You are on page 1of 8

Shkolla e mesme “ Vasil Kamami”

Fusha : Shkencat e Natyres Lenda : Kimi

Klasa : 10 (A – E)

Tema: 1, Ushtrime per acidet, oksidet dhe kriperat,


2, Detyrë eksp: Përcaktimi i përqendrimit të një tretësire me titullim

Mesuesja e lendes :
Luljeta Sinani
Rezultatet e të nxënit

1. Te listoje formulat dhe emrat e oksideve, bazave dhe kriperave;

2. Te dalloi oksidet e metaleve dhe jometaleve, acidet e bazat e forta e te dobeta;

3. Te pershkruaje vetite e oksideve, bazave dhe kriperave duke perdorur


reaksionet.

4. Te shkruaje reaksionet e formit te tyre;

5. Te krahasoje e analizoje vetite e oksideve te metaleve e jometaleve, acideve e


bazave;

6. Te beje njehsime me ane te reaksioneve te acideve, bazave e kriperave.

Fjalët kyçe:

Acide; baza, okside, reaksion asnjanesimi, tretësirë acide; tretësirë bazike;


tretësirë asnjanëse etj
Njohurit kryesore per acidet, bazat dhe kriperat:

1- Acidet jane:
- Komponimet qe permbajne gjithmone hidrogjen, jo metal, por dhe oksigjen
(HCl, HNO3)
- Jane te tharet dhe djeges,
- Jane dhenes te protoneve, ngjyrosin lakmuesin me te kuqe ,
- Veprojne me metalet, clirojne hidrogjen dhe formojne kripera,
- Veprojne me bazat dhe i asnjanesojne ato, formojne kripe dhe uje,
- Treten ne uje dhe shperbashkohen plotesisht ose pjeserisht ne jone hidrogjen
dhe mbetje acide
- ph eshte me i vogel se 7
- Klasifikohen ne acide te forte dhe te dobet

2- Oksidet jane :
- Perberje dyjare me oksigjen dhe elment (metal ose jometal),
- Jane okside bazike (oksidet e metaleve) dhe okside acide (oksidet e
jometaleve),
- Perftohen nga djegia e metaleve dhe jometaleve ne prani te oksigjenit ,
- Jane te tretshem, pak te tretshem dhe te patretshem ne uje,
- Disa okside te metaleve kane veti amfotere ( Fe2O3, CuO)
3 - Kriperat jane :
- Perberje qe permbajne kationin e metalit dhe anionin e jometalit ose mbetje acide,
- Formohen nga veprimi i metaleve me acidet ose bazes me acidet ,
- Jane te treteshme, pak te treteshme dhe te pa treteshme ne uje,
- Nje pjese e tyre ne tretesire ujore kane mjedis asnjanes dhe nuk e ndryshojne ngjyren e lakmuesit
(NaCl),
- Jane te ngurta dhe ne tretesira ujore shperbashkohen plotesisht ose pjeserisht ne jone,

Ushtrime rreth acideve, bazave dhe oksideve:

1, Shkruani dhe emertoni oksidet e metaleve dhe jometaleve me veti bazike, acide, amfotere e asnjanese
Zgjidhje
 Metalet e grupit te I A dhe te II A formojne okside bazike tipike psh: Na2O oksid natriumi (i tretshem),
MgO oksid magnezi (pak i tretshem)
 Metalet kalimtare formojne okside bazik, amfotere te patretshem Fe2O3 oksid hekuri, ZnO oksid zinku
 Jo metalet formoje okside acid Cl2O oksid klori ( i tretshem), SO3 oksid squfuri ( i tretshem)
 Disa jometale formojne okside asnjanese CO oksid karboni, NO oksid azoti, SO oksid squfuri
2, C’ngjyre do te marre lakmuesi ne tretesirat ujore te HCl, NH3, NaCl.
Shkruaje reaksionet perkatese
Zgjidhje
Lakmuesi ne tretesire acide ngjyroset me te kuqe, ne tretesire bazike ngjyroset me blu dhe ne tretesire
asnjanese nuk e ndryshon ngjyren
- Ne tretesiren ujore te HCl lakmuesi ngjyroset me te kuqe sepse eshte acid
HCl + H2O = H3O+ + Cl- (ne te kuqe)
- Ne tretesiren ujore te NH3 lakmuesi ngjyroset me blu sepse eshte baze
NH3 + H2O = NH4+ + OH- (blu)
- Ne tretesiren ujore te NaCl lakmuesi nuk ngjyroset mjedisi eshte asnjanes
NaCl + H2O = Na+ + Cl-

3, Cilat nga tretesirat e meposhtme bashkeveprojne me njera – tjetren.


HCl, NaOH, CuO, CaCO3, AgNO3, P2O5
Zgjidhje
Tretesirat qe veprojne me njera – tjetren dhe japin kripe dhe uje jane:
- HCl dhe NaOH (reaksion asnjanesimi)
- HCl me CuO
- HCl me CaCO3
- HCl me AgNO3
- Tretesira e NaOH veprone me P2O5
Detyre shtepie: Shkruani reaksionet perkatese
4) Sa ml aci sulfurik 0,1 molar duhet te hedhim ne 50 ml hidroksid natriumi 0,2 molare qe
fenolftaleina te c’ngjyroset,
Te dhenat:
Cm(H2SO4) = 0,1M; V(H2SO4) = ... : V(NaOH) = 50ml = 0,05 l; Cm(NaOH) = 0,2M
Zgjidhje
Fenolftaleina c’ngjyroset kur mjedisi bazik behet asnjanes, pra do te gjejme vellimin e acidit ne
piken e asnjanesimit (ne te cilen cngjyroset deftuesi).
• Shkruajme rekasionin:
2NaOH + H2SO4 = Na2SO4 + 2H2O
• Njesojme numrin e moleve te bazes:
n = Cm * V n = 0,2M * 0,05l = 0,01mol/l NaOH
• Ndertojme raportet ne reraksion:
2 mol NaOH  1 mol H2SO4
0,01 mol NaOH  x mol H2SO4 x = 0,005 mol/H2SO4
• Njesojme vellimin e H2SO4
v = n / Cm v = 0,005 mol / 0,1M = 0,05l
Pergjigje:
Duhet te shtojme 50 ml H2SO4 0,1M qe te c’gjyroset fenolftaleina

Detyre shtepie:
1) Shkruaje reksionet e formimit te oksidit te kalciumit, natriumit, hekurit, aluminit, dioksidit te
squfurit dhe dioksidit te karbonit
2) Ushtrimi 8 tek ushtrimet e perseritjes
Detyre shtepie:
1) Shkruaje reksionet e formimit te oksidit te kalciumit, natriumit, hekurit,
aluminit, dioksidit te squfurit dhe dioksidit te karbonit
2) Ushtrimi 8 tek ushtrimet e perseritjes
Detyrë eksp: Përcaktimi i përqendrimit të një tretësire me titullim

You might also like