You are on page 1of 14

ACIDET DHE BAZAT

Fatbardhe Buzuku, prof.


Acidet dhe bazat
• Ekzistojnë dy lloje të
rëndësishme të substancave:
1. Njërin e përbëjnë acidet –
substanca që kanë shije të
thartë, që e ngjyrosin
lakmuesin e kaltër në të kuq
2. Të dytin e përbëjnë bazat –
substancat me shije të hidhët,
të ashpër, që e ngjyrosin
lakmusin e kaltër në të kuq.
Teoria e Arrheniusit mbi acidet dhe bazat
• Sipas teorisë së Arrheniusit,
acidet janë substanca që në procesin e shpërbashkimit
elektrolitik si jone pozitive japin vetëm jonet e hidrogjenit H⁺,
kurse bazat janë substanca që në procesin e shpërbashkimit
elektrolitik si jone negative japin vetëm jone hidroksile OH⁻

ACIDET BAZAT
HCl → H⁺ + Cl⁻ NaOH → Na⁺ + OH⁻
H₂SO₄ → 2H⁺ + SO²⁻ Ca(OH)₂ → Ca²⁺ + 2OH⁻
HCN ↔ 2H⁺ + CO₃²⁻ NH₄OH ↔ NH₄⁺ + OH⁻
H²CO₃ ↔ 2H⁺ + CO₃²⁻ Fe(OH)₃↔ Feᶟ⁺ + 32]OH⁻
Acidet - vetitë
• Vetia kryesore e acideve, sipas Arrheniusit është
shpërbashkimi elektrolitik i tyre:
HnA → n H⁺ + An-

• Të gjithë acidet në tretësirën ujore shpërbashkohen


duke dhënë si llojin e vetëm të kationeve jone të
hidrogjenit. Përveç jonit të hidrogjenit H⁺, me
shpërbashkimin e acideve formohet edhe lloji i
anionit që quhet mbetje acide dhe është
karakteristik për çdo acid.
Acidet - vetitë
• Emrat dhe formulat e disa acideve dhe
mbetjeve acide:

ACIDI MBETJA ACIDE


formula emri formula emri
HCl Acidi klorhidrik Cl⁻ Klorur
H2SO4 Acidi sulfurik SO₄²⁻ Sulfat
HNO3 Acidi nitrik NO₃⁻ Nitrat
H3PO4 Acidi fosforik PO₄ᶟ⁻ Fosfat
H2CO3 Acidi karbonik CO₃²⁻ Karbonat
HClO4 Acidi perklorik ClO₄⁻ perklorat
Acidet – vetitë
• Acidet reagojnë me baza ose me okside bazike, duke dhënë kripëra:
HCl(aq) + NaOH(aq) → NaCl(aq) + H2O(I)
acidi klorhidrik hidroksidi i natrijumit kloruri i natrijumit

H2SO4(aq) + 2NaOH(aq) → Na₂SO₄(aq) + 2H2O(I)


acidi sulfurik hidroksidi i natrijumit sulfati i natrijumit

H2CO3(aq) + CaO(s) → CaCO3(s) + H2O(I)


acidi karbonik oksidi i kalcijumit karbonati i kalcijumit

• Në reaksion me shumicën e metaleve, acidet lirojnë hidrogjenin:


2HCl(aq) + Zn(s) → ZnCl2(aq) + H2(g)
acidi klorhidrik kloruri i zinkut

• Me dëftuesit acido-bazikë japin ngjyrë karakteristike. Acidet ngjyrosin lakmusin në


të kuq, me metiloranzh japin ngjyrë të kuqe, kurse me fenolftalein janë pa ngjyrë.
Klasifikimi i acideve
• Disa acide me shpërbashkimin e një molekule japin një
jon të hidrogjenit, kurse disa të tjera dy apo më tepër,
kështu që acidet ndahen në: njëbazike (HCl, HCN, HNO₃)
dhe polibazike (H₂SO₄, H₂CO₃, H₃PO₄);
• Disa reaksione të shpërbashkimit elektrolitik të acideve
janë të paraqitura si të përfunduara, kurse disa të tjera si
procese në baraspeshë, kështu që acidet ndahen në:
acide të forta (HCl, H₂SO₄) dhe në acide të dobëta (HCN,
H₂CO₃).
Acide të forta HClO₄, H₂SO₄, HNO₃, HI, HBr, HCl, ...
Acide të dobëta HCN, H₃BO₃, H₂S, H₂CO₃, HNO₂, HF, H₂SO₃,
pothuajse të gjitha acidet organike, ...
Shpërbashkimi elektrolitik i acideve
Mund të paraqitet i mbledhur ose shkallë-shkallë.
Paraqitja e përmbledhur e acidit karbonik:

Me shkallë, acidi karbonik shpërbashkohet në dy


shkallë:
Përqëndrimi i jonit të hidrogjenit ose
hidroksile në tretësirën e acidit
• Joni i hidrogjenit H⁺ ose joni hidronium H₃O⁺ është bartës i
aciditetit sipas teorisë së Arrheniusit mbi acidet dhe bazat dhe si
lloj i kationit ekziston në çdo tretësirë ujore të acidit. Përqëndrimit
e joneve të hidrogjenit në tretësirë të acidit mund ta llogarisim:
1. Në bazë të shkallës së shpërbashkimit :
[H⁺] = C(H⁺) = C₂ ∙ α ∙ Z(H⁺)
C₂ - përqëndrimi i acidit
α - shkalla e shpërbashkimit të acidit në tretësirën e dhënë
Z(H⁺) – është numri i joneve të hidrogjenit që ndahet me shpërbashkimin e një molekule të
acidit (baziciteti i acidit)
2. Në bazë të konstantes së shpërbashkimit :
[H⁺] = √Ka ∙ ck ∙
Bazat-vetitë
1. Shpërbashkimi elektrolitik (sipas teorisë së
Arrheniusit):
M(OH)n → M n+ + n OH⁻
2. Bazat reagojnë me acide ose me okside të acideve,
duke dhënë kripëra:
Bazat-vetitë
3. Me dëftues acido-bazikë japin ngjyrë
karakteristike. Bazat e ngjyrosin lakmusin në
të kaltër, me metiloranzh japin ngjyrë të
verdhë, kurse me fenolftaleinë japin ngjyrë
karakteristike rozë.
Klasifikimi i bazave
• Shembujt e klasifikimit elektrolitik të disa
bazave:
Klasifikimi i bazave
1. Disa baza me shpërbashkimin e një molekule japin
një jon hidroksil, kurse disa të tjera dy apo më tepër,
kështu që bazat ndahen në: njëacide (NaOH,
NH₄OH) dhe poliacide (Ca(OH)₂, Fe(OH)₃).
2. Disa reaksione të shpërbashkimit elektrolitik të
bazave janë të paraqitura si të përfunduara, kurse
disa të tjera si procese në baraspeshë, kështu që
bazat ndahen në: baza të forta (NaOH, Ca(OH)₂) dhe
baza të dobëta (NH₄OH, Cu(OH)₂, Fe(OH)₂).
Klasifikimi i bazave
• Shpërbashkimi elektrolitik i bazave poliacide mund të
paraqitet në mënyrë të përmbledhur apo shkallë-shkallë.
- Paraqitja e përmbledhur:

- Shpërbashkimi në dy shkallë i hidroksidit të kalciumit:

You might also like