderit,
mirëdita, mirëmbrëma, gëzuar, të lutem, hajde bromb etj:

- Tungjatjeta, o xha Braho!


- Lamtumirë, Vjollca! Motra i dha dorën: - Mirupafshim!
- Mirëmëngjes! - i tha djali. (mirëdita, mirëmëngjes, të
lutem, faleminderit…)
- Hajde bromb! Të na trashëgohen!
Lidhjet e fjalëve në fjali

Gjymtyrët e fjalisë lidhen njëra me tjetrën duke formuar


togje e grupe të ndryshme fjalësh.
Ato mund të lidhen në mes tyre me anë të bashkërenditjes a
të nënrenditjes.
A) Lidhja me bashkërenditje bashkon fjalë që s’varen nga
njëra tjetra, po kanë të njëjtën vlerë e bëjnë të njëjtën
punë, sikurse janë gjymtyrat e një fare, homogjene të
fjalisë, kryefjalë, kallëzues, plotës, kundrinor qofshin:
- Milloshit dhe Serbisë, gjithë ushtrisë së barbarit, kush i
del veç shqiptarit…
- U bë flakë, tym, shkëndijë gjë e kombit të pabesë…
Fjalët e bashëkrenditura mund të ndahen vetëm me presë:
…u bë flakë, tym, shkëndijë gjë e kombit të pabesë;
ose të lidhen me anë të ndonjë lidhëse bashëkrenditëse: si,
e, dhe, as, ose, a, po, por etj.:
- Jo unë, po ti duhet ta bësh këtë punë.
B) Lidhja nënrenditëse bashkon dy fjalë (njëra shërben
për të sqaruar, a plotësuar kuptimin e tjetrës). Kështu
lidhet kallëzuesi me kryefjalën, plotësi me emrin që
cilëson etj.
Këtu dallojmë: fjalën kryesore a të përcaktuar dhe fjalën e
varur a përcaktuese:
- Rrëmbimi i gjësë së gjallë ua këputi krahët Shpiragajve.
(Detyrë: ndaje në togfalësha!)
Kjo fjali mund të ndahet në këto togje fjalësh:
1. Rrëmbimi (fjalë e përcaktuar) i gjësë së gjallë (fjalë
përcaktuese).
2. Rrëmbimi (fjalë e përcaktuar), këputi (fjalë përcaktuese).
3. Këputi (fjalë e përcaktuar) krahët (fjalë përcaktuese)
4. Krahët (fjalë e përcaktuar) Shpiragajve (fjalë
përcaktuese).

Llojet e lidhjeve nënrenditëse


Dallojmë 3 lloj lidhjesh nënrenditëse:
- Lidhje përshtatjeje;
- Lidhje drejtimi; dhe
- Lidhje bashkimi.
a) Përshatje quhet ajo lidhje fjalësh në të cilën njëra
fjalë i përshtatet tjetrës në numër, gjini, rasë ose vetë.
(kështu përshtate kallëzuesi me kryefjalën e vet)

b) Lidhje drejtimi – quhen ato lidhje fjalësh, me të cilat


fjala kryesore drejton, përcakton rasën e fjalës tjetër,
kërkon që fjala vartëse të vihet në këtë ose atë rasë.
Në lidhje të tillë ndodhet kundrina (e drejtë ose e
zhdrejtë) ose disa lloje plotësish rrethanorë me
kallëzuesin foljor ose plotësi i dallimit me fjalën që
plotëson.
Si fjalë drejtuese zakonisht është një emër a përemër:
- I mbarova punët.
- Veri vesh mësimet.
- Iu ngjita malit.
- U kapita së ecuri.
- Ruhu prej të ftohtit.
- Kaloi një kamion i ngarkuar me dru.
- Sëmundja e vëllait na ka shqetësuar.

c) Lidhjet e bashkimit mund të jetë:


- e thjeshtë ose
- ndajshtesore:
- Ecte shpejt.
- Erdha vonë.
Rendi i fjalëve në fjali
Fjalët në fjali mund të renditen në rend të drejtë a të
zhdrejtë.
Renditja e zakonshme është ajo e drejtë, sipas së cilës
kryefjala rri para kallëzuesit, kundrinat vijnë pas
dhe plotësit ndajfoljorë në fund.
Kështu ndërtohen fjalitë dëftore dhe pyetëse…
Po, gjuha shqipe ka mjaft liri në këtë aspekt. Kështu, për
shembull kemi:
- Ç’thua ti?
- Të shkoftë mbarë moti.
- Le të hyjë Agimi!
Kundrina mund të dalë përpara kallëzuesit, ndonjë herë
edhe para kryefjalës, a në krye të fjalisë:
- Ujku mjegull kërkon. (para kallëzuesit)
- Fëmijët po i zë gjumi. (para kryefjalës)

Analiza sintaksore e fjalisë


Të bësh analizën sintaksore të një fjalie do të thotë të
dallosh gjymtyrët e ndryshme të saj, të thuash ç‘punë
kryejnë fjalët nga të cilat është formuar ajo.
Për këtë arsye së pari duhet kërkuar kallëzuesi, i cili na
ndihmon për ta gjetur kryefjalën, kundrinorin e plotësit
rrethanorë, me anë të pyetjeve adekuate.
- Ahere, nga majat e maleve, si ndonjë kope dhensh që
shtegton për në fushë, zbriti mjegulla e dendur e
Shpiragut e rëndoi mbi kodrinat e Mallakastrës. (J.X)
Ahere – plotës kohe i kallëzuesve zbriti dhe rëndoi;
nga majat – plotës vendi, i po atyre kallëzuesve;
e maleve – plotës dallimi përkatësie i plotësit të vendit nga
majat.
si kope – plotës krahasimi
ndonjë – silësor i kope
dhensh – plotës dallimi i çfarësisë i kope
që – kryefjalë e shtegton
shtegton – kallëzues foljor
për në fushë – plotës vendi i kallëzuesit foljor shtegton
zbriti – kallëzues foljor
mjegulla – kryefjala e zbriti dhe rëndoi.
e dendur – cilësor i kryefjalës mjegulla
e Shpiragut – plotës dallimi i përkatësisë i kryefjalës
mjegulla
rëndoi – kallëzues foljor
mbi kodrinat – plotës vendi i kallëzuesëve zbriti dhe
rëndoi.
e Mallakastrës – plotës dallimi i përkatësisë i plotësit mbi
kodrinat.

You might also like